Kosova dhe Shqipëria nuk kanë filluar ende zbatimin e marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët konsullor nëpër qytetet e shteteve të caktuara, të nënshkruar gati dy vite më parë.
Ministria e Punëve të Jashtme e arsyeton vonesën me faktin se në Shqipëri kishte një tranzicion politik.
Ndërkaq burime të gazetës “Tribuna” thonë se ka edhe probleme financiare, sidomos nga ana e Shqipërisë, që të nisë zbatimi i marrëveshjes.
Të njëjtat burime thonë se mund të pritet që Tirana të shtojë eventualisht buxhetin për shërbimin konsullor e diplomatik vitin tjetër.
Deri atëherë, qytetarët e të dyja vendeve nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet që u ishin premtuar.
Artan Behrami, zëdhënës dhe këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje është parashikuar të startojë në konsullatën e Kosovës në Stamboll./tribuna/
Sa te rregullohet buxheti djema….!!!!!!
hahahahaaha @Niku e forte kjo.