Një hotel në Pragë ka hapur dyert e një bunkeri që ndodhej poshtë godinës dhe që shërbente gjatë Luftës së Ftohtë për të përgjuar diplomatët e huaj.
Hotel Jalta dikur ishte një vend ideal për intriga dhe thashetheme.
Tani është kthyer në një destinacion të ri turistik në kryeqytetin çek.
Bunkeri ishte qendër spiunazhi për të huajt që vinin në vendin komunist.
Dhomat e hotelit përgjoheshin me pajisje të sofistikuara.
Kur komunizmi ra, bunkeri mbeti në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes deri në vitin 1998 kur edhe u deklasifikua dhe iu dorëzua hotelit.
Bunkeri shërbente edhe si strehë e sigurt për 120 zyrtarë të lartë dhe një staf prej 30 personash në rast lufte.
“Është interesante të vizitosh një hotel me pesë yje që ka poshtë një bunker,” thotë një menaxhere e hotelit.
“Të gjithë klientët e hotelit dikur përgjoheshin. Ishte dikush 24 orë që dëgjonte çdo gjë që thuhej këtu”.
Për të vizituar bunkerin duhet të marrësh një ashensor, pasi është disa metra nën tokë./ep