Nga Bardhyl Ukcamaj
Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e tyre te njohur, që realizoi ndryshime sistemesh politike (shëmbjen e regjimit bunker në Europë) në menyre paqësore.Eshtë aksioni politik më pro – europian, që nga Rilindja Kombëtare.Kjo Lëvizje legjitimoi të drejtën e pluralizmit politik në Shqipëri, ndryshoi rregullat e lojës politike dhe delegjitimoi sistemin komunist.
Në të gjitha aspektet saj, Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të, ishte një revolucion për shoqërine; ishte paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urrejtjes; ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro – europiane brenda kufijve të një shteti antiperëndimor. Në gjurmët e Rilindjes Kombëtare, kjo lëvizje përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Ne, ish-studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve të tjera, arritëm një sukses historik për popullin shqiptar, por edhe për qytetërimin europian.Rrëzuam një prej diktaturave më të egra dhe shembëm një nga regjimet më barbare të kontinentit. Jam i lumtur, si njëri nga mijëra luftëtarët e lirisë së Dhjetorit 90-të, për çfarë i afruam atdheut kur më së shumti i duhej. Dhe e bëmë me një pjekuri, përgjegjësie dinjitet të lartë qytetar! LSSH është një lëvizje që triumfoi në mënyrë shembullore e jo një revolucion i dështuar.
Në këtë shkrim të shkurtër, për herë të parë, pas më shumë se dy dekadash, unë do të ndalem në disa ngjarje, sipas meje, të rëndësishme. Disa shënime,si dëshmitar okular dhe pjesëmarrës aktiv në këtë Lëvizje, që nga minutat e para.Sigurisht, që unë shkruaj për çfarë kam jetuar personalisht, çfarë kam parë dhe çfarë kam bërë, si i kam kuptuar unë LSSH. Ky shkrim i shkurtër është një pasqyrim modest e jo pasqyrë e plotë e atyre ngjarjeve, të cilat ishin aq intensive, masive e dinamike. Por, aq sa më lejon kujtesa, do të përpiqem të përshkruaj besnikërisht të vërtetën për kontributin tim të vogël në atë revolucion të madh, pa më të voglin merak shpërblimi a “ndëshkimi”, si një qytetar plotësisht i lire. I nis këto shënime edhe në respekt të botuesit (Grupimi Dhjetor 90-të), të cilin e kam bashkë-themeluar e bashkë- drejtuar, në vitin e parë të veprimtarisë së Tij (1998), në një kohë të rrezikshme e të mbrapshtë.
Me një vendosmëri dhe kthjelltësi të paimagjinueshme, ne, ish banorët e Qytetit Studenti e ndezëm zjarrin e lirisë në qytezën tonë të zhytur në terr me 8 dhjetor 1990-të. Nata e bardhë e 8 dhjetorit dhe ditë-netët në vazhdim, zbardhën faqen e historisë së shqiptarëve dhe shënuan fundin e epokës së kuqe në kontinentin e Europës. Thirrjet “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”ishin dhe mbetën platforma e thjeshtë e kuptim plotë e Levizjes sonë.
E kam jetuar plotësisht atë natë, pa mbyllur sytë. Atë revoltë që nisi me thirrrjet kundër komunizmit nëpër godinat e mbetura në errësirë (ku dallonte Inxhinieria e Minierave) dhe turrjes drejt drejtorisë së QS. Kemi qenë disa dhjetra, kur na është bashkuar Azem Hajdari para godinës së Juridikut.Kam pasur fatin të jem pjesë e demonstratës në dalje të qytezës, e përleshjes me policinë dhe heroizmit të studentëve, ku spikati Alma Bendo, dhe ritakimit në qendër të qytezës.Aty kanë nisur fjalimet e zjarrta kundër diktaturës, e kemi lexuar Kartën e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.
Në mesnatë, të rimbledhur në shesh, u propozua (prej meje, Arbenit, Albanit e ndonjë tjetri), që të shpërndaheshim nëpër godina dhe të lajmëronim të gjithë studentët, e sidomos vajzat, që në asnjë rrethanë nuk duhet të kishte mësim të nesërmen. Të gjithë kemi rënë dakord se shkuarja në mësim do të ishte fundi i lëvizjes sonë dhe dita e hakmarrjes së diktaturës ndaj nesh.
Herët në mëngjes (ora 7.00) vëndosëm të rimblidheshim në shesh, të bindnim edhe ndonjë student, që mund tu drejtohej auditorëve, t’i bashkohej demonstrimeve.Unë kam marrë përsipër Fililogjikun dhe Artet së bashku me Alban Tershanën, të tjerë studentë u shperndanë nëpër godina të tjera. Mësimi duhej bojkotuar dhe demonstrimet të vazhdonin! Atë natë, në atë shesh, së bashku me Azemin e shumë të tjerë, krijuam bërthamën e parë të organizuar të Lëvizjes Studentore.
Mëngjesin e 9 Dhjetorit jam rikthyer në qendër të qytezës, shumë herët në mengjes (sot sheshi Demokracia), ku kam gjetur vetëm një student të ulur ne bordur betoni. Ky ishte Pal Serreqi.Pak muaj më vonë së bashku me Palin u zgjodhëm për të drejtuar degën e Univesiteteve të PD-së, në një votim ku morën pjesë rreth 400 studentë, aktivistë të LSSH. Pas pak kohe, një nga një kanë ardhur student të tjerë duke u bashkuar ne sheshin e lirise e demonstruar kundër diktaturës, deri sa Ramiz Alia u detyrua te pranonte pluralizmin politik.
Lëvizja Studentore ishte një lëvizje paqësore, por që nuk bëri kompromis me sistemin e dikaturës. Roli i Ramiz Alisë në këto protesta është roli i një udhëheqësi komunist, që i frikësuar nga LSSH dhe mundësia e një revolucioni gjithëpopullor, duke përcjellë pamjet e Causheskut të vrarë, e ditur e njour më mirë se kushdo tjetër shkallën e paimagjinueshme të varfërimit të plotë financiar, dhe aspak nga dëshira e tij për një Shqipëri pluraliste, vendosi të dekretojë fundin e sistemit njëpartiak, pa shkrepur armët.
R. Alia pati inteligjencen e mjaftueshme për të kuptuar se ishte e pamundur të shtypej kjo lëvizje dhe të ndalohej më pas kryengritja popullore.Kjo nuk mund të thuhet për shumicn e anëtarëve të kupolës së kuqe, pjesë e politbyrosë, apo strukturave kombëtare e lokale te partisë shtet. Shumë prej nesh, përfshi edhe mua, mund të ishim burgosur (ne rastin më fatlum) ose vrarë nga diktatura. Në Shqipëri do të ishte derdhur shumë gjak, por komunizmi nuk mund të mbijetonte në asnjë rrethanë, këtë arriti ta kuptonte, e mirë që e kuptoi Ramiz Alia. Ne, studentet, i nisëm protestat e vëndosëm dhe e respektuam vëndimin e mesnatës së 8 Dhjetorit, për të mos i ndërprerë ato, pa arritur realizimin e kërkesave tona.
Më 9 dhjetor mijëra studentë iu drejtuan Sheshit Skënderbej. Para Liceut Artistik u sulmuam egërsisht nga policia dhe forcat speciale.Thirrjet “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ndezën shpirtin e revolucionit në zemrat e qindra mijë kryeqytetaseve, e miliona shqiptarëve. Isha ne të njëjtin kuadrat, së bashku me disa studentë të Filologjikut si, Arta Sakja, Erenestina Halili, Arben Cejku, Mark Marku e disa të tjerë, kur kaluam prane selisë së ambasadës italiane (sot ambasada amerikane), u kam kërkuar shokëve të ngushonim hapësirat mes nesh, kur pamë kordonat e policisë.Reagimi i forcave policore dhe atyre speciale ka qenë i ashpër ndaj nesh, i dekumentuar për opinion publik nga media televizive.
Ne një intervisë te gjate në TV Klan, në Dhjetor të vitit 2011, Sali Berisha deklaron se pasi kontaktoi demonstruesit para Liceut së bashku me B. Mustafaj, u takua me Ramiz Alinë (me kërkese të këtij të fundit), dhe mori përsipër të kontaktonte drejtuesit e Levizjës Studentore. Në takimin e tij të parë me një grup studentësh aktivistë të Lëvizjes, pikërisht me datën 9 dhjetor; Azem Hajdari, Tefalin Malshyti, Shenasi Rama, Bardhyl Ukcamaj, Akli Fundo e disa të tjerë, (thotë Berisha), kërkohej krijimi i një organizate të pavarur “të studentëve dhe intelektualëve të rinj’, por kishin edhe shume kërkesa të tjera…!
Ky deklarim i Berishës është i rëndësishëm dhe i saktë. Sali Berisha ishte intelektuali i parë që guxoi të kontaktonte me ne (studentët) me 9 dhjetor edhe Ramiz Alinë e me pas sërish studentët, po atë ditë, duke u bërë me pas drejtues i Lëvizjes Demokratike së bashku me një grup petagogësh e intelektualesh të tjerë, si Gramoz Pashko, Arben Imami, Zef Brozi, Arben Demeti, Eduart Selami, Edi Rama (me refleksionet ne AA), Prec Zogaj, Rexhep Uka (Istituti i Kamzes), Aleksander Meksi, Neritan Ceka, Genc Ruli etj.etj.
Nje moment i rëndësishëm i LSSH, për të cilin nuk është shkruar shumë, është zbritja e studentëve në sheshin Skënderbej, mbrëmjen e dates 9 dhjetor, drejtuar nga Shenasi Rama.Pasi u kam bërë thirrje studentëve, duke u shpërndarë në grupe të vogla, kemi arritur të sfidojmë diktaturën duke u mbledhur në sheshin Skënderbej, aty ku u ndaluam të zbrisnim me demonstratën e mëngjesit.
Takimi më i rëndësishëm i aktivistëve të LS me Skënder Gjinushin, aso kohe ministër i Arsimit dhe Lisjen Bashkurtin është zhvilluar me datën 10 dhjetor në darkë, që ka zgjatur deri pas mesnate, ne zyrën e drejtorit të Qytetit Studenti.Në këtë takim ka marrë pjesë edhe dr. Sali Berisha së bashku me Besnik Mustafajn dhe dy gazetarë të Zërit të Rinisë. Dr. Berisha kishte tashmë kontakte dhe ndikim, si asnjë intelektual tjetër, te disa prej aktivistëve të rëndësishem të lëvizjes.
Si përfaqësues të LS në këtë takim kanë marrë pjesë: Azem Hajdari, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Bardhyl Ukcamaj, Mimoza Zhamo, Arben Lika. Une kam shkuar në takim së bashku me Mark Markun nga godina 15-të, që ishte Selia e Lëvizjes Studentore. Marku së bashku me disa aktivistë të tjerë të LSSH janë larguar (për arsye hapësire) dhe jane drejtuar drejt godinës 15-të, ne kemi vazhduar takimin në formatin e mësipërm, deri pas mesnate. Nuk me kujtohet nese Akli Fundo ishte apo jo deri në fund të takimit.
Ky takim është për mua thelbi i historisë së organizuar të Lëvizjes Studentore Shqiptare, i negociatave të përfaqësueseve të saj, që shënuan edhe fundin e sistemit diktatorial njëpartiak.
Ky ishte një takim vendimtar për fatet e LSSH dhe demokracisë në Shqipëri, ishte takimi që ndau epokat.Të nesërmen Ramiz Alia ka mbledhur menjëhere byronë politike dhe ka deklaruar te drejtën e pluralizmit politik (ose me sakte, te drejten e krijimit te organizatave te pamvarura politike) në takimin me përfaqësuesit e studentëve dhe pedagogëve, të zgjedhur sipas fakulteteve (të miksuar edhe me anëtarë të organizatës së rinisë së Universitetit).
Dua të theksoj se atë ditë, para nisjes së përfaqësise së studentëve dhe pedagogëve nga të gjitha fakultetet në takimin me R. Alinë, është vendosur që Ndue Lugja e Bardhyl Ukcamaj së bashku me rreth 10-15 aktivistë të tjerë, të kujdeseshin për organizimet në qytezë deri sa të përfundonte takimi.Në takimin me Ramizin është komunikuar dekretimi i pluralizmit politik, pjesa tjetër e bisedës ishte më pak e rëndësishme dhe është e njohur nga publiku.
Natën e 11 dhjetori duke u gdhirë 12 dhjetori e kemi kaluar në selinë e lëvizjes studentore, që ishte godina 15-të, studentë, intelektualë e qytetarë të tjerë, duke diskutuar rreth organizimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri,që u mëndua të emërtohej Partia Demokratike e Shqipërisë, në një entuziazëm te papërsëritshëm dhe që ndodh shumë rrallë në jetën njerëzore. Gjatë ditës së 12 dhjetorit u bë edhe formimi strukturor i komisionit nismëtar.
Mengjesin e 12 dhjetorit 1990, kam pasur fatin të jem i deleguari i parë i komisionit nismëtar të Partisë Demokratike, në Univesitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, së bashku me një aktivist tjetër të Lëvizjes Studentore, z. Mujo Buçpapaj. E thekoj se Lëvizja Studentore Shqiptare e dhjetorit 1990, ishte një lëvizje që kulmoi në Tiranë, por që u shtri menjëherë edhe në Universitet e tjera të vëndit.
Së bashku me Mujon dhe disa aktivistë të këtij Universiteti, kemi zhvilluar një takim të hapur në Univesitetin Luigj Gurakuqi të qytetit të Shkodrës, qytetit më të persekutuar dhe më antikomunist të Europës së Kuqe, pas dekadash terrori enverist mbi këtë qyetet. Ky takim është mbajtur në një nga auditoret, pa lejen e Rektorit të Univesitetit, i organizuar nga Flamur Bucpapaj e pedagogu Agustin Shqalsi, rrethuar nga forca policore, por edhe nga qindra qytetarë.
Qyteti i ishte i rrethuar me tanke, ishte një situate tepër e rrezikshme.Vendosmëria e studentëve të Univesitetit të Shkodrës dhe entuziazmi i tyre, nën hijen e tankeve, dëshmonte se fryma jonë e Lëvizjes kishte ndezur gjithë Shqipërinë. Të nesërmen ka shperthyer demonstrata e fuqishme e 13 dhjetorit dhe me 2 prill, në këtë qytet do te flijohej per liri-demokraci, njëri nga aktivistët e zjarrtë të LSSH, Arben Broci.
Arritja me historike e Lëvizjes Studentore Shqiptare është vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri. Por levizja ka edhe kulme të tjera shumë të rëndësishme si: greva e urisë së 20 shkurtit per heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, që bëri delegjitimitetin e sistemit dhe rënien përfundimtare të simbolikës komuniste; demonstrimet e studentëve të Universitetit në Kamëz, Shkodër e rrethe të tjera; refleksionet ne Akademinë e Arteve etj.
Lëvizja Studentore Shqiptare i riktheu dinjitetin e nëprkëmbur shoqërisë sonë të sfilitur në epokën e sistemit komunist, e të izolimit. Ne e dimë se se liria kolektive nuk mund të fitohet e garantohet me revolucion, por me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 90-të u fitua e drejta e individëve për të luftuar e punuar për liritë e tyre e të shoqërisë në të cilën jetojnë.
Nderimi i ngjarjve dhe figurave të rëndësishme të kujtesës sonë historike është i dobishëm në shumë aspekte. “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet”, shkruante rreth një shekull me pare Luigj Gurakuqi.
Një obelisk i Lëvizjes Studentore Shqiptare në parkun Rinia, ose para ish- piramidës së diktatorit, ku ne dhe femijët tanë, shqiptarët e sotshëm e te nesërm të ndiheshin të perfaqësuar, do duhej të ishte ngitur me kohë. Një obelisk, që t’i nderojë të gjithë ata që luftuan (e janë vrare ose mund të ishin vrarë) për një Shqipëri si Europa. E theksoj, një obelisk, që t’i bashkojë të gjithë qytetarët që e duan lirinë.
Një obilisk i Lëvizjes Studentore Shqiptare, që të nderonte, Azem Hajdarin, Arben Brocin, Abdyl Matoshin, Fred Gëmin, Dritan Çelën, Gjin Kolbucajn, etj, qe nuk jetojne më fizikisht midis nesh. Të nderoheshin edhe Mimoza Ferraj (Alma Bendo), Shenasi Rama, Mimoza Zhamo, Arben Lika, Pal Serreqi, Akli Fundo, Tefalin Malshyti, Arben Sula, Myftar Gjana, Adrian Petrollari, Edmond Bushati, Ndue Lugja, Arian Manahasa, Mesila Doda, Alfred Cako, Spiro Curra, Blendi Gonxhe, Mujo Bucpapa, Nesti Kiri, Arta Sakja, Arben Çejku, Aida Sakja, Ajet Ramcaj, Ilir Dizadari, Alban Bala, Arjanit Nika, Abdyl Demirazi, Niko Kaçiroti, Shpëtim Shkurti, Tan Asllani, Dritan Shtylla, Agim Hasa, Renato Ndrecka, Arber Ahmetaj, Ridvan Peshkepia, Ilirjan Cane,Arben Ahmetaj, Ilenja Mehilli, Kastriot Gjoka, Eda Hyka, Ardi Stefa, Erenestina Gjergji Halili, Myslim Murrizi, Shpetim Balia, Bislim Ahmetaj, Gjok Vuksani, Gjergj Ukcamaj, Arsen Caushi, Mark Marku, Xheni Tanini Hali, Mirel Sharxhiu, Albert Kushti,Theollori Dhimitri, Gjin Progni,Ilirian Peco, Afrim Krasniqi, Pandeli Majko, Sokol Allarai, Astrit Patosi, Ed Paloka, Argita Berisha, Ilir Meta, Besa Ukcamaj, Flamur Bucpapaj, Ilir Seci, Emin Barci, Alban Tershana, Arben Gabraj, Shkelqim Jahaj, Shpend Jeshnica, Vullnet Spahiu, Agim Imeri, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Minxhozi, Gazmend Oketa, Ermal Mulosmani, Gjelosh Kasa, Arben Cokaj, Lush Martini, Dritan Kociu, Agron Tufa, Alban Pepa, Artan Dibra, Arben Muca, Arben Qirjako, Altin Qoshja, Valbona Duro Pelushi, Lek Tusha, Aleksander Biberaj, Edvin Shvarc, Admir Lakra, Kreshnik Spahiu, Kastriot Haxhiaj, Astrit Memia, Agron Gjekmarkaj, Enkelejda Shkreli, Nazmi Peka, Ylber Hasani, Kreshnik Collaku, Dritan Osmani, Lulezim Shenaj, Kujtim Allaraj, Helidon Samarxhi,Lin Kurti, Agron Sula, Osman Stafa , Adem krasniqi, Gjovalin Shyatni, Mhill Geci, Shkelzen Margjeka, Ndre Legisi, Flamur Noka, Agim Perllaku, Ramiz Gjini, Mimoza Preci, Nora Prozhmi, Ismet Pali, Tonin Prenga, Tonin Logu, etj, etj, etj, ( u kerkoj ndjesë të gjithë të tjerëve që nuk u kam shkruar emrat, per aryse hapsire).
Shoqëria shqiptare e ka arkivuar në histori të shkuarën komuniste (së paku si sistem). Sot jetojmë në një shoqëri të hapur dhe LSSH mbetet pjesë e historisë.
Në Muzeun Historik Kombëtar, krahas pavionit të të persekutuarve politikë duhet të ngrihet edhe një pavion i Lëvizjes Studentore.Në tekstet e historisë më shumë duhet të shkruhet e t’u mësohet fëmijëve në shkolla. Dritësimi dhe nderimi i kësaj ngjarje historike është i dobishëm, jo për të djeshmen, por për të sotmen e të nesërmen e shoqërise sonë.
Në ditët e sotme elita shqiptare ka detyrimin t’i afrojë një shërbesë të re shoqërisë: Ushqimimin e përditshëm të demokracisë në hapësirat ballkanike ku jetojnë shqiptarët; fuqizimin ekonomik dhe shëndoshjen e identitetit kombëtar.
Shtese: Eshte e nevojshme(jo vetem per mua) te saktesoj nje aspekt te rendesishem, qe nuk e kam shenuar dhe mendoj se do te duhet te shkruhet e te theksohet: Nje shtyese te rendesishme i kane dhene levizjes studentore shqiptare, studentet jo konviktore qe erdhen menjehere ne mesin tone nga Tirana dhe u bene aktiviste te rendesishem, mes tyre pa asnje medyshje Mesila Doda, Ilenja Mehilli, Arian Manahasa, Ridvan Peshkopia, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Blendi Gonxhe, Edvin Shvarc e shume e shume aktiviste te tjere, per te cilet do te shkruaj me gjate ne plotesim te ketij shenimi.
ti zoti bardhul ke kete liste , por te tjeret kane lista te tjera , si do t’ia bejme?
Nje koment kisha persa i perket me aktiveve qe ishin nga inxh. e minierave, sepse persaktesisht ishin godina 26-27 minierat dhe 28-29 elektrike elektronike dhe mekanike qe e ndezen situaten.
Kush e ka jetuar mund ta konfirmoje.
Tung nga godina 28!
Per te kuptuar rolin e secilit student te dhjetorit 1990 duhet pare historia se si erdhen ato ne Universitet.
Nuk dua ti paragjykoj,por lidhjet e tyre me sistemin komunist ishin ne nje fare menyre nje nga portat qe u mundsonte atyre te drejten e studimit.
Levizja studentore ne fillim per kushte jetese morri drejtimin per kerkesa politike.
Rroli i agjenturave te huaja ishte i rendesishem per ndryshimin e sistemit ne Shqiperi,si dhe i Radio VOA.
Ajo qe ndodhi pas vitit 1990 ishte se nje Shqiperi komuniste ishte e denuar te vdiste ne Europen kapitaliste.
Rruge tjeter nuk kishte vetem ndryshimi i sistemit,do te na shpetonte.
Ndodhi ajo qe donte Amerika dhe Europa.
Komunizmi u shkatrrua,dhe sot Shqiperia vazhdon te perpelitet perdhe si nje shqiponje e plagosur.
O korab, koj qe shkruan nuk ka sens. Po ne Qytetin Studenti ishin te gjithe jo te persekutuar. Po te ishe i persekutuar nuk vije ne shkolle te larte. Kjo nuk iu ul vleart Levizjes Studentore por ia shton vlerat. Po te ishte per te persekutuarit Shqiperia do te rrinte ne komunizem 1000 vjet. Pra te jeni me mirnjohes ndaj ketij brezi studentesh qe luftoi edhe per Ju. Se dyti nese hapen dosjet e sigurimit 90% e spihuneve te Sigurimit vinin nga klasa e te persekutuareve. Se spihunet nga ajo klase i duheshin sisetmit. I thoni faleminderit Berishes qe nuk i hapi dosjet se do te degjenerohej shumica juaj. Komunistet e kishin te ndaluar me status per te punuar ne sigurim. Besoj se e dini kete. Une nuk e di e as me intereson se cfare biografie kishte Bardhyli apo Azemi se me pune biografie merreshin pikerisht komunistet e spihunet e sigurimit. Mua me intereson qe keta dy burra i dhane shpirt levizjes demoktratike ne Shqiperi e si patriot i tyre, si tropojan e si shqiptar jam krenar me ta.
Kur Bardhyl Ukcamaj printe ne krye te Levizjes antikomuniste, godine me godine e neper qytetet e shqiperise shume te tjere fshiheshin. Kur bardhyli i tha jo diktatures shume te tjere u antaresuan ne Partine Komuniste si puna e Kac Islamit -deputetit te tashem demokrat. Gezohem kur shikoj sa shume komentues e nderojne kete Pishtar te Demokracise. Bardhyli shkelqeu me aktivitetin e tij edhe si Kryetar i PD-se per Universitetet ne vitet 1991-1992 edhe si Kryetar i Federates se Rinise ne Vitet 1992-1995. Ai nuk punoi kurre ne struktuart e Saliut, Fatosit apo Ilirit. Shikoi punen e tij e jetoi e jeton me nder. Me vjen keq qe je larg ne Amerike se ma mungon mua dhe shume te tjereve qe punuam me ty, por jemi te kenaqur qe je kaq i sukseshshem e i lumtur. Mirnjohje per ty miku yne. Nga Ana—Tirane!
ca jane keto minierat ne filem i ke pare
Zoti Ukcamaj, urime per festen tuaj dhe Zoti te bekofte edhe ty edhe te gjithe ata qe i dhane krahe endrres se lirise.
I guximshem dhe orator i perkryer, kete mund te them une per Bardhyl Ukcamen.
Nder me te nderuarit studente te levizjes se dhjetorit ishte pikerisht Bardhyli qe nuk u perzie me asnje pune te piste te sistemit te Saliut.
Pa diskutim shkrimi i Ukcames eshte shkrimi me i sakte qe kam lexuar per Levizjen e Dhjetorit.
Te kujtoj me ze te cjerre e guximtar. Te mbaj mend kur ke lexuar Karten e Te drejtave te Njeriut mbremjen e 9 Dhjetorit. Me kepuce tere balte duke shetitur godine me godine per te aktivizuar studentet. Mbaresi per ty vella Bardhyl Ukcamaj.
Listat zakonisht i bejne ata qw drejtojnw nw kohwn qw flasim por tw vertetwn e pamw e jetuam vete. Rendesi ka ndryshimi qw u arrit e flm per kujtimet qe rizgjohen kur pwrmend godinat 20-21 e 15
Per intelektuale dhe patriote si Bardhyl Ukcamaj ka nevoje Shqiperia. Ky guximtar, atikonformist i Levizjes Studentore deshmoi se nje intelektual mund te mbetet i pakorruptuar ne tranzicion dhe mund te jetohet me pune te ndershme. Ky intelektual shqiptar deshmon se mund te jete i sukseshem edhe ne Perendim. Me pune te ndershme shkollohet ne Universitetet me te mira te Amerikes me parate e veta. Plot studente ( te aferm te pushtetareve) u shkolluan me parate e popullit shqiptar apo ndihma dhene popullit shqiptar. Bardhyli punoi dhe u shkollua me parate e veta. Sot, ai i gezohet punes se tij dhe punon ne nje nga koorporatat me te medha amerikane si Drejtor i nje departamenti. Eshte njeriu qe ka me shume simpati ne komunitetin tone ne New York dhe reflekton nje mirsjedhje qe rradhe e gjen ne ambientet e politikes shqiptare. Niveli i shkrimeve te Bardhylit eshte superior dhe reflekton jo vetem pergatitjen e tij profesionale por se pari kodin moral.
Flamuri pa bisht nuk ka qene student ne ate kohe.Ja ke fut kot plako
Je dinjitoz dhe i sakte dhe i pandikuar nga hatmetjet personale. Me pelqen ky shkrim!!!!!!!
Meritoni nderimin dhe respektin me te madh per kete akt me vlera epokale, qe beri te mundur shembjen e nje nga sistemeve me te ndyra qe ka njohur historia jone kombetare dhe ajo europiane.
Bardhyl Ukcamaj, e shume studente te tjere te Levizjes do te mbeten gjithmone te nderuar. Si pjesmarres ne keto demostrime i kujtoj te gjithe me dashuri megjithese e kane emigruar.
Shqiperia ka nevoje per intelektuale te ketij niveli. Urime e Gezuar Bardhyl Ukcamaj.
Endrrat e studentave te Dhjetorit u manipulun,degjenerun dhe nuk jon realizu akoma.
prandaj mos u ngrefni kot ju uqnit e Trapojes.
ishte viti 1990 dhe u kuptua nga çdo kush qi Sistemi kamunsit po jepte shpirt.
Nuk kishim drita,dyqanet ishin bosh.paknaqsia popullore ishte rritun dhe Bllokada e eger e vendeve perendimore dha rezultate.
Sistemi e dinte se nuk mbijetonte dot,prandaj Ramizi ju dergonte sinjale per liberalizim.
Studentat nga kushtet ekonomike kalun mapastaj ne kerkesa pulitike.
Mos u hapni bythesh duke na shkrujt emna pa fund.
Te gjith donin ndryshimin dhe hapjen drejt Evropit.
Por kshtu si u katandis Shqipnia,osht ma mire ta ulni koken e ta fusni nen shale.Nga viti 1991 deri ne vitin 2013 osht shperngulun gati gjysma e popullsise,jemi vendi me kriminalitetit dhe varferine ma te nalt ne Evrope.Kemi vrasje e vdekje gati te perditshme.
Kemi papunsi galopante dhe te ardhuna qesharake.
Vazhdojme te jetojme nga veprat qi ngriti sistemi kamunsit.
Kemi ndertu rruge pa standarte dhe te rrezikshme dhe vazhdojme te shperndajme patenta automjetesh pa kurse per drejtim automjetesh.
Sot nuk osht dita te krenohemi,por te kuptojme GABIMET tona qe nuk duhet ti kish bonum.
Hyrja e Agjentit te DYFISHT Sal Ram Berisha boni qe te degjeneroj Levizja Studentore.
Shqypnija vazhdon te perpelitet prej gati 23 vitesh,ajo po rrenkon e gjakosun dhe e pordhosun,dhe kjo na ben ne studentave te dhjetorit 1990 te ndjehemi te manipulumit nga tradhtaret e kombit.
Respekte kudo te qe te jesh e Zoti ta bafte mbare e mire o Bardhyl.
Kur eshte bere greva e urise per heqjen e emrit te Enver Hoxhes Universitetit te Tiranes. Mos valle eshte thene gabim nga Z. Ukcamaj?
Mirnjohje, mirnjohje dhe vetem mirnjohje per ty Ukcamaj e te gjithe shoket e tu. Po na nderon si komunitet edhe ketu ne New York. Te duam fort.
Sa kockaxhinj qe kemi qen!
Dhe fllkt kacurrel nga palarsija
Xhaketa terital,si yll hollivudi sot n mod,
Pantolls kadife..
Por ora e dores nuk mungon,ceshtje statusi…
Dhe xhaketa me rrudha shum…
ju studentet ate fare te keqe qe populli mori aratin ne emigrim dhe ju mbureni sot ju donit kushte ne konvikt ndrsa populli donte Europ
Nuk e di pse, wofsha i gabuar, por kjo foto ketu te le pershtypjen se verioret e kane historine vetem me foto dhe rrena sepse ne kete shesh ketu kam qene dhe une dhe per kete trapin ketu thoshin se eshte sigurims sade !!! besnik i partise !!! ndersa tani perpiqen me foto te na e shesin per hero !!! Mos valle e gjithe historia e Veriut te shqiperise eshte fallco ????
E rilexova shkrimin tend. Kam lexuar edhe librin dhe mund te them se eshte nje paraqitje teper dinjitoze. E plote dhe intelektualisht e nje niveli te larte. Une isha studente e Ekonomikut dhe e kujtoj Bardhylin me nje respekt te jashtezakonshem. Seksese te gjithe studenteve te Dhjetorit.
Me fal mor zotni por po shoh emra shokesh e shoqesh qe me gjithe rrespektin per ta kena dale ne miting cdo dite tek qyteti studenti por ajo nuk me duket se perben merite.merita mund te keni ju si individ apo djem e vajza qe I dhane LS por jo gjithe ato emra Kane te njejtat merita pavaresisht se me vone u afruan shume me pushtetin(per bindje apo per perfitim)duke quar gishtat njeri me fort se tjetri.por ndoshta une se kam idene ca do te thote rrevolucion
Ne kete kohe ne mence te QS nuk kishte as luge as pijata “ushqimin”na e hillnin ne kavanozat e salces.ishte gjendje e pa imagjinushme.naten qe plasi transformatori I dritave filloj me duam drita dhe vazhdoj duam buke dhe diten tjeter filloj te flitet per liri.edhe historia Ishte e shkruar si do vazhdonte se sistemi kishte marre fund.
Brdhyl , e mban mend kur luftoje si trim mbi trimat me pistolete ne dore per marrjen e televiziont ne 98-en…? Qe na zhgenjyet ne endrren qe filluam atehere padyshim se edhe ti ke pjesen tende. E kupton vete ti…!
Shkrim i perkryer, i sakte dhe i shkruar me nje elekuence te lakmueshme. Bardhyli po i ben nje sherbim shume te mire shoqerise shqiptare edhe sot.
Une kam punuar ne ate kohe ne Qytetin Studenti dhe historia filloj me djegjen e transformatorit tek godina 28-29(godina e fundit)prane ofiçines.Nje saktesim te vogel per “UNE” qe thote se nuk kishte pjata e luge.E ke gabim zoteri ,ne ate kohe ne Qytetin Studenti hahej me mire se ne sofrat shqiptare.Biles edhe une vete bleja lata atehere qe te haja aty ne mence.Dua t’ju kujtoj nje diçka qe Sali Berisha se bashku me Skender Gjinushin ne fillim erdhen te dy se bashku ne Qyetetin Studenti ,biles ju kane gjuajtur edhe me portokalle dhe veze nga dritaret e godinave te femrave afer lavanterise.Me kujtohet shume mire sepse ne ate kohe po furnizonim godinat me reflektore qe i morem urgjent nga nderrmarrja elektroteknike.Biles per te qetesuar studentet u shiten edhe xhinse tek menca qendrore.Ndersa Arben Imami foli me respekt per figuren e Ramiz Alise kjo me kujtohet mire.Saliu u takua me Azemin vetem ne fillim tek drejtoria e QS .Ndersa Edi Rama ishte i pari per mua qe atakoj Enver Hoxhen(si radikalist),perveç fjalise “…na skuqi na nxiu….” une mbaj mend dhe shprehjen qe tjeter: “ne në fillim nuk do hedhim balte mbi Enver Hoxhen por duhet te heqim balten qe Enver hoxha ka hedhur mbi ne.
Leri shkrimet Bardhyl dhe kthehu ne Shqiperi e angazhohu ne politike. Ke mijera njerez qe do te te shihnin si mundesi e shprese. Une jam i pari. Te pershendes nga Tirana.
I ndershem e me shprit te paster kujtohesh nga te gjithe ne, shoket e tu te djeshme e te sotshem Bardhyl Ukcamaj. Te duam fort e gezohemi gjithnje kur te lexojme edhe pse na mungon. Kthehu miku yne!
Te gjithe i ke permendur i nderuar z.Bardhyl Ukcamaj, por vetem njerin nuk ke permendur Edmond Trakon nga Korca-dhe incidentin e tij me Sali Berishen pse u goditen me grushte??? Sepse Edmond Trako eshte studenti i dhjetorit qe ja ka cjerre masken Sali Berishes -duke i thene qe nuk je ti Themeluesi i PD-se-jane te tjere studente!Pra lind pyetja -Kush eshte njeriu real qe Themeloi PD-ne??!!
Transformatori eshte djege tek godina 20. Sic duket skleroza e qellimshme ka kapur shume njerez. Rexhep (Bardhok/Bardhyl) Ukcama ka fallsifikuar komolet rolkn e tij dhe kete foto, e cila nuk eshte e dates 12. Rexheo Bardhyli ka pase xhaxjain roje te Enver Hoxhes dhe ne kete kohe ishte ne dileme te madhe. Ka dale ne siperfaqe ne Qershor 1991. Kur lideretne vertere te LS nuk ishin me ne QS. Ky zoteria nuk ka qene as ne perfaqesine qe shkuan tek Alia, as ne 300 themeluesit e PD-se, e as ne greven e urise 1991….
Me kete hartim ky nipi i gjelosh ukcames rojes se enverit & ramizit dhe i Ndues nje bythlepires i sistemit kaluar po i ben sherbimin me te keq asaj levizje qe u vra qe ne embrion nga zbulimet e huaja ne perleshje me sigurimin e shtetit per dominimin e situates.
Ky idiot funksional thote qe eshte themeluesi kryesor i LS qe ne vitin 1988 qe na shkakton te vjella.Edhe nese eshte e vertete ky kontigjent ka qene nen regjizuren e Luan Pobratit qe me vone u grabit nga drejtuesi i operacjonit per “shkaterrimin e komunizmit ” me qender ne Beograd elez biberaj.Eshte e tepert te komentosh me kete debil i cili dhe vete emrin e tij ne kete artikull e ka shkruar mbi tre here si puna e skecit per belulin.
Nqs ka patur levizje te vertete kunder sistemit kane qene ne Shkoder,Kavaje dhe ngjarja e ambasdave qe e gjunjezoi Ramiz Aline.
Levizja e studenteve ishte nje “kryengritje spiunesh” per te marre frenat e pushtetit te ardheshem midis te cileve eshte ky Rexhep Bardhok apo Barthyl
nqs nuk e ka ndryshuar akoma.Por ky nuk ka faj qe jep direktiva nga Usa.
Krimi me i madh eshte i enver hoxhe qe i pruri nga gopi somes keto talebane & salibane.Vazhdimi i krimit ishte qe i coi dhe energjine elktrike falas dhe i hoqi bishtukun nga bytha.Shikoni kete foto te fallsifikuar ne date.Keto duken si kakroce (Cockroaches) te cileve nuk ju rruhej trapi per demokraci por donin te iknin jashte shtetit se kuksi dhe tropoja do ti priste si kuader te jashtem.Koha e vertetoi se pjesa me e madhe e tyre i hypen anijeve pas 2-3 muajve nje pjese tjeter sot jane miliardiera apo bashkpuntore te vrasesit berishe kurse nje pjese tjeter ajo e idealisteve ngelen me gisht ne goje.Ne te fudit te pakten te mos lejojme qe te tallen spiunet si ky ujkcama apo miliarderet si berisha,malltezi,meta,imami,ruli etj etj.
Neveri per kete sygjarper qe shpetoi se nuk u hapen dosjet.
Shqiperia digjet ,ujkcamat krihen
Bardhyl ukcamaj nuk fshin as prapanicen me tipa si (luani e alberti)i njejti mi nevojtoresh,anonim i perjetshem.
zoterinj te nderuar te redaksise nese me lejohet tju bej nje pyetje : Perse komentin tim nuk e shfaqni pasi une nuk fyeva apo shava njeri . Thjeshte thashe disa te verteta per personin qe ka bere kete shkrim .
Faleminderit per mirekuptimin e pune te mbare .
Shikoj se si disa spihune qe na vinin dhe fletrrufe athere aktivizohen si anonime ne faqe gazetash sot miku yne i viteve 90-te Bardhyl Ukcamaj. Te falenderoj per kete shkrim. Niveli juaj i nxin keta spihunet.
Mendoj se Gazeta duhet te beje njefare seleksionimi komentesh, sidomos kur njerez si puna e ketij luanit ny, Albertit mundohet te vjedhin vrerin e urrejtjes se tyre, si krijesa inferiore.
Me ben pershtypje niveli shume i larte i shkrimit. Autori Ukcamaj meriton falenderimet tona jo vetem per cfare ka bere ne vitin e larget 90-te, por edhe sot me disa shkrime te perkryera ne Tema.
Ajo qe dua te ndaj me artikullshkruesin.Gezohem shume qe gezon shendet te plot mendje te ndritur kujtes te fresket dhe ide brilante qe pare nga gradacelat e New Jorkut vijne shume natyrshem dhe dobishem ne truallin arbenor.
Ajo qe dua te ndaj me artikullshkruesin.Gezohem shume qe gezon shendet te plot mendje te ndritur kujtes te fresket dhe ide brilante qe pare nga gradacelat e New Jorkut vijne shume natyrshem dhe dobishem ne truallin Arbenor.
Vella Bardhyl, Ju iket dhe ne mbetem shumica te papune ne Shqiperi pikerisht nga partia qe themeluam. Per ty e shoket e tane te tjere respekt te perjetshem. Ke me shume merita Ti se shumica e Ministrave dhe deputeteve te parlamentit. Shpresoj e uroj me zemer nje dite te te shoh ne politiken shqiptare.
Z Bardhyl
E lexova artikullin ishte i goditur por aty pashe nje seci mbase jam une sepse te pakten ne greven e urise vetem une isha seci pa dashur te mbivlersoj punen time ne ate kohe.faliminderit per mirekuptimin
Respekte qamili
Pershendesim te gjithe kusherinjte e bardhokut ketij heroi qe i rrujti lesht diktatures.Eshte fat i madh per kombin shqiptar ky trim i jutbines pasi hodhi ne toke me shpaten e tij ja mbathi ne hamerike duke e lene sqiperine nje kopesht te lulezuar me droge,prostituta dhe nje popull te armatosur deri ne dhembe per cfarosur njeri tjetrin.Jo ma larg se dje policia greke vret dy shqiptare sikur te ishin derra pylli dhe kerrkush nuk behet i gjalle pasi kemi vdekur si komb dhe per kete ka merite dhe ky qe flet nga gradiacelat e ny sic thote nje komentues sikur me kone ky bardhoku djali Rrok Felerit.
Bardhok Ukcama mprehi shpaten
Edhe nje here o per situaten.
Kjo asht shpata qe u rrin tek koka
Gjithe enveristeve o qe ka bota.
Or Ukcama or Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite!
Ylli i kuq shnderrin mbi maja.
Bjen daullja edhe zyrnaja.
Porsi nuse asht ba Shqipnia.
Flamurtare i prin Saliia.
Bardhok Ukcama oTungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite ja qite!
Te dashur moderatore te Temes. A eshte e mundur qe nje pseudonimas te botohet tere kohen(stop hipokrizise, luani e Alberti). Spihun i ndyre qe fshihet pas pseudonimeve.
Zoti Bardhyl Ukcamaj eshte nje nga ata te paket burra qe doli me nder nga historia e tranzicionit shqiptar.
kur dalin e folin bijte e komunistave … se dihet ajo … vetem ata shkonin ne Universitete, kurse ata qe ishin te ndershem – te vertete – te bute, anti regim, – occidental o American ne zemer, prinderit e ketyre studentave qe tani mburren, ua prisnin kembet atyre te tjereve, qe nga baza e partise!
keta jane si hajdutet qe vjedhin dhe pastaj lavderojne veteveten, sikur hajdutet kane bere diçka te mire, diçka per tu levduar!
nuk ju shohin syte mor te shkrete!
Zoteri i nderuar Bardhyl Ukcamaj, kur lexoj kete shkrim kam emocione te shumta. Une kam vuajtuar jo pak po 12 vjet ne burgjet e Enverit. Jam spihunuar nga te afermit e mij qe sot bejne si te persekutuar se isha une ne burg. Po te mos ishte levijza juaj une mund te isha kalbur tani. Pasi kam dale nga burgu kam ardhur shpesh ne demostratat ne Qytetin Studenti dhe te kam takuar disa here. Nuk e di nese te kujtohem, por po te them se ruaj nje respekt shume te forte per ty. Te kam kerkuar te me jepej nje mbeshtetje per tu punesuar dhe me ke mbeshtetur. Me ka derguar tek Ty Pader Zefi, fale teje kam arritur te kem nje jete modeste. Me shpirt do doja te te takoja nje dite. Ky fuksi qe shkruen me pseudonime, fuks ka kene e fuks metet. I kam provue une kta, dhe nga familja ime. Nuka ka rrace ma te poshter se keta spihune. Zoti te ruejt Bardhyl.
replike me D.Shkretin.
Nqs ke qene i persekutuar i mirefillte ju shpreh mirenjohje si atdhetar por menyra se si shkruani kam pershtypjen se jeni nje viktime e mjere qe ju ka kapur lapsi te futeni ne burg jo per meriten tuaj.Ky zoteria qe ju i dilni ne mbrojtje eshte pikerisht nga ajo pjese e shoqerise e cila ishte koburja dhe syri i diktatorit ne terren.Keto kameleona ndryshuan ngjyren ne vitet 1989-1991 dhe u bene nga boleferkues te diktatorit ne sumefekues te ambasdorit qe e zevendesoi te parin.Per te argumentuar disa fakte te ketyre kameleoneve te tropojaneve te “tiranizuar” ju rekomandoj te lexoni dosjen e nje nga heroinave te tropojes Rukije Rama qe e hengren te gjalle keto enveristet e tropojes te cilet kur pane qe sistemi i enverit po rrezohej dolen te paret dhe e mallkojne ate regjim ku keto kishin rolin e xhelatit.Aq shume e shajne keto enveristet e tropojes ate sistem qe i sherbyen sa nuk e kam degjuar as nga te burgosurit e Spacit dhe Burrelit
Nqs se je i perndjekur politik real dhe ju jeni nje nga fajtoret kryesore qe late persekutoret e djeshem qe tju fusin ne rradhe me gaveta ne duar duke je dhene leket e denimit duke pranuar poshtrimin e tyre.
Ti Shkrel i shkrete se bashku me kete ukcamen duhet tju vije turp ti dilni perpara shqiptareve qe lejuat para syve tuaj per 23 vjet te shkerrmoqet shteti shqiptar disa here.Shiko tropojen e ukcames,berishes,hajdarit,mehmetelezit,mullamustafes qe ja ka kaluar kandaharit qe eshte ne situate lufte.Shiko varrezt e tropojes sa shume djem te rinj jane vrare nder vedi qe nuk ka ndodhur asnjehere qe nga lindja e krishtit.Shiko mijra familje qe jane ngujuar nga gjakmarrja dhe po mbushen azilet e europes me keto dhjetra qindra azilanteShiko fisin e haklajve qe dyshja kriminale Berisha-Hajdari ushtroi genocid hitlerian deri sa i ka shkaterruar varrezat,terrorizuar grate femijet dhe pleqte.
Duhen me qindra rromane per te treguar krimet e kryera nga banda e tropojes keto 23 vjet dhe “heroizmi” i juaj dhjetorit nuk mund ti justifikoje.Dhe alibia qe ngrini akoma se hodhet enverin dhe komunizmin ne 1990 eshte jo vetem neveritese por dhe idiote.Ne gop te semes shkofshit me ate lesh komonizmi dhe enverizmi qe ju ose e ushqyet ose u treguat si pulastrene te zgerlaqur dhe kur e pate qe ai sistem kishte rene me kohe ju u bete trima leshi.
Ajo qe ben karagjoz kete ukacamen eshte se kurre nuk e ka hapur sqepin per shume tradhti kombetare,vrasje dhe krime te berishes per 23 vjet.Per kenaqsine tuaj bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
TRADHETITE & POSHTERSITE
1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
2- fronezimi i janullatusit
3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
5- furnizimi me nafte i milloshevicit
6- vjedhjen e votimeve te 96′
7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
8- grushti i shtetit shtator 98′
10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
12- injorimi total i ceshtjes came
13- shitja e detit jon
14- implikimi me ligjin e plehrave
15- vjedhje e votimeve ne 2009
16- masakra e 21 janarit
17- vjedhja e votimeve 2011
18- perdhosja e luftes N.CL
19- glorifikimi i satrapit zog
20- deklarata qe kemi gjak turku.
21- Shitja e resurseve strategjike
22-lidhja me mafiozet e podestes
VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
23-remzi hoxha
24-kosta trebicka
25-fatmir xhindi
26-komunari ne kukes
27-oficeri shikut
28-gjyqtari konomi
29-26 viktimat e gerdecit
30-4 protestuesit e 21 janarit
31-zhdukja e fisit haklajve
32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
33-vrasja e 10 komisaerve te policise
34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
37-1800 te vrare me kanun
GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
38-parlameti i ri
39-stadiumi i ri
40-xhamia e re
41 -rruga e Arberit
42 -rrethrrotullimi ne unaze
43-h/c skavices
43-h/c devollit
44-mullinjte e eres ne karaburun
45-centrale atomike per tu bere superfuqi
46-hekurudha tirane-pekin
47-superfuqi arroresh
48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
49-deshtimi i censusit
50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
51-shitja e hidrocentraleve
52-shitja mafjoze e armatimeve
53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
56-shqiperia 1-euro
57-denoncimi i Hysen Shoshorit
58-denoncimi i Margarira Kostaqit
59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
67-poshtrimi i Jon Withersit
68-poshtrimi i Arvizuse
69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
71 vijon……
Duke e mbyllur ju sugjeroj te mos na cani trapin se hodhet enverin se po behet nje cerek shekulli me keto idiotizma kur ai vend tshme ka shkuar per lesh.Ne gop te semes shkofte enverizmi dhe salizmi bashke me ju nga mbrapa se na i shpifet.
Bardhyl Ukcamaj nuk ka punuar nje dite ne administraten e Sali Berishes, te Nanos, te Majkos apo te Metes. Prandaj gjithe sa shkruan stop hipokrizise eshte e pakuptim. Bardhyl Ukcamaj ishte 19 vjec ne krye te Levizjes studentore dhe nuk kishte kurrfare lidhje me sistemin e meparshem si berisha , elezi, mustafaj apo te tjere. Nese ky tipi ka urrejtje personale, qe duket thjeshte nga marazi dhe xhelozia, na vjen keq qe nuk e ndihmojme dot.
dy fjale per komentuesen ana.
Nuk e njoh kete artikullshkruesin dhe as e kam pare ndonjehere biles per kenaqsi mund te pij dhe nje kafe per ta zbritur nga kali i madheshtise qe ka hipur.Revolta ime eshte se keta revolucjonaret e dhjetorit edhe nqs kane disa kilogram merita nga ana tjeter kane tonelata pergjegjsi per braktisjen ne bllok te atij vendi qe nga keq qeverisja e kryekriminelit berishe eshte kthyer ne nje vend te frikshem.
Nuk e akuzoj kete kryedhjetoristin ukcame se ka punuar me qeverite gjate 23 vjeteve.E akuzoj se nqs merr pergjegjsine dhe mburresh se rrezove shtetin e enverit ne vitet 90′ qe kishte vdekur me kohe duhet te marresh pergjegjesine per ndertimin e shtetit te ri ligjor dhe demokratik.
Nqs brezi i “trimave” te ukacames nuk kishte prapanice per ndertimin e shtetit te ri pse nuk doli asnjehere kunder krimeve te perbindeshme te berishes ne vecanti dhe parise Tiranes sic thote profesor shinasiu per
glasen e sotme politike.
Ti zonja Ana me bardhylet e dhjetorit vazhdoni dasmen se e mundet nje te vdekur ne 1990.Ndersa une i kam ditet e mortit sepse shteti shqiptar ka vdekur klinikisht me kohe.
Nqs ju ka ngelur merak te hapni ndonje pavjon ne muzeun kombetar per L.S.SH
eshte me mire ta hapni ne prane ndonje spital ku ta emertoni LQM qe do te thote lidhja e qorr-memeceve te cilet nuk shikojne dhe nuk ndegjojne qe ai vend me emri shqiperi eshte ne vdekje klinike. Tung
shpjegim te shkurter per anonimin ( stop ahengut.., stop hipokrizise, e luanit arbert). I lexova me vemendje shenimet e tua. Dukesh shume i vrerosur me jeten dhe me vjen keq nese ke nje jete jo te mire familjare e personale. Sinqerisht. Ka shume si ti sidomos ne Amerike se dukesh qe banon atje. Eshte problem per ty qe nje bashkepatriot i joti eshte i sukseshem sa ty te te lere pa gjume. Po nuk ti ka fajet Bardhyli. Ai e ka bere punen e tij si duhet dhe po te them se si une vetem ketu ne Tirane jane me qindra miq te tij qe kane punuar me te dhe e duan me shpirt. Une kam punuar me Bardhylin shume e shume vite perpara ne degen e studenteve te PD-se, dhe me ka ngelur ne mendje miresia e tij. Tamam shpirtbardhe. Ti je shume i vogel per te pire kafe me Bardhylin, megjithese mund te kesh pire kafe me te, por shkruan me pseudonime e shtiresh se jo. Tropojani nga amerika ish sherbetor i sistemit te meparshem e armik i saliut. lere betejen me bardhylin se e ke kot. Thjeshte shume perj nesh do e duam edhe shume me shume. Perqafime i dashuri bardhyl kudo qe mund te jesh…Ana.
Nuk e di pse ke kaluar ne konvulsione ne mbrojtje te nje personi qe e respekton.Nuk te ndalon njeri ta perqafosh bardhylin eshte e drejta juaj po ju nuk keni te drejte te ofendoni te tjeret qofte edhe me pseudonime.
Cfare kam shkruar ne komentet e mia jane thjesht nje revolte ndaj hipokrizise dhe mbylljes se syve karshi nje situate apokaliptike ne shqiperi qe dhe brezi i juaj eshte pergjegjes.Te pakten mos beni rolin e heroit.
Je nderi i shqiptarise. Ket plehun qe shkruan me tuj fsheh emnin kisha me pas deshire me e takue, se kam fort deshire me i pase para syve keto fundrrina. Zoti te ruejt o Bardhyl Ukcamaj.
Mbas renies se murit te Berlinit dhe renies se Ceausescu-t, ne Romani, diktaturat komuniste ne Lindje perfunduan zinxhir njera pas tjetres, ishte fatale edhe per Shqiperine. Kam qene prezente, studente atehere, dhe grua e pjekeur ne kete moment, sinqerisht dikush ka akoma dyshim qe po te mos ngriheshin studentet diktatura do te vazhdonte ende sot? Kjo eshte retorika shqiptare qe perseritet, deri dje ishim te bindur qe u çliruam fale Enverit dhe partizaneve kunder Hitlerit, duke injoruar avanzimin e ushtrise se kuqe russe…bej te njejten pyetje, po te mos ishin partizanet tane Hitleri ndoshta nuk do te kishte kapitulluar?! Eshte fakt i rendesishem per historine tone si rezistenza partizane ashtu dhe levizja studentore sepse shpreh vullnetin e popullit, por njerez, shikojeni historine dhe ngjarjet shqipatre ne panoramen e pergjitshme te Historise Evropiane dhe Boterore dhe jo si te shkeputura me vete sepse eshte e pamundur, jane komplekse gjerat… Ah, retorika shqiptare qe s’na ndahet kurre!
Te gjithe.
Po, te gjithe emrat e lart permendur, se bashku
me autorin e shkrimit kane pasur lidhje direkte apo
indirekte me komunizmin.
Komunizmi “de facto” ra ne korrik 1990, me ambasadat.
Ata te dhjetorit ishin nje stan me lepuj,
qe u ngriten per te shpetuar bythen
Ustallaret e antikomunizmit kishin 6 muaj qe ishin
larguar nga Shqiperia, fale politikes inteligjente te
perendimit. E fal krimit politik te Ramiz Alise.
Marreveshja per largimin e gati 5 mije veteve te
strehuar ne ambasada shenoi kapitullimin pa kushte
te Shqipeise.
Qe ne jemi katandisur ne mjerim total eshte fale asaj
marveshjeje.
Po te mos lejohej largimi i shqiptarve te ambasadave,
ne shqiperi do kishte gjakederdhje,hakmarrje e ne mes
te krimineleve te komunizmit qe natyrishte do denoheshin
do ishte pa tjeter edhe Sek.Partise se Punes ne fakultetin
e mjaksise Sali Beisha.
Nuk mund ti shtohet shume asaj qe ka shkruar autori Ukcamaj ne kete shkrim. Lavdi te Perjetshme te Gjithe ish Studenteve te Dhjetorit 90-te.
Hiqe o zoti Mero kete autobiografine e ketij trimit te gjelosh lekbibes qe po na del supermen dhe paska cliruar vetem shqiperine.Eshte devijim psiqik te kerkosh ti ngresh vetes permendore per levizjen e dhjetorit 1990 ne nje kohe qe banda e tropojes e udhehequr nga bolsheviku hajdari dhe ky komsomolasi ujkcama duhet japin llogari pse u katandis ai vend ne halen e europes.
Nje plehere spihun si puna e robert ( pseudonimit te mesiperm) nuk ka si te mos cmendet nga merazi qe kaloi koha e letrave anonime. I pshtire si gjithe soji i tij i stop hipokrizia…etj.
O ardit paske harruar te vesh germen k perpara.Sipas nje materiali ne google numerohen ne dite mbi 100 miljon komente ne blogje interneti me pseudonime ose si i thone ndryshe nick name.Nuk ma do mendja te jene te gjithe plehre spihun por si duket duhet te jesh ndonje nga te afermit e ketij bardhlok gushkuqit qe ka patur shume te afert qe kane punuar ne ministrine e brendshme te xhaxhit.Nje vizite te mjeku psikolog e keni te nevojshme.Te shkuara !
— O Robert…!!! Mos u merzit. Ne nje nga komedit e rilindasve shkruhej
“Mbuloi balta ,balten”. Ndersa kumentusit me pseudonimin “ardit”, me keq ardhje por do i shkonte per shtat ” Plehrat, mmulojne(mbrojne) plehrat”
–Sa keq. Kultura e te shkruarit prej Ukcames me pelqeu (pavarsisht se kish brenda frymen e “Belul Gjeraqines”). por Komentusit, tifoze te tij , ja ulen shume vlerat . Ata me kujtuan kohen e “Karaduzave te Tropojes” ne ato vite. Sa keq, ne se historija do te shkruhet sipas varjantit “lilo -labo- tropojance” …..” Haja cenit pija cenit, shko e bjej karaduzenit”….
URime Bardhyl Ukcamaj. Gezuar Diten e Lirise dhe Faleminderit gjithe ju pishtareve te demokracise.
Ju thua faleminderit per cfare? Qe zevendesuan nje diktature me nje tjeter?Qe nese nuk ishe nga veriu dhe nese nuk votoje pd-ne nuk afroheshe dot zyrave te shtetit?Qe i beri hajdutet dhe rrugacet shefa policie?Qe i beri ballistet heronj dhe heronjve te vertete ,partizaneve,ua prishi edhe lapidaret nen justifikime idiote?Qe na bene pa pyetur anetare te vendeve islamike?Qe per nje dokument ne zyra duhet te paguash qimet e kokes sepse ashtu i teket ish-zetoristi tashme jurist?Jane aq shume … .
Po behen dy dekada qe keto komunistet e konvertuar ne dhimokrate po behen te padurueshem.Pothuaj gjysmen e ketij hartimi tetvjecare ky zotnija e ben thjesht copy-paste dhe i nderron pasazhet nder vite .Ne fakt keto anat,ilirianat,tropojanat po behen shume idiote funksionale qe bejne keto komente si kartolina qe tregon nivelin e ulet dhe injorancen.
Ky Ukcami ka menderosur nje liber para 2-3 vjetesh me titull “shqiptaret dhe qyteterimi perendimor” i cili ishte si libri i blendi fejziut per enverin ose fari balliut per nexhmijen.Ajo qe me ka rene ne sy gjate nje artikulli per kete problem eshte se ndersa professori shume i nderuar Sami Repishti e shau diktaturen nja 2 here ne fjalimin e tij kurse ky Uki e shau nja 20 here.Pra ai qe ka qene i denuar personalisht tregohet me i permbajtur me ate sistem kurse ky qe ka qene pinjoll i atyre qe i sherbyen dikatures si kamxhik bejne rolin e disidentit.Pra kjo eshte esenca e ketyre kameleoneve.Pamvaresisht nga ndonje merite mikroskopike keto reptile perhapin urrejtje dhe jane bere te vet-neveritshem sidomos sot kur flasin si gjeloshe maje amerikes dhe nderkoheshqiperia eshte ne katastrofe totale.
Ngjarjet,NISMETARET DHE AKTIVISTET REALE i njoh une qe kam qene prej fillimeve te tyre…Ka shume episode te rendesishme e detaje qe keta “heronj” nuk i dine sepse s’ka se si t’i dine kur nuk i kane jetuar… Ish pergjegjesi i god nr 18 ne QYTETIN ‘STUDENTI’ … F.PULO