Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi thotë se për më shumë se 100 vjet shtet, shqiptarët janë më të lirë, ndonëse të ndarë, me ç’rast ideja e rilindësve për bashkimin e trojeve shqiptare ende nuk është jetësuar.
Sipas Murat Jasharit, nga jetëgjatësia në pushtet e politikanëve shqiptarë në Ballkan, ka bërë që ata të largohen nga realiteti në të cilin jetojmë.
Gjatë një interviste për gazetën “Zërin”, Murati pohon se familja Jashari nuk e mbështet asnjë politikan, apo subjekt politik në Kosovë, ndonëse respekton funksionet kushtetuese shtetërore. Atij nuk i kujtohet as hera e fundit kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë vizituar Kullën e Jasharëve, ndonëse pranon se as nuk ndjehen të hendikepuar.
“Po e them me sinqeritetin më të madh, familja Jashari i takon popullit dhe është e popullit shqiptar. Politikanët janë për ne figura që shkojnë e vijnë. Nëse një politikan do ta kryejë detyrën mirë do ta ketë urimin tonë dhe do ta ketë mbështetjen tonë”, thekson Jashari.
Ai pranon se në bisedimet me Serbinë, Kosova u ka hyrë në hak shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Familja simbol i qendreses qe na ben te gjithe te jemi krenare dhe te reflektojme gjthashtu.
Tani më shumë se dhjetë vite, paguhet qeveria shqiptare nga Prishtina disa milionë në muaj, vetëm se ajo dy a tre herë në muaj hudh lule në varret e familjeve të vrara nga qeveria e sotme nacionaliste serbe.
Familja Jashari duhet të skuqet se si e lejon këtë vrazhdësi në emrin e familjes së saj!
respekt per Adem Jasharin sa per murat jasharin i tham se je ni hiq se keni perfitu boll prei thaqit te jav ka ngrit familje edhe mas luftes ka luftu me jav ngrit familjen e ju ja keni kthy me te keq ju murat jeni ni hiq drenica nuk ka respekt per juve por per Ademin po