FOTOT/ Disa pyesin me të drejtë se ku mbeti bamirësia?

3 Dhjetor 2013, 12:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Disa pyesin me të drejtë se ku mbeti bamirësia?

Pak ditë më parë u njoftua se David Beckham dhe e shoqja, Victoria, do të dhuronin kuti të tëra me rroba firmato nga gardëroba e tyre për të grumbulluar para, të cilat më pas do të shkonin për viktimat e tajfunit që goditi Filipinet.

Më shumë se 20 kuti me rroba, çanta dhe këpucë u nxorën në shitje në një dyqan të Kryqit të Kuq.

Por ky student i ekonomikut në Londër ka zemëruar shumë njerëz pasi bleu një kostum të David Beckham për 125 sterlina në dyqanin e Kryqit të Kuq dhe e shiti pak më vonë në eBay për plot 2.600 sterlina.

Studenti është shfajësuar duke thënë se e bleu kostumin për babanë e tij, por kur shkoi në shtëpi, e kuptoi se nuk i binte atij, ndaj e nxori në shitje.

Por në rrjetet sociale ai po kryqëzohet për këtë veprim.

Beckham e pati veshur këtë kostum në një ceremoni të organizuar në vitin 2011, ku e pranishme ishte edhe dukesha e Kembrixhit.

Ndërkohë ai nuk është i vetmi që ka bërë diçka të tillë./ep

1 komente në “FOTOT/ Disa pyesin me të drejtë se ku mbeti bamirësia?”

  1. bledi says:

    ore pse jeni shume te vrare nga truni i kokes juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje