Nuk besoj se në 20 vjet demokraci shqiptare ka pasur një fjalim më të fortë se sa fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama, atë ditë kur kryesocialisti po u thoshte “jo” miqve strategjikë amerikanë, ani se gjithë dynjaja e kishte kuptuar se ai po i thoshte jo edhe vetes së tij, sepse pak muaj më herët, po këtyre miqve u kishte dhënë një përgjigje pozitive.
I plotë, i ndjeshëm, i thellë dhe mbi të gjitha me një stil krejt të veçantë. Një fjalim i gjatë, me plot figura politike e filozofike dhe me plot stil që të kujton fjalimet e filozofëve dhe politikanëve të karrierës, por që në thelb dukej krejt demagogjik, sepse kishte plot të vërteta të pathëna. Ka më shumë se një shekull qe shqiptarët kanë një standard jo fort të pëlqyer të oratorisë e të shkrimit dhe prandaj fjalimi i kryeministrit shqiptar sikur dilte jashtë klisheve të fjalimeve politike shqiptare.
Dhe ndërsa e dëgjoja fjalimin e Edvin Ramës, kryeministrit më kontravers shqiptar, nën hijen e tij renditeshin një duzinë politikanësh nga Prishtina dhe Tirana, që përpos arrogancës dhe demagogjisë politike, me vete bartin edhe garderobën evropiane dhe stilin turkoshak të komunikimit politik.
Paralelisht me mjeshtërinë e oratorisë së kryeministrit shqiptar, si hije dilnin krejt kryeministrat e Kosovës, që nga Haradinaj, Kosumi, Çeku e Thaçi dhe ciceronët e Qeverisë së sotme të Kosovës, që nga zëvendëskryeministri i parë e deri te kryeparlamentari, dhe nën ta edhe ciceronët e debateve politike elektorale, të zgjedhjeve që më në fund përfunduan.
Është thënë me qindra herë sa të ngjashëm jemi me “sivëllezërit” në Shqipëri. Sa njëlloj, madje edhe në poshtërsi i ngjajmë njëri- tjetrit. Por fjalimi i kryeministrit shqiptar tregon se sa të ndryshëm jemi, të paktën në mënyrën se si flasim, shkruajmë e themi. Kjo është një dëshmi sa larg njëri- tjetrit jemi! Në këto dy vjet e pak e kam dëgjuar presidenten e Kosovës të flasë me qindra herë dhe sa herë e kam dëgjuar, jam ndier në siklet për të dhe përtej kësaj sa herë e kam parë të flasë, më kanë kapur të rrëqethurat e mundimit.
Por e folura e fundit e presidentes në Amsterdam preku njerëzit në sallë dhe njerëzit e vet. Fjalimi i saj, pavarësisht se nga kush ishte shkruar, u interpretua për bukuri. Ajo përcolli emocion dhe mesazh, por nuk e di nëse “shkëlqimi’ këtë herë i saj mund ta përmirësojë imazhin e keq të oratorisë së munguar të presidentes.
Kasta politike e Kosovës, sigurisht se është ndër më të shkolluarat, të paktën me letra, sepse shumica syresh kanë master apo phd dhe jo pak prej tyre shohin ëndërr të bëhen profesorë universiteti, ani se 90 për qind e tyre lënë shumë për të dëshiruar sa herë që flasin!
Nuk e di se cila është grada shkencore e kryeministrit shqiptar, por e di se plot deputetë, ministra e politikanë të Kosovës, kanë grada më të larta, kanë tituj më shumë dhe shkencës i kanë hipur përmbi. Çuditesha kur Rexhep Qosja, me përvojën e gjatë të akademikut, thoshte se Edi Rama ishte oratori më i mirë ndër politikanët shqiptarë, e nuk i shpëtonte ta bënte “lloq për gardh” Sali Berishën, që Kosova e donte pa kushte.
Po kështu është kur ai ishte shndërruar në politikanin më të dobët në mesin e akademikëve. Mbase “luftërat e nxehta” në trojet shqiptare i kanë dhënë më shumë ngjyrë e më shumë emocion gojës së njerëzve të politikës shqiptare, që nga fronti i luftës deri te froni i partisë, ku kanë marrë zemër e fuqi.
Fjalimet e mëdha të shekullit njëzet janë mbajtur po nga emrat e mëdhenj të kësaj kohe. Winston Churchill, John F Kennedy, Nelson Mandela, Nikita Khrushchev, Margaret Thatcher, Martin Luter King, dhe të tjerë po kaq të mëdhenj.
Në thelbin e këtyre fjalimeve shtrihet liria shtetërore dhe ajo individuale, ideali, ëndrra, kulti i njeriut dhe gjithçka rreth përmbysjeve e ngritjeve në epokën e re. Nuk është se në botën shqiptare kërkohen “ciceronët” e filozofisë moderne, sepse kjo është shumë pretencioze, por ata do të duhej të kishin pak më shumë kulturë në fjalimet e tyre. Edhe kur të na “rrejnë”, bile të na rrejnë bukur!
Shiko moj cupe.Te shohim veprat e Rames,nuk e ka provuar ende veten!Shume shpejt per temenara!Per oratori ,nuk ja kalon njeri.
Mos harro qe jane dy dhunti te ndryshme: oratoria dhe aftesia e lidershipit.
Edhe Nano,marshallah ishte nga goja(dhe per te folur dhe per te pire)…
Berisha nuk kishte asnje…Ndoshta Haradinaj ka ate te lidershipit.
Albini eshte I krahasueshem me Ramen per nga oratoria politike(ndoshta dhe me mire se ai),por jo nga batutat dhe humori theres.
Nje k/minister duhet te kete me shume se aftesine oratorike dhe ne nuk duhet te impresionohemi vetem nga kjo aftesi.Nese ka te tjerat+plus oratorine,ku ma gjen…Por vetem oratoria,nuk mjafton.
Po Rama nuk te erdhi dje ne pol.. dhe sh vite si kryetar bashkie t japin nje ide por qe te jesh kryeminister ne nje vend me shume probl duhet te jesh shum here i zoti
Kjo eshte nje teme interesante Blerina Rogova-Gaxha. Jo vetem kaq, por domosdoshmerisht kjo teme duhet te thellohet, ne menyre qe duke njohur te verteten te mund te riparojme difektet.
Oratoria eshte produkt i nje njeriu te zhvilluar qe ka njohjen e gjere te fakteve dhe ndodhive, qe lexon dhe qe ka kulturen e nevojshem per te paraqitur sa me mire bagazhin e tij. Oratoria mund te jete edhe nje talent. Por edhe si e tille perseri duhet te jete e forcuar me njohurite e nevojshme. Ajo eshte shprehje e shkalles se kultures qe zoteron nje nivel elitar, dhe qe gjen prezantim nepermjet menyres se te shprehurit. Jo vetem ne politike por kudo qe ajo vepron. Ne boten akademike, ne mesimdhenie, ne biznes, ne mjedise shoqerore etj.
Pikerisht zhvillimi i ndryshem i Shqiperise me Kosoven reflekton edhe ne menyrat e ndryshme te te prezantuarit nepermjet te folurit. Dallimi eshte i madh, edhe per shkaqe historike, qe nuk mendoj i perkasin vetem ketyre njeqint viteve te fundit, dhe aspak vetem periudhes kur te dy vendet programoheshin ne menyre socialiste, por qe nga realiteti, per shume arsye objektive, rezulton se nuk kane qene si dy shina treni qe perfundojne ne te njejtin terminal.
Persa i perket Shqiperise, oratoria dhe zhvillimi i perkasin me shumice asaj grup elite qe u lind dhe u rrit ne Tirane dhe qe u akomodua e vazhdon te diferencoje nga pjesa tjeter e provincialeve te ardhur me vone ne Tirane, por qe ne zhargonin e te pareve quhen katunare. Pavaresisht se ata mund te jene nga qytete te medha e me tradita si Durresi, Shkodra, Korça apo Vlora e Pavaresise.
Edi Rama i perket pikerisht grupimit elitar qe u krijua ne kushtet e protestes se heshtur jo politike, kur si rezultat i izolimit dhe mungeses se hapsirave, keta te rinj e te reja burra e gra, ju perkushtuan studimite te gjuheve te huaja, letersise dhe çdo gjeje qe i afronte sadopak me perendimin. Nuk mund te ishe pjese e grupimeve te tilla ne Tirane nese nuk ishe i ditur. Pikerisht njohja, leximi, studimi, dija e kultura qe keta njerez kultivuan i beri ata qe edhe sot disa prej tyre te spikasin ne fushat e tyre. Nje nga ata eshte edhe Edi Rama. ( Nuk me pelqen qe autorja e quan Edvin Rama, duhet thirrur me emrin qe Edi prezantohet dhe firmos zyrtatrisht )
Persa i perket Kosovareve, pa frike do ti quaja me katuanare se katuaneret e Durresit, Shkodres, Korçes etj. Ata jane shume mbrapa dhe akoma nuk flasin shqipen letrare. Ata nuk mund te jene oratore ne standarded tona, standarded e Shqiperise. Kurse simboli i unitetit te Kosoves, dora vete Presidentja e Kosoves, eshte arritje e madhe per nje shoqeri te prapambetur si ajo e Kosoves, qe Presidenten e ka grua, por o zot me mire mos ta hapi gojen se pastaj eshte e paparashikueshme se çfare budallalliqesh do te dalin prej saj.
Ju permendni Haradinajn, nuk mendoj se ka ndonje njeri me te trashe se ai. Kendveshtrim qe mund te jete i gabuar por qe vjen nga mungesa totale e oratorise, si dhe nga veshtiresia qe ai ka per te folur gjuhen e nenes. E tjetri, e tjetri, me rradhe.
Por si shqipetare qe jemi te gjithe, kemi edhe tipare te perbashketa, qe i kemi ne mes tone. Te dy palet propagandojme te kunderten, por nuk mbajme llafin e dhene e nuk jemi te beses. Tjeter themi e tjeter bejme. Pervetesojme shpejt korrupsionin dhe marrim nga njeri tjetri metodat negative.
Por i qendroj mendimit qe Kosova eshte shume, shume, shume mbrapa. Po keshtu edhe oratoria Kosovare.
Duhen njohur difektet qe kemi ne menyre qe te punojme per ti riparuar ato. Vetmburrja nuk na çon asgjekundi.
Thjesht per te permbyllur e permbushur argumentimin tim jam teresisht dakort me ju “Mesuesi i letersise”
Me demek Tom I ndave shqiptaret ne Tiranas dhe te tjere.Nuk me kishte vajtur mendja kaq thelle.Po sikur ta vazhdosh me “studimin” mund te shkosh me thelle,psh te krahasosh intelektualet e Berrylit apo te Varrit te Bamit” me ata te 21shit?
Mos harro qe Kosova ka dhe nje Qose,qe nuk doli nga hici!
Mesuesi i letersise. Nuk kam asnje ndjenje denigrimi apo keqdashje. Pavaresisht nga menyra e drejtperdrejt dhe e ashper e te thenit te gjerave. Jam perpjekur te argumentoj zhvillimet e ndryshme. I ndryshem zhvillimi e edukimi i tiranasve nga ai i rretheve. Kjo per shkaqe historike dhe rrethana te kohes se komunizmit. Besoj biem dakort qe jeta ne tirane kishte perparesi me te medha se ajo ne rrethet qe kam permendur. Duke perjashtuar ketu talente te ardhur nga keto rrethe ne Tirane, apo qe shkelqenin aty ku ishin. Keta nuk mund ti quaj provinciale. Pyll pa derra nuk ka, dhe jo te gjithe tiranasit ishin elitare. Kjo kuptohet.
Qellimi i argumentit ishte tjeter.
Ishte tek diferenca qe vazhdon edhe sot te ekzistoje midis te formuarve ne Tirane dhe te formuarve neper rrethet e tjara te Shqiperise.
Po e njejta gje nese do te krahasojme formimet ne Kosove me formimet ne Shqiperi. Kjo per shkaqe historike. Kosovaret, ne rradhe te pare nuk jane lejuar te zhvillohen pasi kane qene nen pushtim etj. Por ketu kam perjashtuar kosovaret e spikatur me te cilet nderohemi te gjithe si komb.
Pergjithesisht komenti im i ashper nuk kishte ne objekt shqipetaret e shquar e te mençur ne te dy anet e kombit, por kishte “politikanet” ne te dy anet, qe per mua, lene shume per te desheruar dhe jane pa me te voglin dyshim jo nen nivelin elitar, por nen nivelin mesatar. Ketyre njerezve pa diskutim do tu mungoje ORATORIA, tema per te cilen po diskutojme.
Gjithesesi te falenderoj per vemendjen.
Tom,
per politikanet ke deri diku te drejte,sipas mendimit tim.Por sqarimi yt ,me beri te kuptoj se vazhdoje te ishe ne fushen e politikes.Mua mu krijua perceptimi se po pergjithesoje popullsine.Padyshim Tirana ka pasur dhe ka avantazhe(tani e njoh me pak gjendjen ne Shqiperi ,por internet dhe komunikimi me ben te mendoj qe nuk ka me te njejtin avantazh) kundrejt rretheve.Mbaj mend qe ne fund te viteve 80 ,vetem ne Tirane mund te gjeje nen dore libra “te verdhe” apo dhe revista te huaja te fundit.
Por mos harro qe Kosova ka qene e hapur dhe e dale Une mbaj mend qe nga studiues kosovare kam marre shume informacion qofte letrar, te rrymave te ndryshme ,qofte filozofik,krejtesisht te ndaluar ne ate kohe.Keshtu qe rrethet letrare,shkencore ne Kosove, ne ate kohe , duhet te kene pasur goxha nivel .Tek ne shkolla ka pasur nivel ne masivizem,por krejtesisht I kanalizuar dhe qe sot duket krejtesisht qesharak dhe pa vlera.