FOTOT/ Vdes Peter O’Toole, një emër i njohur i kinemasë

16 Dhjetor 2013, 10:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vdes Peter O’Toole, një emër i njohur i kinemasë

Peter O’Toole ka vdekur në moshën 81- vjeçare.

Aktori veteran, i njohur sidomos për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”, vdiq në një spital në Londër pas një sëmundje të gjatë.

Aktori i njohur mban rekordin e nominimeve për çmimin Oscar, por pa e fituar asnjëherë atë.

Plot tetë herë ai ka garuar për çmimin e “aktorit më të mirë”.

Në vitin 2003, atij iu dha Oscar i nderit, por e refuzoi, duke thënë se nuk ishte akoma 80 vjeç dhe se kishte akoma mundësi të fitonte me një rol.

Lajmi për vdekjen vjen vetëm një vit pasi ai ishte tërhequr zyrtarisht nga aktrimi.

Aktori lindi në Irlandë dhe u rrit në Anglinë veriore dhe ka punuar edhe si gazetar dhe punonjës radioje përpara se të bëhej aktor./ep

2 komente në “FOTOT/ Vdes Peter O’Toole, një emër i njohur i kinemasë”

  1. ardi says:

    Rrespektë për këtë gjigand të kinematografisë dhe teatrit.Koha dhe mosha bëjnë të vetën. RIP.

  2. aleksandri i madh says:

    R.I.P Peter O”Toole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje