Gjatë qëndrimit në Bukuresht, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun rumun, Viktor Ponta.
Kryeministri Rama i shprehu homologut Ponta falënderimin për mikpritjen e një takimi shumë të rëndësishëm, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si dhe për takimin mes tyre, ku u shkëmbyen pikëpamje mbi qeverisjen dhe rritjen e bashkëpunimit.
“Jam shumë i kënaqur që kam privilegjin të përfaqësoj Shqipërinë në këtë ditë të shënuar në rrugën e progresit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Dhe, sigurisht, jam shumë i kënaqur që me këtë rast të jem këtu në krah të një miku të hershëm dhe të një shembulli frymëzues për mua në mirëqeverisjen e vendit. Unë e çmoj shumë këtë shembull që kryeministri i Rumanisë jep duke treguar se jo vetëm është e mundur, por është plotësisht e mundur që kriza të përballet me sukses, jo në kurriz të shtresave më në vështirësi, por, përkundrazi, duke i lehtësuar ata që janë më në vështirësi dhe duke mundësuar rritjen ekonomike të vendit,” u shpreh Rama.
Ponta e uroi kryeministrin Rama për detyrën, duke shprehur bindjen se mbështetjen e fuqishme popullore që siguroi në zgjedhje, qeveria do ta kthejë në një program të gjithanshëm zhvillimi për vendin.
“Gëzohem shumë që mbas zgjedhjeve të 23 qershorit, z.Rama fitoi bindshëm në vendin e tij. Njihemi prej shumë vitesh dhe të dy palët kemi kaluar në periudhën e vështirë të opozitës. Tani, duke qenë në krye të qeverive të dy vendeve, mbetet që të provojmë të gjithë aftësitë tona për të mirën e popujve tanë”.
Duke vlerësuar Rumaninë si një shembull për ecurinë në procesin e integrimit evropian, Rama u shpreh: “Ne kemi shumë çfarë të mësojmë nga rruga e Rumanisë drejt integrimit evropian dhe jam shumë i kënaqur që në qeverinë e z.Ponta kemi gjetur dyer të hapura për të marrë të gjithë eksperiencën dhe ekspertizën e nevojshme. Po ashtu, ka me siguri shumë për të bërë edhe në marrëdhëniet bilaterale. Ka me siguri shumë për të bërë për të rritur shkallën e bashkëpunimit ekonomik dhe sipërmarrja rumune ka me siguri, shumë hapësirë në dispozicion për të investuar në Shqipëri dhe për të bërë sukses në Shqipëri. Prandaj, edhe e kam ftuar Kryeministrin që të vizitojë Shqipërinë sa më parë, së bashku me një përfaqësi të sipërmarrjes rumune, për të parë nga afër hapësirat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe për të bërë të mundur që bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve të rritet, në të mirë të rritjes së sipërmarrjes dhe të rritjes së mirëqenies”.
Sipas një njoftimi zyrtar, kryeministri Ponta siguroi për mbështetjen pa rezerva të qeverisë rumune për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe gatishmërinë për t’i dhënë impulse të reja bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“Rumania përkrah dhe mbështet fuqishëm Shqipërinë në rrugën e saj evropiane dhe për hapjen e negociatave për marrjen e statusit kandidat. Në bazë të këtyre marrëdhënieve të reja të krijuara, ne mendojmë që të krijojmë marrëdhënie të tilla edhe në fushën e ekonomisë,” u shpreh Ponta, duke nënvizuar se me ftesë të kryeministrit Rama, bashkë me një grup biznesmenësh do të vizitojë Shqipërinë.
Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Rama u shpreh se: “Unë e çmoj jashtëzakonisht shumë edhe qëndrimin e kryeministrit dhe të qeverisë së tij lidhur me Kosovën. Njohja e Kosovës nga ana e Rumanisë do të jetë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin. Ne presim me padurim, që kjo të ndodhë, me bindjen se do t’i shërbejë paqes dhe zhvillimit ekonomik e social të rajonit”.
Jo po ta shohin shqiptaret e Kosoves se kush realisht eshte interesuar per mireqenien e tyre, ai saliu qe bashkepunoi me ushtrine serbe dhe kontribuoi ne luften per shfarosjen e tyre, apo Rama qe ne cdo vend bashkepunues kerkon te njihet pavaresia e Kosoves.
me vlleznit tan kosovar sna bashkon vec autostrada, duhet shum pun e munim qe si ata edhe na te levizim te lir nper europe.
Go Rama!
E dime qe eshte e veshtire per te rindertuar imazhin e Shqiperise ne syte e botes, pas fundosjes ne 8 vitet e fundit, por ne kemi besim qe do t’ia dalesh!
Pa ndertuar marredhenie te mira me shtetet e tjera, nuk mund te presim as zhvillim ekonomik, as integrim ne Europe.
Do te vije nje dite qe edhe Rumania te njohe pavaresine e Kosoves!Kjo eshte e sigurt qe do te ndodhe,sepse edhe vete Serbia ne nje dite do te njohe pavaresine e Kosoves;bile edhe Greqia do ta njohe!
Deri tani kemi 5 vende ne Europe qe nuke njohin Kosoven;dy prej tyre jane fqinj ballkanik:Greqia,Rumania(Qipron s’po e llogaris fare se as ja vlen).Pertej arsyeve te mosarsyeve qe paraqesin keto dy shtete,politologe,studiues dhe eksperte te marredhenieve nderkombetare,arsyen e vertete te kesaj sjelljeje te cuditshme greko-rumuno,e shohin tek e ashtuquajtura aleanca panortodokse,qe ne ballkan,perfaqesohet nga aksi Greqi-Rumani-Serbi;keshtu ka qene qe kur ballkani u pavaresua nga otomanet;keshtu eshte,e keshtu do te jete,nuk dihet se deri kur.Kete e thone ,sic thashe, njohesit me te mire te ceshtjeve ballkanike.
Duhet thene se ky qenef aks greko-sllavo-orthodoks, nuk perfshin Bullgarin , e cila ka qene ne te shumten e kesaj kohe,ne nje ane me shqiptaret ne ballkan;gjithashtu,edhe vende sllave si Kroacia,Sllovenia,jane krejt jashte kesaj qenef aleance ku ngerthehen interesat e kohes me paragjykimet me te erreta mesjetare.
Gjakdhjeret dhe gjakprishurit filogreke,nje pjese e mire e te cilit kane edhe ndjeshmerine historike ndaj Rumanise, i dine te gjitha keto,por e kane bere zgjedhjen e tyre,ne shpirt dhe ne mendje: me keta,dhe kunder Kosoves.
Kur flas per gjakdhjere dhe gjakprishur filogreke,nuk kam parasyshe vete ate mase te gerbulshme qe eshte jashteqitur nga kombi yne si pleh per te fertilizuar tribune greke,por,ne radhe te pare,per ata intelektuale(ka edhe ndonje politikane,por qe s’ben ze)qe e shprehin hapur dhe ne te njejten kohe si adhurimin per keto vende orthodokse,Greqine dhe Rumanine,ashtu edhe percmimin per Kosoven dhe shqiptaret e Maqedonise.
Nje nder intelektualet,edhe pse matuf i rrjedhur,qe bashkon ne nje sentimentet filogreke dhe filorumune dhe ato antikosovare ne nje, eshte qenefi gjakprishur Maks Velo.Ky eshte tipiku,sepse,edhe etnikisht nuk ka origjine shqiptare;bile pikerisht pse eshte i vetedijshem pse ka origjine te hershme familjare joshqiptare,ky qenef mban kete qendrim qe mban.
Rumania nuk eshte aleate me serbine dhe greqine,kam jetuar ne rumani,e vetmja pengese per njohje nga rumania eshte presidenti aktual Trajan Basesku,pa largimin e tij nga pushteti nuk ka njohje per ne,se shpejti besojm te largohet eshte nga fundi i mandatit te dyte presidencial.fill pas shpalljes se pavaresise kuvendi rumun e kishte ne rend dite njohjen e kosoves,ishte Basesku ai qe e hoqi nga rendi dites,pra prr votim ne parlament pro ose kunder,por jam i bindur se do kishin votuar pro.kur te largohet ky idiot qe ka lidhje te ngushta me serbet,rumania do te na njohe menjehere,kete e ka thene edhe vet kryeministri rumun
Jam shqiptar i kosoves dhe kurr nuk kam qene ithtar i saliut por mos te harrojm qe saliu kontrollonte televizionet dhe gazetat e kosoves
@BASHKIM je shum i sakte ,te falenderoj per mendimin dhe shtoje te gjithe ata qe mbeshtesin SHPELLARIN NE KOSOVE duhet te jene spiune te SERBIT.KY qen perçau partit SHQIPTARE TE Kosoves dhe Maqedonise.