EuObserver
Në një nga programet e BBC Today, prezantuesi e gjente të vështirë që të besonte se një vend- Ukraina- mund të pëlqejë akoma anëtarësimin në BE. Por nuk është një rast i izoluar. Ka një tjetër vend, akoma më afër shtëpisë, ku 87 përqind e popullsisë duan anëtarësimin dhe kanë bërë që tani shumë përpjekje për ta marrë atë: Shqipëria.
Këtë javë, liderët e BE do të vendosin nëse do i japin statusin e kandidatit Shqipërisë pas një rekomandimi pozitiv të Komisionit Europian në tetor. Por pse flitet kaq shumë që Shqipëria do mbetet duarthatë sërish?
Pas dy refuzimeve në vitin 2010 dhe në vitin 2011, Komisioni ofroi për herë të parë një tentativë aprovimi në vitin 2012, por e shoqëruar me kushte. Euforia e shkurtër që shqiptarët shijuan, që koincidoi me një shekull pavarësi, ra menjëherë.
Por zgjedhjet e verës së shkuar më në fund plotësuan standardet dhe e vendosin Partinë Socialiste të Edi Ramës në pushtet, duke gjeneruar një ndjesi të vërtetë se diçka kishte ndryshuar, një ndjenjë shprese.
Dhe gjatë 12 muajve të fundit, gjërat kanë ndryshuar.
Progres- raporti i Komisionit Europian për vitin 2013 theksonte se Shqipëria ka bërë progres të mirë në reformat kryesore.
Në Parlamentin Europian, javën e shkuar, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u tha eurodeputetëve: “Jam i impresionuar nga mënyra se si qeveria e re po i përqendron përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jam po kaq i impresionuar nga rezultatet e arritura gjatë muajve që kur mori detyrën, që konfirmon trendin pozitiv të vendosur më parë”.
Duke folur në Bruksel së fundmi, Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e përshkroi anëtarësimin në BE si një prioritet të popullit më shumë se një prioritet të qeverisë.
“Reformat e nevojshme për anëtarësimin do të sjellin edhe standarde më të mira jetese,” argumenton ajo.
“BE është një forcë lëvizëse për të transformuar shoqërinë tonë. Shqipëria po përpiqet fort. Pak vite më parë, Europa ishte një ëndërr. Tani nuk ka kthim pas”.
Po njerëzit?
Pas 46 vitesh komunizëm, vendi nuk kishte një model të shoqërisë së organizuar civile apo të ndikimit publik në vendimmarrje. Por në nëntor, mijëra njerëz u mobilizuan në mbarë vendin për t’i rezistuar presionit nga SHBA dhe për të ndaluar që armët kimike siriane të demontohen në tokën shqiptare. Ishte një shfaqje e paprecedent e fuqisë së njerëzve.
“Ishte një lajm i madh për Shqipërinë që shoqëria civile u ngrit,” pranon Gjosha. “Nuk ishte e lehtë për qeverinë. Por Shqipëria po ndryshon dhe shqiptarët po dëgjohen si kurrë më parë. Ne jemi krenarë”.
Por ka edhe diçka tjetër për të cilën shqiptarët janë krenarë: Modeli i tolerancës fetare, unik, por pak i njohur. Myslimanët, ortodoksët dhe katolikët jetojnë krah për krah në harmoni, duke u shoqëruar, martuar dhe duke festuar festat e tyre së bashku. Ndoshta Europa duhet të mësojë diçka.
Por a ka vullnet BE që të dëgjojë zërin e shqiptarëve? Fakti është se vendi ka vuajtur prej dekadash një problem imazhi të pandershëm dhe të pamerituar. Natyrisht që ka probleme për të zgjidhur, por disa europianë kanë perceptimin e gabuar se Shqipëria është e mbushur me krim, trafik dhe varfëri. Si publiciste e konfirmoj që perceptimet janë më të fuqishme se e vërteta.
Aktualisht raportohet se Britania e Madhe dhe Hollanda janë mes vendeve që duan të ndalojnë progresin e Shqipërisë.
Por disa liderë, nisur nga protestat brenda vendeve të tyre për hapjen e kufijve për Rumaninë dhe Bullgarinë, duan të sakrifikojnë edhe Shqipërinë.
Statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim të nesërmen, pasi priten vite të vështira negociatash. Një mundësi është që Këshilli Europian ta shtyjë vendimin tani, deri në qershor të vitit 2014, me të tjera kushte bashkangjitur. Por atëherë, zgjedhjet evropiane, kush e di, mund të bëjnë që disa liderë të kenë akoma më shumë frikë për të sfiduar linjën e euroskeptikëve.
Ka shumë arsye për këtë angazhim special të Shqipërisë ndaj anëtarësimit në BE. Disa e shpjegojnë me shekuj të tërë sundimi otoman, pasuar më pas nga një izolim total prej regjimit të Enver Hoxhës.
Por ajo që shumë njerëz në BE nuk e kuptojnë, është se sa evropiane është që tani Shqipëria, dhe sa e lidhur është historia e saj me atë të vendeve fqinje anëtare. Shkrimtari francez, Valery Larbaud, duke vizituar vendin në vitin 1930, shkruante “një copë e bukur e Europës sonë, e neglizhuar dhe e mbajtur larg për një kohë të gjatë”.
Rreth 80 vjet më pas, ekziston rreziku që Shqipëria, pavarësisht përpjekjeve, të shtyhet sërish në margjina./ep
po sikur te bejme sikur duam te lidhemi me rusine apo me kinen si do reagoje kurva plake
Eshte e vertete qe ne Shqiperi ekziston nje tolerance fetare si ne asnje vend tjeter te botes, njerez te te gjitha besimeve fetare jetojne ne harmoni me njeri-tjetrin dhe madje as vihen re keto dallime, qe eshte shembull per tu ndjekur nga te gjithe europianet.
Ne 100 ditet e para te kesaj qeverie po shohim nje lufte te pashembullt ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit duke mos toleruar askend qe te cenoje ligjin.
Marrja e statusit kandidat do te ishte nje stimulim per te vijuar me reformat qe me ne fund edhe ne te ndjehemi si gjithe europianet, ne Shqiperi si ne cdo vend europian.
Qe pas 23 qershorit ne vendin tone po fryn ere demokraci, po degjohet zeri i qytetareve si asnjehere tjeter, madje po te ecesh ne rruge degjon njerez qe thone hajde te ngrihemi ne proteste, se Edi Rama i merr parasysh kerkesat e njerezve, nderkohe qe me pare ishte krejt e kunderta, thonin, po c’te dalesh ne protesta mor burre se asgje s’fiton, rrezikon ndonje te rrahur nga policia dhe te futesh brenda ne burg se kerkon te drejtat e tua.
Deshira e popullit eshte shume e madhe ,per ta pare
Shqiperine te lartesuar ne nivelin e vendeve Europiane.
Por per hire te se vertetes , mund te them qe ne nuk e meritojme
kete status ,te pakten pwr kete vit .Kjo qeveri per pak muaj
ka prishur vetem pallatin e Bashes dhe ka futur ne burg dhe
mund te fusi perseri karkaleca te tjere , jo se ata jane fajtore
Faji eshte diku me lart se ata , por keto jane koka turku . Keto
behen mw qellim qe Europa te shohi se kjo qeveri ka filluar
punen seriozisht kunder korrupsionit , dhe mbasi te marrin statusin
mbas 6Muajve i nxjerrin si te pafajshem . Euoropa nuk na njeh
cfare politike eshte luajtur dhe do te luhet .
@Ben Chicago
LOL, shume i vertete si konstatim..
Kush po e rru…. per ne,pse mendon se do ti besh keq europes,apo kerkon qe te kthehesh tek kohet e komunizmit.
Kane kaluar kaq muaj dhe salgjarperi eshte akoma jashte hekurave dhe tall prapanicen me te gjithe shqiptaret.
Ku eshte drjetesia?!
Lufte krimit te organizuar ?? Mos na çudisni! Te gjithe ata birbo ne poste drejtuese ne administraten e shkuar dhe qe shkateruan Shqiperine benin presion dhe terror per ata qe morren pjese ne protesten e 21 Janarit, jane perseri ne poste drejtuese.
Nuk eshte kjo RILINDJA qe prisnin shqiptaret.
KE SHUME TE DREJT . Rilindja vazhdon nga DREJTESIA ! Gjykatat , Prokurorit drejtohen perseri nga ata qe i drejtonin para 23 qershorit .
Nejse ….per mua ” Rilindja ” vdiq ende pa filluar ….me date 1 prill 2013 .
Ne or Ben Cikago te lidhur jemi por ngaqe populli nuk eshte zhvilluar siç duhet akom e ka te veshtire qe ta pranoje qe ne jemi koloni e tjeter kujt e ndj dhe Europa “Kurve plake” siç do ta quash Ti pertej Atlantikut nuk do t’ja dije per Shqiperine qe trupin e ka ne Europe e kok e bythe ne Amerike!Eshte i fresket premtimi i nje ambasadori(i thençin) qe po pranuat demontimin e armee kimike Siriane ne do tju fusimne Europe(ne te kundert do te dale ndonje shtet si puna e b… q….e Holandeze do te ngule kembe qe mos te pranohemi si kandidate!Kete thote edhe Luli qe ne kemi bere regres se prishem pallatin e djalit te kriminelit.Vendi mik i jone , ata qe na konsiderojne si koloni e tyre ku nje ambsador bene punen e presidentit,te kryeministrit,te kryeparlamentrit,te kryeprekurorit,te ministrit,te drejtorit te e te pa fund ,ka nje shprehje te vjeter e te hidhur me vendet e tjera mike :Kujt i deklaron miqesine hotoria e ka treguar se e ka futur 100 pashe nen dhe e me duke se ky fat eshte duke na ndjekur edhe ne qe per nje “çmim paqjeje” te ndonje personaliteti jo te Europes kuve plake siç do ta quash zotrote .A nuk te bie ne sy or Ben qe asnje vend Europian nuk merret me Ne fatemedhenjt !Ne jemi nje cope pjese ne lojrat gjeopolitike qe luhen prej fuqie te medha e kerkush nuk do stabilizim te ketij vendi por perkundrazi 23 vjete kane treguar se e duan te destabilizuar kete vend.
Nese marrim statusin kandidat, e marrim thjeht dhe eksluzivisht ne shenje motivimi, inkurajimi dhe shprese ndaj POPULLIT tone jo ndaj shtetit. Edhe ndoshta ndoshta per te evituar nje turp te paprecendent qe per te 4-ten here radhazi nje shtet refuzohet. KAQ! Rrime shtrember e flasim drejt o njerez. Disa komentues me cudisin. Valle kush komenton ne keto forume? Femijet, motrat dhe vellezerit e politikaneve tane? Une nuk e di ku e shohim kete Shqiperi kaq te arrire.UNe per vete jetoj ne nje shqiperi ku ne kryeqytet ikin dirtat e ske uje (vaj medet si eshte jashte Tiranes). 3 muaj per nje qeveri nuk eshte asgje. Por dhe nese analizojme kete qeveri, ka bere disa kallzime dhe te gjithe per shperdorim detyre. Asnje kallzim per korrupsion (qe ka qene vuuu), asnje kallzim per vjedhje. Shperdorimi detyres mund te jete edhe i paqellimshem, ose ka raste shperdorimi detyre ku nenpunesi nuk ka futur ne xhep asnje qindarke. Keta duhet kallzuar TROC per korrupsion edhe vjedhje sepse keto krime kane bere. Deri me sot, asnje kallzim i tille. Po edhe te kishte, kallzimi eshte hallka e pare. Lufte kunder korrupsionit quhet kur nenpunesi eshte dneuar me vendim gjykate te formes se prere. Kur shteti te kete zyrtar te larte e nenpunes se thjeshte me vendim gjyakate te formes se prere edhe kur persona jane duke vuajtur denimin. Sa nga keta kemi sot? Asnje! A jane fajtoret e Gerdecit ne burg? A jane vrasesit e 21 Janarit ne burg? A jane leket e vjedhura ne tendera ne arkate e shtetit? Cfare reforme eshte bere KONKRETISHT ne drejtesi dhe cilat jane rezulatat e reformaes? Cfare reforme eshte bere KONKRETISHT ne arsim dhe rezulatat e saj? Sa zyrtar kemi te kallzuar apo te denuar per korrupsion? Pergjegja e seciles pyetje eshte ASNJE. Pra skemi akoma nje arritje te faktuar. Vertet po more statusin, nuk je anetar, por dhe pa pike vlere ky status nuk eshte (meqe shume njerez thone eshte thjesht nje status). Po more statusin te superfishohen financat ne BE. Po si mund te hedhin leket e taksapaguesve te tyre, ne kohe krize, ne nje vend ku nuk ka nje prove (qofte nje prove te vetme) qe tu tregoj se ato nuk do vidhen? Nese do e meritonim, do te thote qe nje popull i tere paska ikur nga trute e kokes edhe Berisha paska punuar, spaska vjedhur. Vertet del Hollanda hapur por ku i dihet sa vende te tjera mund te jene ne hije. Ec e merri vesh lojrat e tyre politike. Prandaj nese jepet statusi jepet si inkurajim ndaj popullit dhe jo si arritje ndaj qeverive.
Po lidhuni me. Rusin e me kinen tani qe eshte qeveria socialiste po ku mendoni se do europa me fut shqiprin socialiste ppsh ps lsi ajo eshte tamam pere lidhje me. Rusin dhe kinen kuben koren e veriut. Dhe venezuelen e. Brazilin ok tamam. Eshte koha e idese se kuqe. Komuniste.ppsh ps lsi. Ide marksiste leniniste. Po qju duhet. Europa se mos do ju marre as ne vitet 2042 shqipria nuk dfutet ne. Europ sepse. Deri ater e mori pushtetin ps lsi me ppsh kaq e pati. Demokracia ne shqipri.humben demokrat e moren komunistat socialistat. Majtistat te ps lsi ppsh. Keta sju a leshojne. Me. Kure te festohet 100 vietori i clirimit shqipris. Prap. Rama do jete kryminister
Po vrasesit.e 21 janarit ne tiran dhe 2 prillit ne shkoder kurr su gjeten autoret. 4 ter u vrane socialista. 4 u paten vrare. Demokrat. E cuditshme por kurr su zbulunen vrasesit e. 2 prillit neshkoder. Po ju flisni per 4 te 21 janarit popse sflisni as nje here pere 4 te 2 prillit ne. Shkoder as sjane djem. Nanash te. Barabarte apo ndryshojne kahet politike ikni mor u vra gjithe ai. Azem hajdar.u vra fatmir xhin. U vrane shume. Polic specialist. Te kupoles shtetit u vrane shum. Afarist e kontraktor si. Konstuksion. Besa. Ne tiran dhe. Ne shkoder. U vra. Ne prillin e kaluar. Besnik fangaj te hyrja e pallatit ku jetonte. U vra krye komisari dritan lamaj po sa polic jane vrare qe nga shkodra deri ne vlor sarande e krejte shqipri qe 23 vite deri sot dhe asnje nuk zbulohet ok te fala. Sajmir tahirit dhe. Edi rames. Vendosni. Ligjet pere rendin dhe qetesine dhe qarkudhimin rrugore dhe punsimin. Vetem te. Enver Hoxhes no koment
ne jemi ne fund te listes me keta njerez qe e kan lene vendin ne mjerim…ne nuk dim ku kemi koken ju thoni perralla… ku njerzit perpeliten per te ngren nje cap buk ne nje vend ku njerzit nuk din te rrespektojine njeri tjetrin ku njerzit vriten per interasat qe i prishen nje x politikani ku njerzit nuk ngrihen per ate qe i mohet cdo dit e me shum … cfar kerkoni ku nuk kemi nje te ardhme… ku ne vitin 2013 jeton si ne vitin 1970 punojme per te ngren…ne vet populli e kemi fajin as europa as amerika etj…jetojme se nuk vdesim dot… ne jemi vet shkaterrimi i kombit ton qe per cdo gje ia veme fain te tjerve..kur dikur shkruanim historin sot nuk dim as te shkruajme…