Si një prej personazheve kryesore të zhvillimeve politike të dhjetorit 1990, Ramiz Alia, shfaqet në opinionet e drejtuesve të opozitës së asaj kohe, herë si aleat, herë si kundërshtar. Në krye të regjimit, ai kishte gjithë mundësitë të vepronte me egërsi ndaj lëvizjeve anti-PPSH, që lindën në dhjetor 1990, ishte sekretar i parë i KQ të PPSH-së.
Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye, Ramiz Alia vlerësohet nga një pjesë elitës së kohës si një liberal. A kishte ai mundësi të shfaqte të kundërtën e këtij versioni? Në ato kushte sigurisht që kishte mundësi. Ramiz Alia kontrollonte të gjitha strukturat e regjimit. Në një situatë kur ato struktura ishin rigorozisht të bindura, me një Byro Politike thellësisht konservatore dhe në shumicën e saj injorante, mund të vazhdonte të shtypte me dhunë çdo lëvizje antikomuniste.
Por situata nuk ishte kaq e thjeshtë. Shqipëria nuk mund të vazhdonte të qëndronte si një “kështjellë e pamposhtur në brigjet e Adriatikut”. Kohët kishin ndryshuar. Situata në vendet e tjera të Lindjes ishte tjetërsuar. Komunizmi kishte rënë dhe Ramiz Alia me aleat të vetëm Byronë Politike, të mplakur, nuk mund të vazhdonte shumë gjatë. Përvoja e Rumanisë e qartësoi mirë situatën. Nëse regjimi do të tentonte të shtypte me dhunë lëvizjet demokratike, sigurisht që skenari i Çausheskut ishte një version, dhe më i mundshmi.
Në këtë situatë, Ramiz Alia duket se zgjodhi një tjetër rrugë; shfaqjen e tij si liberal. Lëshimet graduale erdhën dhe u finalizuan pikërisht në dhjetor 1990, kur me vendim të plenumit të KQ të PPSH-së, po atë muaj, u shpall pluralizmi politik. Prej këtij momenti, në skenë u shfaqën aktorë të shumtë, me të cilët Alia duhet të bënte patjetër marrëveshje. Një sërë marrëveshjesh mes PPSH-së dhe PD-së pas dhjetorit ‘90, ishin në funksion të ruajtjes së stabilitetit në vend. Sfida kryesore e Ramiz Alisë dukej të ishte realizimi i një skenari të tranzicionit të pushtetit pa dhunë dhe pa viktima. Sigurisht kjo do t’i shërbente atij dhe pjesës tjetër të PPSH-së si një biografi e mirë për alibi në të ardhmen e afërt të Shqipërisë pluraliste.
Marrëveshjet me PD-në ishin në funksion të ruajtjes së këtij stabiliteti. Në marrëveshje nuk mund të lëshohej shumë. Për Ramiz Alinë dhe pjesën tjetër të byrosë aktive, ishte e rëndësishme që PPSH-ja të vazhdonte të ishte një alternativë kryesore për elektoratin shqiptar, por distancimi nga figura e udhëheqësit, nuk mund të bëhej kaq shpejt. Ndaj dhe strategjia për të ruajtur figurën e Enver Hoxhës, shpejt u konkretizua me themelimin e “Vullnetarëve të Enverit”, një organizatë, që drejtohej nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Enver Hoxhës, Hysni Milloshit.
Lajmi për krijimin e kësaj organizate u dha si kryeartikull në gazetën “Zëri i Popullit”. Aktivitetet e tyre pasqyroheshin në mënyrë të detajuar edhe nga TVSH-ja. Kjo do të thotë, se organizata ishte e strukturuar dhe e mbështetur plotësisht nga Ramiz Alia dhe Byroja Politike.
Por cila ishte situata në të cilën u shfaq ky organizim?! Megjithëse ishte publikuar dekreti i Kuvendit Popullor i 23 janarit 1991, një dekret, i cili mbronte me ligj emrin dhe bustet e Enver Hoxhës, lëvizjet opozitare veçse u përforcuan kundër figurës dhe busteve të diktatorit. Lëvizja studentore, e cila shpejt u finalizua në grevë urie e kishte shpërfillur këtë dekret dhe pasojat që sillte çdo veprim ndaj busteve. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit, rrëzoi një pjesë të rëndësishme të fuqisë që kishte ende PPSH-ja. Kjo ngjarje e irritoi pjesën radikale të Byrosë Politike dhe brenda tyre lindën kontradikta.
Në dëshmitë e mëvonshme, konstatohet se Ramiz Alia u vlerësua si një “dinak” në këtë moment, pasi nuk mbajti një qëndrim të qartë lidhur me reagimin që duhet të kishte rendi në mbrojtjen e simboleve, e përcaktuar në dekretin e saposhpallur. Nga ana tjetër, Ramiz Alia investoi në besueshmëri ndaj pjesës tjetër, pra të opozitës. Prej tyre mund të kërkonte marrëveshje të reja. Bazuar në këto marrëveshje me Ramiz Alinë, Partia Demokratike kishte marrë një vendim pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës; të gjitha degët e kësaj partie ishin porositur nga qendra, që të mos nxisnin protesta, që stimulonin rrëzime bustesh në qytete të tjera. Por kontrolli mbi turmat nuk mund të vendosej lehtë.
Akti i rrëzimit të busteve të diktatorit u masivizua shpejt në të gjithë Shqipërinë, ndërkaq vendimi i Komisionit Nismëtar të PD-së nuk u zbatua nga asnjë prej degëve të kësaj partie në rrethe. Reagimi i PPSH-së ishte i shpejtë. “Vullnetarët e Enverit” u masivizua brenda pak ditësh. Komunikata e ngritjes së këtyre organizatave në të gjithë vendin u botua në gazetën “Zëri i Popullit” si kryeartikull i saj. “Vullnetarët e Enverit” përbëheshin nga individë, të cilët morën përsipër të ruajnë jo vetëm bustet, por edhe emrin dhe veprën e Enver Hoxhës. Brenda pak ditësh kjo organizatë u masivizua në të gjithë Shqipërinë me aktivitete intensive.
Ballë për ballë, dy palët po agravonin në qëndrime e veprime. Aktivistët e lëvizjes antikomuniste rrëzonin bustet e Enver Hoxhës, ndërsa “Vullnetarët e Enverit” i rikthenin ato. Situata shpesh bëhej komike. Është rasti i Fierit, kur aktivistë të lëvizjes demokratike e hiqnin bustin e Enver Hoxhës dhe e hidhnin në lumin Gjanicë, ndërsa “Vullnetarët e Enverit” prisnin atje, e merrnin, e pastronin dhe e vendosnin sërish në vendin që ishte. Sërish kundërshtarët e merrnin dhe e hidhnin në lumë dhe kjo situatë përsëritej, duke shkuar deri në përplasje fizike mes turmave.
Ngjarja e Shkollës së Bashkuar është rasti më domethënës për të ilustruar këtë konflikt, që po rritej përditë e bëhej më i rrezikshëm. Është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të atyre ditëve, ku pati edhe viktima. Në datën 21 shkurt një grup ushtarakësh të Shkollës së Bashkuar, me një bust të Enver hoxhës në dorë u nisën drejt qendrës së Tiranës për ta vendosur në piedestalin e lënë bosh, pas rrëzimit të statujës së madhe një ditë më parë.
Në këtë situatë të tensionuar, Ramiz Alia vendosi të bëjë ndryshime thelbësore ne drejtimin e vendit. Ai shkarkoi nga detyra qeverinë Çarçani dhe në vend të ministrave të shkarkuar u emëruan disa intelektualë të rinj, ndër të cilët edhe Fatos Nano. Menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, Ministria e Brendshme doli me një deklaratë zyrtare dhe kërcënoi se do të vepronte kundër akteve të dhunës dhe protestave, ritmi i të cilave ishte gjithnjë në rritje. Dorëheqja e qeverisë dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj, të cilët s’kishin të bënin drejtpërdrejt me udhëheqjen e lartë të partisë ishte një hap, për të cilin Ramiz Alia kërkonte një farë “shpërblimi” nga turmat e irrituara dhe nga ata, që sipas tij, e kishin marrë me shumë nxitim procesin e demokratizimit të vendit. Ai pretendonte, se me ndryshimet e rëndësishme që u kryen, duhet të ulej ritmi i reagimit popullor kundër udhëheqjes së partisë. Por ndodhi e kundërta. Reagimi popullor kundër PPSH-së dhe qeverisjes së saj, po rritej çdo ditë.
Në këto kushte, Ramiz Alia kërkoi një takim tjetër me përfaqësues të partive politike, për të ndikuar në stabilizimin e situatës. Në takimin me përfaqsues të partive politike, të zhvilluar me 5 mars 1991, Ramiz Alia iu kërkoi atyre më shumë se ç’pritej, një marrëveshje, e cila të parashikonte ruajtjen e busteve të Enver Hoxhës dhe të mos bëhej propagandë kundër figurës së tij. Kërkesa e Alisë, duket se u miratua nga partitë politike, por marrëveshja nuk funksionoi për turmat e irrituara. Ato nuk ndaleshin në rrugën e tyre për rrëzimin e busteve të diktatorit. Paralelisht më këtë, masivizohej edhe aktiviteti i “Vullnetarëve të Enverit”.
Retorika që përdorej në mitingjet e “Vullnetarëve të Enverit” ishte për vëllavrasje. Mundësia për një përplasje civile mes palëve ishte shumë afër. Në mbarë vendin u aktivizuan me shpejtësi celula të “Vullnetarëve të Enverit”, të cilët organizoheshin në mitingje e antimitingje, ku përdorej një retorikë ekstremistë, e cila acaronte në skaj palën tjetër. Gjuha e ashpër e “Vullnetarëve të Enverit” u kthye në shqetësim serioz për drejtuesit e PD-së në qëndër dhe në bazë. Ata që e ndjenin drejtpërdrejt frikën e një përplasje civile ishin drejtuesit në rrethe.
Një letër e drejtuesve të degës së PD-së në Përmet, ku pasqyrohet një miting i “Vullnetarëve të Enverit”, jep detaje të situatës së tensionuar.
Këshillit drejtues të Partisë Demokratike në Tiranë
Informacion
Vërshimi i turmës në kryeqytet drejt monumentit të Enver Hoxhës dhe pasojat e mëpastajme, rrëzimi i shtatores, me të cilën Partia Demokratike nuk u solidarizua dhe njëkohësisht u distancua, u bënë shkak që dhjetëra njerëz nga kooperativa e Kosinës, të vërshonin drejt qytetit të Përmetit. Para ndërtesës së Komitetit të Partisë së rrethit organizuan një miting. Pamje e vajtueshme! Sekretari i komitetit të partisë së rrethit Përmet, organizonte fëmijët 7-10 vjeçarë para turmës prej rreth 150 veta. Nuk i dënojmë mitingjet, vetëm se, kur janë të paligjshme si ky miting, madje kur forcat e rendit solidarizohen me të kundërshtojmë me forcë dhe jemi të bindur se shprehim shqetësimin qytetar. Çdo gjë është e paligjshme, qysh nga fillimi dhe deri tek histeria e paturpshme e indinjatës së tyre.
Sekretari i parë i këtij komiteti, më tepër se një burokrat mediokër dhe i paskrupullt, duke përfituar mbi ndjenjat e turmës e irriton me tepër, duke lëshuar mendime çmendarake si këto: “Po qe nevoja do të japim edhe armë, se edhe ato i kemi, të mira dhe të pastra. Për 10 minuta, 20 minuta për një orë, kur të jetë nevoja, kur të bëjë thirrje partia të shkojmë drejt Tiranës, për të marrë pushtetitin.
Turma, e cila reagonte me idiotësi, ndërsa përtypte këto pilula helmi vëllavrasëse, kaloi në ekstazë kur një ushtarak deklaroi: “Jemi në gjendje lufte me qeverinë dhe repartet ushtarake të këtyre rretheve. (nënkupton Tiranë, Durrës, Korçë etj)
Sikur të kishin ardhur ditët e apokalipsit, komisari i divizionit, të cilët fatkeqësisht po i shpëtojnë depolitizimit, rëndon këtë tension politik: “Barutin e kemi të thatë. Armët janë të popullit. Ato i kemi gati në kohën dhe vendin e duhur”. Kjo marramëndje, e cila kaloi mbi tre orë, patjetër që duhej të dëgjonte edhe sekretarin e byrosë së degës së brendëshme. Ky aparatçi, duke aluduar, se qënkesh bashkëqytetar i Enver Hoxhës dhe i kënaqur prej kulturës së këtij qyteti (nënkupto marrëzisë përmetare, sepse në fakt kënaqej me turmën e mjeruar të fshatarëve që kishte prapa, sepse qytetarët u distancuan në largësi dhe nënqeshinin me këtë maskaradë), lëshoi dufin e pistë dhe të pandreqshëm: “Poshtë Partia demokratike! Ajo është parti fashiste. Demokratët janë agjentë të CIA-s. (Fashist ngjan paniku i këtij sekretari palaço, kurse mendimi agjent ka të bëjë me budallallikun dhe pafytyrësinë e tij. Për çudi, pas “figurinave” të nderuara u erdhi rradha edhe të burgosurve ordinerë hajdutë. Dhe çudia e çudirave, ata deklarojnë solemnisht, që Sali Berisha e Gramoz Pashko të varen në mes të Tiranës.
Sa fatlume PPSH-ja, që gjen oratorë të denjë për turmën që ka përpara. Ovacionet disi reshtin, sepse shiu vazhdoi gjatë gjithë mitingut. Ndoshta ky ishte shkaku i lektisjes, që kjo turmë oratorësh laryshë duke kaluar caqet e ndërgjegjes së saj, dalldisi në klithma të këndshme: “Presidenti ka tradhëtuar. Të japë llogari para popullit të Kosinës (fshati nga erdhi turma). Ai lejoi pluralizimin. Ai lejoi të hiqej monumenti. Të japë dorëheqjejen”, etj. Ca veteranë të vetëdijshëm për përgjegjësinë “morale” para kombit, vërtetojnë gjakun duke thënë: “Tiranën e çliruam ne dhe nuk e çliroi Tirana”, bile “të vriteshin edhe 28 mijë të tjerë, por busti të mos hiqej”, për të shprehur fuqimisht vlerat atdhetare të brezit të tyre dhe dashurinë për “komandatin”, deklarojnë për thirrje të hapur rretheve Kolonjë, Skrapar, Tepelenë, Vlorë e Gjirokastër, të bashkohen si qëmoti (mundet ndonjë vilajet turk me kryeqytet Vlorën) e për kujtesë ndaj ngjarjes së studentëve, drejtori i një shkolle 8-vjeçare deklaron se “ishin 723 studentë ata që shpallën grvën e urisë, për të rivendosur bustin e tij”.
Mitingut i erdhi fundi, si çdo fund i lodhshëm, por sekretari i parë u rikujton qytetarëve, se në një zyrë në komitetin ekzekutiv do të bëhet regjistrimi për “vullnetarë të gatshëm për çdo moment që t’i kërkojë partia”. Për fat të keq të tij, askush nuk e ndoqi këtë këshillë gjaknxehtë.
Dega e Partisë Demokratike e qytetit të Përmetit, e ndjen të nevojshme t’i përcjellë qendrës në Tiranë, këtë pasqyrë informative, pasi konkludon se ky miting duke kaluar caqet e arsyes dhe shkeljen e çdo norme demokratike, vëren se komiteti i PPSH-së në rreth, bëhet shkak për tension vëllavrasës dhe atakim të pandershëm me degën e PD-së në Përmet. Anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët u distancuan nga kjo herezi staliniste, ruajtën gjakftohtësinë dhe nuk u konfrontuan me këtë budallallëk politik. Veprimi i tyre i la shteg arsyes më të mirë dhe nderit të anëtarit të PD-së.
Sekretari i informacionit pranë degës së Partisë Demokratike të qytetit të Përmetit,
Anëtari i këshillit drejtues, Dega Demokratike Përmet, Sinan Vaka
21 shkurt 1991
*(Pjesë nga libri “Pardesytë e bardha”)
Ramiz Alia ishte nje komunist,ku tregoi se kishte deshire te punonte dhe si demokrat!
Po te (mos) donte Ramiz Alia,
Partia Demokratike nuk do kishte lindur …
akoma!
http://goo.gl/DaCa5A
sic tregon ky artikull,,ne ate kohe vullnetaret e enverit paskan kerkuar vellavrasje,,(nuk jam i sigurt per kete miting vellavrasje mgjth cfare ska bere vaki ne ate kohe),,por nuk ndodhi qe jugoret te benin nje lufte te tille vellavrasje se nuk njihen nga historia per kete lloj krimi te pajustifikueshem,,jugoret njihen per trimerite e tyre ne mbrojtjen e atdheut,,ne fund artikulli nuk thote qe mbas gjashte vjetesh pluharizem ishin perseri maloket qe moren armet ne duar per te shtypur revoltat e jugut,,ti luljeta prongi qe nga mbiemri dukesh serbe mos ja lere vellavrasjen qe bene maloket ne vitin 1997,,jugoreve ne dere se nuk njihen ata per keto veprime por njihen maloket moj artishkruese e cmenur,,ti nuk mund tja interpetosh as ate qe beri zogu me maloket qe e moren me force pushtetin,,as sali berishen po me maloket perseri te mbante pushtetin me cdo kusht duke i armatosur ata dhe ti drejtonte nga jugu per ti shtypur jugoret ashtu sic edhe beri,,luljeta mos u mundo tja hedhesh dobicin te tjereve kur e ke bere vete,,eshte i joti dhe pik,,keshtu zonjushe e pafytyre per te ashtequajturin VELLAVRASJE jane maloket dhe jo juguroret ashtu sic doni ta percillni ju,,meso pak me shume nga historia e ketyre 100 vjeteve se jane te freska dhe te gjithe i dine se kush kan qene dhe jane kriminelet e shqiptareve,,jane etniket dhe maloket,,etniket duke vjedhur pronat e shqiptareve dhe maloket duke i vrare me tradhetine qe kane ne gjake…respekt per gjithe shqiptaret AUTOKTON,,…
loni te kesh turp ?????
me duket se me pd u bashkua llumi.tani duket qarte.
I vetmi gjynah i Ramiz Alise eshte peshqeshi qe na la pas,Sali Berisha!
Ramizi ishte mesuesi i shokeve Sali Berisha, Azemi Hajdari dhe Gramoz Pashko…
Ramizi ishte njeri i madh dhe i takonte nje partie e periudhe te madhe historike.Ne demokraci,ai kujdesej njelloj,per te dy kricat,demokrat e socialist.Ata qe nuk dine se cfare eshte idealizmi per vendin e popullin,bejne analiza te tilla biznesi.
Hysni Milloshi bashkepunetori me i ngushte i Enver Hoxhes?
Qesharake!
Hajde pastaj lexo libra te tille.
Sakte, ne Shqiperi shkruhen libra medemek historike pa asnje reference me realitetin
Mjafton te shikojsh jush ishe ne qeveri e ne kryesine e PDse keto vite per te kuptuar se PDja eshte pjell e PPSHse!
Edhe me PS Jane bashke,sepse pushteti duhet te mbetet ne Duarte e tyre si pas porosité e Ramizit.
Vegla per kete vazhdimsi eshte LSI qe shkon ka duhet qe pushteti gjithmone te behet tek PPSHja ….
Eshte gjyna i madh karshi zotit te harxhoshe kohen me llumin shqiptar
duke shkruar e denancuar kete qelbesire shqiptare ketu e 60 vjet resht
Ramizi mund ta bente shume lehte,Bashar Asadin.Le qe nuk do te kishte asnje reagim.Ai respektoi popullin te jetonte ne cfare rregjimi deshironte,bile i krijoi edhe kushtet e lehtesirat.Si atehere edhe sot,nga klika te cilat i njohim mire,spekullohet me rolin e Alise,por dielli nuk zihet me shoshe.Spekullantet,me kete qendrim,u bene miliardere.
ti qenke gja e trashe,shqipetaret nuk kishin buke thate qe te hanin,po vriteshin neper furrat e bukes per nje cope buke,kjo qenka gazeta e budallenjeve,hera e pare dhe e fundit qe e lexoje
Erdhi shume shpejt koha per te vene monumentin e ENVER HOXHES aty ku i takon,kur shikon se ka monument tradhetari i Shqiperise Ahmet Zogu,eshte e pa falshme te mos vihet monumenti i ENVERIT Legjendar.
o katunar!
te shkofte jeta si ne kohen e Enverit ishallah, ty dhe te dashurve te tu
Nukna thote kjo Zonje e nderuar, se cili qe ai njeri qembante bustin e Enverit tek Shkolla e Bashkuar, mos qe gje rastesisht Z. Bujari Me Nishan, sot presidenti Republikes se Shqiperise.
Zonja eshte munduar te sjelle dicka ne prag te pervejetorit te 24 te krijimit te PD, por u ka rene anash gjerave, duke mnos thene te vertetat e verteta.
Dhenukka si ta beje persa eshte gjalle ai kryesori me Pardesy te Bardhe. Te gjithe e dine, se njerezit me “Pardesy te Bardha” qene njerezit e Ramiz Alise dhe te sigurimit te shtetit. Kete dhe te tjera nuk i thote kjo Zonje! Ndoshta ne vellimin e ardhshem me titull: Spiunet me Pardesy te Bardha. Ka per te dale nje liber shume interesant.
thjesht strategu i shkaterrimit te vendit te tij nuk meriton asgje pervec perbuzjes
Ore keto qe shkruhen jane perralla me mbret, ppsh-ja gezonte besimin e pjeses me te madhe te popillsise ne ate kohe, ndaj edhe zgjedhjet e para tepluralizmit I fituan ata dhe maloku I tropjes u thoshte njerezve se ata I koshon votuar fshataret. Sa do bindes dhe shptesedhenes te ishin sigurimsat e pd-se praqitja e tyre dukej sheshot qe ishte nje grup maskash.
Ne fakt, ia fute kot o Besnik, sepse ne krye te studenteve ishte nje njeri qe sot eshte deputet i PS-se, nje fare Alfred Peza. Po zonja Progni nuk e ka permendur, thjesht per solidaritet profesional, sepse edhe ajo ka qene gazetare dhe shume e mire madje. Sa per Pezen, mund ta pyesni edhe vete.
Kurse minister i Brendshem qe kercenoi turmat dhe donte te arrestonte, apo te vriste, dreqi e di se çfare, Ibrahim Rugoven qe pse nuk vajti te vinte lule tek varri i Enver Hoxhes, ishte ai qe sot flet per “reformim” dhe “demokraci”, ne emer te PS-se, Sekretari i Pergjithshem i saj, Gramoz Ruçi.
Shume e drejte thenia e Fredit,,,strateku i shkaterimit te shqiperise y shqiptareve
Duket se dhe autorja ka rene ne rrymen e ngjarjeve te asaj kohe brenda vorbulles pa mundur te dale siper e te kuptoje skenarin e ketyre 23 viteve te nderrimit te sistemit dhe qeverive , loje kjo e bere me finese nga strukturat e fshehta te ish sigurimit te shtetit dirigjuar nga pushtetaret e larte te asaj kohe te cileve programet me sa duket u vinin nga agjenturat e fshehta te bllokut lindor .
Qe nga greva e studenteve dhe cdo veprim politik i mevonshem u stimuluan te ndodhnin duke e mbajtur nen kontroll dhe me pas duke ndryshuar ngjyrimin politik se eshtra ishte e njejta ,
vazhduan drejtimin e pluralizmit duke realizuar te ashtuquajturat reforma per krijimin e shtreses se pasur prej se majtes se dikurshme , e cila ne kushtet e reja ku ekonomia percakton politiken , do te vazhdoje te usheheqe . Loja ishte e thjeshte , shkaterrimi i se djathtes dhe stimulimi i saj vetem me fjale . Fillimisht u stimuluan duke dale ne krye te tyre dhe pastaj duke i goditur nje nga nje figurat inteligjente te se djathtes duke krijuar “bindjen ” tek populli se vetem e majta eshte patriotike .
Sistemi nuk binte me nje demonstrim ne Tirane ku frika e njerzve u pa kur nje pjese e forcave ushtarake u leshuan me qen kufiri kunder turmes dhe u pa turma se si u terhoq prej bustit te Enver Hoxhes .
Askush nuk ia vlen te marre vlerat e heroit per nderrimin e sistemit apo dhe krijimin e PD-se perderisa ne krye te saj u vendos njeriu i PPSH-se Sali Berisha , i cili e manipuloi dhe vazhdon ta manipuloje turmen lehtesisht . Loja vazhdon …
Ramiz Alia ka qene njekohesisht te te gjitha partite prandaj nuk ben hajer pruralizmi ne Shqiperi.Ketu duhej bere te pakten si ne Rumani me Causheskun e te shoqen e te shpetonte ky vend nje here e mire nga kjo fare e keqe.
Pergezoj znj. Progri per keto pjese reale te historise se afert te Shqiperise, por te “harruara” nga ata qe kane interes t’i harrojne. Le te beje sa te doje emisione Opinion ai medioker i peshtire Blendi Fevziu me gazetarucet si Desada Meta. Ai me ato romuze e qeshje ironike prej nje femre rruge sa here qe flet per te shkuaren, qe nga gjellet deri tek veshjet. Natyrisht ai eshte nje vemje qe i ndrinin syte edhe atehere kur shihte ndonje gje firmato, gjuante e ndiqte me zell ndonje femer qe kishte ndonje gje firmato dhe tani qe beri ca para te qelbura, krekoset me stilolapsat, kravatat e sahatet qe kujdeset qe ti duken ne tv. Natyrisht se nuk ka me cfar te mburet tjeter, vec sendeve firmato, se me librat e tij qe jane permbledhje intervistash e pavertetesite ne librin per Enverin s’jane per t’u mburur.
Eshte per t’u respektuar puna e znj Progri per te treguar se roli i Ramiz Alise eshte teper i madh dhe i cmuar ne ate periudhe pasi ndodhej ne mes te dy zjarreve. Sa per faktin qe ishte liberal, natyrisht qe ishte. Ai vete ka rrezikuar ne 1974. Por natyrisht nuk ishte i marre. Politikes i duhen edhe luanet, por edhe dhelprat. Pse duhet domosdoshmerisht qe te kishte dale me budallallek kundra Enverit e te ishte burgosur prej tij qe te quhej liberal sot? ? Sa pozitiv ka qene ai dhe sesa ne menyre kritike e shihte ate realitet e tregojne shume shembuj. Do bente mire te tregonte per te Servet Pellumbi, qe megjithese vellai tij qe ne burg, ate Ramizi e ruajti. Hamdi Sollaku, babai babai i dr.Agim Sallakut qe iu lepi kaq kohe Sales, qe me vellain e arratisur e tjetrin vella te pushkatuar, Ramizi e mori prane vetes. Po jane te shumte shembujt e tille, deri tek te drejta studimi femijesh me probleme ne biografi. TE GJITHA KETO JANE PROVA SESA LIBERAL E KUNDER DISA VEPRIMEVE TE ATIJ SISTEMI ISHTE AI. Lere pastaj librat ne biblioteken e tij dhe leximet ne histori, filozofi, histori politike, sociologji, etj.
Eshte e lehte te flasesh pas dasme sesi duhet nuseruar. Ai u perpoq qe te zgjidhte mesin e arte duke dashur te respektohen ndjenjat e te gjitha shtresave, dhe, ne ate kohe nuk ishin si sot dhe EKUILIBRI ISHTE DELIKAT.
TE SKUQEN ATA QE MOHOJNE VLERAT E ATI POLITIKANI QE ISHTE FAT QE NDODHEJ NE KRYE NE ATO MOMENTE PER SHQIPERINE.
AQ ME TEPER ATA QE THONE SE KISHTE HALLIN E TIJ. AI BERI 5 VJET BURG NGA SHPELLARI, EGERSIRA, BAJRAKTARI SALI.
Por ama ai iku nga kjo bote pa vuajtje, si njeri i bekuar, ne heshtje, pa zhurma, luks. Ne nje spital shteteror dhe, PER TURP TE QEVERISE SE BERISHES E METES, POR EDHE TE POPULLIT SHQIPTAR, PA RESPEKTIN E NDERIMIN E MERITUAR.
SI NUK KE TURP O POPULL QE LEJOVE QEVERINE TE RESPEKTONTE ZOGUN QE SHITI VENDIN E NUK RESPEKTOI UDHEHEQESIN E PJESEMARESIN NE LUFTEN CLIRIMTARE!!!
I NDRITUR E PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I R. ALISE!!!
Populli i skllaveruar shqiptar nderon egersirat,Ramiz Alia ishte nje drejtues europian,nje komunist human i tipit cekosllovak,donte te realizonte nje kthim te bute,nje revolucion trendafilash,por zgjodhi njeriun e gabuar,zgjodhi kafshen e shpelles Vicidollit,Me siguri nuk e beri apostafat,me siguri nuk e merrte me mend se ai servil i perunjur,i gatshem edhe per sherbime kamarieresh(Shihni fotot e Saliut me byroistat,si perkulet pas tyre,si i dhjere),ishte nje arrivist i eger dhe djallezor ne ngjitjen drejt pushtetit.Duhej ta kishte pyetur, nga je?
Nje paraqitje e cunguar, e ceket per realitetin e atyre diteve, muajve dhe dy viteve te para te pas 90-s.
Ramiz Alia ishte ideatori dhe realizuesi i tjetersimit te pushtetit te shumices se popullit ne ate te nje grushti njerezish, te besuar te tij, kryesisht, sepse perfituan edhe te tjere me ose pa rregulla te lojes. Duke e pare pas 23 vitesh del se menjehere pas vitit 1985, Ai me mjeshteri dobesoi rolin e PPSh, sidomos ne drejtim te rolit te saj per aktivizimin e ekonomise, nxjerrjen e saj nga apatia e nje qeverimi te mefshet me kryetar Adil Carcani; personalisht mendoj se gjithcka Ramiz Alia e ka bere me nje qellim te percaktuar qe heret, duke “u hakmare” ndaj Enver HOXHES dhe Partise se Punes qe ne 1973 i shpetoi shurra kur ndjeu reagimin e tyre duke e izoluar per 3 dite.
Sa per thagmen e dale, diku nga mesi i copezes me lart te zj.Progri se H.Milloshi ishte bashkpuntor i afert me Enver HOXHEN, eshte nje shpifje e neveritur dhe e qellimshme prej autores.
Shkurt. Nje liber me plot te paverteta, pra edhe me deduksione logjike po te tilla, si pasoje.
Mos u lodhni ta vrisni shume mendjen per keto kotesira .R.Alia babaje i plualizmit alla shqiptarce.Me rendesi jane te dhenat sesi ky (i fundi te Majkanve ) arriti te spostoje gjigandet e L.N.CH.
Nuk po dua te futem neper analiza historike tani “pas dasme” Ne radh te par Ramiz Alia shpetoi lekuren e tij ne ate koh se si dhelper e zgjuar e kuptoi qe gjakderdhja atje do e conte, diku pran Causheskut Per cfar pluralizmi flasim or mjeran kur perzgjedhja e tij dhe trashgimtaret qe la ,e zhyten shqiperin ne mjerimin me te madh qe akoma nuk i dihet e ardhmja ! Organizoi “kalimin e but” por mir thot dikush me lart ju la ne dor edhe pushtetin edhe beri klyshet e asaj fare te pa prekshem ma me milionat qe vun ne thesin e tyre Dikur kishin vetem pushtet por e vun popullin ne pun e ndertoi vepra .. Nese shmangu gjakderdhjen e shpetoi edhe vet ,perzgjedhesi i tij i hodhi te gjitha ne er dhe gjagderdhjen nuk u a fali shqiptareve ! La kelysh “te denj”qe te na bejn ta kujtojm me nostalgji ate koh ! Kush e udhehoqi Shqiperin postkomuniste !!! Vertet mendoni se demokracia dhe e djathta??? Nje popull i mesuar te ndertoj e te punoj ashtu nen diktatur ne izolim e varferi do bente mrekullira po te binte ne duar te pastra e jo tradhtaresh te pangopur , pjell e atij regjimi ! Revolucionet kan viktima se turma pa udheheqes gabon por merit e nje udheheqesi ne hikje esht ta ler atdheun ne duar te pastra e te sigurta gje qe shqiptareve gjithmon u ka munguar sepse ne krye te saj pas herojve te vertet esht “kujdesur”qe ta len ne duar tradhtaresh qe vec keq i kan ber kombit !Shqiperin e cliroi dhe e ndertoi Enver Hoxha me tradhtaret dhe pasi e “pastroi” la Ramizin qe te vazhdoj por Ramizi ke la???? Biografin dhe pasojat e “testamentit” nuk ka nevoj ti shkruaj se ato i pan e i provuan ne kuriz e do vazhdojn ti provojn akoma shqiptaret viktima ……..