Cliff: Vilat dhe veturat luksoze, turpi i politikanëve

30 Nëntor 2013, 09:50Rajoni TEMA

Është jashtëzakonisht e turpshme nëse politikanët kosovarë ndërtojnë vila dhe ngasin vetura luksoze, ndonëse është e qartë se këto shpenzime nuk mund t’i përballojnë nga të ardhurat legjitime.

Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se është duke u toleruar një nivel i caktuar i korrupsionit, ndonëse kjo nuk pritej të ndodhte në Kosovë.

Absurditeti, sipas tij, është se politikanët, të cilët zyrtarisht marrin vetëm një pagë, janë bërë milionerë brenda natës, ndërsa justifikohen se të hollat për këtë jetë luksoze ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër!

Duke folur për raundin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor, Cliff thotë se ishin zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai shton se ka shumë rëndësi që në rundin e dytë të zgjedhjeve, më 1 dhjetor, liderët politikë të bëjnë të qartë për njerëzit e tyre në terren se manipulimi është plotësisht i papranueshëm.

Ai paralajmëron se vëzhguesit diplomatikë do t’i monitorojnë disa pika në Gjakovë, ndoshta ndonjë në Pejë dhe në Graçanicë, në mënyrë që standardet e përcaktuara mos të rrëshqasin nga duart./ZERI

15 komente në “Cliff: Vilat dhe veturat luksoze, turpi i politikanëve”

  1. Homo Sapiens says:

    Mire e the zotria jote poooo..kujt ja the !Marrin vesh keta gjytyryma qe gjysma e trurit u punon per allah dhe gjysma per ti prishur pune njeri-tjetrit.

    1. Argita_B says:

      David Cameron qe lufton prej vitesh, qe nuk ka len intrige pa bere per tu bere kryeminister ne Angli mos valle e ka bere gjith ate lufte vetem per te dhene jeten per popullin anglez !!! Boll me hipokrizira, nuk ka hajvan ne kete bote qe te sakrifikoje jeten e tij vetem per ti sherbyer popillit.
      Politikanet neper bote kane te njeten fytyre, me fjale te marrin ne qafe, te ven ne gjume, por objektivin kryesor te tyren kane interesin personal, karrieren, parane. Kush beson te kunderten eshte naiv.
      Pjesa me e madhe e parlamentareve angleze abuzonin me shifra milioneshe me fondet e parlamentit, me harxhet deri sa u be skandal neper mediat angleze, a u fut njeri ne burg per kete ?!!
      Keta te vetmen gje qe dine te bejne eshte te shesin leksione morale ne nje kohe qe jane vet te dhjere.

      1. Arjani says:

        ju eshte bere koka daulle nga korrupsioni.

        cameroni lufton per Honor nuk ka nevoje te vjedhi angline se jep doreheqjen per 24 ore.

      2. axhim says:

        Argita -B mjafton që nje koment i tille nuk behet jasht dhe mendoj edhe në Angli.Por qështe e verteta nuk mbrohen me komente tee brav tilla hajdutët.Megjithatro ështe guxim te mbrohet krimi pa mbulesë.
        Dile pak jashte vellos së Shqiprisë dhe Ballkanit .Së paku per dinjitet te vetin dhe te publikut që e kanë krijuar vet pa u ndihmue dikush nga jasht ,në këto vende bublikisht nuk guxon te mbrohet krimi.Nuk ështe gjë e vogël kjo.

  2. Qytetari says:

    Kujt i thua ore zoteri,po njesoj i ke si ne Kosove dhe ne Shqiperi,e qe ta maresh vesh ti tamam tamam keta te Shqiperise,shume prej ketyre sdine te ngasin Bicikleten,se dhe ate skishin leke ta blenin e jo me veture e vila si kane tani te bera me nje rroge.

  3. Tironci Lugano says:

    Zoti Ambasador ketu leket, parate ne Zvicer i gjejmesi gjethet e pemes aq shume ka..Ndersa ai “kusheriri” qe banon ne Zvicer vete ska te tille makine.

  4. qytetari vl says:

    Po pse moj Argita-B nivelin e Anglise kemi ne, ne hame buken e ndukim doren,ne jemi kazani i llozhrave te Europes apo morrat e botes,keshtu qe KAMERONIT i takon, ndersa nje morri nuk itakon.Pra ike e pirdhu ti me gjithe politikanet morra shqiptaro-kosovar.

  5. redi says:

    Sa per kurjozitet, kryeministri aktual i Zvicres me emrin Ueli Murrer banon ne nje fshat me emrin Gümligen vetem 5km larg Bernes. Ai cdo dite ne mengjez vete ne pune me biciklete. Nuk ka rendesi se eshte dimer ose vere, shi, bore ose dite me diell. Ai perdor bicikleten. Me vjen keq por une nuk jam dakord me Argita-B. E them kete, sepse rrogat e politikaneve ketu nuk jane te keqia, mediat jane shume investiguese, Zvicra eshte nje shtet mbi 700 vjecar. Shume veta, m.gj.s jane miliardere si p.sh.Blocher merren me politike per pasion dhe jo te vjedhin. Nuk them, se ketu nuk ka korupsion por ama jo nje koruspsion te ndyre si ne Shqiperi. Ne vuajme nga mentaliteti ballkanik.

    1. Tironci Lugano says:

      redi
      Ke filluar te ndryshosh emrat tani.Henri me pelqente me shunme.

      1. redi says:

        Tiranci Lugano,
        Mu be shume qejfi, qe ke filluar te shkruash ne forum. Ti e di se ne kemi nevoje per shkrimet e tua. Per sa i perket emrit kam qene i detyruar ti ndryshoj nga plaku, henri dhe redi. Nuk e di se pse, por Tema shpesh nuk mi boton shkrimet dhe keshtu, qe jam i detyruar, nga halli, te ndryshoj emrat. Henri dhe Redi jane emrat e dy nipave te mij ne Tirane.
        Te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat.

  6. lili says:

    Po haradinaj a nuk eshte produit i Juaj ,zotni? Jush e keshilloj te behet Brenda ‘Nantes’ politikan?
    Tank po ju gje ndermend me fol per kete terme,kur shoqeria vete po i ndeshkon?po ku ishit ma here,,,,Se nuk keni pasur mundesi me i kontrolluar as me kforin as me eulexin ndoshta…
    Pfffff,

  7. atila says:

    Ky turp ne shqiperi eshte akoma edhe me i gjere se perfshin gjygjtaret,mjeket,policet e deri mesuesit qe bejne gara me kriminelet e droges dhe prostitucionit ku s e kush ta ngreje me te larte vilen e ta kete me te fundit automjetin. Eshte per te ardhur keq qe njerezit jetojne dhe perjetojne nje situate kaq kriminale ku rrjepja e zhepave te fukarenjve eshte kthyer ne nje sport kriminal qe po gerryen jo vetem nga na monetare njerzit por edhe nga ana shpirterore pasi po krijohet ideja e gabuar dhe antihumane qe ne kete bote jetohet vetem duke pire gjakun e njeri-tjetrit e ku njeriu per njeriun esht ujk. E kjo rrezikon qe nje popull si i yni qe ka patur vyrtyte kaq te bukura te bujarise dhe mikpritjes te kthehet te instiktet kafsherore te prehistorise.

  8. Liburn says:

    Te jemi realist ne kosove ka korrupsion por jo aqe sa flitet ndersa ka nje ndryshim nga politikanat e kosoves me ata te Shqiperis dhe ndyshimi esht ky politikanat e kosoves ashtu si shumica e popullit ne kosove kan trasheguar njefare pasurie nder shkuje per shkak te specifikave neperte cilat ka kaluar kosova ndersa politikanet e shqiperis nuk kan trasheguar asgje perveq brekve ndersa te gjithe sote jan ber milioner

  9. durrsaku says:

    Pak jan qe mendojn te bejn “politik”.Historikisht politika eshte kthyer ne bisnes te felliqur.Ktu nuk flas vetem per Shqiptaret….!
    Imagjinoni ç’gezim eshte kur fitojn zgjedhjet,e vetmja arsye eshte sepse i ipet mundesia per te vjedhur ne menyr LEGALE.

    Rrofte sinqeriteti.

  10. PrapambetjetOsmane says:

    cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje