“Do të të telefonoj nesër. Të kam shumë xhan”.
Këtu ishin rreshtat e fundit që Svetlana, 45 vjeç, mori në Skype nga i dashuri i saj, Wojciech S., 45 vjeç.
Të nesërmen ai u zhduk.
Bëhet fjalë për një rast të tmerrshëm kanibalizmi në zemër të Europës, në Gjermani.
Politikani i CDU, Wojciech S., u masakrua dhe më pas pjesë të trupit të tij u hëngrën nga komisari i policisë, Detlev G., 55 vjeç.
Të dy burrat ishin njohur në një forum për kanibalët.
Komisari e ka pranuar vrasjen. Ai thotë se kjo ndodhi me kërkesë të viktimës.
Sipas policisë, Wojciech kishte shprehur në internet dëshirën për t’u vrarë dhe më pas për t’u ngrënë nga dikush tjetër.
Për të dashurën e tij, kjo është e paimagjinueshme.
“Wojciech nuk donte të vdiste. Ishte një njeri që i gëzohej jetës. Ne donim të martoheshim. Kishim plane për të ardhmen. Ai nuk e çonte ndërmend vdekjen dhe nuk kishte fantazi të tilla”, thotë ajo.
Pasditen e 4 nëntorit, ata po flisnin në Skype.
“Harrova të të them që do të nisem për Berlin. Nuk do jem aty. Të telefonoj nesër. Të kam shumë xhan,” i shkroi ai.
“Mirë zemra ime,” u përgjigj ajo duke i dërguar një puthje./ep
Detlev G
gjak e dhjame
Perse na hyn ne pune ky lajm ?