Një kamion me lëndë të rrezikshme radioaktive është vjedhur në Meksikë, bëri të ditur një agjenci e Kombeve të Bashkuara.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore bëri të ditur se kamioni po transportonte materiale të rrezikshme radioaktive, që përdoren për trajtimin e kancerit.
Kamioni u vodh pranë kryeqytetit meksikan.
Komisioni për Sigurinë Bërthamore në Meksikë tha se në kohën kur u vodh, kjo lëndë ishte e mbrojtur siç duhet.
Por komisioni paralajmëroi se lënda mund të bëhet shumë e rrezikshme nëse hiqet nga mbrojtja ose dëmtohet.
Mediat thonë se kamioni, një Volkswagen Worker 2.5 tonësh, u vodh në një pikë karburanti.
Policia po kontrollon për kamionin dhe ka lëshuar një paralajmërim publik për popullsinë për rrezikun potencial./ep
Hahaha kete lajmin jepjani ta lexojne militantet syerrur dhe mbeshtetesve te armeve kimike ne Shqiperi. Nuk jemi me mire se Meksika ne ?
Nuk jemi me mire se Meksika?! Ne jemi ku therret qameti. Do fillonte tregetia e LHL-ve me xhihadistet si ne karadak.