FOTOT/ Makina e Walker po bënte garë në rrugë kur u përplas

2 Dhjetor 2013, 19:40Lifestyle TEMA
FOTOT/ Makina e Walker po bënte garë në rrugë kur u

Supermakina ku gjeti vdekjen Paul Walker ishte duke bërë garë në rrugë me një tjetër automjet kur ndodhi aksidenti fatal.

Kështu pretendohet nga disa dëshmitarë, ndërkohë që policia po heton këtë pistë.

Detektivët kanë bërë apel që kushdo që ka video të makinës, të bashkëpunojë me policinë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është pikërisht shpejtësia.

Incidenti i rëndë ndodhi në një zonë shumë të njohur për garuesit e rrugës.

Paul Walker ishte me një mik në makinën Porsche Carrera GT kur ndodhi aksidenti.

Babai i tij, Paul Walker Snr tha se ishte krenar për të birin.

“Sa herë e shihja, i thosha se sa shumë e doja”.

Mediat kanë fiksuar momentin kur aktori Tyrese Gibson, që luan në seritë e suksesshme “Fast and Furious” duke qarë në vendin ku ndodhi aksidenti./ep

8 komente në “FOTOT/ Makina e Walker po bënte garë në rrugë kur u përplas”

  1. Te Qofte Dheu i Lehte says:

    RIP Mr. Walker! A New James Dean!

  2. Eri says:

    Te vjen gjynah kur njeriu largohet nga kjo jete per gjera qe s’jane ne dore te tij, por kur iken me vetdije si aktori me siper, nuk ke c’te thuash tjeter vec rruga e mbare te qofte per ku u nise.

  3. bentirona says:

    RIP,Bota mbare e falenderon kete djale per emocionet e filmave qe na dhuroi.

  4. beso says:

    kerkojne makine qe garoi?Po ja,ajo perpara tek fotoja eshte Audi R8,me ate do kete garuar.

  5. Wendy-B says:

    Ne nje interviste ne 2010 tha quote: I’m like Peter Pan, i will never grow up !.
    Sadly it turned out to be true.
    Nje nga fansat e tij ne memorialin ku u be aksidenti ,kishte shkruar: Live fast die young.

  6. titi says:

    duam apo nuk duam do ta hikim nga kijo dunja si i pasuri si i varferi te gjite do te vedesim.

  7. sokol says:

    kjo makine ka dale nga tregu rreth 2005 per problem teknike dhe cmimin.prodhohej vetem me porosi . . .

  8. toto u kurtu says:

    AKTOR I MADH DHE NJERI I THJESHTE.RESPEKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje