Një fotografi e rrallë e Nënë Terezës është publikuar në kohën kur ishte e re.
Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.
Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.
Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave, të quajtur Misionaret e Bamirësisë, që i shërbejnë tërësisht të varfërve.
Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë./ZERI
Nene Tereza! Eshte nje simbol i madh ne perzgjedhjen qe beri Perendia me kete njeri si simbol i paqes ne platetin Toke. Zgjodhi nje grua te vogel, nga nje vend i vogel, per ti thene botes: Kjo eshte paqja! A eshte Nene Tereza simboli i shqiperise, i shqipetareve? Shqiptaret e vertete qe kam njohur jane te gjithe “nene tereza” zemermire, te dhimshur, bujare dhe te guximshem, njerez te sakrificave. Te tjeret: vrasesit, te dhunshmit, vjedhesit, arrogantet, te uriturit ne pushtet, keta krenohen duke folur per Nene Terezen, por keta e dine mire qe nuk jane shqiptar!
Une falenderoj Perendine qe zgjodhi kete grua te vogel nga nje vend i vogel per te na thene: Paqe! Kjo nuk eshte kurresesi rastesi!
Nje njeri hyjnor.
Nuk po shikoj komente nga ata “shqiptare” qe nuk duan gjysmen tone jashte kufijve kombetare!
Apo e dini qe jeni shume te vegjel per te zene ne goje te madhen Nene Terezen!
@ Taulant/Tr
Taulant,jam habitur ne nje artikull para disa kohesh per Nene Terezen.Bashkeatdhetare te saj(kosovare) kane hedhur balte mbi figuren e saj.
Nene Tereza,kjo grua e vogel,po me shpirt te madh eshte krenaria e kombit shqipetar.
mos pergjitheso ! budallenj ka si ne kosove dhe ne shqiperi !
Hyjneshe qe na nderoi neper bote…
Wendy,nuk denjoj te debatoj perderisa thua “bashkeatdhetare te saj”-kosovaret…Ky eshte nje turp “padashje”
Ups ..duhet te thosha patriote te saj..??!!!
Wendy eshte ca e papjekur por mos ja mer per keq
Une si ateist me duken idiotsira hyjnezimet shenjterimet etj … por ama e vlersoj nen terezen si humane njerezore bamirese grua heroine !!!
Po e pervetesojne maqedonasit.
Nene Tereza ju perkushtua KRISHTIT dhe cdo gje qe beri e beri ne emer te KRISHTIT.
Nene Tereza eshte nje symbol i Fese Kristiane.
Nene tereza eshte SIMBOL I HUMANIZMIT. AJO ESHTE NANA E GJITHE BOTES!
Wendy,ndoshta nuk eshte patriotja jote.Por eshte patriotja e ime dhe e gjithe shqiptareve.
Patriote se kam,por eshte shenjtorja ime,dhe krenaria e kombit shqiptar,brenda dhe jashte kufijve.
Jm kurioz kush e ka pas ate foto.
@ veterani
Ndoshta Vaticani.Ne mos gaboj para disa vitesh u publikua nje korespondence e saj dhe atit shpirteror, ku Nene Tereza kish shprehur nje dyshim te momentit ne besimin e saj ne mos gaboj.
Dhe ishin politikanet kosovare qe “perfituan” nga ky lajm(qe nuk duhej te behej kurre publik) te hidhnin balte mbi figuren e saj.
Ne mos gaboj ketyre fare “moralisteve” te indinjuar iu shtua dhe zoti Lubonja.
Por cfaredo mjergulle te hedhin mbi te,ajo MBETET SHENJTORJA NENE TEREZA.
Fjala “patriotja ime” ne kete rast nenkupton shqiptare si mua!Pra del pertej kuptimit me te ngushte “nga krahina ime”.Por eshte me e gjere dhe do te thote “shqiptare si mua”.
Pra ne kete kuptim eshte patriote edhe me myzeqaret,edhe me kosovaret,dhe me leberit ,dhe me tetovaret. pra me gjithe shqiptaret.