Nëse Serbia nuk gjen përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi – Agron, Ylli dhe Mehmet, nga brigada “Atlantiku” e UÇK-së, do të dëmtohen seriozisht marrëdhëniet me SHBA.
Kështu thuhet në rezolutën e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, miratuar më 22 tetor.
“Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mospasja e rezultateve, duhet të mbeten faktor me rëndësi për përcaktimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes SHBA dhe Republikës së Serbisë”, citon rezolutën Danas e Beogradit
Në rezolutën numër 61, theksohet se askush deri më tani nuk është përgjigjur për vrasjen e tmerrshme të shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi në Petrovo Sello në vitin 1999.
Rezoluta kërkon që zbulimi i vrasësve duhet të jetë prioritet në zgjidhjen e këtij problemi dhe propozon edhe ndihmë amerikane financiare e profesionale për këtë çështje.
Në rezolutën tre faqëshe analizohet rasti Bytyçi, kush janë vëllezërit Bytyçi, likuidimi i tyre në gjysmën e parë të qershorit të vitit 1999 në Petrovo Sello.
Bytyçët janë vrarë me plumb në kokë dhe janë hedhur në një varr masiv me 70 të vrarë të tjerë.
Rezolutën e propozuan kongresmenët republikanë Eliot Engel dhe Michel Greem.
Në marsin e vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Serbi liroi nga akuza për këtë vrasje policët Sreten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç./KD
Serbet jane populli me shovenist dhe me racist ne Europe.Ata filluan Luften e pare boterore dhe at ne ish Jugosllavi ku vrane mbi 250 000 njerez te pfajshem:boshnjak,kosovare,slloven,kroat etj
Te marrin shembull shtetaret shqiptare,se si mbrohen qytetaret e saj.