Ambasadori i Rusisë: Vendimin për armët kimike e prita me mirëkuptim, dëshmuat pjekuri

1 Dhjetor 2013, 14:37Politika TEMA

Ambasadori i Rusisë, Leonid Abramov, vlerëson vendimin e Shqipërisë për armët kimike.

Përsa i përket çështjes së vendimit të komunikuar nga Kryeministri, Edi Rama për pamundësinë e pranimit të armëve kimike siriane, unë këtë e shoh si shenjë të pjekurisë politike të Shqipërisë, por edhe të unitetit të shoqërisë shqiptare, të kuptimit nga ana e shoqërisë të të drejtave të saj demokratike. Siç e dimë, ky vendim i qeverisë shqiptare u parapri nga një valë e gjerë protestash popullore, ku qytetarët patën mundësinë për ta shprehur lirisht qëndrimin e tyre, çka përbën një vetëkuptim të demokracisë dhe demonstrimin e parimeve të saj kryesore. Protestat u zhvilluan në mënyrë shumë paqësore. Edhe kjo pra është një shenjë pjekurie. Unë nuk mund të mos bie dakord me fjalët e kryeministrit Rama, i cili tha se fillimisht në listë për të pranuar armët kimike siriane kanë qenë edhe vende të tjera. Por kur erdhi dita e vendimmarrjes përfundimtare, Shqipëria ngeli vendi i vetëm. Unë personalisht e kam pritur me shumë mirëkuptim këtë vendim të qeverisë shqiptare”, shprehet ai për “GSH”.

 

18 komente në “Ambasadori i Rusisë: Vendimin për armët kimike e prita me mirëkuptim, dëshmuat pjekuri”

  1. Per ruset eshte mire kur punet tona shkojne keq me SHBA.

    Kryeminister qe u tremb nga Sazan Guri.

    1. Hare says:

      Sidomos mirekuptimi i ambasadorit rus eshte per ndertimin e gazsjellesit TAP, i cili do te fillonte fiks ne kohen kur do te silleshin armet kimike helmuese vdekjeprurese ne Shqiperi. Nga realizimi i projektit TAP dhe lidhjes me gazsjellesit e tjere ne Europe, do te perfitoje shume Shqiperia dhe do te ulet cmimi i shitjes se gazit nga Rusia ne Europe. Sa eshte i gezuar per keto fakte ambasadori rus :).

      Edhe SHBA ka te njejtin mendim me Rusine, sepse Europa do te behet me e forte kundrejt SHBA-se dhe Rusise gjithashtu.

    2. fl says:

      Ambasadori Rus falenderon AQIP-sat ?

      Une them se nuk u tremb nga Sazan Guri as nga morracaket e gjimnazeve dhe dallkauket e PD-se. Por u be e qarte qe nuk kishte cte manovronte, kur filluan te bejne interesantin edhe disa deputete brenda mazhorances.

  2. I L L Y R I C U M says:

    E kupptojme “mirekuptimin” tuaj dhe te “Serbise” deh “Malit te ZI”. Gjithmone keni qene “mik” te vertete i shqiptareve. Mos e pacim nevojen tuaj.

  3. muli says:

    po ne rusi si perfundojne protestat paqesore????hajde dhe mesoni ???me morkuptim

  4. DRENICA E KUQE says:

    Qellimi eshte teper djallezor: Askush me shume se Serbia e Rusia nuk i gezohet prishjes se marredhenieve Shqiperi-SHBA. Pjekuri e quani ju refuzimin e Shqiperise?… Shihet qarte, ne syte e tij dinake anti shqiptarizmi i zjere ne Serbi!…

    DRENICA E KUQE

  5. Ben Dibrani says:

    Spasiva tavarish ambasador, na kujtove dhelpren qe i lavdronte zerin korbit deri sa ky kendoi dhe i ra djathi nga sqepi. Shqiptaret “kenduan” sic deshet dhe ne na ra “djathi” nga sqepi. Levdatat jane kaq cinike sa nuk kemi nerva t’i degjojme.

  6. Dinpaku says:

    Ishim shume kurioz se si e priti rusia.
    ore ku dreqin eshte turkofagos

  7. Berti says:

    Bizare popull keta ruset, O Leonid nuk je ne Serbi ketu, hush dhe te mos ta degjojme zerin……. Ju jeni turpi i botes……
    Nuk duam as marredhenie diplomatike me ju e jo me te tjerat, me mire mbyll gojen dhe rriji mutit persiper.

  8. polisi says:

    po po uvaiti uji ne mullirin etyre..bravo illyrikum ike than te gjitha me komentin qe ke ba

  9. kanalizim says:

    Don Zoti I Madh sdo te kemi ndonjehere nevoje per ju mgjth Rama kete here beri lojen tuaj

  10. Liridon says:

    Shqiptaret nuk pranuan armet kimike pasi ishin nje Karamele Ruse e amballazhuar me leter te keqe amerikane.Ne i thame “Jo”,nje projekti i cili angazhonte specialiatet rus deri ne shkaterimin e molekules te fundit te ketij materiali ne vendin tone.Te njejtin qendrim ata duhet te mbajne edhe per projektin e Unionit te Ballkanit Perendimor,i cili ka per qellim te sllavizoje Ballkanin.

  11. diku neper bote says:

    Kur armiku i perbetuar te mirekupton dihet se qfar mirekuptimi eshte ai.Shpresijm te mos vijme ne situat me asnjiher per mirekuptime te tilla.

  12. Sa mik ... says:

    Sa mik ky surratsezi e a satrapi putin qe po ferkonte barkun qe shqiptaret te cfaroseshin.
    Rusi qe ato arme ja ka shit me ar satrapit te Sirise qe te vrase femije e gra, po na mban llogo mas kosit… po na rrun bishtin me lloqe pazari!

    Hajd na rrofsh me mirekuptim, oooor taj !!!

  13. Lul Tyta says:

    Pyte nje here Car Putinin se cthote.

  14. Cimi says:

    Rrofsh zoti Ambasador.
    Mos u mpreh shume, se nuk prishemi me Ameriken!!
    Po per punen e Kosoves, si i behet hallit? Do ta njihni ju?

  15. Don says:

    Unë nuk mund të
    mos bie dakord me fjalët e
    kryeministrit Rama, i cili tha se
    fillimisht në listë për të pranuar armët
    kimike siriane kanë qenë edhe vende
    të tjera. Por kur erdhi dita e
    vendimmarrjes përfundimtare,
    Shqipëria ngeli vendi i vetëm.

    Gabimi i pare i Rames.
    Russia perdor si arme, kundra aleateve tane me te medhenj SHBA-ve, politiken shqiptare dhe mosdijen kolektive.
    Te shpresojme qe te mos gabojme me!

  16. erjon says:

    Pjekurine me te madhe po e tregojne Ukrainasit gjithe keto dite qe kane mbushur rruget e Kievit ne protesta kunder Rusise pro Evropes,apo jo Z.Ambasador?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje