Njihuni me kryeministren e pazakontë, që flirtoi me Obamën (FOTO)

12 Dhjetor 2013, 11:48Politika TEMA
Njihuni me kryeministren e pazakontë, që flirtoi me Obamën (FOTO)

Nga Paul Bracchi

Daily Mail

 

Veshjet e saj seksi (por edhe reputacioni joshës) kanë bërë që ajo të fitojë pseudonimin “Helle Gucci” në vendin e saj të lindjes, në Danimarkë.

Është një profil që zakonisht e lidh- le të themi- me ndonjë modele apo me ndonjë grua futbollisti, por jo me një kryeministre.

Por liderja e Danimarkës, Helle Thorning- Schmidt, 46 vjeç, që e tërhoqi Barack Obama-n dhe David Cameron në atë foto turpëruese, nuk është drejtuesja tipike e një vendi, jo të paktën sipas standardeve britanike.

Sa kryeministra, për shembull, kur dikush përpiqet t’i vërë në siklet për veshjen e tyre, përgjigjen kaq troç: “Jo të gjithë duhet të dukemi si m…”?

Kur hipi në një avion ushtarak për në Libinë e zhytur në luftë me një xhaketë kamuflazh, me taka dhe me një çantë të kuqe Gucci, një gazetë daneze shkruante: “Helle e mori çantën në luftë”.

Nuk është çudi që seks- apeli i saj, të cilën ajo e shfrytëzoi plotësisht, kontribuoi në suksesin elektoral në vitin 2011.

Fjala më e kërkuar në Google krahas emrit të saj ishte “e zhveshur”. Nuk dihet nëse votuesit prisnin që të shihnin foto nudo të saj në internet, apo thjesht shpresonin.

Revistat daneze, ndërkohë, pretendojnë se ajo e ka përmirësuar pamjen falë botoksit.

Në fakt, karriera e saj është si një skenar i dramës politike daneze Borgen, që transmetohet edhe në BB4 dhe që flet për një kryeministre të quajtur Birgitte Nyborg.

Vetë Thorning- Schmidt e ka krahasuar veten me këtë personazh. Natyrisht koha e saj në detyrë është shoqëruar nga skandale dhe thashetheme për jetën e saj personale.

Ne, në Britani, jemi edhe më të interesuar për të, për shkak se ajo është e martuar me djalin e ish- liderit laburist, Lord Kinnock, Stephen, 42 vjeç. Kjo lidhje e tyre po ashtu është burim kontradiktash.

Stephen Kinnock është drejtor i Forumit Ekonomik Botëror dhe jeton në Davos të Zvicrës, duke shkuar në Danimarkë vetëm 33 fundjava, me sa duket. Sipas ligjit danez, statusi i tij jo- rezident i lejon të shoqes që të deduktojë rreth 40 mijë sterlina nga pagesat e kredisë për shtëpinë e tyre 500 mijë sterlina në Kopenhagen.

Në një aplikim të bërë të fundmi për të përfshirë edhe të shoqin në pronësinë e banesës, Thorning- Schmidt pretendon se i shoqi vjen aty çdo fundjavë të vitit.

Por nuk ka vetëm kaq.

Martesa e tyre është bërë subjekt spekulimesh në mediat daneze, pasi një gazetë ka ngritur pikëpyetje për seksualitetin e Kinnock. E përballur me këto supozime, ajo u detyrua të mohonte publikisht se i shoqi ishte gay.

“Mund të them vetëm se nuk është e vërtetë,” tha ajo.

“Është groteske dhe nuk është e këndshme të dëgjosh një gjë të tillë nga njerëzit”.

Por burimi i këtyre thashethemeve ishte jo vetëm fakti se çifti jeton për shumë kohë i ndarë.

Llogaritari i tyre i kishte thënë zyrës së taksave se Kinnock ishte biseksual ose gay për të shpjeguar se përse ai nuk jeton në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk i ka paguar taksat.

Çifti u njoh kur ishin në të njëzetat. Ata punonin në Bruksel dhe u martuan në një ceremoni civile në vitin 1996.

Që prej fillimit të karrierës, lajmet në media janë dominuar jo nga kredencialet e saj politike, por nga pamja. Ajo u bë e para kryeministre femër në vend në 3 tetor të vitit 2011.

Por kohë më parë kishin nisur të qarkullonin lajmet për shijet e saj të shtrenjta. Një nga çantat e saj të dorës, nga marka luksoze britanike Mulberry, kushton deri në 9 mijë sterlina. Një tjetër markë e preferuar e saj është shtëpia daneze e modës Winchmann Coutore.

Helle Thorning- Schmidt duket se pëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes- veçanërisht në qoftë se kjo i jep vota.

Por sidomos asaj i pëlqejnë shikimet admiruese nga shtetarët flirtues meshkuj./ep

16 komente në “Njihuni me kryeministren e pazakontë, që flirtoi me Obamën (FOTO)”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Bombe eshte !
    Pse te mos AUTO-MASTURBOHEJ OBAMA ,kur shikon fytyren si majmune tropiku te MISHAELES !

    1. Kopenhagen says:

      Ha ha ha ,
      Helle seksi.
      Po s keni ardhur ndonjehere ketej, se do kishit ngelur ne Dk si une.
      Ndersa ne veri te Danimarkes, femrat jane me yje akoma, te gjata dhe bjonde, se keto ketu sikur jane perzier pak me gjak jugu.
      Isha ne Itali para disa vitesh tek nje prodhuese vererash, dhe sapo mori vesh se jetoj ne Kopenhagen, kaloi ne delir. Ishte e terbuar per femrat daneze ne ate shkalle, sa e pyeta nese eshte per femra apo meshkuj ?
      S´kishte faj, se femrat qe kish pare dhe ambienti ku kishte bere degustim vere, te bejne per vete.
      http://www.moltkes.com/

  2. No Partiak - No Party. says:

    Duket qarte se cfare mendimi ka Michelle per kryeministren daneze; bile e ka permbledhur “gjithe fjalimin” nje fjale te vetme.

  3. Wendy-B says:

    Oh C’mon Tema…. flirtoi me Obamen… Shaka beri, dhe nje foto “selfie”. Kjo po , dhe femer, dhe kryeministre.:-)

    1. fatmir mehmeti says:

      cfar problemesh te renda qe kane keta danezet…. te pakapercyeshme

  4. Treviso says:

    Ka vend per te komentuar shume per kete artikull por eshte pa interes per shqiptaret. Zonja Mishell eshte gjendur ngusht per pozicionin dhe vendin ku ishin. Ka mbajtur qendrim mjaft te mire para nje skene te pa pelqyeshme ne homazhin e kollozit Boteror.

  5. jozi says:

    Obama ka bere foto me Zhozin, te mos beje me kete seksin/

  6. Lulashpepaj says:

    Te mira i ka kembet qenja e me deshire do veja ne krevat me te.

  7. elinor says:

    Edhe ne e kishim nje kryeminister shume seksi por e hoqem!!!

  8. xheneriku says:

    He more se lat nam me kto kryeartikuj,FLIRTOI e çfar beri vetem doli ne fotografi qeshen dhe biseduan dhe vetem kaq,thua se e zun me kembe perpjet,çfar jan kto histori mer zot,ajo ishte zonj grua lozonjare dhe e sjellshme,apo jeni msuar me xhozefinen ju dhe te tera ju duken buçe.

    1. Sodua says:

      ne stham ran ne dashuri- flirtuam tham o burri dheut. si e do flirtin ti? ti gjesh ne krevat bashk?

  9. plaku dhe deti says:

    kete”flirtin”do e shohim pas nente muajsh…Po polli mulat do e kete me Obamen,po doli pinguin e ka me Kamerunin,me anglezin-jo me tere shtetin e Afrikes,po dolen binjake ka qene edhe lulbasha aty verdalle…

  10. Tani says:

    Kush eshte kjo Majlinda Bregu?

  11. bentirona says:

    Edhe gjyshi SALI e ka qejf ciljeten,e do shum pjeshken.

  12. Lushe says:

    Fundja -fundit qofte edhe president te gjith burrat jane teveqel para prezences se grave te bukura!!

  13. realisti says:

    Ngjale e ftohte skandinave. Brrrrrr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール おっぱい コンピュータベースのインテリジェンスセックスドールロボットは将来よく知られるでしょうか

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 通販

      wmdoll 153 オンラインでPhony等身大のダッチワイフ小売業者をどのように認識しますか?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje