Ministri i Jashtëm më i ri në Europë është betuar së bashku me koalicionin e ri qeveritar në Austri.
27- vjeçari Sebastian Kurz është një nga 12 ministrat e konfirmuar nga presidenti austriak, Heinz Fischer.
Sipas BBC, përpara se të merrte këtë detyrë, ai ka qenë Sekretar Shteti për Integrimin.
Blloku qeverisës, i përbërë nga Socialdemokratët dhe Partia e Popullit, fitoi zgjedhjet në shtator.
Socialdemokratët morën 27.1 përqind dhe Partia e Popullit mori 23.8 përqind.
Kurz shihet si një yll në rritje në Partinë e Popullit dhe ka marrë më parë vlerësime për punën e bërë në shkolla dhe me emigrantët myslimanë.
Si sekretar shteti, ai pati ndjekur një politikë të integrimit të emigrantëve duke kërkuar që fëmijët e tyre të flasin gjermanisht përpara se të hyjnë në shkollë.
Ai ngriti klasa gjuhe falas për liderët fetarë myslimanë dhe nisi një forum për dialogun me Islamin.
Megjithëse partia e tij ka hyrë në koalicion, rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë më i keqi që prej Luftës së Dytë Botërore.
Si pasojë e rënies së tyre ka fituar Partia e Lirisë, që mori 21.4 përqind. Kjo është një parti euroskeptike./ep
Moooos ca do thote Erion Veliaj tani :p
Pune te mbare ne detyre o mik,por me ta nuk punohet. Ju mundoheni ti integroni e beni njerez por ata leket tuaja duan por mendesite e tyre nuk i ndryshojne jo shkolla tu japesh falas por gjithcka qe ju do te investoni do ju veje dem. Kudo ata jane ata jane problematike
Po mo shqiponja punojet me keta njerz……se si puna e berishes nje pjese e madhe kane pjerdhur, vetem zene karriget.
Ministri i jashtem eshte nje talent. Punetor dhe i respektuar nga te gjithe. Fakt tjeter eshte se ai eshte akoma pa mbarruar universitetin, dmth ska akoma nje diplome. Por ne Austri e Gjermani keto nuk jane primare kur te tjera fakte vihen ne tavoline.Edhe kryeministri i Austrise, mesa kam lexuar me pare, qenka me te mesme.Urojme qe ministri i ri i jashtem te vazhdoje linjen e miqesise dhe mbeshtetjen e pamunguar te austrise ndaj shqiperise.