Jacobson: Shpendi e Mimoza u shkolluan në Amerikë

2 Dhjetor 2013, 11:32Rajoni TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Jacobson ka uruar që në orët e para fituesin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe atë të Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, duke thënë se janë pikërisht këta të dy që janë shkolluar në SHBA.

“Dy nga kryetarët e ri të komunave në Kosovë, Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar tek Ron Brown në SHBA në programin master”, shkroi ambasadorja në Twitter.

Ajo po ashtu ka uruar kryekomunaren e parë femër në Kosovë.

“Urim special për kryetaren e parë femër në Kosovë, Mimoza Kusari. E di që ajo është bashkëpunëtore shumë e mirë, lidere llogaridhënëse. Urime më të mira për kryetarët e zgjedhur, me shpresën që ata të jenë llogaridhënës para zgjedhësve. Komunat nuk i takojnë partive, por qytetarëve”.

Ambasadorja po ashtu ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhje demokratike. “Urime popullit të Kosovës, të cilët bënë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të mbajnë zgjedhje demokratike komunale gjatë ditës së djeshme”./ZERI

14 komente në “Jacobson: Shpendi e Mimoza u shkolluan në Amerikë”

  1. Kosovari says:

    Me kujtohet nje thenje nga nje filme amerikan, ngjarja ne Afgansitan:

    Gjysma e terrorrositeve jane shkolluar ne SHBA!

    E pa besueshem por ka shume ngjajshmeri ne mese Kosoves dhe Afganistanit sa i perkete rrespektit per SHBA-te.

    1. Kacaki Junior says:

      @Kosovari. O Kosovar, ke shkrua nji “Bullshit” te shkelqyre!

      1. @kosovar qenke anti shqiptar

    2. mali says:

      Ka avancu ijoranca dhe mediokriteti…!

    3. Liburn says:

      Ty nuk ja vlen ase met komentue po nejse pe tregoje nje realitet te veqantte por qe tregon shum Ambasadorat e Amerikes ne Kosove bredhin pa bodiguart shetisin ne Prishtine dhe pine kafe ne Restaurantet e Prishtines me si te ishin qytetare te thjesht me qytetare pa frike nga askush pa bodiguard kjo nuk ndodhe askunde ne bote me Ambasadoret Amerikan . Mua personalishte me ka ndodhe te pi kafe pothuaj ne nje tavoline me Ambasadorin Amerikan isha me nje shoke u ulem ne nje tavolin nuk e pam se aty ishte edhe Ambasadori i Amerikes pase dhjet minuta me thote aje shoku e njefe ate tipin afer i them jo esht Ambasadori i Ameikes

  2. anonim says:

    Une jam shkolluar ne Paris. A ma thua dot se cfare me takon mua sipas standartit te juaj?

    1. Kacaki Junior says:

      @anonim. Ty te takojne 3 dhì, nji gomar e 6 dele qe ti kullosish ne bjeshket e Vicidolit e Doberdolit, nji licence qe edhe kullosat e Roshkodolit t´i shfrytzojshe!

  3. Jorgaq/Jug i shqiperise says:

    Dashuria e popullit shqiptar ne Kosove per Amerukaen eshte shume here me e larte se e francezeve,gjermaneve,italianeve etj..

  4. Liburn says:

    Mimiza esht femra me e shquar intelektuale shqiptare sote

    Per tu binde per kete munde te shikoni intervisten e Mimoza Kusarit per BBC HARDtalk dhe Intervisten e Edi Rames po per BBC HARDtalk dhe ketu munde te vereni diferncen dhe sa me superiore esht Mimoza Kusari se Edi Rama i cili vlersohes te jete nje nga politikanet me te zgjuar shqiptare prandaj edhe e mor si shembulle

    Intervista e Mimoza Kusarit per BBC HARDtalk
    http://m.youtube.com/watch?v=BHNgU_rffb0&desktop_uri=%2Fwatch%3Fv%3DBHNgU_rffb0

    Intervista e Edi Rames per BBC HARDtalk
    http://m.youtube.com/watch?v=QbBIcIRbis0&desktop_uri=%2Fwatch%3Fv%3DQbBIcIRbis0

  5. ra ta si says:

    shqiptaret e vertete e blejne diplomen.

  6. VLTR says:

    “Kosovari” qe shprehet me lart nuk eshte kosovar, por ndonje kelysh serbi. Te nderuar blogiste, mos bini viktime e opinioneve te dhena nga emra si “Kosovari”, “Vlonjati”, “Tropojani” etj, pasi vnedosen qellimisht per te nxitur urrejtje e percarje. Kosovari nuk e shan Kosoven, as Shqiperine, dhe as shqiptari nuk e shan Shqiperine dhe Kosoven, pervec kur kritikon me dashamiresi dhe konstruktivitet. Po keshtu dhe per ata qe vene emra krahinash.

  7. tuti says:

    Po edhe ne Suedi,qe nuk ka as burgje,mire eshte te kesh studiuar,ka nje shoqeri shume te avancuar.

  8. Kosovari says:

    Te gjithe ju qe me kritikuat, ju faleminderit.

    Arti eshte te shifet nene maske/a.

    Mbane mende, kur te fillojne te fluturojne ne ajer gjerat ne Kosove nga shqiptaret “pro amerikane”, ateher kende do e gjykoni…!?

    Kjo eshte per reflektim te njerezve qe vertete ia duan te miren etnise shqiptare.

    Koha ka tregaur se abuzuesit me te medhanje jane rrhagjoksit. Ju ne Shqiperine londineze e keni perjetuar ne lekure terrorin enverian ne emer te vllazerise me anti europianet/anti amerikanet dhe terrorin berishiane ne emer te pro amerikanizmit.

    Shani/ofendoni sa te ua ze mendja, pro mendoni pasi te zbrazni ballonin e urrejtjes ne veten tuaj.

  9. lili says:

    Para se te shkojne n’amerike u shkolluan ne kosove!po aftesia e tyre i dergoj déri ne Amérique,ku studiuan po gjithmone Duke qene shqiptaret te vertet!
    Kemi plot te shkolluar disa ne Beograd,po kur u kthyen ishin bâ servila,Lus Zotin e madhe qe mos te jene te tille keta,qe te vazhdojne me i sherby kombit sikur amerikanet i sherbejne Amerikes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje