Flamuri i Kosovës nën hijen e flamurit kombëtar

28 Nëntor 2013, 16:11Rajoni TEMA
Flamuri i Kosovës nën hijen e flamurit kombëtar

Simbolet e Kosovës – pëlqimi apo kundërshtimi i tyre edhe 5 vjet pas pavarësisë, vazhdojnë të jenë çështje të diskutimeve të ndryshme.

Flamuri kombëtar me shqiponjën, ngjyra kuq e zi dhe ai i Kosovës, i kaltër, me hartën në mes dhe 6 yjet që simbolizojnë të gjitha komunitetet në vend, nga qytetarët kosovarë trajtohen në mënyra të ndryshme.

Disa nga qytetarët thotë se janë shumë të lidhur me flamurin kombëtar dhe nuk mund ta krahasojnë me flamurin e Kosovës.

Besa Shala, studente e Fakulteti Filozofit të Prishtinës, thotë se edhe pse Kosova ka simbolet e veta shtetërore, flamurin kombëtar e kanë gjithmonë më afër.

Se cilin e dua më fort, nuk mund ta them këtë apo atë, por ndjenjë më të madhe kam për flamurin kombëtar kuq e zi. Natyrisht, që edhe flamuri i Kosovës ka një simbolikë më vete, megjithatë ajo atdhetaria jonë dhe patriotizmi ynë, dhe për cdo gjë që kemi kaluar gjatë viteve, kemi pasur përballë flamurin kombëtar. Kështu që flamuri kuq e zi ka qenë kudo ku kemi qenë dhe ne”, thotë Besa.

Kurse Valmira Sahatçiu, qytetare nga Gjakova, e cila kishte ardhure në Prishtinë për të festuar 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, thotë se i do të dy flamujt – edhe të Shqipërisë, edhe të Kosovës.

“Unë i dua të dy flamujt, meqë me atë kombëtar jemi të lidhur prej me shumë se 100 vjet. Po edhe flamurin tonë të Kosovës e dua, meqë ai e simbolizon shtetin tonë. Por gjithsesi dihet, ndryshe është lidhja emocionale me flamurin kombëtar”, thekson Valmira.

Nga ana tjetër, sociologët thonë se simbolet shqiptare nuk shprehin vetëm një refleksion politik të organizimit shtetëror, por aty ka traditë, histori, emocion, ndalesa dhe mallëngjime.

Të gjitha këto sipas sociologut Anton Berisha, profesor në Universitetin e Prishtinës, krijojnë një lidhje me atë simbol që është vështirë  të distancohesh nga ai.

Për fat të keq, flamuri i Kosovës këtu u pranua si një simbol, i cili po hyn në mes të lidhjes që kemi ne tradicionalisht me flamurin kombëtar dhe tani u krijua një opinion, nuk e di as unë pse, që nëse merret (pranohet një flamur tjetër), po i kthejmë shpinën flamurit kombëtar”.

“Po më duket që në ketë aspekt na duhet kohë, që njerëzit ta shohin që kemi të bëjmë me një flamur me një simbol shtetëror. Normalisht tani ky është simbol kombëtar që na bashkon gjithë shqiptarëve. Në anën tjetër, kemi flamurin e Kosovës, i cili është flamuri i shtetit”, shpjegon profesor Berisha.

Sociologu Berisha thotë për Radion Evropa e Lirë se me kalimin e kohë edhe flamuri i Kosovës do të zërë vendin që i takon.

Anëtarësimi i Kosovës në OKB, hyrja në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar dhe sa më shpesh ta shohim që ai në të vërtetë është simbol i shtetësisë sonë, atëherë edhe qëndrimi i popullatës ndaj atij flamuri do të ndryshojë”.

“Përndryshe, tani ne vetëm në takime të elitës politike e shohim. Ende nuk e ka atë forcën magjike, atë fuqinë që me këtë flamur ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Me këtë nuk dua të them se tani mungon në masë të madhe sa ne ta përbuzim, por ende ky simbol nuk ka garantuar ose nuk ka sjellë atë që ne kemi pritur”, vlerëson Berisha.

Ndërkaq, historiani Sabit Syla, i cili është edhe ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Historisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se flamuri kuq e zi është simbol i pazëvendësueshëm kombëtar.

Pa marrë parasysh vendosjen e kufijve të rinj që janë vendosur (flamuri kombëtar)  është i pazëvendësueshëm. Në veçanti, për pjesën e ndarë të popullit shqiptar, flamuri ka qenë dhe ka mbetur simbol që i ka paraprirë vazhdimit të luftës për çlirim nga pushtuesi. Megjithatë, mendojmë që me kalimin e kohës, edhe flamuri i Kosovës do ta gjejë vendin e vet që i takon”, konsideron Syla, duke shtuar se flamuri kombëtar, për gjeneratat e tanishme është i ngulitur thellë në ndërgjegjen e cilido shqiptar.

Në shkurt të vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Kuvendi dhe institucionet e tjera për flamurin, stemën dhe himnin e Kosovës, qenë pajtuar që të mos jenë një-etnike, por më shumë të përmbajnë karakterin e simboleve që tregojnë orientimin e Kosovës si shtet pro-integrimeve euro-atlantike./REL

14 komente në “Flamuri i Kosovës nën hijen e flamurit kombëtar”

  1. Skypion says:

    Kosova e sotme,dmth Kosova e pavarur,eshte keshtu sic eshte sepse gjithe qendresa e shqiptareve te Kosoves ,per afro nje shekull,u be nen hijen dhe valevitjen e flamurit kombetar shqiptar,flamurit kuq e zi.
    Nuk do te kishte kuptim qendresa e shqiptareve te Kosoves pa kete simbol;nuk do te behej ajo qendrese epike,e mahnitshme, e jashtezakonshme(po,sepse cdo komb tjeter nen ate presion e represion te gjithanshem do te ishte dorezuar,si prsh hungarezet e Vojvodines).
    Flamuri i ri i Kosoves s’do te mund t’i beje kurre karshillek flamurit kuq e zi.
    Nuk mund t’i beje,sepse krijesa qe u mbrujt nen hijen e flamurit kombetar,dhe lindi e mbeshtjelle me kete flamur,nuk mund te pranoje tjeter;eshte e panatyrshme.

    1. Kosovari dardan says:

      Dardanet kosovare,e kane pase,e kane dhe do e kane gjithmone ne zemer flamurin e Gjergje Kastriotit Skenderbeu,por jane krenar edhe per flamurit qe simbolizon Kosoven shtet te pavarur dhe sovran.Me kete flamur,Kosova do perfaqesohet ne arenen nderkombetare,sepse keshtu e ka vendos Parlamenti demokratik i keti shteti te njohur nderkombetarisht nga 104 shtete te botes.

    2. xeni says:

      akoma nuk u hoqën mga qarkullimi flamujt e deformuar të prodhimit kinez

  2. SA E BUKUR ESHTE SHPREHJA ; je bo me dy flamure

  3. neutral says:

    Me gjithe respektin qe kam per Flamurin shteteror te Kosoves, jam i bindur se nuk ka per ta zevendesuar dot kurre Flamurin kombetar. Sepse shtetet shkojne e vijne, Kombi mbetet.

  4. kirurg says:

    Kosova e sotme, dmth Kosova e pavarur eshte bere e tille per shkak te luftes njeqindvjecare te shqiptareve, me flamurin kombetar! Duan ta legjitimojne Kosoven si shtet multietnik! Por po te ishte per etnite e tjera, nuk do te kishte kurre shtet te pavarur, me sakte nuk do te kishte kurre shkeputje te Kosoves nga Serbia! Serbet, po dihet, edhe turqit, edhe bullgare e ashkalite etj, pra, pakicat e tjera, nuk kane luftuar as e kane aspiruar Kosove jashte Serbise!Pa folur per perqindjet e popullsise se seciles kombesi, se shqiptaret jane fuqimisht shumice, mbi 90%, por vetem per kete fakt, se kombesite e tjera nuk kane bere asgje per Kosoven e pavarur, as e kane dashur, se per ata mire ishte kushdo shtet ta merrte! Atehere, pse duhet te presin keta profesoret qe flamuri i shtetit te marre ndonjehere vleren “qe i takon”?!!!! Cfare vlere i takon? Asgje! Kurre nuk do te jete flamur i shqiptareve! Eshte flamur i Evropes, jo i Kosoves!

  5. Ilir Lumi says:

    Flamuri i kaltert me gjashte yje eshte flamur zori, apo me mire me thene flamur i tranzicionit. Flamur i vetem dhe simbol qe paraqet: histori, mallengjim, krenari dhe identitet kombetare per ne shqiptaret e Kosoves eshte flamuri kuq e zi, flamuri i Kryeheroit tone kombetare: Gjergj Kastrioti- Skenderbeu. Me flamurin kombetare ne gji shume shqipetare te Kosoves u dergjen dhe u zhduken ne burgjet e ish Jugosllavise, me flamurin kuq e zi ne gji shume shqiptare u perzune nga trjojet e tyre shekullore, me flamurin ne gji shume shqiptare rane ne vijen e frontit, me flamurin ne gji shume nenave tona iu masakruan femijet ne preher, me flamurin ne gji ne bejm dasmat dhe vdekjet. Pra, flamuri kuq e zi nuk eshte vetem simbol per ne shqiptaret e Kosoves, por pjese perberse e gjakut, shpirtit dhe jetes sone.

  6. SHQIPTARI I KOSOVES,KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Te gjithe shqiptarve ne Shqiperine Etnike dhe diaspore,UA UROJ 28 NENTORIN,DITEN E SHPALLJEs TE PAVARESISE SE SHQIPERISE ETNIKE DHE NGRITJES SE FLAMURIT TONE KOMBETAR,KUQ E ZI,TE SKENDERBEUT NE VLORE NGA I.QEMALI! ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET! ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE ETNIKE !

  7. teta ollga says:

    flamuri i kosoves nje dite do te dale nga qarkullimi sepse kosova do te bashkohet me shqiperine eshte i pa zhvilluar menderisht ai qe mendon se mund te ekzistojne dy shtete shqiptare ne ballkan dhe te kene dy simbole te ndryshem shqiperia eshte nje dhe kush ka iluzione se flamuri blu me gjashte yje eshte simbol shqiptar me te vertete eshte i cmendur

  8. ANALISTI ZVICER says:

    per nje FLAMURE MULTI-ETNIK si i KOSOVES nuk u SAKRIFIKUAN SHQIPTARET e KOSOVES 600 vite,por per FLAMURIN KUQ e ZI te GJERGJ KASTRIOTIT.

    .pra pavarsia e kosoves nuk eshte PAVARSI e SHQIPTARVE te KOSOVES ,por e TURQVE te KOSOVES,se SERBET nuk e njofin ket SHTET,GORANET ju bashkohen LISTES SERBE,MAGJUPET shumica prezentohen si SHTETAS SERBE,ku marrin PASAPORTA te SHTETIT te SERBIS.TURQIT e kosoves e turqis si SERBET nuk dojne te degjojne se kane PUSHTUAR KOSOVEN e SHQIPRIN 540 vite,pr e trajtojn po si te ishine 2 EKLAVE TURKE.

    .pytja konkrete se qka FITUAN SHQIPTARET e KOSOVES me ket PAMVARSI.
    1.pa FLAMUR te TYRE KOMBETAR.
    2.pa nje TV-ve NACIONALE SHQIPTARE dhe me 30 TV ISLAMIKE TURK-NEO-OTOMANO-SALAFISTE.
    3.pa nje GAZET NACIONALE SHQIPTARE,por gazeta te multietnive.
    4.pa nje UNIVERZITET NACIONAL SHQIPETAR,por me univerzitet ku edhe FALEN e PRAKTIKOJNE ISLAMIN midisa nxensave mercenaret TURQ si MILAZIM KRASNIQI.
    5.pa nje AKADEMI NACIONALE SHQIPTARE qe mbrohet me ligje SHTERORE dhe denohen ata qe TRANSFORMOJNE e FALLCIFIKOJN HISTORIN ,a ne kosove KLIKA TURKO-ANADOLLAKE e profesorve me vite para-pregaditi NDRYSHIMIN e HISTORIS dhe maskimin e REALITETIT HISTORIK te OKUPIMIT e TERRORIT TURK 540 vjeqar.
    6.pa nje QEVERI SHQIPTARE,por multi-etnike
    7.shqiptaret e kosoves perjetsishte pa te DREJTA VETVENDOSJE si psh: BASHKIMIT KOMBETAR me SHQIPERIN,sepse REAGOJNE e PROTESTOJNE MULTI-ETNITET qe jane fuqishum KUNDER.pra kjo eshte KOSOVA MULTIETNIKE.

    .pytja ime qka FITUAME NE SHQIPTARET,vetem 1nje ,,FITORE,, HUMBJEN e IDENTITETIT SHQIPTAR.

  9. Arjan says:

    Flamuri kuq e zi nuk mund te zevendesohet me asnje flamur tjeter, flamuri blu me 6 yje te verdhe ishte nje imponim i bere ne kompromisin e pakos se Ahtisarit por mendoj se eshte i perkohshem…… me kalimin ekohes ai do te zbehet dhe nuk do ta zevendesoje kurre ate kombetar qe eshte i ngulitur thelle ne zemren e cdo shqiptari…. vetëm per qeveritaret e kosoves ka rendesi flamuri i ri i Kosoves sepse ai ju kujton karriget e tyre te buta…….

  10. Taulant says:

    Normale qe kombi eshte mbi shtetin!Kombi eshte e shkuara,e tashmja dhe e ardhnja.Shteti eshte vetem e tashmja!

  11. Jorgaq says:

    Per flamurin kuq e zi eshte derdhur jo pak gjak ne Kosove!

  12. Ferizaji says:

    Ne kemi flamurin e Brazilit kopje,por ne zemrat tona do jete ai me shqiponjen dy krenare KUQ E ZI ,kurse kete flamurin e brazilit e kem me shku naper ahengje e takime partiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje