Banka Botërore ka dhënë alarmin për rritjen e borxhit publik në Shqipëri.
Për shkak të vendimit të qeverisë së shkuar për të hequr kufirin e borxhit, këtë vit ai mund të shkojë sa 72% e prodhimit të brendshëm bruto.
Ndërsa nëse nuk merren masa, Banka Botërore thotë se ky borxh në vitin 2020 mund të shkojë në 84%, çka do të ishte fatale për Shqipërinë.
Për të shmangur këtë gjë, Banka Botërore thotë se duhet të ndërhyhet në taksa, pensione dhe energjetikë.
“Shqetësim madhor për Shqipërinë është borxhi publik. Tavani prej 60% u hoq në vitin 2012 dhe kjo ka bërë që borxhi të rritet ndjeshëm. Deri në fund të këtij viti parashikohet të shkojë në 72%. Nëse vazhdohet kështu, ne parashikojmë një skenar që parashikon se niveli i borxhit në 2020 mund të shkoj deri në 84% të prodhimit të brendshëm bruto.
Shqipëria mund ta ndryshojë këtë fakt vetëm me reforma të thella fiskale, duke ndërhyrë në taksa në skemën e pensioneve dhe në sektorin energjetik”, tha në prezantimin e raportit për Europën Juglindore, Abebe Adunga.
Ai pohoi se rritja ekonomik këtë vit do të jetë 1.3 deri në 1.4%.
Ndërkohë, Elen Goldstein, drejtoresha e BB për Europën Juglindore, tha se Banka Botërore pritet ta ndihmojë qeverinë shqiptare me 100 deri në 200 milion dollarë.
“Ne po shohim mbështetjen e Shqipërisë në reformat e mbledhjes së të ardhurave, të reformave të sistemit financiar dhe një mbështetje buxhetore për pagesat e prapambetura të bizneseve. Gjithsesi nuk mungojnë edhe projekte investimesh, që kapin shumën e 86 milion dollarë. Shuma për mbështetjen financiare ndaj qeverisë që do të ofrojmë do të varet prej buxhetit 2014 dhe kjo mund të variojë nga 100, deri në 200 milion USD”, tha Goldstein.
Në lidhje me vendosjen e taksës progresive, Goldstein tha se mund të funksionojë. Por, sipas saj, më e rëndësishme është mbledhja e taksave.
“Të dyja sistemet e taksave mund të funksionojnë. Këtë e kemi parë në disa vende dhe për Shqipërinë mund të jetë kështu. Gjithsesi, më e rëndësishme për momentin është mbledhja më e mirë e taksave”, tha ajo.
I LUMT SALES DHE HAJDUTAVE TE TIJ….E ZHYTI SHQIPERIN NE BORXHE, VARFERI, VODHI DHE SA DESHEN….EDHE ASNJE GJEMB NUK JU FUT NE KEMB.
DREJTESI LESHI, SHTET LESHI.
o shqiptar cohuni dhe dilni perpara gjykateve. te burgosen dhe tu merren parate ketyre maskarenjve.
Banka Boterore vetem te jape borxhe kerkon dhe me sa duket Edi Rama eshte shume i predispozuar te zhyse shqiptaret ne borxh me te madh dhe pastaj te shkoje e te fleje perseri neper hotele me 4,000 Dollare nata si ai qe thone se fjeti Rama ne SHBA. Kaq duhen per ta ngrene te gjithe borxhin neper hotele luksi Edi Rama me origjine fshati dhe t’i paguaje populli pastaj.
Kerkojne te marrin parate e kursimeve nga xhepat e shqiptareve me Skemat Diskriminuese te pensioneve, te cilat nuk i kane as vendet me te zhvilluara te botes perfshi SHBA.
Po te jete fjala per borxh, se pari duhet te shlyhet ai qe u takon pronareve. Pse nuk e fut ne llogaritje kete borxh Edi Rama? Ky eshte Plani i Katovices ne veprim prej 23 vitesh.
Gjithe populli shqiptar thote se Bizneset e medha jane bizneset e pushtetareve hajdute ne bashki apo qeveri, qe kane vjedhur keto 23 vjet parate e popullit shqiptar.
Dhe Edi Rama, me fjalen Rilindje, te kopjuar nga parardhesi i tij Sali Berishes (gazeta Rilindja demokratike) thote se vetem Bizneset e medha nuk do i kontrollojne Tatimet, kurse bizneset e vogla do kontrollohen nga Tatimet, qe t’ua marrin edhe kursimet e gjithe punes se tyre per te mbushur arken e vjedhur nga hajdutet me pushtet ne bashki apo qeveri gjate 23 viteve.
Ku e gjen te drejten Edi Rama te perjashtoje nga kontrolli tatimor Bizneset e medha? Deloitte&Touche apo cdo kompani tjeter auditimi qe kontrollojne bizneset e medha, ne fjaline e pare te raportit te tyre shkruajne se nga pasqyrat financiare te vena ne dispozicion nga biznesi i madh nuk duket se mund te kete probleme mashtrimi financiar, por ne qofte se ka probleme mashtrimesh financiare nga biznesi i madh, atehere kompania e auditimit nuk mban asnje pergjegjesi dhe ky eshte mashtrim i biznesit te madh.
Ku e gjen te drejten Edi Rama te perjashtoje nga Kontrolli Tatimor Bizneset e medha per gjate gjithe vitit? Ne cilin vend te botes, bizneset e medha perjashtohen nga kontrollet tatimore gjate gjithe vitit? Ne gjithe boten e qyteteruar dhe te zhvilluar kontrollohet rreptesisht biznesi i madh dhe tolerohet gjeresisht biznesi i vogel, kurse ne Shqiperi ndodh e kundertra.
Duket se parate e krimit te organizuar gjate 23 viteve, parate e vjdhura te popullit shqiptar nga pushtetaret ne nivel Bashkie apo Qeverie e te cuara neper “Bizneset e medha”, tashme nuk do te kontrollohen nga Tatimet me Bekimin e Edi Rames, i cili thote se biznesi i madh do te vetekontrollohet dhe nuk do te kontrollohet nga Tatimet!
Na e kena pas borgjin 62%,
ju e quet 90%.
Jazek u kjoft!
http://goo.gl/kL94aU
o Marash i maleve, o i biri i pyllit… meso njehere shqip…
O nino i mocaleve biri halese — shqipe eshte edhe ajo qe po flet Marashi
o marash ikore lesho delet e dhite me ate rast terhiqi edhe ti nje bark jonxhe…or tejjj…
nino e toni
Mos kceni si kacagjel bre se nuk ju shajta nanen!
kjo eshte ajo superfuqi ekonomike e renditur pas gjermanise,merite e super fshatareve si bode apo sherefedin shehu e kompany,me ne krye te semurin mendor sekretarin e pph-se serbin sali,keta bastarde i nxorren fundin shqiperise tone se nuk u ngopen nga sudet por i dhane doren e fundit keto 8 vjet …
FMI e besoj po BB se besoj jan nje kompani hakdutash qe mendjen e kan vetem per ta marr ca lek vendet e varfera!!
bb vepron vetem ne vendet e varfera dhe jo te te pasurat e pse??
dihet pergjigjiaa
Shteti duhet te marri vetem rekomandimet e FMI ato jan me te besushmet dhe me te aplikueshmet
sa per borgjin, nuk ka filozofi te madhe duhet te uli shpenzime publike
duhet te perdori shpenzimet ne sektore ku jep rritje ekonomike dhe jo si saliu qe na rriste pensionet etj etj
se ja rrezultatet e saliut, borgji esht rrit dhe rritja ekonomike esht ne rrecesion
shteti te ket kujdes mos te marri kot borgje!
Sipas jush rritja e moshes per te dalur ne pension ne nje kohe qe ka papunesi te madhe tek te rinjte qenka keshille e mire? Po rritja e tarifave te elektricitetit, ju duket e arsyeshme? Ne France ku jetoj une, tarifat jane me te uleta se ne Shqiperi, ne nje kohe qe rrogat jane me te larta.
Jo vetem qe pensionistet marrin para te pamjaftueshme, por edhe jane pre te nje sistemi shendetsor sharlatan.
pyte nje pensionist qe ka dike ne shtepi te papun
a do ishte me mir qe me ato lek qe shteti mund ti japi ti perdori per te punesuar djalin e tij apo qe ti rritej rroga??
un nuk po flas per rritje te moshes se pensionit un po flas per te mos u rritur rroga e pensionit!!!!
esht e provuar shkencerisht qe rritje e pensionit dhe pagave nuk sjell rritje ekonomike ne termat afatgjat !!
ne vendet europes esht rritur mosha e pensionit deri ne 67!!!
cfar do ishte me mir per shoqerin punesim apo rritje te pensionit???
po nuk ke faj ti por fajin e kan tv qe gazetaret ne shqiperi jan 0 ne vend qe te merren cfar do behet me ekonomin merren cfar tha njeri e cfar tha tjetri!!!
Une u bazova tek thenia juaj qe “qeveria duhet te marri vetem rekomandimet.” Disa prej rekomandimeve qe jane bere nga BB kane te bejne me rritjen e moshes se pensionit dhe rritjen e tarifave te elektricitetit.
te shkurtohen te ghithe stafet e cdmunave,
B.B me sa duket nuk paska informacion zyrtar per vjedhjet,fajin ja faturon pensioneve.
Kjo eshte nje skeme dogmatike e B.B,qe rekomandohet ne çdo vend,ku ekonomia shkon keq.
Ndaloni vjedhjet,dergoni hajdutet perpara drejtesise !
kjo kembane kaq e madhe duhet te beje qe ata qe deri dje ne pushtet te mos flene gjume por te gjejne rruge fillimishte per te ndihmuare dhe gjetur ku jane harxhuare keto para,pastaj vete te shkojne te japin llogari,te mos fshihen kurre nen perden e imuniteteve politike te dhjera dhe te perrmjerra.
Nga keta qe nxjerrin barkade partite dhe politikat duhet te marrin super denim ne emer te popullit se edhe vjedhjet i kane bere ne emer te popullit qelbesirat e kombit,ne nuk durojme me duame drejtesi dhe kete ja kerkojme qeverise se re dhe Rilindjes.
Po na tregoka Banka Boterore ate qe na e di ashti i jone.Kemi vite qe e dime,skemi mbetur te na e tregojne ata qe ferkojne barkun per kete telendisje te parase publike shqiptare.
Gerdeci u be me VKM.Heqja e kufirit te borxhit u be me VKM.Kriminelet kane emer dhe duhen rrjepur(konfiskuar) deri ne kanatjere, per ate qe i kane bere ekonomise dhe parase se Shtetit Shqiptar.
rritja e borxhit ne 8 vite te udheheqjes se demokrateve ishte veten 4% .Mos harroni se ne kte rritje ka investime kolosale ne rruge ,rruga e kombit ,tuneli i elbasanit .Pa ardhur mire per tre muaj kemi rritje dhe parashikohet me kape majat.
EDHE KJO DUHET, TE DALIN NJERZIT NE PENSION 70-75 VJEC DHE RINIA TE RRIJE PA PUNE,KJO ESHTE “SHKENCE” EKONOMIKE NDER ME FATALET QE DO TE SHKATERROJE NJE OSE DISA GJENERATA TE TERA.PREDIKUESIT E KETYRE REFORMAVE SHIKOJNE VETEM PAGAT SUPERSONIKE TE TYRE ME SHKATERRIMIN TOTAL TE NJERZIMIT DUKE I KTHYERNE SKLLEVER ASHTU SIC PO KTHEHEN NE TE GJITHE EUROPEN E BASHKUAR,KU VARFERIA ESHTE E TEJSKAJSHME,CDO DITE NE ITALI MBYLLEN 30 NDERMARRJE DHE MILIONA PUNETOR JANE RRUGEVE.ANDA SIC KA MBARUAR PARA DISA VITESH SISTEMI KOMUNIST,TANI E KA RRADHEN SISTEMI KAPITALIST. PROPOGANDA ZYRTARE PO VAZHDON PREJ VITESH QE KY VIT DO JETE ME I MIRE SE AI I KALUARI E NE TE VERTETE CDO VIT ESHTE ME I RENDUAR. NJERZ HAPNI SYTE.
Ca i bo ketyne 200 milioneve ORGANIZATA e hajduteve Lsi o none none hajde se me 25 dhjetor do te kete rilindje ajo e Krishtit se kjo e jona ka hik per LESH.
me pak fjale. te arestohen urgjentisht pushtetaret tu sekuestrohen pasurite e parate ti kthehen buxhetit te shtetit. ne 8vjete grabitje besoj do jene mbi 2mld euro qe do mbushin arken e shtetit. cdo forem tjeter eshte humbje kohe ose ystifikim. ti biem shkurt parate jane i ka hajduti e skemi cfare ti bejme. ose kemi cfare ti bejme por nuk duam ti bejme azgje.
Borxhet nuk i kthejme edhe Pike. Cka njeri qe je borxh mat rezikun qe mère kur i je ato pare.Bankat nderkombtare Kane luajtur ruleten ruse Duke i dhane borxhe nje shtetit pa ekonomike,pra pse te ban ne te barr e ata te fitojne? Jeni marr rezikun e falimentimit tone,OK,tash thon radios pareve..shqiptareve mundeni edhe nje a d’y muaj me ju vu taxa ,po déri kur do te durojne rrjepje qe po ju behet ?
Per rrugen e cilit komb e ke fjalen ti moj Arta? Sa per mua kombit do ti ishte nevoitur me shume investimi ne hapjen e vendeve te punes sesa kjo rruge qe nuk i hyn ne pune as dreqit. Po mbase e ke fjalen per kombin Serb , atyre po qe ju nevoitet nje dalje ne det, dhe me mire se Sali serbi kush do tia sguronte kete dalje? Sa per dijeni gjysma e kombit jeton ne Bathoret e Shqiperise se mesme gjyma tjeter ne jug. Nese e ke fjalen per Kosoven ata jane shtet me vete ,nuk mund te ndertojme rruge me taksat tona per ti bere favore nje shteti tjeter.
Ne do ti paguajme te gjitha mos kini merak.Ja do te filloje me rritjen e moshes se pensionit gjasme si propozim i BB.Shqiptaret nuk do te kene rastin te marrin pension sepse prane institucioneve do te celen edhe dhomat funerale dhe keshu nga puna ne babesen e fundit dhe i mbyllim hesapet.Zoti e dhente qe t’i veme perpara qeveritaret.Shendet dhe ………kembe te forta.