Shumica e fansave të çmendur mund të bëjnë ndonjë tatuazh me logon e ekipit të zemrës.
Por ky britanik shkoi shumë larg, kur në vend të syrit të verbër vendosi një sy të qelqtë me logon e Newcastle United.
Andrew Canavan tha se kjo është mënyra më e mirë për të treguar besnikërinë ndaj ekipit të zemrës.
35- vjeçarit iu desh një vit që të merrte leje nga Newcastle United për të përdorur logon e tyre.
Syri prej qelqi është përgatitur nga një specialist në Blackpool për diçka më shumë se 150 sterlina.
Canavan thotë se e vë syrin çdo ditë dhe ka pasur një reagim brilant nga miqtë dhe familja.
Megjithatë, ai thotë se kjo ka sjellë zemërimin e tifozëve rivalë, sidomos ata të ekipit të Sunderland./ep
Mendja eshte gje e madhe, as blihet as nuk shitet!
I drejtohet njeri nje tjetri dhe i thote – A veme bast 100 euro qe une mund ta kafshoj syrin tim ?
Mire i thote ky tjetri dhe nxjerr 100 eurot. Ky njeri, nxjerr syun prej xhami e fut ne goje dhe e kafshon. E fitoi Bastin.
– Nuk e prisja kete rreng i thote tjetri. Nuk me shkoi mendja tek ky truk.
– Por une mund te kafshoj edhe syrin tjeter thote i pari.
Pasi iu afrua dhe kqyri mire syun tjeter duke u siguruar 100% qe te mos ishte pre xhami i thote – Mire, por do te vendos kete here nje bast prej 200 eurosh.
– Dakort – i thote tjetri dhe menjehere heq protezen e dhembeve nga goja dhe kafshon edhe syrin tjeter.
Keshtu i bej une 200 – 300 euro cdo dy tre dite.
Sh e forte ?