Washington Post: Paditet ish- ministri shqiptar, rrezikon 7 vjet burg

9 Dhjetor 2013, 21:16Politika TEMA

Lajmi se një ish- ministër i qeverisë së djathtë në Shqipëri është paditur për abuzim me postin, është raportuar edhe nga mediat e huaja, kryesisht amerikane, bazuar mbi një raport të Associated Press. Më poshtë është shkrimi i publikuar nga Washington Post, gazeta e rëndësishme amerikane

 

Qeveria 3- muajshe e socialistëve në Shqipëri thotë se do të kërkojë ndjekje për ish- ministrin e Mbrojtjes të konservatorëve me akuzën e korrupsionit, duke sjellë një tjetër moment konfrontimi mes dy partive dominuese në vend.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha të hënën se ajo do u dërgojë autoriteteve të drejtësisë prova që implikojnë paraardhësin e saj, Arben Imami, në abuzim me detyrën dhe keqmenaxhim të fondeve publike- krime që mund të dënohen me maksimumi 7 vjet burg.

Imami i ka mohuar akuzat duke i quajtur veprimet kundër tij një “akt hakmarrje primitive”, të dirigjuara nga kryeministri socialist, Edi Rama.

“I them zotit Rama se po kalon një kufi ligjor, etik dhe politik. Kërcënimet e tij nuk frikësojnë atë,” tha Imami për reporterët jashtë zyrave të partisë së tij.

Partia Demokratike e Imamit, në pushtet për një kohë të gjatë, humbi zgjedhjet në qershor dhe dorëzoi formalisht pushtetin tek socialistët në dhjetor. Dy partitë janë ngërthyer në një rivalitet të ashpër dhe akuzojnë vazhdimisht njëra- tjetrën për korrupsion.

Grupi i avokatisë, Transparency International, e rendit Shqipërinë në vendin e 116-të nga 177 vende në indeksin e korrupsionit për vitin 2013.

23 komente në “Washington Post: Paditet ish- ministri shqiptar, rrezikon 7 vjet burg”

  1. EURO MALOKU says:

    7 VJET ????
    PSE VETEM KAQ PAK?
    KJO ESHTE TE TALESH ME SKIPETARET….

    1. i___ says:

      Se aq e ka ligji per ato vepra qe eshte akuzuar. Nqs do behet me nga 20-30 vjet se keshtu duam ne, kthehet njesoj si ne gjyqet e 46 ku u denuan se ashtu donin ata(komunistat ne emer te popullit) dhe te pafajshmit

      1. sAVO dUKATI says:

        ( DHJETORI! mOS JE ANALFABET APO FASHISTË? kOMUNISTËT NUK KRITIKOHEN SE VRANË VJEDHËSIT E POPULLIT, DHE FUKARASË, PËR KËTË BËN REFERENDUM DHE TË SIGUROJ SE POPULLI 100 DO VOTOJ MIRË JU A BËN. kOMUNISTËT DËNOHET SE VRAN LIRINË, VRANË PRONËN, BËN LUFTË KLASE SUBJEKTIVE VOLUNTARISTE DHE E KTHYEN NË SOCIAL FASHIZM, QË ËSHTË NJË RENTË SIKURSE E KËRKON jOZEFINA tOPALL. nUK DUA T, JU OFENDOJ, POR NGA FILLOZOFIA DHE DOKTRINAT NUK INI AS NË NIVELIN E GOMARIT TË LAGJES TIME, RROFSHI SE NUK KANË ME SE QESHIN BREZAT

    2. adri says:

      Une nuk e di se cfare pret prokuroria ta arrestoje menjehere Arben Imamin se bashku me ata bashibozukert e tjere. Parlamenti ti heqe menjehere Imunitetin dhe te arrestohet menjehere ne burg kete Kriminel hajdut.
      Ky Plehre na del dhe ne televizion ne konference shtypi Ky plehre e plehrave. Arrestojeni plehren.

  2. saja says:

    he beno,se je trim I madh ti.tregoje vehten nje tankist I forte,si ne vitin 97.avash-avash fillo beji pak stervitje taraviles,se atje ku do shkosh se shpejti mezi po te presin karderrat.do ishte mire te kishe dhe sandrin me vehte,se ai ja ka marre doren palles.

  3. tol francezi says:

    Hajde pac kemben e mbare o iman ballajdia mbas ty saleu ,basha dhe tere shkerdhatat e tjere te pd .

  4. Shq says:

    Nuk eshte tallje me Skipetaret, JO. 7 vjet Imami, 7 Bode,7 Bregu, 14 Basha,25 Berisha.
    Me Kupeton.

  5. feniks says:

    Kujtese per Edi Ramen!!
    Kemi 23 vjet,qe qeverite e ardhura ne pushtet kane menduar vetem per …4 VITET E PUSHTETIT TE TYRE!!!
    Per te RILINDUR VERTETE DUHET ,qe ju si qeveri te hartoni nje:
    -“STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT TE SHQIPERISE”.
    Te perfshihen ne ate te gjitha fushat e jetes ne Shqiperi me periudha AFAT-SHKURTER,AFAT-MESEM dhe AFAT -GJATE!!!
    Te krijohet nje KOMISION KOMBETAR I HARTIMIT TE STRATEGJISE,TE DISKUTOHET NE POPULL DHE TE VOTOHET ME REFERENDUM!!!
    Boll me cikerrima 4 vjetare,qe e perdor buxhetin per fushata elektorale!!!
    PO NUK U BE KJO,NUK KA RILINDJE,POR MBALLOMA FUKARENJSH!!!

  6. Epirioti says:

    Ju si gazeta TEMA dhe gazetarë të mirëfilltë të mediave të tjera duhet të filloni të sensibilizoni publikun dhe t’i bëni presion gjyqësorit e prokurorisë që këto pjella korrupsioni nuk luftohen duke u futur në burg(në burg po e po), por duhet të shpaguajnë në vlerë monetare dëmin e shkaktuar, duke u bllokuar çdo pasuri monetare, hipotekore, makina, shtëpi, e madje edhe ato në emër të familjes, fisit, shokëve. Kjo vendos standartin europian e atë amerikan. Nuk I hynë në punë popullit futja në burg me lojërat e ligjit, jo 7 vite, jo koha e paraburgimit, jo 1/3 ulje nga gjykimi I shkurtuar e amnistitë e Nishanit. Populli do lekët mbrapsht, të shkojnë në buxhetin e shtetit për invalidët, për mirëmbajtjen e kushteve për një jetë të jetushme në Shqipëri, për përballimin e jetës së familjeve të policëve të vrarë dhe viktimave të regjimit berishian, sigurisht të përfshirë viktimat e 21 janarit nga absurditeti I shekkulit 21. Pa shpagim në vlerë monetare korrupsioni do zmadhohet edhe sikur robot të drejtojnë këtë vend.

  7. Claus says:

    Imami para drejtesise?

    Ju genjen mendja e njerez. Akuza eshte sa per te lare gojen. „Me tendera“, „shperdorim detyre“, „shperdorim fondesh te dhena nga shteti“ dhe „me the“ dhe „te thash“, nuk mund te denosh zyrtar sot ne Shqiperi. Po te kerkosh tek te gjithe mund te gjesh.
    Eshte me shume nje „loje mediatike“ nje „hedhje hi syve“ te popullit dhe BE.
    Nuk mund te denohet Imami. C`do gje qe ka bere e ka bere me bekimin e dikujt tjeter matane Atlantikut. Lexojeni qarte, asnje akuze nuk eshte ne funksion te detyres ushtarake. Eshte thene qe ka bere „pergjime te ambasadoreve te huaj“, eshte thene „qe ka bere shitje armesh ne vendet afrikane“ ku gelojne kallashet shqiptare neper duar fisesh dhe gjakpiresish afrikane, ka shitur kete repart, ka blere helikoptere etj,etj te gjitha jane hedhur ne kosh.
    Dhe perse?
    Nuk ka asnje minister mbrojtjeje ne Shqiperi qe nga 1912 e sot qe ka vepruar me koken e tij.
    Vetem nje Balluku e provoi duke bere ca teza dhe antiteza me teorira „reshqitjeje“ dhe „kacavjerrjeje“ dhe hengri plumbin, te gjithe te tjeret kane qene para eprorit „Gatitu“ dhe „Si urdheron“.
    Arben Imami di se c`ka bere. Ate e di Rruga Elbasanit, e di Brukseli, e dine dhe ne Uashington. Per cdo gje ka marre bekimin e tyre.
    Vetem ne problemet e pergjimit sot ku tere bota eshte pergjuar nga „Syri i Madh“ por edhe nga agjencite partnere, ku dhe Imami ka pjesen e tij si sherbetor besnik pa dyshim, Imami ka qene vetem zbatues urdheri dhe per kete nuk i dridhet as qerpiku.
    Qe jane pergjuar ambasadore, kjo nuk ka dyshim. Po cilet?
    Pervec atyre te BE nuk mund te kete te tjere.
    Po jane shitur arme, mund te thote tjetri. Natyrisht qe jane shitur, po a nuk kane rene ne duart e rebeleve qe kane mbeshtetje nga „matane Atlantikut“?
    Pa dyshim.
    Ja pra qe akuzat zvogelohen ne tendera dhe shitje corapesh pecesh kembesh. Akuza qe padyshim do te hidhen ne kosh nga Llalla.
    Eshte taktike e pragdimrit. Ne pragdimri u fut ne burg Nexhmija dhe Alia. Por atehere organet juridike nuk ishin si keto te sotmet.
    Sot del me procedura, ashtu si ja hodhi Luli. As deren e burgut nuk e sheh sot me sy e jo me te dalesh.
    Kam frike se Imami do te kete ftese per ndonje „kurs trajnimi“ ne USA dhe keshtu kalon afati procedurial.
    Pres me padurim skenaret e metejshem.
    Kodheli si ekonomiste e ka kapur punen nga sfera e saj.
    Sfera ushtarake eshte patate e nxehte, te djeg doren me pasoja te pariparueshme.
    „Kalimi i vijes se kuqe“ ka nje mesazh te qarte brenda saj.

    1. tomas says:

      me ne fund nje koment pa pasjon politik,dhe pa fjale pa edukate,bravo Claus,nuk dua dhe nuk mundem as ti shtoj dhe as ti heq asnje presje komentit tend,bravo dhe nje here tjeter,sa me shume komente te tilla te shohim aq me shume shprese do te kemi per nje te ardhme te mire per vendin tone

    2. sAVO dUKATI says:

      CLAUS TI NA THUA SE AMERIKA MBROKA KUSARËT UNË THEM JO. kUSARËT I MBRON QEVERIA KUSARE, dËNOI TI DHE PO QE SE AMERIKA DO THOT FALUA, PROTESTË POPULLORE DHE SHKËPUTJE NGA AMERIKA. dERI TASHTI MORE TË NËNËSHTRUAR MW BRUMIN TËNT PO JETON, PSE TË TRËMBEMI, mE GJITHË ATË MENDOJ SE AMERIKA DO MBËSHTES DËNIMIN E KRIMINELËVE. FLM.

    3. marjeta says:

      Claus na e nxore Imamin te pafajshem?-apo gjyqesorin cope cope…

  8. Patrioti says:

    Po pasurite e grabitura, a do ti kthehen arkes se shtetit dhe publikut ?.

  9. qerosi says:

    KAM FRIK SE PARLAMENTI DO NGELI PA DEPUTETET E PD ATADUHEN VUTUR TE GJITH NE BURG

  10. Ali Baba Tomori says:

    Germo o Tare, germo! Kurre nuk do te shikojme politikane te rangjeve te larta ne burg. Ata merren shume mire vesh me njeri tjetrin. Jane bande hajdutesh dhe si te tille u gjenden njeritjetrin prane kur eshte fjala per bur. I mallkofte Abas Ali Tomori1

  11. Te gjithe perpara drejtesise duke filluar nga Sb dhe banda e tij,,,sistemi i drejtesise duhet reformuar sa me pare duke filluar nga heqja e presidentit ,,,shkarkimi i kld ,,,dhe vendosja e gjyqtareve te rij,,me kete drejtesi te korruptuar qe la Sb sbejne dot gje ministrat socialist dhe riindja qe kemi votuar,,,duhet me do e mos reformimi i drejtesise,,,,reformim urgjent,,koha nuk pret me per Sali Baben me 40 hajdutet e tij,,,flm tema,,jeni te mbrekullueshem

  12. kolonjari says:

    Akuza e kunderakuza, fjal e vetem fjal sa populli nuk mund te kuptoje te verteten nga genjeshtra,te drejten nga hipokritia,ligjin e antiligjin.A nuk ka mje lume akuzash, per salat, per bodet, per ramat,per kokedhimat per metat per kokat,Nga keto me thoni ju lutem cilat qendrojne?cilat jane shpifie? kush u denua?kush pagoi?A jane aq budallenj keta qe jane ne pushtet te mos mendojne se neser do kalojne ne opozit EEEE popull vetem thir rofte mbreti poshte mbreti se llogarit i bejne te tjeret

  13. nasruddin says:

    “VIJA E KUQE” E ARBEN IMAMIT KA NJE HISTORI TE LARGET.

    Per cile “VIJE TE KUQE” e ka fjalen Arben Imami, sekseri i Saliut dhe aktori i realizmit socialist me partizane dhe gjermane qe i shikonim nate e dite ne diktaturen enveriste?Ne vitet e largeta 1920 gangsteri amerikan Al Kapone kishte ndertuar Perandorine e tij te Mafies ne Cikago dhe po shtrinte tentakulat e tij ne tere SHBA-s me ane te korrupsionit qe nuk ishte pare deri atehere ne kete vend demokratik dhe te zhvilluar. Ky emigrant i varfer italian, prej Sicilie fillimisht kishte bere shume LEKA me pijet alkoolike gjate “Regjimit te Thate” te vendosur nga Presidenti dallkauk Hoover dhe duke blere dhe korruptuar totalisht policine, bashkine dhe gjykatat e Cikagos dhe po e zgjeronte veprimtarine e tij ne te gjithe SHBA-s. Nga ana tjeter qe te dukej popullor kishte hapur guzhina ku te varferve u jepej falas nje supe dhe pak ushqim per te cilen media shpesh e quante si nje Robin Hood amerikan. Por Al Kapone ndaj konkurences dhe kundershtareve te biznesit mafioz ishte gjakatar dhe i pameshirshem dhe njihet historikisht kahsapana diten e Shen Valentinit te vitit 1929 – Saint Valentine’s Day Massacre kur ky gangster dhe mafioz legjendar vrau nje fis te tere nga bandat kundrershtare dhe i rrethoi me nje VIJE TE KUQE trupat e tyre duke lene shenimin:

    PER ATA QE TENTOJNE TA KALOJNE KETE VIJE.

    Prandaj edhe ka mbetur legjenda e VIJES SE KUQE qe perdor Imami i Saliut per Edi Ramen sot, por qe e perdorin shume politikane te tjere ne bote ne forme figurative.

  14. minushe says:

    i akuzojne, i arrestojne dhe nje dite me pas te gjithe semuren dhe kalojne ne spitalin e burgut dhe me pas ne shtepi…..cfare denimi eshte ky? nderkohe nga ana morale si vjen turp askujt se ka ikur koha e moralit …dhe ka ardhur koha e PARASE…. keshtu perfundon gjithmone.

  15. deti says:

    burggggggg deri ne 100 vjet si e ka gjith bota per supermafiozet s eshte kjo gazet kshu qe thot 7 vjet kush jane keta te gjykojne se kuptoj
    po n amerike te vjedhesh ushtrine amerikane ta shkaterosh komplet ti cosh te gjitha per skrap dhe leket jo ne arke te marresh te gjtha anijet dhe ti shkaterosh uen e di qe perfundon ne karrike elektrike denimi me vdekje atje po ky qe ka ber shume here me teper tendera te piset pastrim leku reklama gjoja per ushtrine me leket e popullit vjedhje masive te fondeve te ushtrise skrap shitje pronash te ushtrise me 1 mije leke metri tokes duke i marr per vete endet me te bukura karburanti vjedhur
    kjo superbande me shitje fishekesh predha cmotimi ne mjede e marja e perberjes flori tunc baket tonelata te tera te zhdukura
    miliarda leke te vjedhura nga nje pabukes qe s dinte c ishte ushtria dhe nga nje artist i thjeshte dhe i varfer u be supermiliardie doke vjedhur e grabitur pasurine e te gjithve e ber leket e popullit sikur te ishin leket e vet MAFIOZI arben imami duhet te ishte me kohe ne burg si pjestar i kesaj superbande topa predha fisheke anije barut baket tunc alumin fitime te pallogaritshme dhe leku jashte shtetit ne kanada zvicer atje i kane tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje