“Politika” e dhjetorit ‘90

18 Dhjetor 2013, 21:03Blog TEMA

Nga Leart Kola

A është pra sot e mundur që ne të ndërtojmë të ardhmen, pa ndërhyrë më parë në një analizë kritike për të shkuarën e afërt? Si është e mundur që sot të ndërtojmë një imagjinatë apo një projekt filozofik e politik me këtë mungesë sinqeriteti që kemi ndaj vetes dhe historisë?

 

Nuk është synimi im të jem “interesant” apo polemik, por dua patjetër ta nis me një qëndrim të qartë. Unë mendoj që ne nuk kemi marrë asnjë mësim politik, filozofik, sociologjik nga ngjarjet e dhjetorit ‘90. Më qartë akoma, unë besoj që ngjarjet e viteve ‘90, nuk përbëjnë kurrfarë të reje politike, filozofike apo sociologjike për vendin tonë, pasojë e dukshme e së cilës është edhe kaosi social që kanë pasuar këto ngjarje.

Në distancë kohe është shumë e rëndësishme që “kohët interesante” të kthehen objekt i një analize të ftohtë mbi çfarë prodhuan më shumë, se mbi çfarë ishin. Këto ditë është në modë, që të merren protagonistët e kohës për të folur për ndodhitë, ndërkohë që unë besoj se më shumë se ata sot duhet të flasë brezi i “lirisë” i cili mbeti gjithmonë një tentativë e supozuar. Pra ata që lindën në ‘90.

Fraza politikisht mbizotëruese në ato vite ishte “liri-demokraci”. Por përtej thirrjeve, aktet që ndodhën në terren e zbehin pak këtë thirrje. Shqipëria ishte i vetmi vend, ku në momentin që liria u fitua, pra u zhduk subjekti frenues për zhvillim, ç’ndodh? Eksod masiv? Shqiptarët aq shumë e donin lirinë , sa kur e arritën atë, vendosën ta braktisnin vendin tashmë të lirë. Patjetër që përgjigje definitive për këtë nuk ka. Deri më tani është dhënë një argument i dobët, varfëria. Po a nuk ishte komunizmi që iku ai që e prodhoi varfërinë e që na ndaloi për t’u pasuruar, e tani që ai iku a ishte mundësia për t’u pasuruar?

Demokracia mbetet akoma dhe më problematike. Termi demokraci në Shqipëri ngatërrohet shpesh herë me pluralizmin partiak, ndërkohë që ky mbetet vetëm një element i demokracisë. Administrimi i politikës shqiptare pas 90-ës u drejtua nga klika të mbyllura që e ngulfatën pas 6 muajsh sensin e demokracisë në vend e kjo vazhdon deri më sot. Argumenti që Berisha është diktator, në sensin e analizës politike është akoma më i dobët. Politikën e prodhon shoqëria e jo anasjelltas. Kurrë nuk ja kemi bërë pyetjen vetes (duke mos pranuar teoritë e konspiracionit) pse ne prodhuam pas komunizmit një Berishë, e ndërkohë çekët apo polakët të cilët nuk ishin më të lirë se ne, prodhuan një Havel e një Valesa? Pra politikisht, 90-ta nuk na rezulton si ngjarje, sepse është një vazhdimësi e pushtetit të “njishit” me mjete të tjera e me një formë tjetër.

Nëse do merrnim hua termin e Badiou-së për “ngjarjen”, si një thyerje e një situate e ndërtim i një narrative krejtësisht të re, shohim që dhe kjo pak shanse ka të ketë ndodhur. Në ditët tona, përveçse disa përpjekje spontane dhe pa ndonjë përmbajtje, nuk kemi trashëguar asnjë terminologji të re, aq më pak një grand narrativë apo imagjinatë se si shihej e ardhmja post komuniste. Reduktohet fatkeqësisht gjithçka, në një kërkesë naive për “çekun e bardhë”. Pra shumë lekë për të gjithë, mundësisht pa punë. Këto ditë televizionet kanë qënë plot me analistë, që na tregonin se si idealet e dhjetorit u tradhtuan, por nuk na shpjegojnë se cilat ishin këto ideale (më duket së këtë punën e çekut të bardhë e kemi përqafuar plotësisht si mënyrë jetese). Kush mund të thotë sot se mbi cilat parime filozofike brezi i ri duhet të vazhdojë idealet e brezit të dhjetorit? Ku përveç një tregimtarie mbi vuajtjet personale të derdhura në biografi e autobiografi, asnjë traktat politik, imagjinar qoftë dhe utopik nuk erdhi nga ato ditë deri në ditët tona?

Sociologjikisht u trashëgua një shoqëri skizofrenike, ku si motiv jete u përqafua dhuna dhe fitimi i shpejtë. U prodhua ’97-ta si kulminacion i katrahurës pa ide që ishte ndërtuar. Pasoi me një Fatos Nano me sindromën e gangsterit, si pasojë e një shkartisje vlerash, ku akademikët nëse donin të ishin brenda sistemit duhët të shpërfaqeshin edhe pak si të fortë, të shoqëroheshin me të fortë, e pastaj të flisnin e bënin politikë si ata. Trashëgimia e vetme sociologjike ishte një hegjemoni sistematike ndërtuar mbi disa heronj problematikë që ju servirën popullit pa asnjë lloj kriteri dhe kritike.

A është pra sot e mundur që ne të ndërtojmë të ardhmen, pa ndërhyrë më parë në një analizë kritike për të shkuarën e afërt? Si është e mundur që sot të ndërtojmë një imagjinatë apo një projekt filozofik e politik me këtë mungesë sinqeriteti që kemi ndaj vetes dhe historisë? Mbi rrënoja ndërtohet gjithmonë e reja, por ne duhet të pranojmë së pari që poshtë nesh ka një rrënojë, jo fizike, por mendore. Slavoj Zizek thotë: “Jemi të lodhur së qeni material i ëndrrave të të tjerëve”. Unë mendoj që brezi të cilit i përkas është i lodhur së qeni projektimi i gënjeshtrave të të tjerëve.

*Revista KLAN

7 komente në ““Politika” e dhjetorit ‘90”

  1. Arber says:

    Un te them nje BRAVO per shkrimin.

    1. turi says:

      duhet realisht te krijohet nje fryme e re e cila te jete si brenda dhe jashte politikes. hapi i pare eshte reformimi i drejtesise, i dyti i arsimit dhe i treti dhe me i rendesisshmi i partive politike.

  2. Tom says:

    Leart kjo qe trajton eshte akoma me e merzitshme kur lexon stendat e emulacionit socialist ” Shqiperia e Gjenerates Tjeter “. Ne mbajme stenden qe dikush e perdor si dekor per nuk e di se çfare.
    Suksesi i ndryshimeve eshte perfshirja dhe jo perjashtimi.
    Modeli demokratik dhe analiza qe kerkon nuk del nga rastesia dhe talenti i lindur, por nga teoria dhe praktika e nderthurur ngushtesisht me karrieren.
    Perjashtimet, ne çdo ndryshim qeverisjesh, na kane detyruar te shkruajme nga nje program te ri qe pa dyshim ka mbetur ne leter, dhe asnjehere nuk eshte kthyer ne orientim evolucionist. Nuk ka asnje mundesi qe ne amulline qe kemi kaluar, dhe zhvillimet jo bindese qe po kalojme, te dale dikush dhe te thote vullnetarisht se nuk e dua dhuraten, dhe heq dore nga çdo perfitim i çfaredolloji qofte ( perveçse atij qe vjen nga puna e ndershme ). I vetmi rregullator eshte forcimi i zbatimit te ligjit.
    Demokracia kalon dhe ndertohet vetem aty.
    Te tjerat jane shtye ta shtyjme.

  3. detroit says:

    Dhjetori 90.Prodhoi nje klase hajdutesh gangesteresh injorantesh njeres te koruptuar.

  4. Merkur says:

    I dashur Leart. Demokracia eshte dicka qe njeriu e eksploron dhe me per sa kohe nuk shkel parimet baze te lirise se individit , ai zbulon te reja perkufizime dhe e permireson ate. Edhe eterit e demokracise amerikane kurre nuk e kishin shkuar ne mend qe nje dite skllaveria do merrte fund apo aborti do legalizohej e po ja qe rregullat qe ata vendosen e sollen ate si proces. Edhe ne do ta zbulojme demokracine krahas njohjes se vetvetes.

  5. 560$? says:

    Shqiptarë!
    Njerëz me bisht mbas bythe!
    Majmunë me kostum deputeti
    Të fundmit neandërtalë
    Njerëz shpelle
    Mori lemerin mileti
    Nuk i don askush
    As europa as Azija
    Veçse Amerika
    I sheh si qent e tija
    Shqiptarzi mavrija
    Malokar hajnija
    Jugor pabesija
    Mut mullar Shqipnija
    Krim shkërdhim kosova
    Çajin pijn me kova

  6. Pëllumb zaimi says:

    Nje autopsi analitike,logjike dhe kritike e përkryer. E artikuluar me fraza elegante,plot figuracion. Ashtu ështe leart “ngatërrojme pluripartizmin me demokracinë”. Logjikë e pacënueshme! Ashtu si thoni ju êshté për te gjitha!? Ju përshëndes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje