Prokuroria kërkon leje nga KLD për hetimin e gjyqtarit/ Lleshi: Do përballem me çdo akuzë

9 Dhjetor 2013, 18:44Politika TEMA

Pas arrestimit të gjashtë personave, mes të cilëve dhe ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Premçi, prokuroria i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’i dhëne leje për nisjen e procedimit edhe për ish-kryetarin e gjykatës së këtij rrethi, Shtjefen Lleshi i dyshuar si i përfshirë në aferën e korrupsionit.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur për Vizion Plus se akuza është në pritje të vendimit që do të marrë KLD, i cili në mbledhjen e fundit vendosi vetëm shkarkimin e tij nga detyra, gjashtë muaj pasi i kishte përfunduar mandati, por duke e lënë sërish gjyqtar.

Ndërkohë në një reagim për mediat, ish-kryetari i gjykatës ka deklaruar do të jetë i hapur për çdo hetim.

“Deklaroj këtu publikisht se do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë çështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”, tha Lleshi.

Të dielën, me urdhër të prokurorisë, Gjykata vendosi arrestimin e ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Premçi, ish- sekretares së gjykatës, Liljana Shkjau, kancelares Meliha Kuka, sekserit Defrim Prençi si dhe dy avokatëve Fariz Xhuxhi dhe Fran Dashi. Ata akuzohen për “korrupsioni pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve”, “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “mashtrim për qëllim fitimi”, dhe “moskallëzimi krimi” të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre edhi pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, që mori shkas nga pamjet që u shfaqen ne një emision investigativ.

Në to shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelaria e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, të cilat merrnin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi dhe Prokurorit Pellumb Prençi, pesëqind mijë lekë të rinj për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”.

9 komente në “Prokuroria kërkon leje nga KLD për hetimin e gjyqtarit/ Lleshi: Do përballem me çdo akuzë”

  1. beso says:

    fillojeni punen nga koka e jo nga kembet..ndryshoni me para KLD,,,PASTAJ CDO GJE RRADHE

  2. arrixhiu says:

    Keshtu thone te gjithe keta, do perballemi me akuzat, se dihet qe do fusin leket tek gjykatsit e tjere per te dalur nga ky batak ku kane rene vete.

  3. Tironci says:

    Ky Llalla qenka car fare, po nje gje nuk kuptoj nga ana juridike. Te ma shpjegoje kush ju lutem,
    1. Gjyqtari me mandat te mbaruar
    2. I shkarkuar nga KLD
    Per cfare duhet me i kerkuar leje KlD-se per hetim? Ose Llalla eshte car, ose……

  4. Lul Tyta says:

    Te shkosh nje here ne qeli legen e masanaj bej si I forte, sikur po ben nonje heroizem idiotic, po sigurisht qe do hetohesh, I hapur a I mbyllur te jesh kush po e rrun.

  5. Lali says:

    Shtjefen kure e fillove ate te shkret korrupsion mendoj se i ke pase floket, imagjino sa kerdine e ke bere,megjithate per floket mos u deshpro se nuk kan policet ku te kapin,po te qelloj polic ndonje prej atyre qe u cvate paret do te bejne synet si Shtjefen qe je.

  6. shoku Çimit says:

    po mir o byrazer cfar do te thote kjo se ” …zotrote ke per te qene i gatshem te perballesh me akuzen… bla bla bla…” pse more cfar e di veten ti, kush je ti qe sipas teje edhe munde te mos perballesh nese ti nuk ke deshire,!!!!!!!!! hajde rrumpalle hajde.

  7. Argita_B says:

    Nje gje nuk arrj te ouptoj une me kete sistem te kalbur, si ka mundesi qe nuk arrijne te provojne korrupsionin per persona qe kane rroga maksimale prej 1000 euro ne muaj, dhe jetojne apo kane prona, makina te cilat nuk mund te sigurohen as me paga prej 10 mije euro ne muaj!!
    Nese diçka e tille te ndodh ne nje vend perendimor, je i futur per gjthe jeten ne listat e tatimeve dhe jo vetem qe perballesh enlisht, jo vetem qe paguan shumen e detyruar dhe nje gjobe qe mund te jete disa here sa shuma, po gjithe jetes ke kontrolle shume me te shpeshta se sa mesatarja e popullsise.
    Flas per evazion fiskal, se korrupsioni eshte akoma dhe me keq.
    Korrupsioni ka egzistuar dhe do egzistoje dhe ne perndim, po ky nuk quhet as korruion po quhet grabitje, pasi nuk ka shance qe nje varfanjak ordiner, qe akuzohet per vrasje te korruptoje nje kryetar gjykate!!

  8. United Kingdom says:

    Argita.B jam shume dakort me mendimin tend. Thenie shume e drejt. Une kam 14 vjet qe jetoj ne Angli me nje rroge 2,200 sterlina ne muaj dhe nuk i blej dote makinat apo shtepit qe kan keto. Kurse, keta me 1,000 euro ne muaj kan makina qe kushtojn mbi 50,000 mije euro, shtepia ne Tirane, Sarande, Vlore e ku ta di une! Plus ca hane e me se vishen e me cfare ecin ato makinat! Po te doj shteti te zberthen brenda ores! Ne Angli (nese e keni degjuar) i denuan per nje thekse buke! Keta Jan aq hajdut sa as vet nuk po e din se cpo bejn. I ka hyre shejtani ne bark dhe zor te dal se u ka zen dhjam.

  9. genci says:

    kujt i merni leje!?cungut apo elvis cefes!shkrijeni fare kete kld se nuk i hyn ne pune njeriu.me keta zor se behet drejtesi ne kete vend.neper gjykata punoje njerez si puna e tom ndrecesdhe arben ristanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje