Skandali i Albpetrolit me TV Klan: Tre herë sponsorizime, 250 milionë lekë brenda një viti

17 Dhjetor 2013, 19:58Politika TEMA
Skandali i Albpetrolit me TV Klan: Tre herë sponsorizime, 250 milionë

Kompania shtetërore Albpetrol, e cila është e mbytur në borxhe dhe nuk paguan dot punonjësit e saj, ka gjetur mundësinë që vetëm vitin e fundit, 2012- 2013, të sponsorizojë tre herë televizionin Klan me shuma që arrijnë në 250 milionë lekë të vjetra.

Sponsorizimi është dhënë për gjoja disa aktivitete kulturore të televizionit, që rezultojnë sipas disa kërkimeve të gazetës Tema, të parealizuara.

Siç shihet nga tabelat përmbledhëse, Albpetrol ka sponsorizuar dhe disa media dhe OJQ të tjera afër qeverisë Berisha, por shuma e dhënë është rreth dhjetë herë më e vogël se ajo e TV Klan.

Sponsorizimi në këtë masë i një medie të vetme proqeveritare, pa asnjë verifikim të shpenzimit të pareve, është një rast flagrant, i cili duhet të çojë para drejtësisë të dy palët, ndërkohë që duhet të kthejnë pranë arkës së Albpetrolit shumat e marra.

Qindra punëtorë të kësaj kompanie janë rrugëve pa rroga për festat e fundvitit, ndërsa lekët kanë shkuar për dhurata për media dhe OJQ afër Berishës.

Pagesa e parë e Albpetrol për TV Klan (Media6)

Dy pagesat e tjera për TV Klan, rreth 200 mijë dollarë

29 komente në “Skandali i Albpetrolit me TV Klan: Tre herë sponsorizime, 250 milionë lekë brenda një viti”

  1. Atdhetari Suedi says:

    Ku je o burg ku je..te gjithe jane per ne burgun e sigurise se larte qe po ndertohet ne fier…..atje e kane te gjithe vendin te korruptuarit..avash avash po mbushet kupa.

    1. Marko Boçari says:

      Shikoni Pallatin(gjet rahmet) te Lulit te inçizuar para pak kohesh nga ajri http://www.youtube.com/watch?v=OsR92D7-7Ac

      1. Pilo Lala says:

        Ketij Ferdinandit ja ka lene Albpetrolin babai ne Kute.
        Gruan ne Toronto, burri ne Janine, te marrte lumi i Fredi, gruas ja kane ziline.

    2. erirea says:

      Jo ne fier, se kane miq prokuroret dhe gjykatesit,( kane punesuar ne albpetrol prinderit , velezerit ,motrat , kusherirat e gjykatesve dhe prokuroreve te fierit )dhe ata i prenotojne dhoma dyshe( kuptohet me femer brenda , ata nuk rrojne dot pa nje te tille ).

      Eshte mire ti cojne ne burrel ( nen dhe ) e mos te dalin kurre me .

    3. anonim says:

      Vetem burgu i vjen hakut

    4. Erand Sojli says:

      Prisni se nuk keni pare gje akoma.
      http://goo.gl/XyoK5T

  2. ARUSHA says:

    qen bir qeni i ati i biri dhe ai qe beri tane

  3. vexhgusi says:

    Arusha po ta rregulloj pakez me mire.
    Mut i ati,mut i biri,mut ai qe beri tane,mut ai qe dhjeu lakane.
    Ka kuptim te thelle mor i dashur por per sote boll me kaq.

  4. atila says:

    Une jam kunder gjuetise se shtrigave por kur buzhetit i jane sulur shtriganet me pushtet nga te gjitha anet dhe me keto para financojne mediat e caktuara per te manipuluar publikun duhet se s’ben nje gjueti antikorrupsin. KLANI i Berishes(Frangajt) duhet ti ktheje buxhetit parate e marra duke perfituar ne thyerje te barazise ne tendera. Klani i Qelbesirave duhet fundosur duke i diskretituar publikisht aferat e ndyra perziere me politika te ndyre.

  5. babec says:

    Sa te gjere e paska pas gurmazin dhe ky Sandri! Le te veje te paraqitet vet te 7 penxheret tashi!

  6. qirko says:

    jo burg,se paguajme ne.konfiskim pasurie se i dhemb me shume.

  7. Genci says:

    Prandaj Sandri na beka salla lluksoze dhe na shet pordhe,por atij vetem i duhen konfiskuar keto, ashtu si veproi PKSH-ja me spekullantet e luftes ne vitet 1945 e mbrapa.
    Shushunjat kane te njejten pamje dhe meritojne te njejtin fat.

  8. Artan says:

    Turp turp burg burg

  9. shkodrani says:

    Shume mire qe publikohen neper gazeta keto informacione por me duket sikur akoma ne qeveri asht PD-ja dhe PS-ja ne opozite, ku njena ban e tjetra denoncon kur ne fakt asht krejt e kunderta PD-ja ka ba dhe tesh PS-ja duhet me pergatite dosjen, me ja cu prokurorise, gjykata me i denu dhe kjo asht drejtesi dhe jo me ndej tuj kja prep se kjo nuk ka kuptim ma me vazhdu tane jeten me ankesa.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Bodja nuk ja planifikonte “Live” tv.Klan,parat e shqiptarve !
    Nepermjet ministrive i “dhuronte” shumat e majme.
    Ministrit shkurtonin fondet ne baze,kurse ne te vertet,mbanin me lek tv.Klan.
    S’ka fonde !?

  11. UDHEHEQESI says:

    ME SA PO SHIKOJME, LEXOJME E DEGJOJME, NA KANE DREJTUAR , ME PLOT GOJEN PO E THEM, KRIMINELET. kriminel nuk eshte vetem ai qe te vret,po ehe ai qe te le te vdesesh duke pare diellin. KA ARDHUR KOHA QE TE LEVIZIN BC,NE RASTE SE KA DREJTESI. po drejtesi me ne krye Nishanet nuk ka. BESOJ SE DUHET TE KETE EDHE GAZ 69 DHE BC,PASI BENCAT ,BMV, X5 NUK JANE PER POPULLIN.

  12. fieraku says:

    Po skan faj puntoret,rrine pa rroga dhe ish drejtori i albepetrolit ka blere dhe mercedes 60.000 euro se ka qene burri ndershem.

  13. lisi says:

    Do te kisha deshire qe nga Tema te jepej lista e plote e donacioneve, pa censure, kuzhdo qe te ishte.

  14. Rajub says:

    Atyre punetoreve mire tu behet se nuk mblidhen te gjithe bashke dhe ta mberthejne per fyti zotnine por Shqipetaret eshte veshtire ti besh bashke ne nje mendje prandaj spekullojne keshtu keta te pa ftyret

  15. pepe says:

    Kjo eshte vetem nje terheqje vemendje nga ana e temes per te mbuluar paaftesine e pushtetareve te tanishem dhe ti thote popullit ja cfare kane bere te tjeret .po perse keta te kulluar kane 4 muaj dhe vetem flasin dhe zbejne asgje .prandaj e votuam ps se i dim keto gjera.Eshte kote qe derdellisniduhet filluar puna se jo do shkoni shpejt ne shtepi

  16. leshi says:

    Ata punetoret nuk mblidhen sepse me rekrutimet demokratike trecereku i punonjesve nuk vene fare ne ,specialistet jane rrugeve,kur punonjesit u hoqen PS beri sehir,nuk tha asnje fjale megjithese keta punonjes ne pjesen me te madhe kishin bindje te majta dhe ishin specialiste te vjeter te naftes.Sa per drejtoret qe ishin neper ndermarrje ata edhe zyrat i kane bere me vaska dhe dush dhe punonjesit pa rroga ,HAPU BURG

  17. GJONI says:

    o popull po nuk e merrni vesht se keto lloj gazetash si gazeta tema e bejn shqiperin vendin me te korruptuar e me pa informacin ne bot, po pse nuk tregon si e ka ber ky gazeten tema? keta lloj njerzish qe kan keto tip gazetash tema apo leshi e preshi, jan njerzit me te korrupetuarit qe ka shqiperia, jan partiak e nuk shkrujn te verteten, po ky qe ben ket shkrim ku i merrka keto informacione duke se keta jan fbi a po kgb qe merr keto informacione, po pse e genjeni popullin me keto lajme po do vie nje dit qe do te vrasie zoti me keto mekate qe ben o gazeta tema, un kem lexuar shum artikuj qe keni ber po asnje te vertet nuk kam konstatuar deri tani, prandaj te keni turp qe manipuloni vetum per te shitur gazeten.

  18. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    E keqja është, se Shqipëria duhet të ndërtojë burgje të rinj…

  19. ILIRET says:

    Jo ne burgun qe po behet ne Fier. Ne ate burg ke qejf te hysh. Politikanet e kane bere me porosi per vete. Atje eshte me mire se ne kovaleshence, pavaresisht se muret jane 10 m te larte…

  20. LORA says:

    Ja dhe nje tregues tjeter i kuserimit te parave publike,,,,dmth nje arsye e forte se nuk na takon statusi i kandidatit ne EU.

  21. Po cpret nga hajdutet tip Ferdinand Murati ekompani qe i kishin vene me urdher parti qe te beni si te donin se mos eshte hera e par po ti shikoshe te gjithe ishe drejtoret e pergjithshem te gjithe te kamur deri ne fyte me leket e naftetareve qe punojne me turrne dhe keta pisa bejne kerdine po jo vetem burg se e bejne me qejfe kurvat po keta duan xhaxhin qe ti interrnonte dhe mizat e shteise plerat te ndyra.

  22. Kurbinasi says:

    Duke falenderuar gazeten per keto publikime.njekohesisht dua te shtroj vetem dy pyetje, si:
    1-Redaksia eshte e sigurte ne vertetsine e shifrave e tabelave?
    2-Nese po,organi i prokurorise shqiptare e ndjen pergjegjsine e vet,per mos fillimin e procedimit?

  23. Drejtesia says:

    O fredo ,po cte duhej Alb petroli ty o kar i Kutes ,ishe mir ne arsim ,moremeqafe dhe gruan e shkrete ,si tja bej ajo tashti gjithmon poshte do rri ajo .
    Keshtu eshte kur kalon adoleshencen ne kete moshe me sekretaren pasi e shqyen ata mieshtrat e Tv Kombit . Yt soj e mdyre

  24. 123* says:

    e para eshte mbytur me borxhe, apo i kane borxhe? se shume kontradiktore jeni…

    e dyta, me duket se behet vetem per te goditur pasi nuk po shohim nje ish zyrtar te LSI te denoncohet, por po dalin edhe te shenjte madje…mos harroni se Albpetroli ishte ne dore te ministrave te LSI, si ministra te Ministrise se Ekonomise, e ne keto 4 vjet ka qene kjo ministra e ketyre ministrave ne qender te skandaleve…

    e treta, po lexoja kontraten dhe thote me Vendim te Keshillit Mbikqyres,,,,e dini ju se Keshilli Mbikqyres eshte ai qe zgjedh e liron nga detyra administratorin, pra eshte mbi kete te fundit…ndaj boll me pacavure se vetem po beni lojen e plotikes dhe po beni te shtohet urrejtja e njeriut ndaj njeriut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje