Retorika e balancës

10 Dhjetor 2013, 18:13Blog TEMA
Retorika e balancës

Nga Bashkim Tolaj

 

Ndersa  dëgjoja  para disa ditësh Andi Nurellarin e Maksi Velon  me disa te tjere te Dudushi   duke folur për qëndrimin tonë ndaj atij që pa frikë e ndrojë   mund të quhet riekspasion turk ne ish hapesirat e saj të influencës  mendoj se është e drejtë të paktën të reflektojmë si të  menduar në veprimet e qëndrimet tona. Pyetja wshtw nwse pragmatizmi  si dhe  joshja  për cdo investim të huaj nuk duhet të na shtyjë  te zgjedhim apo duhet te jemi pak skeptike, te kujdesshem e te ndjeshem ndaj fakteve, historisë e argumentave të cilët të cojnë po  ti diskutosh me më tepër se sa duhet  fanatizem në njëfarë lloj  izolimi gjreopolitik.? 

Për këtë  duhet të ketë një politikë  të qartë  e jo qëndrime individësh  , një “kolonë vertebrale “ e jo manifestime të tipit vish kudragaz e dil në rrugë.

Kufijtë tanë shtetërorë e kombëtarë  na ndajnë me popuj e kombe   interesat e te cilëve ata vet i kanë parë më të realizuara  në përpjekjet e tyre për të marrë ndonjë pjesë nga teritoret tona etnike

E rëndësishme per ne  dhe politikën tonë  në lidhje me Turqinë është   marrja ne analizë dhe studimi  i   mardhënieve gjeopolitike të momentit  dhe për me tepër  këto ne frymën e aspiratave tona  kombëtare.Dihet historia  e më shumë se 500 vjetëve në mardhëniet midis dy vendeve tona por, konceptimi i mardhënieve vetëm si bilaterale në kushtet e një ambienti gjeopolitik në një metamorfozë  në dukje me ndryshime e trajta të reja por që në fakt  është   vecse “ produkti  i  zhardhokeve”  te ngelur ne  nëntoken  e Ballkanit që klima e këtyre  koheve te fundit I bën të vegjetojnë “.Po te shikosh  stacionet tona  televizive vë re se i rralluan të fundit serialë të stilit hollivudian përzier me  atë  amerikano- latine  për filmat e serialët  turq që në shumicën e tyre  na afrojnë kur dëgjon shumë fjalë të përdorura në fljalorin tonë  të përditshm, tematikat që trajtojnë  e për më tepër emrat si dhe  ngjashmëritë në një pjesë të riteve e mentalitet.

Në një kuptim më të gjerë Lindja e Mesme sado  që të konceptohet se është larg apo pa ndikime të drejtpërdrejta  në politikën tonë ajo ka influencën e saj të padiskutueshme  e sidomos në zhvillimet ekonomike. Dhe pavarësisht mardhënieve të ndëërsjellta  dhe pretendimit nga politika turke për një situatë pa probleme  me fqinjët e saj dhe Izraelin ato nuk duhet ttë japin pasoja negative për ne e për këtë duhet të jemi të kujdesshëm..

Përqafimet e kryeministrit turk  zotit Erdogan  me të gjitha e palët e  lidhura me Vëllazërinë myslimane sunite në ish-zotërimet e saj osmane ka nxitur akuzat  për  sektarizëm. Miqtë perëndimorë të Turqisë janë  nga ana tjetër   pak si shumë të  alarmuar nga bisedimet kinezo turke për raketat e pse jo për të blerë teknologjinë e prodhuar ato  në Turqi  (ndoshta është dhe taktikë për të detyruar amerikanët e evropianët të ulin cmimin) si dhe  udhëheqësit  “shiitë” në Iran dhe Irak kur shohin si gjithnjë e shpesh  ata “ llastojnë”  xhihadistët që  luftonin presidentin e Sirisë, Bashar Asad, si dhe kurdët sirianë. Gjithashtu  thirrjet e ashpra të politikës turke  në favor të Muhamed Morsi për t’u kthyer në pushtet kanë zemëruar udhëheqësit e rinj Egjiptit si dhe  kanë shkaktuar një ftohje  të miqësisë   me Arabinë Saudite.

Po ta  sjellim analizën e problemit pak më afër  në mardhëniet ekonomike  të Turqisë  me ne e me Kosovën e nga  ana tjetër  me Serbinë  kuptojmë se pragmatizmi turk ka kaluar  si mjegull e bardhë mbi ne e ka vendosur kthetrat për të mbjellë rrënjë pranë “dylbes së Veli Ali Pashait “ në Beograd.

Themi, e është e mirë Turqia per ne por jo deri ne kllapi e verbim dashurie se kur dëgjon qe nuk ka një shkollë te vetme shqip në një shtet ku ka pse jo miliona me origjinë shqiptare të kujtohet MËSONJTORIA e i madhi Sandër Prosi ne rolin e Kroskës. Nga ana tjetër perëndimi gjithëngjyresh e lindja e largët e ajo me e afërt te provuara ne vitet kur detet nxinin nga blloqet ne garë armësh.Vitet kalojnë, me to dhe politikat e në bazë te tyre pragmatizmi e lëvizjet që sigurojnë dinjitetin e kombit të cilin sado që përpiqen ta zhvleresujnë globalizmat stuhite e erës e rërës e bora që ngrejnë ekstremizmat e ngjyrosur me gjithfarsoj ideologjish e bëjnë esencialisht të domosdoshëm. Mendimi të con në retorikën e balancës e metaforën e “anijes vikinge”, që lundronte në kufijtë e egzistencës, në te shkuaren e historinë e saj, materializuar në suksesin e shteteve te sotme.

6 komente në “Retorika e balancës”

  1. Ladi says:

    Ke dashur te thuash kush e di se cfare, por se cfare thua zorr se e shpjegon. Dhe njesoj: sikur thua Sander Prosi, qe per fatin tend te keq pikerisht ne kete film nuk merr pjese, pasi nuk ishte me ne mes te aktoreve…

    1. muharrem says:

      edhe poo te kesh te drejt te kerkoj falje per aktorin por jo per rolin..flm

    2. muharrem says:

      E meqe e nisa mbreme shpjegimin po ta them sot se ben sikur nuk… kushdo qe je . ME NJE GUR KA DASHUR TE QELL ..ishin te kishes ata qe vrane Dhaskal TODRIN e te kishes bashke me te Anadollit ata qe vrane Nreniken…ekupton…. sa per fat e keq nuk ka lidhje fare.. flm

  2. Natasha says:

    Sa per retorike shqiptaret kane goxha njohuri e jane te zote, por kur vjen puna te behen gjera konkrete per t’i dhene shtyse kesaj ekonomie shqiptare nuk u vjen doresh te japin nje ndihmese balancuese qe ju sherben gjithe shqiptareve. E kemi pare qe teorite e teorizimet nuk sjellin te ardhura. Fshatari yne i Korces do qe mollet qe i ka tradite t’i shiten e jo t’i kalben, ai i Sarandes e Vlores do t’i shiten gjithe ai prodhim limonash, apo ullinjte etj e etj. Populli do qe te shohe veprime konkrete qe i vlejne per xhepin e mireqenien… Per fat te keq jemi bere shume llafolloge….

    1. froni shqiptar says:

      po Natashe po ti psh: mendon ndrysh ee flet ndryshe….Ti tek ndihma ekonomike ke bere kerdine…edhe gjithe jeten ke perdorur berylat si fshatare qe je i ke te mprefte. Je nje “burre” i keq dhe me lidhje te dyshimta shkateron njerezit me te mire qe kjo toke i ka me pakice…

  3. Lushe says:

    Nuk duhet te ngaterrojme dashamiresine e qeverise e popullit Turk ndaj Shqiperise e popullit tone,me disa matrapaze apo tregtare qe atdheu i tyre eshte paraja.Turqia kurdohere ka qene shteti i pare qe ju ka gjendur Shqiperise ne momentet me te veshtira,pa pik interesi dhe per kete duhet te jemi mirnjohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje