Shpend Ahmetaj, kandidati i lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, ka reaguar pas lajmit se ai ka një ndërtim pa leje në kryeqytet.
Ai thotë se nuk ka asnjë pronë të paluajtshme dhe thekson se lajmi është inskenuar nga rivali i tij, kandidati i LDK, Isa Mustafa.
“Sapo e pashë lajmin në e lançuar nga Komuna e Prishtinës. E para, nuk mund të besoj nivelin në të cilin ka ra udhëheqja e LDK-së prej viteve të 90-a e deri sot tek sulmet e pavërteta personale për të mbajtur pushtetin në Prishtinë.
1. Unë, Shpend Ahmeti, me numër letërnjoftimi 1011439159 nuk kam kurrfarë prone të paluajtshme personale. E kam një makinë, të cilën e kam paraqitur në KQZ.
2. Ajo foto e publikuar në Express nuk është banesa në të cilën unë kam jetuar tërë jetën.
3. Në qoftë se po i referohen banimit tim ku kam jetuar, ju tregoj se ajo banesë i është dhënë në shfrytëzim, babait tim të ndjerë Ali Ahmeti, aktorit, nga Teatri në vitin 1972. Banesa nuk ka qenë banesë, por ka qenë vesheraj (vend i përbashkët i larjes së teshave) 46 metra katror, që i është dhënë atëherë me pëlqim nga banorët. Të gjitha investimet që i ka bërë babai im i ndjerë kanë qenë për shkak të problemeve të ndërtesës. Ajo banesë e vogël ende nuk është pronë as e babait të ndjerë e as e nënës, e lere më e imja.
Tash, duhesh me qenë në panik të madh për të sulmuar një person që nuk është më në mesin tonë, për ta ruajtur pushtetin.
Ne debatin do ta mbajmë në nivel programatik përkundër pasurisë së madhe të pushtetit aktual, dhe familjes së tij, përkundër arrestimeve për korrupsion të njerëzve më të afërt të tij, përkundër tentimeve për ta ulur debatin e për të ikur nga ballafaqimet.
Nëse e ka guximin, e ftoj Isa Mustafën në debat televiziv dhe të m’i thotë këto publikisht.
Në qeverisjen tonë do të vendoset rendi dhe rregulli, dhe ligji do të jetë i barabartë për të gjithë”./ep
Të presësh moral nga qeveria shqiptare nga Prishtina, është sikur të presësh dashuri për fëmijët ty nga lavirja më e njohur e lagjes tënde.
Sulm teper banal i pozites se sotme te Prishtines! Nuk ka probleme te tjera Prishtina, qe merret me te jatin e kandidatit konkurues?! Besoj se edhe ne Prishtine ka nevoje per nje fryme te re. “Uji i ndenjur fillon e qelbet”, qofte ne pushtetin lokal, qofte ne ate qendror. Raundi i pare shmangu nga konkurrimi kandidatin e pozites qendrore. Nuk do te ishte keq per prishtinasit ta shmangnin ne kete raund zgjedhjesh edhe kandidatin e pozites lokale. Kjo mbase nuk do t’ju siguronte nje jete me te mire ne kryeqytetin e tyre, por me siguri nje jete me te barabarte ne te drejtat e gjithsecilit ne perputhje me ligjin. Nuk mund te pritet qe pergjegjesit e kesaj paligjshmerie ta shmangin ate.
dadha bie nen dardhe-hajni trashegon hajnine e babait.
Shpend Ahmeti eshte zene pisk me ate banesen ne Prishtine,
pa marr parasysh se a ka jetuar ne te apo jo,(sepse po te ishte e kigjshme mbetet trashigimi)
ndersa banesa ishte ligjerisht e pabanueshme, sepse nuk kishte pronar personin, por ishte prone e perbashket e banuesve te nderteses,
kishte banuar i ati i tij me te emen aty!
ndersa Shpend Ahmeti duhej te deklarohej se eshte apo nuk eshte banesa e tij( ligjerisht ose joligjerisht), sepse ligjerisht nuk ishte as edhe e prinderve te tij por kan jetuar aty!,
dmth eshte kurtheruar Shpendi me ate Banese sepse si duket do i pelqente qe ta bente pron te tijen te ligjshme, sepse ligjerisht nuk i takon!