Robert Mugabe ndryshon edhe emrin e ujëvarës Victoria

18 Dhjetor 2013, 19:02Lifestyle TEMA

Presidenti i Zimbabveve, Robert Mugabe ka vendosur që të ndryshojë emrin e të famshmes ujëvara Victoria, për të hequr qafe historinë koloniale të saj.

Tani ujëvara do quhet Mosi Oa Tynua, që do të thotë “tymi që lëshon bubullima”.

Partia në pushtet, Zanu PF, thotë se qeveria duhet të heqë të gjithë emrat kolonialë nga shkollat dhe qytetet.

Ujëvara, që gjendet në kufirin mes Zimbabveve dhe Zambias, njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës./ep

6 komente në “Robert Mugabe ndryshon edhe emrin e ujëvarës Victoria”

  1. dajt says:

    Shkruhet “ujvara” dhe jo “ujevara”

    1. Gurrakuqi says:

      “Ujevara” eshte sakte.

      1. Eno says:

        Jo po mos shkruhet “ujivarë”.

  2. filan fisteku says:

    edhe ne duhet tja ndryshojme emrin lugines se VALBONES…. italisht (Valle Buona)…

  3. nil says:

    o shoku nuk eshte italisht, ehte latinisht , dhe ka shekuj qe quhet keshtu , si edhe nje pjese e mire e emrave dhe vendeve te tjera , tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje