Pas rezolutës së SHBA, Serbia ‘zbulon’ prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

22 Nëntor 2013, 18:34Rajoni TEMA

Prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, ka deklaruar se ka të dhëna të reja për përfshirjen e disa pjesëtarëve të policisë së Serbisë në vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999, ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Prokurori serb u tha mediave në Beograd se “të dhënat e reja dëshmojnë se personat e përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, kanë qenë ose janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Pohimet e tij pasuan shtimin e trysnisë amerikane ndaj autoriteteve të Beogradit për të ndriçuar rrethanat e vrasjes dhe për të vënë autorët para drejtësisë

Në fund të muajit të kaluar ligjvënësit amerikan Eliot Engel dhe Michael Grimm paraqitën në Kongres një Rezolutë me të cilën kërkohet që Beogradit të ndjekë autorët e vrasjes duke nënvizuar se Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, apo mungesa e tij, duhet të jetë faktor thelbësor në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Që nga viti 2006 ka pasur dy procese gjyqësore ndaj dy ish policëve serb, të cilët vitin e kaluar janë lënë të lirë. Zhvillimi i proceseve ishte përcjellë me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Familja dhe veprimtarët e Fondit Humanitar në Beograd, kanë shprehur bindjen se në këtë vrasje ishin të përfshirë edhe ish zyrtarë të lartë serb, në mesin e të cilëve ish komandanti i Njësisë së Posaçme Antiterroriste të Serbisë, Goran Radosavleviç, i njohur me nofkën Guri./VOA

5 komente në “Pas rezolutës së SHBA, Serbia ‘zbulon’ prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyçi”

  1. nina says:

    EDHE SHOQERIA CIVILE NE KOSOVE DHE NE SERBI DUHET TE LEVIZE PER KETO MASAKRA TE TMERRSHME DHE TE NDIHMOJE NJE NEPUNES TE OKB-SE, MARTINSEN, PER TE CILIN KA DHENE NJE EMISION TELEVIZORI PLANET, QE KA SHUME DOKUMENTE PER MASAKRAt SERBE.

  2. Symiza says:

    Fatos Lubonja thotë se me shumë krime se serbët kanë bërë shqiptaret dhe kjo duket perforcohet me deklaraten e Berishës se UCK ëshë bandë terroriste! Per akuzat e tilla Dick Marty dha dorheqje dhe prokurori qe ka ardhur pritet të na trobdis kurse Lubonja,Berisha dhe të tjerë do vleresohen ne Beograd!…Mund të mohohen deklarimet e Fatos Lubonjes?

    1. andi says:

      Fatos Lubonja eshte nje kelysh serb sic eshte edhe Sali Barisha. Por qe te dy dirigjohen nga agjente Serb te vecante. Sala deri tash ka pas Fazllicin, Fatosi ka nje femer Serbe me banim ne Tirane.Ehe jashte Fatosi ka shume perkrahje nga lobet Serbe.

  3. Fanolist says:

    Krimet serbe ne Kosove nuk jane zbuluar, ato pak qe jane zbuluar nuk jane denuar apo jane dhene denime te lehta .
    Per te mbuluar keto krime sherbimet serbe kane punuar ne shume drejtime;
    Jo vetem kaq por kane arritur te xhvendosin vemendjen ne terrenin
    shqiptar te ” krimet ” qe kane bere luftetaret shqipetar per vetembrojtje kunder pushtuesit nga me “paqesoret ”
    Ne kete nderrmarrje te ndyre , serbia, arriti te krijoje mbeshtetje Europiane dhe shqiptare ne te ashtuquajtur lidere , gazetare e disa media
    Kjo xhvendosje ka arritur te lere ne hije krimet serbee ne te njenjten kohe te poshteroi luftetaret, deshmoret, luften e drejte te popullit te martirizuar te kosoves.
    Krimet e padrejtesite nuk i tret dheu, i denon historia
    SHQIPTARET DUHET TE BEHEN ME TE MENCUR E VIGJELENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje