Të gjithë jemi dëshmitarë dhe viktima të pasojave që le tymi i duhanit në ambientet publike.
Një erë e padurueshme dhe shkatërrimi i rrugëve aspiratore, këto janë 2 pasojat e përditshme që përballemi sapo hyjmë në lokal, institucion, autobus, shkollë apo edhe maternitet!
Mijëra qytetarë kurohen nga sëmundje të mushkërive dhe një nga arsyet është po kjo, tymi i pakontrolluar i duhanit që vërshon çdo ditë mbi ta.
Shkaku moral është padyshim papërgjegjshmëria e duhanpirësve, por ajo që e rëndon situatën është papërgjegjshmëria e ligjvënësit dhe e organeve zbatuese të ligjit, të cilat e luftojnë fenomenin part- time, shiten e blihen tek tregtarët dhe gjobisin në mënyrë selektive dhe vetëm kur boshatiset arka e shtetit.
Shteti është përgjegjës për jetën e qytetarëve dhe duhet të jetë garant i të mirës publike.
Një shtet që nuk zbaton dot një ligj të miratuar po nga ai, ligj i cili nuk ka të bëjë me burime financiare nga arka e tij, por me autoritetin e shtetit, jep shembullin më të keq ndërkombëtar duke aplikuar direktiva të Bashkimit Europian, të cilat i zbaton në mënyrën më të keqe dhe me standarde të botës së tretë.
Do ishte më mirë të mos i aplikonte ato direktiva, të cilat nuk i zbaton dot sepse në këtë mënyrë ai zhgënjen vazhdimisht ndërkombëtarët, qytetarët, të cilët nuk iu bëjnë më përshtypje tabelat anti-duhan dhe mbetet një hap mbas shteteve të tjera të rajonit, që e kërkojnë BE-në si ne dhe këtë standard e kanë arritur me kohë si Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia.
Praktika ka treguar që fushatat ndërgjegjësuese nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e duhanit në ambientet publike dhe arma më e fortë për të luftuar fenomenin mbetet ligji, por ky ligj duke u zbatuar keq ose duke mos u zbatuar, po kthehet në armë jo për të luftuar duhanin, por për të vrarë qytetarët!
Turp per Qeverine e Rames nese akoma nuk e shtron kete ceshtje.
Fundja mjafton te pranojme qe nuk e zbatojme dot si shtet dhe popull langaraq qe jemi dhe ta shfuqizojme si ligj.
Eshte sa e shemtuar pa aq paradoksale qe: ne kafen ngjitur me Gjykaten e Apelit, pikerisht neve qe nuk pime duhan rrime perjashta ne keto dite te acarta per te pire nje kafe pa u ndotur.., ndersa duhanxhinjte rrine brenda ne lokalin e ngrohte dhe tymosin per shtate pale qejfe me ne krye punonjesit e gjykates. Turp
Te caktohen lokale ku lejohet duhani dhe lokale ku nuk lejohet duhani dhe besoj se nuk do te kete qarje as nga ata qe e pijne as nga ata qe s’e pijne duhanin