Poligamia në Kosovë, ja kush janë politikanët që kanë nga dy gra

19 Nëntor 2013, 15:12Rajoni TEMA

Mediet e Kosovës, kur shkruajnë për jetën private të politikanëve, gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar; një qasje kjo që, zakonshëm ndiqet në vendet jodemokratike.

Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur; femra dhe jetë nate. Ndërkohë që të gjithë këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private. Në fakt, askund në botë kjo nuk qëndron.

Poligamia

Poligamia, ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra.

Ata janë: Agim Çeku, ish-kryeministër, Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skenderajt dhe Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Express.

Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në “Miss Kosova” prej kohës kur ishte kryeministër, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.

Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun. Ndryshe nga të tjerët, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.

Kështu vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me të gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë./Express

32 komente në “Poligamia në Kosovë, ja kush janë politikanët që kanë nga dy gra”

  1. Djali says:

    Keq vetem tre nxjerni krejt 100%jan te till

  2. Majlinda says:

    Edhe ne shqiperi e njejta gje biles edhe me keq.Kete zanat e msuan prej agallareve tane

    1. PATRIOTI says:

      Dhe Agallaret ta nga, “profeti” Muhamed, jo vetem poligamin, por dhe martesat me minorene, 13 vjec ishte Fatimeja kur u martua me “profin”, per edhe shpirtin luftarak dhe luften e shenjte, luftetare si “profeti i tyre”. Ai eshte udhe-refyesi i 70% te Shqipetareve (musulman sic u deklaruan).

  3. Lali says:

    Me kete dragicen mbaje mire Gimce?

  4. vjollca says:

    Sa politikan koqe ka kjo kosova?

    1. hipno says:

      se mos i kemi ne me te mire…me dinake ndoshta po

    2. Kacaki Junior says:

      E dashtuna Vjollca, hajde kendej e numroj, nuk e ke fort large!

    3. PATRIOTI says:

      Vjollca jo sa politikan koqe ka Kosova, por sa femra te trasha (te nenshtruara dhe mazohe), ose hipokrite (qe ndjek kete Fe perverse) ka Kosova, se koqet e politikes e bejne mire punen e tyre.

  5. -Me mire keshtu ,se sa ata qe i marrin me qera..te dyten, te treten ,etj

  6. net says:

    edhe une kam dy gra vjen po doi vjen dhe melisa e behen tre blejm krevat super king size

    1. Melisa says:

      O net Allahu te shkaterrofte,.. nuk martohem me mjeker cjapa ,legena 24 karatsh si puna juj. Pastaj jom e vogel me moshe,si kam mbush te 18.Ben dy here gjynah me mua,poligami,pedofili. Po ti se ke problem, se te ka udhezu profeti pedo.

      1. net says:

        epo meqe si paske mbush 18 haj te fejoj me cunin e vogel,i ri eshte 35 vjec

        1. Melisa says:

          Flm per shkesllikun,por do e marr tim shoq jew,cifut.;-)

  7. edi says:

    Pashallaret e rinj te kosoves. Edhe pak i kane 2 gra, me gjithe ato para te pista qe kane bere me shume duhet te kene.

  8. Melisa says:

    Po pse mos bejne poligami. Do ecin ne gjurmet e profetit te tyre.

  9. Kacaki Junior says:

    Eeee po per Yul Brynner-in alias Agim Qekun s´mjafon vetem nji grua!

  10. adi says:

    E kujt I plasi trapi se ca bejne koqevaret?

    1. Kacaki Junior says:

      Hehehehe, je gjeloz pse i kemi identike me ato te dashit (demit), – edhe ky i ka te varura, e jo si ato tuajat qe i perngjajne atyre te lepurit apo maqorrit.

      1. edi says:

        ike more ja u paske pare te gjitheve ti.

  11. maqo says:

    Sa te tille ka ne Shqiperi, pse cuditeni me tre te Kosoves, vetem ne Elbasan mund te jene me dhjetra.Injoranca i ka keto.

  12. Genci says:

    shikoji punen e jo grte ne krevat o gazetar i zotit

    1. Sem Luma says:

      te njejtin mendim kam.

  13. drejtesi says:

    Nuk na sqaroni. Kane prishur nje marrtese dhe kene bere te dyten? Ky eshte rast normal.
    Jane te martuar me dy gra? Pra kane dy martesa “ligjore”? Kjo lejohet vetem ne islam.
    Kane nje martese, dhe te dyten e kane te dashur, me femije jashte martese? Kjo eshte ceshtje thjesht morale.
    Populli i njeh. Populli i voton. Populli i duartroket.Populli le t’i mbaje ne qafe. ATA MERITON.

    1. Sem Luma says:

      @ drejtesi:

      Pyetje me vend. Nga mungesa e pergjegjies ne keto pyetje shihet cektesia dhe dobesia e ketij artikulli dhe shkruesit te tij.

  14. nora says:

    kjo eshte problemi i shqiptareve,,,,,,,,,,, edhe ju gazetaret jeni ba si grate qe merren me thashetheme

  15. z says:

    -keta lider kan nga kater bira,kush me tregon cila eshte me e mira.

  16. taqo says:

    Te gjithe keta jane shoke e miq te saliut …..ja perse e shan enverin saliu se nuk e lejoi te behej poligamist

  17. eda says:

    POLIGAMIA ESHTE VERTET E TURPSHME NE KOSOVE. TIPIKE ORIENTALE MADJE ORIENTALE ARKAIKE, POR EDHE SHUME DISKRIMINUESE PER FEMRAT. SA KEQ, SIDOMOS PER POLITIKANE QE SYNOJNE TE SHKOJNE NE EVROPEN E QYTETERUAR.

  18. Turi says:

    Keni harruar kete ish presidentin tone, ate me balluke, e keshtu me radhe, ministra te djeshem e te sotshem ka shume, bordello eshte kthyer gjitshka

  19. Kacaki Junior says:

    Per t`u revanshua, duhet qe grate e tyre t´jua kethejne me “Polyandry”, andaj po e perseris: “similia similibus curentur” ky eshte ilaqi ma i mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje