Rrugëtimi i dy shteteve shqiptare

28 Nëntor 2013, 11:30Rajoni TEMA

Nga Besiana Xharra & Selvije Bajrami

 

E flasin një gjuhë, të dyja bashkë synojnë familjen evropiane dhe thirren në parime perëndimore, lidhin miqësi me shtetet perëndimore, thirren në një “komb”, por janë dy shtete të ndara.

Të dyja shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, kanë para vetes një rrugëtim me qëllimin e njëjtë, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Por, ndryshe prej vendeve tjera që kanë kaluar në të njëjtat procese dhe tashmë janë pjesë e familjes evropiane, dy shteteve shqiptare rruga që kanë para vetes u është zgjatur më shumë se që kanë pritur, me shumë sfida që vazhdojnë t’i luftojnë.

Në prag të shënimit të 101-vjetorit të pavarësisë, Shqipëria të njëjtën kohë shënon edhe vitin e katërt prej se ka aplikuar për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Vlerësohet se asnjë vend nuk është vonuar kaq shumë sa Shqipëria për këtë rekomandim bazuar nga koha kur ka aplikuar.

Në anën tjetër Kosova, e vetmja në Ballkanin Perëndimor që vazhdon t’i nënshtrohet regjimit të vizave, ka nisur dialogun për liberalizim të vizave me BE-në tash e 22 muaj dhe ende nuk ka datë se kur kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit.

Politikanët e të dyja vendeve kanë arsyetimin për këto vonesa, Kosova si shtet i lindur shumë vonë, ndërsa Shqipëria me një barrë prapa vetes që asnjë shtet i Evropës nuk e ka pasur, atë të regjimit më të keq dhe më çnjerëzor të Luftës së Ftohtë, së cilës i është dashur të konfrontohet me reperkusionet e kësaj trashëgimie tragjike politike, sociale dhe ekonomike.

Sidoqoftë, sot të dyja të lira për të marrë vendime e për të ecur përpara, i lidh edhe një sfidë e përbashkët, që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Krimi e korrupsioni vazhdojnë t’i ndjekin shqiptarët

Çdo vit, Komisioni Evropian, që bën vlerësimin e shteteve që kanë synim anëtarësimin në BE, përmes Raportit të Progresit, u rikujton atyre luftën ndaj korrupsionit e krimit, si prioritet kyç, për të cilin vazhdon të mos ketë fjalë të mira, ku e njëjta gjë është përsëritur edhe në raportin e fundit të tetorit të këtij viti.

Vetë përfaqësuesit institucionalë të Shqipërisë dhe Kosovës, i dinë dhe i pranojnë të metat e vendeve të tyre, ani pse shpresojnë se me një punë më të madhe do të arrijnë qëllimin, inkuadrimin e plotë në BE.

“Kemi ende përpara shumë punë për të bërë dhe hapja e negociatave për pranimin në BE, kushtëzohet nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve të mbetura si: krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar; forcimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë; lufta kundër korrupsionit; lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, thotë për “Zëri”, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian në Qeverinë e Shqipërisë.

Për përmbushjen e këtyre prioriteteve, ministrja Gjosha thotë se janë të angazhuar maksimalisht, madje përmes një plani veprimi ku parashtrohen qartë masat konkrete që po ndërmerren në përmbushjen e këtyre prioritete.

Beson se me hapat që janë ndërmarrë, Shqipëria në dhjetor të këtij viti do të shpërblehet me dhënien e statusit të vendit kandidat.

“Marrja e statusit të vendit kandidat është vetëm një hap përpara në procesin e integrimit dhe jo finalizimi i tij. Marrja e statusit do të ishte një shtysë dhe nxitje e madhe në realizimin e reformave në mënyrë që të zhvillojmë më tej vendin”, u shpreh ajo.

Krahasuar me Shqipërinë, Kosova në anën tjetër është vetëm në hapat e parë drejt integrimit në BE.

Progresi i parë më i madh i saj është arritur në qershor të këtij viti me fillimin e nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), ku ky dialog deri te nënshkrimi pritet të zgjasë deri në verë të vitit 2014 (proces që shënon marrëdhënien e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së).

Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm, nuk e sheh Kosovën si të vonuar në këtë proces, duke pasur parasysh faktin që është vend i lindur shumë vonë.

“Kosova është vendi që ka shënuar përparim më të shpejtë se shtetet tjera të Ballkanit në integrime evropiane. Jemi prapa disa vite pasi që sapo nënshkruam MSA-në, por jemi shtet i cili ka lindur shumë më vonë se të gjithë fqinjët tjerë, prandaj edhe progresi te ne ka qenë dramatik”, tha Selimi.

 

Kosova larg përmbushjes së kritereve

Njohës të çështjeve integruese në dy shtetet shqiptare kujtojnë liderët e tyre, se ata janë vonuar në drejtim të përmbushjes së kritereve evropiane, dhe atë më shumë me faj të tyre.

“Kosova ka filluar dialogun për liberalizim të vizave tash e 22 muaj ndërsa ende në horizont nuk shihet se kur kosovarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Duke pasur parasysh që vendet e rajonit kanë fituar lirinë e lëvizjes prej 18-24 muaj nga fillimi i dialogut me BE-në dhe se Kosova ka filluar me zbatim të kushteve prej vitit 2009 – mund të konstatojmë që Kosova tashmë është vonuar në këtë proces”, tha për “Zëri”, njohësi i çështjeve integruese, Shenoll Muharremi.

Më shumë vendosmëri në zbatim të udhërrëfyesit, më shumë fokus në zhvillim ekonomik dhe punësim që të parandalohet azili ilegal, duhet t’i ketë para vetes Kosova, e mbi të gjitha Kosova dhe BE duhet të dakordohen për një afat kohor të qartë në mënyrë që kjo dramë të mos vazhdojë skajshmërisht, vlerësoi Muharremi.

“Pra, në esencë, ky proces ka të bëjë me mirëqenie dhe ne nuk po shohim këtë qeveri që po vetëdijesohet të zhvillojë dhe të zbatojë programe për zhvillim ekonomik dhe punësim. Ajo fatkeqësisht po vazhdon me avazin e vjetër duke shpenzuar mjetet kryesisht në rrugë dhe ndërtime që deri më tash fatkeqësisht kanë prodhuar situatat të vështira si kampet me azilkërkuesit ilegalë në Hungari dhe Francë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës para një jave aprovoi Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 ku kërkohet që BPV për kokë banori të arrijë 44 për qind të mesatares së BE-së, ndërkohë që Kosova qëndron 11 për qind për momentin, që do të thotë asaj i duhet zhvillim ekonomik prej 22 për qind në shtatë vitet e ardhshme, përndryshe siç thotë Muharremi, me trendet e deritanishme Kosovës i nevojiten edhe rreth 47 vite për të arritur këtë mesatare pa marrë parasysh zhvillimin në BE dhe ndikimin demografik dhe të inflacionit.

Gledis Gjipali, udhëheqës i OJQ-së “Lëvizja Evropiane në Shqipëri”, vlerëson se në raport me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të Ballkanit përfshirë edhe Kosovën, procesi i integrimit në BE ka një specifikë.

“Komisioni Evropian duke e parë se këto vende e kanë të vështirë të ecin shpejt në këtë proces, procesin e integrimit e ka zbërthyer në disa provime që këto vende duhet t’i kalojnë për të ecur përpara. Vendet e tjera pos këtyre të Ballkanit në momentin që e kanë statusin e kandidatit iu është caktuar edhe data e fillimit të negociatave. E me vendet e Ballkanit një gjë e tillë nuk ka ndodhur por vetë marrja e statusit dhe data e fillimit të negociatave janë provime të ndara”, tha Gjipali.

 

Politikat e dëmshme shqiptare

Gledis Gjipali u rikujton liderëve të Shqipërisë se vendi i tij ka hyrë në vitin e katër që nga aplikimi për të marrë statusin për t’u anëtarësuar, dhe për shkak të problemeve, sidomos atyre politike, ky vend është vonuar shumë dhe ka humbur disa vite në procesin e integrimit.

“Duhet kujtuar se asnjë vend nuk është vonuar kaq shumë sa është vonuar Shqipëria për këtë rekomandim duke u bazuar nga koha kur ka aplikuar”, u shpreh ai.

Duhet kujtuar se tërë këto ngecje Shqipëria i ka pasur si rezultat i problemeve me të cilat është karakterizuar në zgjedhjet e vitit 2009, vlerëson Gjipali.

“Kurse tani për të ardhur në situatën aktuale ka ndikuar edhe qeveria e re mirëpo më shumë ka ndikuar mbajtja me sukses e zgjedhjeve dhe më pas ndryshimi i qeverisë pa ndonjë problem. Por edhe qeveria e atëhershme ka ndërmarrë një sërë masash sa i përket integrimit duke përfshirë miratimin e ligjeve që kanë qenë kusht e miratimin e të cilave e kanë bërë me përkrahjen e opozitës së atëhershme”, tha ndër tjerash Gjipali.

Jo mirë sa i përket politikës së brendshme qëndron edhe Kosova, vlerëson Afrim Hoti, njohës i politikave ndërkombëtare. Sipas tij, ndër kriteret kyçe për integrim është politika, pastaj sundimi i ligjit dhe ekonomia.

“Kriteri i parë që lidhet me politikën, me sistemin që ka Kosova ka shënuar shumë pak progres. Vazhdojnë mosmarrëveshjet politike të brendshme, mungesa e komunikimeve dhe vazhdimi i ndarjeve të dy etniteteve, me theks të veçantë veriut”, tha Hoti.

Kosova duke pasur parasysh që të njëjtën kohë gjendet e ngujuar edhe me procese të karakteristikave të tjera, atë me problemet me Serbinë, dialogun në Bruksel, veriun e përfshirë edhe problemet me njohjet e shtetit të Kosovës, ku pesë anëtare të BE-së, vazhdojnë të qesin pengesa, pra janë gjitha këto pengesa që bllokojnë rrugën e saj drejt BE-së, vlerësoi Hoti.

Sidoqoftë, për sferat ku Kosova ka mundur të punojë nuk ka punuar, siç është sundimi i ligjit, reformimi i administratës publike, i cili nuk ka kaluar në asnjë reformë, e probleme këto që vazhdojnë të përsëriten çdo vit në secilin raport ndërkombëtar, vlerësoi Hoti.

“Integrimi evropian nuk është fjalë e as simbol, por është standard. Nuk jemi më shumë evropianë nëse veshim ndërresa me flamuj evropianë, por jemi evropianë nëse plotësojmë standardet evropiane, e për t’i plotësuar ato jemi shumë larg, dhe si të tillë integrim mbetet rrugë shumë e gjatë për ta kaluar”, u shpreh Hoti.

 

Me fjalë e ndihmojnë njëra-tjetrën

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, tha se dy shtetet shqiptare do ta vazhdojnë rrugën së bashku drejt anëtarësisë në BE, pasi qe edhe vetë kriteret e Kopenhagës kërkojnë fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal në integrime evropiane.

Ministrja e Integrimeve e Shqipërisë, Gjosha, përmendi takimin e pak javëve që ka zhvilluar me homologen e saj nga Kosova, Vlora Çitaku, ku tha se kanë diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin ekonomik e social.

“Sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë për të qenë pjesë e familjes Evropiane. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin të njëjtit komb dhe është e padiskutueshme që të ecin bashkë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.

Gledis Gjipali, nga “Lëvizja Evropiane në Shqipëri”, mendon se këto dy shtete e kanë ndihmuar njëra tjetrën dhe atë fillimisht me qëndrimet pozitive sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe po ashtu me çështjet e sigurisë, zhvillimin e tregtisë e të shkëmbimeve tregtare që lehtësojnë në një farë mënyrë adaptimin e çështjeve evropiane.

7 komente në “Rrugëtimi i dy shteteve shqiptare”

  1. Tullaci kaçurrel says:

    Komb kriminel mer jan shqiptart gjithandej
    Njerz qe krimin e bojn qysh pa le.
    Dhe bojn krime edhe pasi vdesin
    Jan me te kqinj sesa djalli e demonet bashk
    Me te poshter se Juda e spiunt e ferrit
    Me te ndyt se muti i mbledh qysh prej kohs lasht
    Me te prap se shejtant e qederit

    1. Dervish Malluta says:

      @Tullaci, kuku moj zhabe e zaze, si duket shqiptart t´a paskan ngulur fort, jo vetem ty, por te gjith farefisit tond.

  2. ANALISTI ZVICER says:

    sot eshte FEST NOCIONALE gjithe SHQIPTARE ,pra kjo feste eshte e rezervuar vetem per A.D.N-ne ILIRO-SHQIPTARE.

    .per fate te keq si ne kosove ashtu edhe shqiperi ka GAZETA e PORTALE ELEKTRONIKE JO SHQIPTARE,por vetem qe dijne te shkruajn SHQIP,si PAMLETI TURKO-BEKTASHII gazeta -PANORAMA- ne shqiperi,pastaje pamfleti GREK-SHEKULLI- pastaj pamfleti bektasho-qerkez-KOHA DITORE-ne kosove.
    pastaje TV-te TURKE si TV-RROKUM-kosove,TV-VALI gjilan.TV-mitrovica e turkut NEXHMEDIN SPAHIU, etj.

    .mos te harrojme se vetem PAK GAZETA 100% SHQIPTARE KEMI.
    .po qfar mute gazetash jane disa ne KOSOVE e SHQIPERI qe edhe ne diten e FESTES NACIONALE ja u mundesojne e LEJOJNE SHARJET e POSHTRIMET e festave tone minioriteteve TURKO-TERRORISTE kur insultojne e shajne edhe GJERGJ KASTRIOTIN e FLAMURIN SHQIPTAR 600 vjeqar me i vjetri ne EVROPE.

    .ne zvicer,france,angli,austri,gjermani,itali,austri,espanje e gjithe GLOBIN po te provosh ta SHASH e PERDHUNOSH NJE FETET NACIONALE te tyre DENOHESH me BURG te RENDE,kurse eshte EXLY e PERJASHTUAR nga te gjitha gazetat e tyre publikimi i komenteve per ata qe vetem pakez nenqmojne NACIONALITETET e tyre.

    .vet gazeta 20 minute ga folur se per nje gervishje te qellimshme edhe ma te Vogel te FLAMURIT ZVICERAN denohesh me 5 vjet burgim te rende.

    .kurse kta VLLEZRIT e ERDOGANIT THAQI-RAMA dihet sesa jane te gezuar me FESTEN e PAVARSIS SE SHQIPERIS.

    .psh: po te komentojsh ne ,,gazetat PANORAMAKOHA DITORE-SHEKULLI dhe vetem ta thuash realitetin HISTORIK per BARBARIN OTOMANE nuk ti PUBLIKOJNE KOMENTET,sepse mbrojne NACIONALIZMIN e TYRE TURKOFON.

  3. saimir Berati says:

    GEZUAR FESTEN E SHENJTE TE 28 NENTORIT!
    BASHKIMI I KOMBIT DUHET TE JETE QELLIMI KRYESOR!
    SHPEJTE NJE SHTET KOSOVE SHQIPERI!
    PERSHENDETJE
    EMIGRANTI, US

  4. ANALISTI ZVICER says:

    GEZUAR FESTEN NACIONALE te gjithe SHQIPTARVE kudo qe jane,jo shqiptarve ju uroje nje KRIZE KARDIAKE nga HYPO-TENSIONI ARTERIEL me nje INFRAKTUS BRUTAL.

    .SOT 101 vite shpetoje nje COPE i vogele minimale SHQIPERI nga trimat SHQIPETAR ISMAIL QEMALI,LUIGJ GURAKUQI,ISA BOLETINI, e shume te tjer nga OKUPIMI BARBAR 540 vjeqar te TERRORISTEVE ISLAMIK OTOMAN.

    .nga okupimi 540 vjeqar otoman SHQIPTARET me humbjen e milionave viktima shqiptare nga TERRORI i VAZHDUESHEM ISLAMO-OSMAN u ligshtuan e minimizuan ne POPULLE e FORCE tej mase,por vdiqen shume edhe nga URIA e SKAMJA qe TURKU ja u mirrete edhe KAFSHATET E GOJES.

    .DATA 22 MARSI i vitit 1913 eshte nje date e KOBSHME per te gjithe SHQIPETARET ku ne KONFERENCEN e LONDRES e murrevendimi nga FUQIT e MEDHA per mos lejimin e pranimin e nje SHQIPERIE te nadhe MYSLIMANE
    ISLAMIKE ne ZEMER te EVROPES dhe u be COPTIMI i SAJE me ndihmen e RUSIS,FRANCES,SERBIS,ANGLIS e pothuajse te gjitha shteteve krishtero evropiane ,me perjatim te AUSTRIS,HUNGARIS e pastaje ju bashua edhe ITALIA ne mbrojtje te SHQIPERIS e EKZISTENCES SHQIPTARE ne BALLKAN.

    .nga ky coptim i shqiperis 70% te SHQIPRIS se madhe ETNIKE ju murren toka SHQIPRIS ku ju lane vetem disa pjese KODRINORE BJESHK MALLORE SHKEMB e GURI,me nje fjale tokat pjellore ju murren tersisht.

    .kunder ktije vendimi per coptimin e shqiperis PROTESTOJE FUQISHEM TRIMI i PUSHKES e DIPLOMACIS SHQIPTARE ISA BOLETINI ne te gjitha takimet e tije ne diplomacin evropiane ,ku ne takimin qe pati me DIPLOMACIN ANGLEZE ne LONDER i tha ashper diplomatit te njohur anglez EDUARD GREI se SHQIPETARET KURR-KURRE SDO PRANOJNE KET VENDIM dhe NJOFIN KTA KUFIJE ARTIFICIALE te COPTIMIT te TROJEVE SHQIPTARE.
    po ashtu tha edhe ne intervisten e gazetes angleze TELEGRAF.

    .ISA BOLETINI njeriu me i besuar i qeveris ISLAMI QEMALI se bashku me QERIM BEGOLLIN ju shruajten edhe shume letra PROTESTE QEVERIVE EVROPIANE se eshte e pa pranushme per ne COPTIMI i SHQIPERIS dhe KURRE NUK PRANOJM nje vendim te ketill.

    .por vazhduna udhtimet e DELEGACIONIT SHQIPTAR te kryesuar nga ISMAIL QEMALI,ISA BOLETINI,LUIGJ GURAKUQI,DHIMITER BERATI ne QENRAT e DILOMACIS EVROPIANE per padrejtesin e COPTIMIT te SHQIPERIS ETNIKE.

    .por SERBIJA RUSIA E FRANCA ka qene kategorike ne COPTIMIN e SHQIPERIS dhe mos te HARROJM KURRE se po te mos ishte AUSTRIA ndryshe thene GJERMANO-AUSTRIA me perkrahjen e HUNGARIS e me vone edhe ITALIA qe perkrahen PAMVARSIMIN e ksaje COPE te VOGEL SHQIPERI,sot SHTETI SHQIPETAR SKISHTE EKZISTUAR dhe gjuha SHQIPE me kurre nuk ISHTE FOLE ne BALLKAN.

    .ja u pekujtoje se me SHPALLJEN e PAVARSI SE SHQIPRISE PROTESTOJE ASHPER QEVERIA e NIKOLLA PASHIQIT SERBE se BASHKU ME RUSINE duke then se marrja e ktije vendimi per shpalljen e pavarsis se shqiperis eshte nje AKTE i NXITUR nga SHQIPERIA dhe i pa PRANUAR per SERBO-RUSIN ku i perket direkte interesat SERBE dhe rrugen e shtetit serbe DREJTE ADRIATIKUT.
    qeveria serbe PROTESTOJE ASHPER ne KULUARET e DIPLOMACIS EVROPIANE se SHTETI SHQIPTARE FARE NUK DUHET EKZISTUAR dhe territori e saje duhet patjeter te NDAHET me mes GREAQIS e SERBIS.

    .pra VILEN DANKEN AUSTRI-GJERMANI-HUNGARI se perndryshe ………..

  5. K. F says:

    Ti Besjana dhe Selvije eshte mire, meqe po merresh me gazetarine anal-istike, te merresh me mire me problemet e Kosoves, sesa me punet e Shqiperise. Ju qekur u iku nga kryet Sebia ketu e trembedhjete vjet me pare, i jeni turrur si ajo anija pa timon arabeskave dhe Turqise. Cfare prisni ju, qe Europa pervec hahheve te saj me emigrantet ilegale nga bota islame e luftes dhe konflikteve fetare te merret edhe me myslimanet e Kosoves qe po perfaqesojne paqesisht islamin. Merru me qeverine, dhe korrupsionin e qeverirareve tuaj, mos hesht se pushuari ndaj injorances dhe allduperise ne rritjetse shtetareve tuaj, mos fli mbi dafinat e doktrines se neo-otomanizmit qe u ka ofruar Davitogluja, por shihe perspektiven europiane te Kosoves, njesoj Shqiperia, se vetem keshtu do te perparoni si shtet Europian dhe jo province e Tyrqise…

  6. Pordhaci Qivaç says:

    @derwish malluta
    Kari jem ti caft ato mytht e buta
    Ty e krejt gjindjes tane
    Marshallah muhamedane
    O ma thefsh nji kte rrot kari
    Ti me bab e rrac shqiptari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje