Kandidati i Iniciativës Qytetare SDP për kryebashkiak të Mitrovicës veriore, Oliver Ivanoviç, tha se tani është e qartë se këtë qytet do e drejtojë një serb.
Duke folur për Tanjug ai tha se do bëjë më shumë vota se kundërshtari në raundin e dytë.
Ivanoviç shkon më tej kur deklaron se Iniciativa Qytetare “Sprska” dhe rivali i tij, Krstimir Pantiç, kanë pasur në dispozicion të gjitha mjetet, përfshi edhe vizitat e ministrave dhe kryeministrave serbë.
“Mendoj se mungonte vetëm aviacioni serb. Kështu nuk mund të ecet përpara,” tha Ivanoviç, duke shtuar se nuk mund të ketë vend në shekullin e 21-të për atmosferë frike./ep
Pse jo, per kte luftum gjith shqiptaret qe tja falim serbis me paqe.