Një nga viktimat e bombave në maratonën e Bostonit, që u plagos në këmbë dhe krahë, i ka propozuar për martesë infermieres me të cilën u takua gjatë kohës që po kurohej.
James Costello, 31 vjeç, i propozoi infermieres Krista D’Agostino gjatë një udhëtimi 10- ditor në Europë për të mbijetuarit e këtyre bombave.
Lajmi vjen tetë muaj pasi Costello u plagos, ndërsa i drejtohej finishit të maratonës bashkë me pesë shokë fëmijërie. Bombat shpërthyen aty pranë duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 270.
Foto e Costello-s ishte një nga imazhet më të përhapura pas bombave.
“15 prilli ishte një prej ditëve më të këqija në jetën time. Menjëherë nisja të pyesja veten se përse dhe për çfarë arsyesh ndodh kjo gjë”, shkruante ai në FB pas sulmit.
Por nga dhimbja ai gjeti gëzimin./ep
Krista, majtas, me një shoqe
mirenjohes djali i botes jo si ketu ke ne as nje flm nuk degjon..
Fakti qe ske ditur te zgjedhesh ti moj doktoreshe sdo te thote qe jane te gjithe ashtu…
Heh, taliankja! Me te shendoshe qerosin.
Hajt per hajer.
Ne koke te Loles.