Familjet kosovare strehojnë fëmijë serbë

19 Nëntor 2013, 11:01Rajoni TEMA

Kanë kaluar tre vjet që kur është braktisur nga prindërit e tij biologjikë me nacionalitet serb. Pak javë pas lindjes, ai është kërkuar për strehim në një familje shqiptare, e cila ka vendosur të kujdeset deri në adaptimin e tij.

Trevjeçari A. po rritet bashkë me dy motra më të vogla se ai në moshë, njëra tremuajshe e njëra një muaj e gjysmë, që janë të nacionalitetit shqiptar, po ashtu sikurse ai, të braktisura.

A. i quan kryefamiljarët e familjes Hamdiu nga Zhegra e Gjilanit, Azizin dhe Alijen, nënë e baba.

Ky çift, i cili ka dy djem në moshë të rritur, që nga viti 2009-të merret me strehimin e fëmijëve të braktisur.

Janë nëntë fëmijë që kanë përfituar nga humaniteti i tyre dhe gjithsej 40 familje të tilla në gjithë Kosovën që po strehojnë fëmijët e braktisur.

Azizi tregon se nacionaliteti i djalit nuk i ka penguar as atij, as bashkëshortes dhe as djemve të tij.

“Ne që nga fillimi e kemi ditur që A. i përket nacionalitetit serb dhe kjo gjë nuk na ka penguar aspak. Ne nuk bëjmë asnjë lloj dallimi për fëmijët që i strehojmë, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i përket. Djali tash i ka tre vjet e gjysmë dhe ne jemi lidhur shumë me të”, tregon Azizi.

Këta prindër kosovarë çdo ditë e presin me ankth se kur do të dalë dikush të adaptojë djalin.

“Djali tash është rritur dhe është mësuar me neve dhe na don shumë, por edhe ne e duam shumë. A., djemtë e mi i thërret “abej” dhe është shumë i lidhur, që të dy djemtë e mi e duan shumë vogëlushin”.

Azizi ka qenë i lidhur me të gjithë fëmijët që ka pasur në shtëpinë e tij për strehim, tregojnë punëtorët socialë në komunën e Gjilanit.

Vetë Azizi e ka të vështirë të harrojë largimin e vajzës së parë nga shtëpia, që e kishin strehuar kur kishte tre javë dhe ishte larguar nga shtëpia për adoptim kur mbushi 11 muaj…/ZERI

5 komente në “Familjet kosovare strehojnë fëmijë serbë”

  1. qytetari says:

    bravo, te ndihmosh femijet eshte gjeja me e bukur ne bote,,,sepse ata nuk kane asnje faj per papergjegjshmerite e te rriturve… zoti ju bekofte

  2. ekzistoka raca humane e dija te zhdukur???

  3. totorino says:

    NJE BRAVO E MADHE PER KETA NJEREZ!

  4. Taulant/Tirane says:

    Zemra te medhaja!

  5. heretiku says:

    Njerez super te qyteteruar, super europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje