Vrasja e adoleshentit në Durrës në ambientet e shkollës, paradoksalisht të irriton, por edhe nuk të habit. Normalisht të irriton, pasi humbet një jetë njeriu me lehtësinë e këputjes së një koke pule.
Të irriton pasi shqiptarët e brezit të internetit, rrëmbejnë armët dhe tërheqin këmbëzën, njëlloj dhe po aq kollaj sa në video-games që luajnë nëpër internet- kafetë.
Kjo “kambanë alarmi”, siç e cilësoi Rama, nuk ka rënë sot për herë të parë në Shqipëri, por bie thuajse çdo ditë, ku shqiptarët i marrin jetën njëri- tjetrit, qoftë edhe për një gërvishtje makine, apo për një vijë uji, si të panjohurve, ashtu edhe pjesëtarëve të familjes së tyre, në shumë raste.
Nuk është se krime të tilla nuk ndodhin edhe gjetkë në botë. Padyshim, disa edhe shumë më monstruoze se në Shqipëri.
Por në Shqipëri, nisur edhe nga numri i popullsisë dhe frekuenca, por edhe nga natyra e tyre, tregon se ka një problem të madh të shqiptarit me jetën, ose me saktë, mosrespektit skandaloz ndaj saj.
Problemet përse shqiptarët shndërrohen me një lehtësi të frikshme në elementë kriminogjenë, janë të shumëllojshme dhe multidimensionale, që lidhen sa me mosarsimimin e tyre e deri tek mungesa ulëritëse e vlerave civike, nga izolimi e deri tek mosrespekti për shtetin dhe ligjin, nga prania e madhe e armëve në posedim civil, e deri tek historia post-komuniste e një brezi të rritur në kaos e anarki tipike e shoqërive, ku nuk ekziston apo funksion absolutisht shteti.
Lehtësia shqiptare e marrjes së jetës së tjetrit për motive sa qesharake, aq edhe tradicionale dhe démodé për epokën kur jetojmë dhe vokacionin perëndimor që aspirojmë formalisht, si gjakmarrje për shembull, vjen si rezultat i mentalitetit që ekziston se në atë vend.
Drejtësisë për vepra të tilla kapitale mund t’i shpëtosh ose bishtnosh dhe me korrupsion dhe para nën dorë, mund t’i shpëtosh burgimit të përjetshëm apo edhe mund të mos biesh fare në duart e shtetit, madje edhe po re, edhe mund të kërkojnë mëshirë për ty.
Heqja e dënimit kapital në Shqipëri, për shkak të lotarisë gjeografike dhe politike në Evropë, koinçidoi fatkeqësisht me periudhën me kaotike dhe anarkinë më të madhe që ke përjetuar shoqëria moderne shqiptare, ku ata që sot janë 35 vjeç e poshtë, janë rritur në një shoqëri “të hurit dhe litarit”, të djegies dhe shkatërrimit, të kallashit e mosarsimimit, të Molotovit e ‘97-ës, në një shoqëri, ku Shqipëria shkoi dy herë në “disk”, pas rënies së komunizmit e pas rënies së skemave piramidale.
Ky është haraçi që paguan sot shoqëria, dhe do vazhdojë ta paguajë, kam frikë edhe për një kohë shumë të gjatë akoma, sepse zhvillimet politike në vend ishin kaotike dhe papërgjeshmërisht të pamenaxhuara nga politikanë që gjëja e fundit që u binte në mend ishte se çdo ndodhte me brezin e ri që lindi po rriteshin, kur ata bënin politikë pluraliste, apo se çdo ndodhte me shoqërinë në tërësi, kur ajo dizintegrohej deri në nivele pre-historike.
Është kjo klasë politike që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për këta 20 e ca vjet demokraci alla-shqiptare.
Është kjo klasë politike që po e shndërron brezin e sotëm të 20- vjeçarëve, në një brez në një masë të konsiderueshme në kontingjent kriminogjenë dhe analfabetë e të paarsimuar, ku paradoksi është se gjyshërit e tyre janë më të arsimuar dhe më të ditur e të lexuar se nipërit dhe mbesat, ku nipërit e fillojnë ta shkruajnë emrin e vet me germë të madhe dhe e mbarojnë me germë të vogël.
Një faktor tjetër nxitës është edhe post-efekti i asaj që ndodhi në ‘97-ën dhe lehtësia e posedimit të armëve në Shqipëri, ku ende gjendet një armë po aq lehtë sa gjendet një sekser për të ndërhyrë në drejtësi dhe hallkat e saj, që pasi kryen një krim, ia gjen anën shumë herë dhe ndodh që viktimat hanë dhe, e vrasësit jetojnë me celularë dhe frigoriferë nëpër qeli, pse jo edhe me kallashnikovë nëpër burgje.
Më thoni një vend ku i burgosuri mban armë në burg? Mos u lodhni në Evropë, por as në ndonjë kontinent tjetër, as në Afrikë, siç i referohen shpesh shqiptarët sa nga injoranca, aq edhe nga racizmi, në krahasimet e tyre, herë pas here.
Kjo vrasje është një arsye më shumë që reforma në drejtësi të bëhet sa me parë, që shqiptari i paarsimuar, që nuk ka frikë për jetën e tij, jo më të tjetrit, të fillojë dalëngadalë të ketë frikë dhe me pas, respekt për ligjin dhe ashpërsinë e tij.
Jo vetëm kaq, por edhe të ketë frikë edhe nga ajo jetë që do bëjë më pas në burg, e jo të mendojë se është konvaleshencë jeta në qeli.
Këtu ka një rol të madh edhe media vizive, e cila do duhet të ketë më shumë emisione dhe programe për atë sesa e vështirë është jeta nëpër burgje dhe çdo te thotë të privohesh nga liria, nëse vërtetë është aq e privuar, ku ngjarja e arratisjes nga Korça nuk rezultoi aq e atillë.
Kjo vrasje risjell edhe njëherë në vëmendje të shtetit nevojën absolute për një ç’armatim të plotë dhe një iniciativë kuptimplote, madje edhe sanksionime dhe kompetenca të reja për organet e rendit dhe ligjit për bastisje të paralajmëruara nëpër ambiente private dhe shtëpi për kontrolle për armëmbajtje pa leje.
Le të bëhet qoftë edhe një amnisti paraprake, siç bëhet kudo në Perëndim, si për thike-mbajtje pa leje, siç ka qenë rasti nëpër shkollat angleze, e më pas dënimi të jetë shumë i rreptë.
Në kushtet e kësaj injorance dhe niveli të frikshëm arsimor të një pjese jo të vogël shqiptarësh të rinj dhe të vjetër, ku jeta është gjëja më e lirë, lipsen masa drastike, që të zvogëlohen sa të mundet ngjarje të tilla, e mbi të gjitha shqiptarët të fillojnë të frigohen nga ligji dhe ndëshkimi prej tij.
Mosfrika prej ligjit mbetet nxitësi kryesor në kryerjen e veprave kaq të rënda penale, aq sa edhe mosarsimimi dhe niveli i ulët kulturor në shoqëri në përgjithësi, që vjen edhe si rezultat i traditës sonë nga izolimi komunist, por edhe nga produkt i thyerjes së izolimit dhe lirisë së keqkuptuar në demokraci.
Analize leshi.Sa debutet ke ne kuvend qe suksesuan me rrugen e krimit?
o niiik, ti je nje nga ata analfabetet qe analizohet ne analizen e leshit analitik te Benit… nuk shkruhet “debutet” o gomar
Debutues krimi o njeri
nuk duhet te genjehemi nga suksesi i pjesshem dhe i perkohshem i disave, sidomos nese perfundimi do te jete nje vend qe i ngjan nje cmendine kriminale.
edhe Xhaferri pati ditet e tij te lavdise,por kjo nuk e coi drejt perjetsise.
Une mendoj se klasa politike dhe vete parlamenti jane kjo fytyre qe shfaqet me sjellje brutale perballe kesaj gjenerate te pacivilizuar.
Po lexoj se cfar shkruan ky krokodili dhe me duket sikur tallet,apo sikur po i hedh nje gomardare minisrtit,servilizem tipikal shqiptar,mjer nga cfar njerez persim qe te jemi te sigurte ne jete.THEMA JENI BERE SI GAZETA E PARTISE NA RROFSHI.DO JU KESHILLOJA TE RRINIT ME MIRE TE PA ANSHEM QE MOS QAHENI PRAP PER TE KERKUAR NDIHMA PER TE PAGUAR GJOBAT ,,JU KUJTOHET BESOJ.
Me vjen shume keq per djalin qe humbi jeten ne lule te saj dhe po ashtu ndjej dhimbje edhe per agresorin qe nuk arrin te kuptoje nderkohe se çfare ka bere.Ne si popull kemi nje karakteristike te veçante qe “nuk falim” por qe edhe ” mbajme mend mosmardheniet” grindjet, zeniet dhe nuk i harrojme.Me thonte nje here nje roje private rendi i nje diskoje ketej ne Evrope:Me te tmerrshmit jane shqiptaret ne rast ngaterresash e a e di pse? Me pyeti,sepse,vazhdoi,rikthehen pas nje ore ,pas nje dite po edhe pas nje muaji dhe kerkojne te hakmerren e te rindezin nje grindje a nje zenke tashme te mbyllur.
Nga dy postimet me lart vertetohet ajo qe thote autori. Analfabetizmi vret!
Njeri shkruan “debutete” tjetri “gomardare”.
Ore komentues idiota! A nuk e kuptoni se kjo radiografi e shoqerise shqiptare qe prodhon Mostra te tille qe vrasin pa te keq! Shkrim i shkelqyer!
Doli dhe Beni menjehere te beje te zgjuarin.
Po ik o kok Ben se si Ben qe je ashtu e ke dhe
koken dhe mendjen.
Analize e dobet, ose me mire fjalor rutine per te perligjur pergjegjesine e nje qeverisje qe tani nuk mund te thote me se fajin e ka Saliu por duhet te thote: Fajin e ka strategjia qe zgjodhem per rivendosjen e rendit ne 100 dite, gjithmone nese ka patur strategji pervecse heqjes se kellirave si Kulici me shoke. Nje polici e corientuar totalisht, ne aksione te deshtuara,nje minister “show girl” nje gjyqsor i kalbur, nje prokurori terroroste e koruptuar qe vepron sebashku me gjykatesit si bande e organizuar kriminale. Keto jane defektet e ketij kaosi. Por mbi te gjitha eshte marrja e pergjegjesive jo duke vajtur per te mbledhur viktimat si ben ministri, por duke i hapur rrugen dikujt qe eshte i zoti te bej pune dhe jo show!
Ore bradhi! Po cfare flet or tutkun! Ministri I tha atij shpellarit tend shko vrit! A kur u bête ju injorant te beni Analiza te analizave! Bravo Manaj! Ne jemi popull kafshe ndaj ndodhin keto qe ndodhin Nga nje brez leshi!
Bardhi ,ke deri diku te drejte ,dua te te kujtoj ama qe ky kaos egzistonte e per me teper po ta shohesh ne thellesi ceshtjen…sjelljet violente te adoleshences kane per baze nje crregullim psikik nga agresori qe ze fill ne abmjentin ku rritet ne ambjentin agresiv shqipetar ku vetem “duke trashur zerin” mund te gjesh te drejte ose duhet te hapesh rruge gje qe shpie ne shtypjen e personalitetit …. nuk ka harmoni e bashkeegzistence te kundertash ,mendimesh te ndryshme ,gare te drejte midis djemsh per te terhequr vemendjen nje vajze ,ka vetulla te ngrysura ,para (te babait)pije ,makine ,arme .
Roli i politikes,hmmm, shembulli,ne se do te kishim politikane qe ndertonin debatin e tyre politik me rregullat e qytetarise ,duke ju drejtuar pra kundershtarit me respekt e duke i lene mundesi te degjohet,kjo masaker ne popull do te kishte ritme me te ulta ,shume me te ulta
Nuk e kuptoj qe nje deficenti si Arben Manaj i botohet nje shkrim kaq i dobet. Po per vrasjet ne USA cfare emri do i vije more pseudo perkthyes ( se gazetar nuk je ) ta vuri drune BBC para 2 viteesh ty e ca te tjereve.
Je komplet idiot dhe servil do ngelesh gjithe jeten. Ju lutem botojeni se lexuesi nuk di shume per te.
Arbeni, meqe i shikon ngjarjet nga larg prej Londre, edhe analizen e ben me defekte…. Psh. ai permend edhe rolin munguar te medias, por kryesorja harron te vendos gishtin mbi plage, dmth ne rolin regresiv te medias …. Nje media qe i ben reklame te shfrenuar figurave te tilla artistike si Stresi, Noisi, Vali Korlene etj… apo njerezve te sfazuar sic ben A. Cani ne emisionet e tij … Kete analize , pra ndikimin e medias pres une nga analisti i shquar Arben Manaj !
Nuk eshte shkrim per tu publikuar, po hajt mo ti mbushim icik faqet e shtypit me keta koke pa floke si puna e ketij alla fshatar Londre, qe kur vesh kostum te zi e vesh me corape te bardha. Mero jepi shans edhe gazetareve te rinj te botojne ne gazeten tende, mjaft me pacavure te vjetra qe nuk dijne se cfare thone e aq me teper per nje spiun te sistemeve te ndryshme si Arben Manaj. Shpresoj te postohet.
Çdo gjë fillon e mbaron tek shteti rrumpallë që kemi…Pse nuk kishte gjakmarrje e krime të tilla monstruoze në kohën e diktaturës Enveriane…???
I sakte dhe i plote ky artikull.
Tahiri njoftoj se di kete dy projekt ligje per armet paleje! Manaj ti je per politike I dashur! Te degjojne te degjojne !
Po po do meret Tahiri me Manaj e kompani, ka plot djem e vajza te moshave 25-30 vjec qe jane te pergatitur me shume se ky kokezbathuri o Arminda leshi me keto komente boshe. Lere te dale ne pension andej nga jeton ate se ketu as pension nuk i takon.
Petri! Qe qenke gomar duket sheshit! Qe qenke Njeri I lig po ashtu ! Ik nga ky forum se qenke si telendarke nese je Grua se burre si ti si Hyn ne Pune Kujt! Respkekte !
Ore keni degjuar te flitet per pune ne media apo kudoqofte ne Shqiperi, pervec te berit qeif apo te kesh celular modern. Keni degjuar te inagurohet ndonje bisnes ku te jene punesuar aq apo kaq nejrez, pervec rrugeve jashte standartit ku gjysmen e pareve qe ve Europa e vjedhin. Keni degjuar sa studenta qe kane dale nga mbi 100 universitete Shqiptare te cilat vetem vjedhin paret te kene zene pune. Keni degjuar ne shtetet europiane te behet aq propogande per zgjidhet sic behet ne Shqiperi, e cila behet vetem per klane e klienetelizem. E pra keto jane shkaqet qe Shqiperia eshte dhe do te jete rrumpalle, fjale e huazuar nga kryeministri ne fuqi!
Arminda forumi nuk eshte i yti e as i tet ati, une jam me shkolle te larte, master ne Usa, dhe me bisnes timin privat ne France-Shqiperi. Sa per njeri te lig nuk besoj me pak se dashnori yt Manaj. Te ka premtuar ndonje vize per ne Angli apo per ne Skoci? Kujdes se ta ka me te futme sic ia pati dhe nuses se nje shokut tim, ajo ishte gazetare. Mos me bej te flas me shume per legenin se do i behet muti kapic.
Petri sa medioker dukesh! Biznes Vella jo bisnes! Kokra e idiotit! Mos eshte gruaja jote se duket qe e paske kunje te keqe!!! Mos u Merzit vellai se me Njeri-tjetrin do kaurdisemi! Hallall Beja te tera shyqyr qe I ka shpetuar v…ra o Petriiii bisnesmeni!:)))
Arminda dukesh qe je baxhell fshati si shoku jot, edhe ti me kostum e me corape burrash hahahaha
As një vrejtje për analizën konstruktive të A. Manajt. Veçse dua të shtoj faktin e hidhur që mbi 90% e krimit të vrasjeve të formave e ,,shkaqeve” më banale, që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë dhe në periferi të saj por dhe në zona të tjera, janë kryer nga kriminelë të ardhur nga ,,malet” e Shqipërisë Veriore. Se pse ndodh kështu, nuk kam energji fizike të bëj qartësimin e shkaqeve. Cilido qoftë i interesuar të njihet me ,,psenë” e këtyre sjelljeve anti njerëzore, kalitni durimin dhe lexoni librin e Miss Edith Durham ,,SHQIPËRIA E EPËRME”- shënime të kësaj zonje e mike të madhe të Shqipërisë, gjatë vizitës të saj të dytë(disa mujore)nëpër Shqipërinë e veriut, më 1908. Është fatkeqësi e madhe që veç shkaqeve ,,moderne” nxjerrin kokën dhe mentalitete të shekujve të shkuar kur ,,shqyptari e kishte dekën si me leee”!