Top Channel ka mundur të sigurojë njërin nga variantet e plotë të paketës së re fiskale, i përgatitur në zyrat e Ministrisë së Financave.
Drafti nuk është zyrtar, pasi qeveria thotë se ajo është në negociata me FMN dhe nuk ka marrë ende një vendim final, se cili do të jetë kuadri i ri i taksave pas 1 janarit. Por sipas variantit paraprak, paketa e re fiskale ndryshon një sërë taksash si në ulje ashtu edhe në rritje, të cilat gjithsesi në total e rrisin barrën fiskale në ekonomi me rreth 18 miliardë lekë më shumë nga sa është aktualisht.
Por cilat janë taksat që ndryshohen sipas draftit?
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar preket në disa zëra, si në ulje ashtu dhe në rritje.
Kështu, nga 1 janari qeveria heq TVSH-në për ilaçet dhe shërbimet shëndetësore, e përgjysmon atë për shportën e ushqimeve bazë nga 20 në 10 përqind dhe po në të njëjtin nivel taksa do të zbresë edhe për shërbimet akomoduese edhe hotelerinë.
Kjo është pjesa lehtësuese e kësaj takse.
Në kahun rritës, ndryshimet parashikojnë rikthimin e TVSH-së në masën 20 përqind për arsimin, të hequr nga qeveria e mëparshme dhe vendosjen e kësaj takse në operacionet hidro-karbure apo dhe importet e makinerive për kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën në Shqipëri.
Grupi i dytë i taksave që ndryshojnë është ai i pushtetit vendor. Qeveria heq nga 1 janari taksën mbi biznesin e vogël dhe ul tatimin mbi fitimin për këtë grup sipërmarrjesh nga 10 në 7.5 përqind.
Ndërsa taksa e ndërtesave që përdoren për qëllime biznesi dhe ajo e shtëpive të dyta do të rriten me dyfish nga niveli aktual. Veç taksave lokale, ndryshime të forta do të ketë edhe për akcizën, ku më kryesoret janë ajo e rritjes me 20 lekë të kësaj takse për çdo paketë cigare dhe heqjen e përjashtimit nga akciza për të gjitha lëndët djegëse që kompanitë prodhuese të naftës përdorin për nevojat e veta.
Grupi i fundit që ndryshon, është ai i taksave kombëtare.
Sipas propozimit, renta minerare për kompanitë koncesionare të naftës do të rritet nga 10 përqind që është aktualisht në 15 përqind. Po kështu rritje me pese lekë për litër mund të ketë edhe për taksën e qarkullimit, e cila paguhet nga qytetarët në çmimin e karburantit që ata blejnë, ndonëse për këtë nuk ka ende një vendim final të dakordësuar.
Paralelisht tatimi mbi fitimin për bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë në vit rritet nga 10 në 15 për qind, ndërsa për ato kompani të cilat zhvillojnë aktivitetin në bazë të marrëveshjeve që kanë me qeverinë si koncesionarët, tatimi mbi fitimin bëhet 20 për qind.
Paketa e re fiskale ndryshon jo pak shpërndarjen e barrës së taksave. Ajo lehtëson konsumatorët, veçanërisht shtresat me të ardhura të pakta dhe takson më fortë, kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit si naftën dhe kromit, në bazë të marrëveshjeve apo licencave që kanë marrë nga qeveritë, kjo e fundit një lëvizje e kërkuar më parë edhe nga shumë ekspertë të ekonomisë.
Veç politikës së taksave pritshmëritë janë që ndryshime të ketë edhe në politikat buxhetore, ku më kryesoret është ai i ngrirjes së pagave në sektorin publik, dhe përqendrimit të burimeve kryesore të buxhetit tek finalizimi i projekteve të papërfunduara. Kjo konfirmohet edhe nga një dokument konfidencial që qeveria ka dërguar në sekretarinë e Këshillit Kombëtar Ekonomik, ku këto politika pritet të diskutohen javën tjetër me grupet e sipërmarrjes./TCH
I plasi by.. Zenit.
Ai punon pa NIPT e pa licence ?
http://goo.gl/zHNT2C
Ne pergjithesi paketa nuk duket keq, por Tatimi mbi Fitimin 50% eshte i ekzagjeruar, nese eshte shifer e sakte, pasi do te rrise evazionin fiskal, si dhe do te krijoje kanale te qarkullimit te parase ne menyre informale!
Duhet te jete lapsus. Behet fjale per 15 %.
Franca e ka 75% ?
Dhe e anuluan taksen ne 75% me vendim te gjykates kushtetuese!
Mire bene qe kthyen tatimin 20% per arsimin, madje atyre duhet tu ngrihen taksat me shume akoma qe te detyrohen te mbyllen. Jane bere te gjithe qoftexhinjte e viteve ’90 pronare shkollash, ndersa gjithe drogaxhinjte pronare universitetesh.
e ke shprehur shume bukur.
Bravo, keto jane masat antikrize. Rritet qarkullimi i parase. Shpresoj qe keto mos te perdoren pee vepra si durres kukes , megjithe vlerat e saj madhore kombetare nuk perballohet dot nga ekonomi si e jona, perdorini per nxitje punesimi, arsim, shendetesi dhe politika sociale.
Vendosni turizmin ne plan te pare, ajo kryeveper qw po behet ne Vlore duhet bere edhe ne Durres e Sarande.
ky rama qenka i cmendur, dhe mbi te gjitha nuk e kuptoka fare ekonomine si funksionon…me mire te jap doreheqjen dhe te shkoj te bej ndonje pikture.po si u beka tatim fitimi i shoqerive 50%, po te veproj keshtu nuk do ket asnje te cmendur qe te vij te investoj ne shqiperi, dhe te gjitha aktivitetet do mbyllen ose trasferohen ne vende te tjera te rajonit me shpejtesi rrufe.Kur ti kuptoj rama pasojat shqiperia do jet fundosur per nje kohe shume te gjate…ky qenka ndershkimi i shqiptareve, qe pushtetin e marrin gjithmone te paaftet, po kjo eshte kaq e trashe sa duket e bere me qellim
Ekonomist leshi qenke ti shoku, me diplome Kristali nga sa duket. Ne nje ekonomi si e jona ku ata qe investojne jane vetem manipulatoret e sistemit sic ishte rasti i Belle Air rritja e tatim fitimit per bizneset e medha do te sjelle ne Shqiperi vetem ato kompani qe kane ne plan realisht te investojne dhe jo ata dordolecet tip Taci, e Mano me shoke. kjo takse do mbaje larg pikave kyce te ekonomise ku fitohet me shume firma fantazme qe lindin e falimentojne sipas kohezgjatjes se qeverise. kjo eshte ekonomia gjermane, amerikane dhe franceze te pakten.
ekonomist,
Une nuk jam ekonomist dhe kisha keto mendime paraprake :
– Jo cdo kryeminister ne bote eshte ekonomist. Trimi i mire me shoke shume i thone nje fjale. Nje kryeminister i mire duhet te jete kolegjial, te pyesi specialistet dhe te mos vendosi vete per gjera qe nuk i di si puna e Sales i cili mesonte kryeministrat e Gjermanise, Italise etj. Une jam i bindur, se kete sistem te ri fiskal nuk e ka bere Rama personalisht.
– Per sa i perket takses 50% per bisnesin mbi 8miljone leke ne vit, me sa di une, e kane edhe shume vende te tjera perendimore.
– Mos harro, se bisnesi i huaj eshte m.gj.ate i interesuar te vije tek neve, sepse rrogat e punonjesve shqiptare jane shume shume shume me te ulta se te vendeve perendimore europjane.
– Mos harro, se ky sistem i ri Fiskal nuk ka hyre akoma ne fuqi, sepse qeveria eshte ne bisedime me FMN.f
– Mua personalisht me pelqeu shume fakti, qe ka futur serish TVSH per aresimin, qe eshte bere gangrene per familjet shqipare, te cilet kursejne si qeni per te shkolluar femijet dhe marrin ne fund fare diploma pa vlere. Tregu eshe mbushur me juriste, ekonomiste, profesora, doktara shkencore qe jane katandisur kamarjera. Dora e fshehte e tregut nuk eshte Jesus Krishti, tregu komandohet nga oferta dhe kerkesa dhe jo njohjet partiake ose familjare.
– Ne se FMN futet ne Shqiperi perseri, mendoj ,se ajo nuk do te pranoje, qe pagesat ne sektorin publik ( administrate publke ) te mbeten ne nivelin qe jane tani. FMN ne Greqi beri namin me rrogat dhe numirin e punonjesve te administrates duke i ulur ato.
Ketu me kujtohet fakti, se Rama ka premtuar, se duke filluar nga janari do rrisi rrogat e mjekeve, infermjereve dhe policeve te RENAS. Mendoj, se ketu kemi nje kontradikte.
– Me pelqeu rritja e takses per ata qe kane nje shtepi te dyte.
Pra sic duket hapi i pare, reforma Fiskale, po hidhet, tani te presim edhe hapin e dyte shkurtimet ne shpenzimet publike dhe administrative. Ne se shef tv italjan ata kane me se nje vit qe diskutojne te pergjysmojne numurin e deputeteve, tju heqin shpenzimet, te heqin fare komunat.Me nje fjale vetem shkurtime shkurtime me qellim qe te zvogelojne borxhin publik prej mbi 2mije miljarde e 600miljon Euro. Italia vetem per interesat e borxhit publik paguan cdo vit mbi 85miljarde Euro, ndersa neve mbi 500miljon Dollare.
Ardhja e FMN do jete nje thike me dy presa.
Une personalisht e uroj qeverine per shpejtesine e masave te drejta qe po merr.
Persa i peret rrogave te punonjesve, ne Itali, per nje sipermares italjan, kudo ne bote, punetoret ne nje vit kushtojne :
Nje punetor italjan : 34.500 Euro, , nje punetor kinez 6.900 Euro, nje punetor rumun 2.900 Euro dhe nje punetor indian 660 Euro.
fuks, ti je i pandreqshem anti Rama
50% tatim mbi fitimin duhet te jete ndonje gabim ne shkrim. Nese eshte e vertet e mori lumi ekonomine Shqiptare.
Per taksat qe do kete individi ne kurriz nuk flasin fare. Mesa duket me te futur eshte!
Po taksa per veturat e shtrenjta,per te pasurit,ku eshte ?
Jepi plako jepi se ja ke q.. nonen ktij mileti..
Eshte lapsus, perndryshe te gjithe ne protest per te mbrojtur pronen
Sot eshte projekt, neser mund te behet ligj , por le ti kthehemi fushates , eshte premtuar heqja e TVSH per ushqimet e shportes, premtuar zero lek tatim per bisnesin e vogel , pastaj ndryshoi u tha 5%, tani po na del 7.5, u tha qe do ulet nafta tani po del qe do rritet , eshte thene gjithashtu qe tvsh per energjine per konsumatoret familjare do behet 6%, ketu nuk permendet fare , tani une vertet kam votuar rilindje , por thjesht po them cfare eshte premtuar, biles kam qene shume i vemendeshem gjate premtimeve elektorale te RAMES , meqe Berisha skishte cpremtonte se e dinte gropen ku e kishte futur vendin, programi elektoral eshte 4 vjecar po xhepat tone smund te presin majin e 2017 per te pare premtimet.
Po ti mire e ke , po ajo qe me ben cudi mua eshte se gjithe ky popullnuk i pa xhepat qe po i zbrazeshin per 8 vjet qe nuk foli asnje fjale , vjen tjetri dhe thot une po te lehtesoj zoteri ty qe je ne nevoje , te premtova 0 por po e shoh qe gropa eshte me e madhe nga ce dinin te gjithe , ndaj spo ta le 10 po po ta bej 5 . Por jo prap shqiptarit nuk i pelqen eee cfare duam ne ……….
Vet Rama ka pohuar qe premtimet e fushtes fo ti mbaje. Mendoj se drejtoheni shum ashper e shume pa menduar kur thoni se ato premtime duhet te mbahen shum shpejt. Ai ka premtuar edhe shendetesi falas ama nuk eshte dicka qe mund te arrihet qe ne vitin e 1 apo te 2. Duhet buchet i madh te cilin se kemi. Te rekuperosh nje shtet kaq te demtuar sa ne do kohe dhe mendoj se gjithca po fillon ne menyren e duhur.
MirE do te ishte te futeshin ne skeme parat qe qarkullojne nga qirat e shtepive ,zyrave ,dyqaneve . PRONARET E TYRE DUHET TE TAKSOHEN SE JANE GOXHA PARA.
Kur shikoj ca qe thone “me pelqen kjo pakete taksash” kuptohet qe eshte ndonje sahanlepires partiak qe jeton vetem me ndonje leke te piset te padeklaruar, ndonje rrjepacak qe pret 2 leke 2 qyl. Si mund te jete e mire kjo pakete kur gjeja e pare themelore eshte se rritet me 70 leke cdo karburant. Dhe ju te diturit e dini qe rritja e karburantit con zinxhir rritjen e te gjitha cmimeve sidomos ne shqiperi ku nuk ka kontroll ku abuzohet per cdo gje. Vetem kjo mjafton per te thene qe ka genjyer Rama, pa permendur uljen e tvsh per ushqimet, energjine… shendetesi falas thoshte se dilte e gerthiste po ata qe skane leke ku do kurohen.. Ja pra te na e thote tani pas 3 muajve, ata qe skane leke per ne privat ku do kurohen o Edvin??????????????????????????
Ata qe nuk kan leke te kurohen ne privat skan patur para edhe gjat qeverisjes se Saliut. Pse ateher nuk thonit gje e tani ankoheni ? Shendetesia falas do te behet kur te ket me shum buxhet dhe kjo do kohe. Dhe sic e kemi par te gjithe ka filluar te ket me shum kontroll nga qeveria keshtu qe skeni goje te flisni. Qeverisjen e ka per 4 vjet jo per 100 dite qe flisni per premtime te pa mbajtura.
Me sa duket ne Shqiperi do te vazhdoje zakoni i premtimeve te pa mbajtura. Nese kjo pakete hyn ne fuqi keshtu sic po flitet ne media, duhet ta harrojme rritjen e rrogave, madje rrogat do te pesojne ulje si ne shifra ashtu edhe si pasoje e rritjes se cmimeve per produkte si nafta (dhe sherbimet zinxhir te lidhura me te). Biznesit te vogel do ti ulet TVSH por do te rriten kostot (taksa per objekt ku behet biznes, transporti etj). Renta minerare e rritur 15% nga 10% qe ishte do te beje qe te gjitha kompanite e huaja te terhiqen brenda pak viteve (1 ose 2 vjet) nga Shqiperia (duke besuar se nuk do te kete kompani te favorizuara sic ka patur me pare). Kushtet e forta qe do te vendose FMN ne shkembim te fondeve do te ndikojne gjithashtu ne nje perkeqesim te buxhetit te familjeve, tek e fundit FMN eshte e interesuar te marre mbrapsht parate ne nje kohe sa me te shkurter dhe jo se me cfare e ha buken shqiptari. Besuam shume per nje Rilindje, por me sa duket duhet shtrenguar rripi se dimer i madh po vjen! Gezuar festat ne mundshim te festojme!
Keto nuk kuptojne te thjeshten:Nese rendohet me taksa bisnesi i madh,barra do te bie mbi bisnesin e mesem e te vogel dhe popullin,pervecse edhe i madhi,per shkak te taksave te rritura do te rrallohet;rezultati do te jete se do te rritet papunesia,do te varferohen me teper konsumatoret e jo do te lehtesohen.Eshte nje formule tashme e njohur dhe e provuar ne bote,mjaft e demshme sidomos per shtete te vegjel,te varfer,me bisnese qe sapo kan lindur…
Kush me tregon, a mos u zgjodh drejtori i Drejtorise e Arsimore Rajonale te qarkut Tirane ? U paragjykua para tre diteve se do te zgjidhej gruaja e dajes se Ilir Metes ( ajo e komanduara).
Mesa duket lexoni njeri tjetrin jo cfare shkruhet ne shkrim. Edhe te dhenat edhe konkluzionet..
Tatimi mbi fitimin mendohet te jete 15% per firmat mbi 8 miljon leke. Keshtu duket se shkruhet. Ky tatim duket i ulet akoma dhe eshte mire duke u bazuar ne rritjen e konsumit duke ulur barren tek shumica konsumatore. Ceshtja eshte mos rritet tatimi mbi pagat e shtreses se mesme apo drejtuesit e firmave me paga te larta per ne Shqiperi. Keta nuk hyjne akoma te quhen te pasur, aq me shume qe nuk behet fjale per pronare me te ardhura te medha.
Po beji si te duash o Edi Une nuk kam ndermend te paguaj taksa boll pagova taksa per malokun. Ne shyqyr e hoqem ate qe te mos paguajme taksa Te paguajne Zamiri me shoke qe na nxoren nga tregu
ore ku e gjeni kete taksen 50% se une nuk e shikoj te permendet 50% tax mbi fitimin?
Po taksa mbi të ardhurat personale “u harrua”? Qeveria përpara se të zbatojë një reformë, duhet të kryejë studime të thelluara mbi koston e jetesës dhe se si nuk do e dëmtojë taksapaguesin e ndershëm. Asgjë nga këto nuk është bërë dhe unë si banor i këtij vendi e ndjej veten të dhunuar nga qeveria ime. Kam një rrogë që mund të konsiderohet e mirë në vendin ku jetojmë, por me shenzimet që duam apo nuk duam, jemi të detyruar t’i bëjmë, kur vjen fundi i muajit nuk mbetet gjë mënjanë për të menduar për një siguri si për vete edhe për fëmijën. Madje kam përfunduar me një makinë nga më ekonomiket, nga ato më të voglat që mund të ekzistojnë. Më ka pëlqyer një artikull i një gazetari ku thoshte që kam një rrogë të barabartë me të politikanëve (ajo e ditura, e deklaruara), kam një makinë mesatare, dhe bëj një jetë mesatare. Nuk e kuptoj thoshte se si ia dalin politikanët me të njëjtën rrogë të kenë makinat më luksoze, të kenë nga tre palë shtëpi, në plazh, mal e Tiranë. Edhe unë nuk e di nëse qeveria do e bëjë studimin mbi koston e jetesës bazuar mbi rrogën e tyre të borderosë, apo do të kryejë një studim real. Me këtë taksë stimulohet fuqishëm fshehja e të ardhurave – pra rritje e informalitetit, që ne e kemi të lartë e duhet ta ulim. Futja e FMN-së mund të ketë disa të mira të vogla, por për mua si taksapagues i ndershëm dhe që nuk kam asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës, do të më dëmtojë shumë, pasi një taksë prej 25% është vrasëse. Ndaj edhe do të ngrihem të protestoj kundër qeverisë sime. Qeveria nuk na dëgjoi për mbetjet siriane, por ne do bërtasim edhe më fort, sepse jemi të ndershëm. Ne do të veprojmë që të dëgjohet zëri jonë!
Mire se erdhet ne dicka reale sepse deri tashi kemi folur pa fakte. Vlen te theksohet nje gje qe tatim mbi vleren e shtuar eshte nje tatim qe paguhet nga bleresi i fundit pra ne konsumatoret qe do te thote qe cdo rast qe ulet perfitojme ne e ne cdo rast qe ngrihet e hame ne.
Cdo takse tjeter pervec asaj te tatim fitimit do te paguhet nga ne. Vete artikulli thote sesa do jete vlera e shtuar ne buxhet nga ky ndryshim mbi taksat plot 18 Miliarde lek. Ja pra sa shume do paguajme ne konsumatoret dhe tatim paguesit! me vjen keq qe me kete situate qe jemi ne do njeohim vetem rritje cmimesh pra do kemi inflacion me shume por i kontrolluar sepse te ardhurat per fryme nuk eshte se po shtohen. po tatimet e reja te dyfishuara si ajo e shpiajave. Shikoni ne shqiperi ka nje kaste te korruptuarish Gjygjtare prokuror shtetare qe i bie qe keta po taksojne veten dyfish po mire por ideja eshte sesi do i dali me keto rroga qe kane do i dali Rames te paguaj per shpine e pare e te dyten ne Dardhe apo edhe te treten ne Dajt nuk e di jam skeptik se kjo do ndodhi. Ndersa per ate shtrese qe eshte marre me bizes te vogel apo te mesem apo dhe nje individ qe ka punuar me djersen e ballit per te bere jeten e vet me te mire duhet te paguaj dyfish nderkohe qe tregu ka rene ekonomia eshte ne renie te lire forca blerese e konsumatoreve eshte e njejte si me ate te vitit 1994 dhe si perfundim biznesi i ndertimit ai qeperbente 20% te GDP do njeohi vetem renie sepse nuk do blihet shtepi te dyta, po pse Keshtu rimekembet ekonomia keshtu (supozohet me lart)qarkullon paraja. Jo I nderuar Z Rama kjo ne kete situate qe jemi do perkthehej ndryshe ne opinionin tim
Nje qeveri ne djete pra jo gjithe ato ministri ku ti i bere te kenaqesh egot dhe kerkesat e te tuve si dhe aleateve Nje administrate me te vogel por me shume profesioniste. Nje taksim stimulues per te bere biznes dhe investuar si nga Shiptare ashtu dhe te huaj me shume shkolla teknike e profesionale qe te kete me shume investime sepse me kete kualitet te Studimeve te larta ketu Burimet Njerezore jane nje fjasko e vertete. KArburantin e rrit po a keni bere nje analize ju Zoterinj Te financave sa e rrit koston e prodhimit apo te biznesit ne total nje gje e till, a keni menduar sesi do i indeksoni paget ne menyre qe te rritet forca blerese per te mbuluar keto kosto shtese. A keni menduar te permiresoni administraten tatimore e te mos beni lista per 150 vendet vakant ku gjoja do i merrni me konkurs e ku po hahest LSI me Ju qe te kete 70 veta ne ket liste apo te kete 50 veta po perse keshtu do besh shtet Z Rama.
Une jam i perfaqsuar e kam thene dhe njehere tjeter qe do te thote ke patur mbeshtetjen time por jam shume i sinqerte me veten qe them po gabon. Me keto rritje taksash duhet te shohesh sesi te kontrollosh informalitetin e nese njerezit hyne me lista ne Tatime Shteti jot dhe takimi Yt me HISTORINE do jete i deshtuar
Sinqerisht nje gjytetare (jo nga pikpamja gjeografike por nga ajo gjuhesire-kulturore;-institucionale)
shume e thjeshte,ketu thote qe do rritet bara fiskale 18 miliarde leke, ne nje menyre apo ne tjeter te gjithe do paguajne ,dmth nuk ka rritje mirqenje,keta do ja fusin popullit dhe do vazhdojne gjithe kohes do thone nuk kemi cbejme e ka fajin Saliu ,si do tatosh bizneset e medha kur ato jane te krimbura ne borxhe?Ne momentin e pare qe do rritet cmimi i hidrokarbureve ja ke fut konsumatorit dhe nuk e lehteson ne asnje lloj menyre,dite me te keqija duket se po vijne .
Bravo .Heqja e tvsh per ilaçet e sherbimet shendetesore eshte veprim I drejte sepse shendeti nuk eshte mall.Keshtu e quante vetem sherefedini e ridvani me duket se keta te fundit jane tregetaret e kasave.Me falni “harrova”.jane te ministrise se financave