FOTO LAJM/ Momenti kur policia merr zvarrë ‘armikun e partisë’

9 Dhjetor 2013, 12:18Politika TEMA
FOTO LAJM/ Momenti kur policia merr zvarrë ‘armikun e

Prej ditësh përflitet se një nga njerëzit më të fuqishëm në Korenë e Veriut është shkarkuar nga detyra.

Bëhet fjalë për Jang Song Thaek, burrin e hallës së liderit Kim Jong- un, që mbante postin e numrit dy të ushtrisë.

Tani është vetë vendi komunist që konfirmon largimin e tij, duke publikuar pamje të momentit kur policia e nxjerr zvarrë nga salla ku po mbahej një takim i një profili të lartë. I pranishëm në takim ishte edhe Kim Jong- un.

Në deklaratën zyrtare, Thaek akuzohet për një seri krimesh, që “shkojnë përtej imagjinatës”.

Ai akuzohet se ka shkuar me femra, se ka abuzuar me alkoolin dhe se ka bërë një jetë të shthurur.

Por nuk ndalet me kaq akuza. Ai madje thuhet se ka ‘ëndërruar ëndrra të ndryshme’.

Si të mos mjaftojë kjo, imazhi i tij është zhdukur nga historia e vendit, pasi në një dokumentar të publikuar së fundmi për jetën e Kim, është fshirë figura e burrit të hallës.

Disa ekspertë mendojnë se Kim, 32 vjeç, po tenton që ta rrethojë veten me të besuar të rinj./ep

16 komente në “FOTO LAJM/ Momenti kur policia merr zvarrë ‘armikun e partisë’”

  1. Lali says:

    Pse mor Kim me burrin e halles keshtu, per nje qethje flokesh qe te beri gabim……mos e pushkato sille ne shqiperi se Saliu keta i kerkon per ne partin e tij , i vendos se bashku me Kulicin per sigurin!!!!!!

  2. sali trapi says:

    Ore,ke ndonje foto tjeter ti???,,,,sepse s’po shikojme ndonje “zvarre”ketu???.

  3. Treviso says:

    Mjere populli korean me se i ka ra llotaria te udhehiqen. Duke studjuar jeten e tije, do ta krahasoja me nje mije te ujrave te zeza. I afrohet pak edhe udheheqsi jone i p.Demokratike, zoti Lulzime Basha, por jo me ate pushtet.

    1. Flora says:

      pas 4vjete nese jo me heret e ki kryeminister, qe do te jete me i miri i Shqiptarise dhe ndoshta edhe ma i mire se Dr. Sali Rame Berisha.

  4. moni says:

    Qenka njelloj si me fotot e Mehmet Shehut…

  5. bbb says:

    Sille ketej nga Qafe Kerraba se e rregullon Sala ate pune…

  6. Salmanasari says:

    I shkreti burr
    Tash po mendon
    “per nnji pidh m’xu nata jasht!”
    C deshe qe qive!
    Ti bije me dor sic aplikon tan Partija

  7. rilindje ! says:

    C’ke me Lulzim Bashen,more ti tevegjel,treviso.Jan te rralle djemt e ndershem dhe te kulturuar si ai;vetem ato qe jane e kunderta e tij mend ta shajne;more propgandist i rendomte e sigurims i felliqur.

  8. shkodran says:

    si thoshte kryetarja jone e nerume;
    “qiteni per zhelesh perjasht ate more….”

  9. koli says:

    Mire ky me burrin e halles,po kemi Everin tone me burrin e motres.Kjo pjell social-kamuniste.

  10. stiverives says:

    po ti kete bere ato qe akuzohet atje ka ligje dhe vertet vepron ligji cfaredo qe te jesh jo si ketu te vrasin naten e te qajne dite ska ligje fare ligji eshte paraja droha dhe mafia.

  11. Treviso says:

    Per Rilindjen.
    Ti nuk je rilindje por je rivdekje qe te vika keq per Lulzime Basha.
    Lulzime Basha do te japi llogari per rrugen e Kombit dhe per vrasjet e
    11 Janarit si ish minister i Brenshem i qeverise Mafjoze. Pas atije e ke rradhen ti.

  12. neo says:

    Pse burri halles ka shkuar me femra dhe ka bere korrupsion e rrasin ne burg … Kurse ne Shqipieri burri i halles se kryeminstit apo burri i xhajes ku ta dime ne … ngasin BMW X6 … me trualle ne det … ose me nenshtetesi si ti doje bytha. “I serviloset gjithe fshati” se eshte miku i filanit.

  13. Tani says:

    Komuniste te ndyre, e vetmja gje e mire qe keni bere, keni ngrene edhe koken e njeri tjetrit.

  14. rilindje ! says:

    Treviso,
    nuk them kot se je teveqel,eshte 21 janari e jo 11 janar.E degjove gjeneral Perellakun,ne emisjonin “kur u vrane gjeneralet”,nje nga ata sherbetoret kriminele te kryekriminelit E.Hoxhes,je edhe ti,qe intrigonit,akuzonit dhe vrisnit njeri tjetrin pa asnje faj e pa asnje fakt.Eshte e qarte se je nje ish spiun i sigurimit,qe po pellcet nga inati se humbe 800 lekshin qe te jepnin per spiunlleqet qe beje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje