Në kuadër të një vizite pune në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u prit nga presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert.
Ky i fundit, duke vlerësuar mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve të 23 qershorit, tha se “Shqipëria e ka vendin në Europë dhe për këtë nevojitet një perspektivë e qartë për vendin”.
Kurse Meta theksoi se “Shqipëria mbështetet fort tek përkrahja e Gjermanisë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian”.
Meta nënvizoi se “votimi me konsensus të plotë i rezolutës për integrimin evropian në Kuvendin e Shqipërisë gjatë javës së kaluar, është shenjë e qëndrimit të përbashkët të palëve politike në mbështetje të rekomandimit të Komisionit Evropian për miratimin e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
“Qeveria e re po tregon vullnet të plotë duke ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit në vend, sidomos në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” tha Meta, duke theksuar se miratimi i statusit të vendit kandidat do ishte një mesazh pozitiv vlerësimi për të gjithë shqiptarët, por edhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Lammert dhe Meta diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen se Shqipëria ka një peshë dhe rol të veçantë, të cilin e ushtron me konstruktivitet dhe përgjegjësi.
“Shqipëria luan një rol pozitiv, dhe do vazhdoje ta rrisë këtë rol të rëndësishëm për forcimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor,” tha Meta.
PRIT EDVIN DJALI (kristaqit) PRIT ,SE SKE PARE GJE AKOMA ! tschüs !
Shko mor njeri e laj duart shpejt mbas te takosh Meten se te kap ndonje virus korrupsioni edhe ty qe nuk ka doktor qe te bjen per fije.
ku e ka blere koken ky ilir meta,njeri me kafke te tille rrall gjen ne bote,mos e ka marr nga ndonje kasap lopesh?
Po aman ore Ilir po pse luteni kaqshume per te shkreten BE. Kudo qe shkoni ky do na ndihmoi ai do na mbeshtesi,po aman ore vella po nuk jeni lodhur nga premtimet boshe. Kur do beheni me dinjitet te mos lypni kaq keq.Po po te duan more te na fusin, po do na shtrydhin dhe do behemi me keq se ato qe jane penduar qe hyne atje. Rrini mor se jeni mire. Punoni e lulezoni vendin pa ne europe jemi skane cte na bejne me.Ata te gjithe te cojne te burimi ujit dhe ste japin uje akoma se keni mesuar lojen e Europes. Prit kur tu nxjerrin ndonje yckle qe nuk e keni permbushur ndonje vrime qe ata do te gjejne dhe ja ju iku dhe shansi per tu pranuar haha ha eshte bere si komedi. Nuk e kuptoni qe europa ka vene syzet e diellit dhe nuk do te shohi ne ashtu sic jemi. Keshtu cfaredo te bejme ne ata ashtu do te na shikojne.Mos prisni more lemoshe nga Europa.Ajo kurre ska punuar te na ndihmoi ne.
Ore, po ky kryetari I Bundestagut Gjerman, a e di qe ky Ilir Meta eshte kokrra e hajdutit apo jo? Po me siguri ate kohe kur Mero Baze cante gazeten “Tema” me titujt “Hajdut” per Ilir Meten(per kujtese te “Rilindasve” para 21 Janarit), nuk do kete ditur fare se ku bie Shqiperia. Ju kerkoni moral ne Shqiperi, kur te gjithe politikanet ne bote jane plehra si keta tanet. Hajde hajde. Po pse a futet hajduti te ndyje Bundestagun Gjerman?
Aman more Mero Baze qe je bere “Rilindas” tani, kujtoja pak te lutem se cfare hajduti nga Skrapari eshte ky.