Përse të gjithë janë të çmendur pas Candy Crush?

18 Dhjetor 2013, 11:01Lifestyle TEMA

Candy Crush Saga, një lojë krejt e thjeshtë, po çmend botën, duke u bërë loja më e shkarkuar e vitit 2013 në iPhone dhe iPad.

Zor se ka njeri që nuk e ka dëgjuar apo luajtur këtë lojë.

Sipas BBC, mendohet se kompania që e ka prodhuar këtë lojë, fiton 1 milion dollarë në ditë nga përdoruesit.

Në total 500 milionë njerëz e kanë instaluar këtë lojë.

Vetëm në SHBA, kompania fiton 550 mijë sterlina në ditë.

Loja është në pronësi të King, një kompani me qendër në Londër.

60 përqind e britanikëve thonë se e luajnë lojën duke shkuar ose duke u kthyer nga puna.

28 përqind thonë se e luajnë atë gjatë punës.

Të pyetur nga BBC, ata thonë se loja është anti- stres.

Vetë kompania thotë se shumica e atyre që arrijnë në nivelin e fundit, e bëjnë këtë pa pasur nevojë për ndihmë financiare.

Por shumë njerëz paguajnë për të kaluar nivelet e vështira.

Çudia është se Candy Crush është një lojë e thjeshtë, një imitim mes Tetris dhe Bubble Bobble.

Ajo ka zëvendësuar lojën Bejeweled, që lindi 12 vjet më parë.

Candy Crush lindi në prill të vitit 2012 dhe tani mendohet se do hidhet në bursën amerikane.

Rivalët, edhe pse po bëjnë versione të ngjashme, janë sërish shumë larg.

Drejtuesit e kompanisë thonë se Candy Crush do shtojë nivele të reja në lojë.

Me pak fjalë, ulni kokën mbi celular se varësia vazhdon./ep

2 komente në “Përse të gjithë janë të çmendur pas Candy Crush?”

  1. Antitank says:

    Budallëqe. Ne vend qe njerezit te lexojne e te mesojne dicka luajne me traplleqe

  2. Reali says:

    Kush tha qe po cmenden te gjithe.
    Cpo behen njerezit gjithnje e me budallenj me keto lojra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje