Pjesa më e ndritshme e Europës refuzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për të filluar procesin ligjor dhe politik të afrimit të Shqipërisë me BE-në. Kristal qartë, themeluesit e BE-së thanë që e bëjnë këtë shtyrje sepse kanë nevojë të “blejnë” kohën e mjaftueshme për të kuptuar më mirë nëse ndryshimet e filluara në Shqipëri do të kenë apo jo karakter të qëndrueshëm, pra, në fund të fundit, do të jenë apo jo të besueshme. Së bashku me ndryshimet, koha e “blerë” do t’u shërbejë, sigurisht, edhe për të besuar ose jo tek integriteti i klasës politike që po qeveris vendin. E gjitha kjo nuk lë pikë dyshimi edhe për shkakun e thjeshtë se europianët, ndërsa kërkuan kohë, nuk kërkuan ndryshim apo modifikim të kritereve të vëna më parë. Gjithçka duket sikur nuk lë më asnjë shteg për të pasur reagime të mëtejshme, madje, dhe para së gjithash, nga vetë shqiptarët, politikanët e tyre veçanërisht. Sigurisht që nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhte kështu. Nuk mund të kishte heshtje në llapaqenërinë e botës së vogël dhe meskine ku jetojnë njerëzit e kafeneve dhe politikanët e këtij vendi. Politikanët shqiptarë e kafshuan lajmin, e mbllaçitën për një kohë të gjatë, e bënë pjesë të “metabolizmit” të tyre (internalizing) dhe pas gjithë këtij procesi nxorën së brendshmi për në publik variante jo vetëm nga më të çuditshmit, por edhe nga më të pangjashmit me njëri-tjetrin. Sado të pangjashëm që të ishin ato, megjithatë, të gjitha qëndrimet “posrefuzuese” të politikanëve të këtij vendi e kishin një zonë të përbashkët. Të vogël, të papërfillshme; por gjithsesi, të gjitha komentet, deklaratat, statuset, debatet e politikanëve të këtij vendi një pikë takimi e kishin. Asnjë politikan i derisotëm nuk e konsideroi veten apo partinë politike së cilës i përket si shkak i refuzimit; të paktën si një prej shkaqeve pse europianët nuk kanë besimin e mjaftueshëm për të lejuar Shqipërinë të fillojë procesin e afrimit me Europën.
Nga kronikat
Kreu i PD-së, si ai de jure ashtu dhe ai de facto, e shpjeguan refuzimin e statusit kandidat për Shqipërinë si një dështim të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe në përgjithësi, si një konsekuencë e pashmangshme e qeverisjes së keqe të pozitës së sotme. Ky qëndrim, megjithatë, u përjetua nga shqiptarët si një qëndrim difuz, i mjegullt, i papërcaktuar si në kohë ashtu dhe në hapësirë, aq më shumë i papërcaktuar në autorësinë e tij. Këtë konfuzion e shtoi akoma më shumë një debat i zhvilluar te News 24 midis një deputeti të PD-së afër me ish-kryeministrin e vendit dhe ministrit aktual të Drejtësisë, njeri i LSI-së. Ndërsa deputeti afër me ish-kryeministrin, në tentativën e tij për të përcaktuar autorësinë politike të korrupsionit në Shqipëri, i kujtonte ministrit të Drejtësisë se “punët nuk zgjidhen me bllok në dorë në një sistem demokratik”- duke pasur qartësisht në mendje kryetarin e partisë së ministrit të sotëm të Drejtësisë, – ky i fundit, ministri i Drejtësisë pra, as nuk guxonte t’i thoshte njeriut të PD-së, d.m.th kundërshtarit të tij në debat, se pse, atëherë, kur puna ishte kështu, ish-kryeministri, por edhe kryetari i PD-së në atë kohë, duhej t’i bënte një vizitë publike “njeriut me bllok” një natë para se rasti i tij të gjykohej nga drejtësia e këtij vendi?!
Në daljen e tij publike pas Refuzimit, kryetari i LSI-së dha të kuptohej se refuzimi i statusit nuk ka lidhje me vetë Shqipërinë, por me disa “mekanizma” që operojnë brenda BE-së dhe se prandaj, Shqipëria nuk mund të ketë efekt mbi to. Sipas këtij qëndrimi, refuzimi për marrjen prej Shqipërisë të statusit “kandidat” nuk ka lidhje me vetë Shqipërinë?! E gjitha kjo, fatkeqësisht, është vetëm një tentativë për ta veshur Refuzimin me një mister dhe prandaj, për të mjegulluar kufirin ku mbaron përgjegjësia europiane dhe fillon ajo shqiptare. Përsëri fatkeqësisht, për shkak se ky mister fillon e ravijëzohet nga kryetari i një partie që drejton Ministrinë e Integrimit, ai fillon dhe pranohet si i tillë, si mister, me idenë se ministrja e Integrimit e LSI-së duhet t’i dijë këto punë, pra punët e Europës, paçka se s’ka si t’i dijë, për shkak të standardit të kësaj partie lidhur me eksperiencën që konsiderohet një e keqe më shumë se një e mirë, pra, paçka se s’ka se si t’i dijë punët e vendit të saj.
Kryetari i PS-së mbetet të jetë politikani më realist në raport me Refuzimin. Ai mbart edhe konceptin më të drejtë mbi marrjen e statusit “kandidat”, sepse nuk rresht së përmenduri që shqiptarët duhet të ndryshojnë për shkak të shqiptarëve dhe jo sepse këtë e kërkon Europa. Gjithsesi, edhe ai nuk mbetet tërësisht jashtë kësaj zallamahie. Sepse përmend që si shkak i Refuzimit janë edhe ca kontradikta brenda BE-së, ekzistenca e tyre, atje, në qendër të kontinentit, po pengon procesin e afrimit dhe akoma më shumë, sepse, si kryeministër i vendit, nuk ka gjetur kohën dhe mekanizmin për t’iu mbyllur gojën disa diplomatëve sharlatanë që akoma mendojnë se, p.sh., atje në Holandën e largët, e refuzojnë Shqipërinë, pasi nuk e njohin atë!
Koha si esenciale
Vendimi mbi refuzimin dhe shtyrjen e marrjes të statusit “kandidat” për Shqipërinë është një nga ato vendime që për shkak të thjeshtësisë dhe parashikueshmërisë së tyre nuk e tregojnë haptazi ekuilibrin e madh, deri në gjenialitet, që mbartin. Ajo që është thithur deri më sot nga shumica e njerëzve pas analizës së vendimit të Refuzimit është e njëjtë me komentet e bëra nga përfaqësues diplomatikë të BE-së dhe vendeve të tij në Shqipëri. Thjesht ata kanë thënë, dhe po kështu e kuptojnë edhe shqiptarët, se statusi “kandidat” u shty pasi BE kërkon më shumë kohë për të besuar se reformat e qeverisjes në Shqipëri merren jo vetëm seriozisht, por janë edhe të qëndrueshme, pra, kanë garanci se do të çohen deri në fund. E gjithë kjo është pjesa që duket; ajo pjesë e ajsbergut që ndodhet mbi sipërfaqe. Pjesa tjetër, sigurisht, është shumë më e madhe dhe që nuk duket. Pranimi i statusit “kandidat” vetëm tre muaj pas qeverisjes së pozitës socialiste nuk do të kishte të bënte me të, pra nuk do të kishte të bënte me qeverisjen e socialistëve aq sa do të kishte të bënte me qeverisjen e shkuar të PD-së. Kjo do të thotë që pranimi i statusit “kandidat”, më shumë se sa do të ishte një miratim i qeverisjes aktuale, pranim i një fillimi në drejtimin dhe masën e duhur, do të ishte, ekzaktësisht për shkak të kohës shumë të shkurtër të qeverisjes aktuale, miratim i qeverisjes së djeshme të PD-së, i qeverisjes së gjatë të saj; prandaj do të ishte automatikisht edhe një vlerësim i reformave të kryera në kohën e saj. Sepse, për shkak të vetë natyrës së tyre, reformat mund të zhvillohen, dhe akoma më shumë, mund të japin rezultat, vetëm në një kohë që asnjëherë nuk është e shkurtër në raport me transformimin e një vendi në tërësi, veçanërisht në raport me një vend si Shqipëria, për të cilin pretendohet që ky transformim të jetë rrënjësor. Miratimi i statusit “kandidat” në këtë kohë, sot, nuk do të ishte gjë tjetër, prandaj, vetëm një pranim i fryteve të qeverisjes së djeshme të saj. Do të ishte një mbështetje e qeverisjes së djeshme të PD-së, qeverisjes së partisë që nuk la gjë pa bërë kundër popullit dhe vendit të saj. Do të ishte, fatkeqësisht, vlerësim dhe mbështetje e një qeverisje që i poshtëroi shqiptarët më shumë se çdo qeveri që ata kanë pasur mbi zverk në krejt ekzistencën e shtetit të tyre. Do të ishte një mbyllje sysh para arsimit të rrënuar për shkak të politikës së PD-së; para nëpërkëmbjes tragjike që shteti i djeshëm iu ka bërë qytetarëve; para drejtësisë që nuk jep drejtësi; para mizerjes ekonomike; para bluzave të bardha që nxijnë nga antihumanizmi. Përfundimisht, do të ishte një mbyllje sysh para çdo pisllëku të mbetur në “trotuaret” e kohës së sotme nga qeverisja e djeshme.
Shtyrja e statusit “kandidat” për Shqipërinë përmban qartësinë e ndarjes së të keqes nga e mira, gjë për të cilën shqiptarët kanë më shumë nevojë se çdo komb tjetër në kontinent. Në krejt historinë e shtetit të tyre shqiptarët kanë vuajtur nga mungesa e “shqisës” që të ndihmon të dallosh diferencat, gjë që edhe ka ekstremizuar qëndrimet në historinë e tyre. Pranuan mbretërinë, sepse nuk e dallonin dot nga republika; pranuan komunizmin e importuar nga Lindja sepse nuk e dallonin dot nga sistemet politike që ndërtoheshin në Perëndim; pranuan kooperativat sepse nuk i dallonin dot ato nga iniciativa e lirë e individit; pranuan pluralizmin e përçudnuar sepse nuk kishin asnjë mundësi ta krahasonin atë me pluralizmin e vërtetë veprues; pranuan korrupsionin sepse nuk njohin akoma drejtësinë; pranuan Gërdecin sepse nuk njohin ligjin si të tillë dhe të pakundërshtueshëm; pranuan kultin e individit, sepse akoma nuk njohin demokracinë në një sistem politik perëndimor. E kanë pranuar të keqen, sepse nuk kanë njohur akoma të mirën. Tani, më në fund, iu është ofruar një shans që i ndihmon të kuptojnë diferencën, të dallojnë të mirën nga e keqja. Tani, pas shtyrjes së statusit! Të shkëlqyerit e Europës e shtynë statusin për t’u thënë shqiptarëve se po jetoni të keqen që ua kanë prodhuar ata që ikën dhe për sa kohë që do të jetoni me të nuk mund të jetoni me Europën. Shtyrja e statusit i bën shqiptarët të kuptojnë se kush e ka prodhuar mizerjen e sotme që nuk është europiane. Shqiptarët duhet të ndalojnë një çast, të marrin frymë thellë, por edhe kohën e nevojshme për të dalluar përgjegjësit, ata që i kanë pasur mbi kurriz, të keqen që prodhuan ata. Të dallojnë mirë atë që kanë sot nga ajo që po kërkon Europa dhe prandaj, pikërisht për këtë, të nisin një rrugë tjetër, përfundimisht të ndryshme. Ta kuptojnë përfundimisht se çfarë nuk duhet të bëjnë më; çfarë nuk duhet të lejojnë të tjerët të bëjnë më. Në jetën dhe me jetën e tyre.
Llogjike e sakte,analize konkrete dhe parashikim realist i ngjarjeve ne Shqiperi!!!
Autori i shkrimit,zoti Besnik Gjongecaj eshte treguar jo vetem IDEALIST i perkryer,por edhe nje analist i zoti,ndryshe nga ata MATUFET,qe na dalin cdo nate neper TV-ra dhe qe duan t’i sherbejne PADRONEVE ose xhepave te tyre!!!
Te krahasosh llogjiken e ketij shkrimi,teresisht ne mbrojtje te SHQIPTARIZMIT me palo llogjiken e tipave te percudnuar si Henri Cili,Artan Hoxha,Grida Duma etj i ben NDER injorances dhe ANTI SHQIPTARIZMIT!!!
Nga ana tjeter gazetes Tema dhe lexuesve te saj i bejne NDER autore te tille,qe nuk jane LOLO te oborreve qeveritare,por se u ndricojne memorjen per nje gjykim dhe vleresim objektiv te tashmes dhe te ardhmes se mendimit kritik ,sidomos ne media!!
Mospranimi ne keto momente i Statusit per Shqiperine,deri me sot as MAZHORANCA dhe as OPOZITA nuk kane mundur ta ZBERTHEJNE kaq sakte e llogjikshem per te dy anet e medaljes,qe na u dha nga 5 shtetet me te fuqishme te Europes!!!
Opozita e spjegoi kete refuzim,jo se nuk e kuptoi GRUSHTIN qe u dha Europa,por se atyre u duhej ky interpretim per KONSUM TE BRENDESHEM,per te ngritur adrenalinen e mbeshtetesve te vet!!!
Kjo llogjike banale e tyre beri edhe ate qe neser te improvizojne edhe nje proteste para kryeministrise,per te tatuar pulsin militanteve te vet edhe nje here,pas TURPIT,qe moren kur i perzune si DORDOLECE,ne tubimin kunder kimikateve siriane!!!
E SIGURTE:Perseri do TURPEROHEN!!!
Une nuk shkoj as ne kish as ne xhami por nje shishe vere te mire …po te mire aman do shkoj ta mare ne LCBO ?
Opinione i thjeshte dhe shume gjenial qe ta kuptojme mire ne Shqiptaret se kush na ka udhequr. Nje palo burre.
Shpresoj ta kuptojm te gjithe se me qarte se kaq sben me nena.
‘pjesa me e ndritshme e evropes’,,, pjesa me imperialiste e Evropes do te thoja,,, pjesa me e pa njerzishme e Evropes, Pjesa me materialiste e Evropes. I plotesuam kushtet qe na kerkuat, mbajeni fjalen. Eh Evrope moj kurva e motit, i re mohit beses se Zotit’… I paskemi ne fajet, qe anglezet dhe amerikanet instaluan dhe na shiten tek Stalini ne konferencen e Jaltes. Ishte faji yne qe u shtypem dhe masakruam per 45 vjet nga ideologjia marksiste dhe anti-njerzore e themeluar dhe zhvilluar ne France-Gjermani-Angli. Ishte faji yne qe kemi komshi si Serbia dhe Greqia qe kane influencuar ne politikanet dhe drejtuesit e kombit. Eshte faji yne qe u pushtuam nga Turqit per 500 vjet, ndersa kta derrat evropiane haheshin me njeri tjterin per nje cope buke. Evropa i ka ditet e numruara, sepse jane te gjithe derra, pa princip, pa rrenje, pa dinjitet. Ia lejojme vetes me u talle disa hajduta dhe njerez te pavlere si puna e Cameron dhe Fransua Hollande, qe shkaterruan ‘Martesen midis Burrit dhe Gruas’ duke e ndote me pranimin homeseksualave,,, dy kriminele qe shkaterruan Libine, Sirine, Egjyptin dhe gjysmen e botes tjeter. Gjithmone kemi qene te harruar dhe gjithmone na kane punuar, pervec Italia dhe Austria. E pra le te bejme marrveshje me Rusine, vendi me potencialin me te madh ne bote. Vend me krenari dhe vlera,qe perputhen me ne. Ne nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi si evropianet dhe amerikanet te cilet drejtohen nga deshira per pasuri, vjedhje, sundimin e botes, lufte, tradhetia, mizoria.
Ah more Besnik djali ! E martoi babai jot saliefendine, duke bere tere ato harxhe , te asaj kohe, pa e ditur i shkreti se bashke me deshiren e madhe te njeriut zemermire, po ndizte pishen per ti vene flaken gjithe Shqiperise! Do doja te degjoja sot opinionin e tyt eti, per njeriun e flakeve dhe te ndasise madhe mbi kete komb,Mba vulen e veres te Atij, te Salihut !
Vetem nga ty nuk duam mend . Ajo qe thote europa eshte me se e drejte. Ju ishit ne krye me gjithe Pd -ne Z.Gjongecaj. Nuk e kuptoj ku e gjen tani kurajon te besh analiza. Paske qene i pafytyre more zotni. Ju duhet te beni analizen e vetes dhe tu kerkosh falje te gjithe intelektualeve kur ju ishit ne fuqi me partine demokratike per cfare u bere. Ju dhe raprezaljet tuaja karshi inteligjences profesoratit ne UBT qe kundershtonin mediokritetin tuaj eshte nje njolle e zeze e juaj. U bere si te ishe beu i universitetit rrethove mediokrit qe te rrinin gatitu dhe largove ata qe ishin ajka e universitet. Pthu burre i lig. Te njohim shume mire kush je. Do besh mire te qepesh gojen dhe ngrysh jeten qe te ka mbetur larg politikes njeri i keq .Je mesuar te hash me gjithkend qe te jep nje kocke.Sigurisht pak te njohin ty dhe bemat e tua.Por te gjithe ata qe luftove kur kishe pushtet do te te nxjerrin fytren tende te verte prej bastardi nga tropoja.Vendi yne ska nevoje per njerez te kalibrit tend.Sahanlepires ,mjeran ,i deshtuar.
Te ben nervoz fakti qe shqipetaret me kulture nuk e denancojne fashizmin e Zogut,Fashizmin e enver Hoxhes,fashizmin e grupit te sali berishes.Europa eshte demokratike per qysh prej shekujsh.Kopeja e fashizmit te sali Berishes Kastriot Islamit nuk mund ta kuptoje kete.Europa po thote qarte:Te luftohen vjedhjet e hajduterise te grupit te sali berishes.Parlamenti duhet te vendosi te hetohet qeveria e fashistit berisha.Pse duhet pritur?Shqipetret kudo ne bote jetojne me imazhin e hajdutit,kriminelit,trafikantit ne bote prej plehrave te grupit te sali berishes-Bashes,Islamit,Nanos,Mejdanit.Shqipetaret jane simbol i vecante i miresise dhe bujarise ne bote.Grupi i fashizmit te sali berishes te digjet i gjalle ne mes te TIRANES.Per kete nuk ka nevoje per ligje.Zeri i Nene TEREZES kumbon ne veshin e cdo shqipetari:plehret e Zogut,Enver hoxhes,sali Berishes Fatos nanos,Kastriot islamit Rexhep Mejdanit te digjen te gjalle per tragjedine e krijuar ne personalitetin e kombit shqipetar.
Hej @sal, Europa eshte e korruptuar per veten e saj. Mos e idealizo Europen. Ka shume shqiptare qe jetojne ne urope apo vende te tjera te Amerikes Veriore dhe e shohin per dite qe ai ideal qe ata kishim per keto vende nuk eshte i vertete. Ka shume korrupsion dhe krim ne cdo nivel. Prandaj le te kontribuojme ne permiresimin e cdo qytetari shqiptar. Le te behemi te mire per veten tone. Ne jemi ne Europe gjeografikisht. Asnje nuk na nxjerr dot nga Europa, nese na duan apo jo. Le te jeteojme jetet tona dhe permiresojme vendin tone per te miren tone dhe jo te Europes. Sherimi i plageve ye shoqerise sone si korrupsioni, vjedhja, vrasja, krimi, niveli i ulet i sherbimeve administrative, shendetsore, ndotja a ambientit na sherbejne te gjithe ne qytetareve shqiptare. Sigurisht qe te gjithe jemi dakord qe regjimet e Zogut, Enverit, Nanos e Berishes ishin autokratike dhe i sherbyen ketyre njerezve dhe jo te mires se perbashket. Te gjithe kane qene dhe jane te demtuar ne nje menyre apo ne nje tjeter nga keto regjime me perjashtim te atyre qe moren pjese ne krim. A eshte e vertete qe ndjehemi te fyer kur na shohin nga lart poshte si shqiptare? Sigurisht. Pra le te kontribuojme te gjithe per permiresimin e imazhit te Shqiperise duke u bere njerez me te mire. Shuma e individeve te mire ben te teren te shkelqyer.
Eh,more “sal” maloku!!
Ju nxorra nga SHPELLA e ju bera njerez!!!
Ju ndava nga DHITE dhe ju bera minatore!!!
Ju hoqa ANALFABETIZMIN dhe ju dhashe shkolle,mjek,infermjere,mami,drita,uje dhe kulture ne cdo fshat!!!
Ne se vrisnit per HAKMARRJE,ju VARJA NE MES TE FSHATIT!!!
Ju detyrova,qe te perdornit GOMARIN PER DRU E UJE ne vend te GRUAS!!!
Kur binin termete apo debore e madhe,NGRIJA NE KEMBE NJE SHQIPERI TE TERE PER TE RINDERTUAR SHTEPITE FALAS DHE USHQIME FALAS PER GJITHE DIMRIN!!!
Ju hapa DHJETRA MINIERA E HIDROCENTRALE,te gjithe te punesuar me rroga te barabarta me nje MINISTER te asaj kohe!!!
NJE GJE NUK MUNDA TE BEJ ME JU:
NGA QE NUK MESONIT(aq mend keni edhe sot),”internoja” qindra mesues,ekonomiste,inxhinjere,oficere etj,per te drejtuar jetet tuaja!!!
Epo vetem T’U JEPJA TRUTE E MIJA!!!
Ja shikoni Sali Berishen,me te SUKSESSHMIN TUAJ TE ASAJ kohe,se cfare i beri SHQIPERISE PER 23 VJET:JU COI NE MESJETE!!!
Dhe me akuzoni se nuk perkrahja MALOKET ne poste te LARTA!!!
Ja i moret postet keto 23 vjet dhe e mori vesh e gjithe bota se sa ishit te zote per te drejtuaer nje shtet!!!
ARMIK E KISHA KONICEN,POR CA FJALE I KA THENE TE SAKTA PER JU!!!
HALLALL T’I KENI bashke me kosovaret!!!
Besnik Gjoingecaj e kuptoj qe urrejtja per Sali Berishen dhe PD-ne te shtyn te shkruash kete artikull dhe ndjehesh i gezuar qe me se fundi Saliu dhe shpurra e tij u larguan nga pushteti me nje shkelm bytheve qe u dha elektorati shqiptar. Por duhet te kesh parasysh se ti ke bashkepunuar per nje kohe te gjate me Saliun dhe ke qene ne krahun e tij te djathte si ne parti edhe ne pushtet ku ke mberritur qe te beshesh drejtues i partise demokratike dhe drejtues administrativ i larte perfshire pozitat si Rektor i UBT dhe Minister i Aresimit. Po te shohesh historine tende politike dhe administrative atehere do te kuptosh qe edhe ti ke qene nje nga ata qe kane kontribuar ne katandisjen e Shqiperise ne kete katrahure qe eshte sot. Cfare reformash bere ti te permiresoje edukimin, shkencen, meritokracine, mbeshtetjen e inteligjences dhe trurit te vendit apo kunder korupsionit? Ne kohen e sundimit tend ne UBT u dogj dhe u shkaterrua nje nga institucionet me te rendesishme te vendit. Ti kishe mundesi ta ktheje aresimin dhe universitetet ne qendra te krijimit te trurit dhe shkences shqiptare dhe ti binjakezoje me ato europiane. Ti nuk e bere kete. Jo vetem qe nuk e bere por te gjitha institucionet kryesore te edukimit shkuan ne kanalet e ujrave te zeza nga drejtimi i jot. Ne fund te fundit cfare bere ti kur ishe me Saliun qe te perparoje Shqiperine drejt nje vedni te civilizuar dhe perparuar? Prandaj keshillat dhe komentet qe ben tani jane si kofini pas te vjelit, nuk i sherbejne me asnje njeriu dhe jo me vendit. Besnik ti duhet te rregullosh veten ne fillim dhe pastaj te kerkosh te kontribuosh ne rregullimin e vendit. Vendi eshte shume e qytetareve qe e perbejne dhe sa me te shumte te jene qytetaret e mire aq me i mire eshte nje vend. Ti nuk je qytetar i mire. Ti luftove inteligjencen e pergatitur me shume mund nga shkollat dhe perpjekjet individuale. Ti kontribuopve ne kthimin e institucioneve qe drejtove qe te ri-vendosej sundimi ‘bajraktar’, favorizues, dhe perjashtues per ata me qendrime te ndryshme politike nga tuajat. Sundimi yt nuk ishte i ndryshem nga ai qe kishte kultivuar komunizmi. Ti nuk bere asgje per vendin tend. Ty te karakterizon fodulleku dhe mendjemadhesia, dy cilesi karakteristike te krahines nga vjen, njelloj si ati yt shpirterior, Sali efendiu. Me vjen keq t’a them hapur, por nuk je njeri i mire.
Europa nuk don shqiptaret.
Sepse ajo i mbush burgjet me shqiptare
Ajo don shqiperin,por pa shqiptare,kjo esht ceshtja.
E kush i don kafshet e egra ne shtpi?
Dhe jan kafsh t pista,t rrexikshme,t pabesa..
Ik ore serb apo grek i ndyre (Xhe-bole katu-kari) qe beke keto komente te ndyra per ne, paske urrejtje patologjike ndaj shqiptareve. Shko qi veten ne b…e se ju kemi pare juve qe keni hyre ne BE se sa hair i keni pare asaj pune. Ne fund te detit po shkoni. Se mos jeni ju ndyresira me te mire se ne shqiptaret. Kafshe e bisha jeni ju more qelbesira qe na keni vrare gjithe historine. Ne nuk ju kemi sulmuar apo pushtuar asnjehere, vetem sa kemi mbrojtur veten tone. Ne jemi ne Europe dhe nuk kemi nevoje te futemi ne nje vend qe jemi pjese e tij. Madje kemi edhe pjesen me te bukur dhe me te pasur te Europes, prandaj ju kafshe na keni zili dhe na keni sulmuar per t’na marre kete pjese te bukur qe e kemi mbojtur me gjokset tona. Go fuck yourself!
Shqiponja, je shume i sakte ne te gjithe personifikimin e ketij fare burri-jarge, peshtymore senatoriumi. Te heshti sa nuk eshte vone per t’i njollosur rende femijet e tij. Turp te kete, njeri i felliqur !