Njeriu e ka vendosur me dëshirën e tij të punojë më shumë e të festojë më pak. Çdo ditë të vitit ai lodhet e stresohet më tepër nga planet e së ardhmes e nga punët e përditshme. Ne, që çdo ditë të jetës jetojmë sikur i përkasim përjetësisë, harrojmë që dikush që nxirrte paranë nga toka e nga deti, që nuk mund të linte asnjë mjet pa e përdorur për pasurim, ai që gëzohej se i shtohej paraja tamam në çastin e vrullit të tij e goditi rrufeja dhe… vdiq.
Prandaj njerëzimi shpesh është tërhequr në qetësi e ka menduar se çfarë çmendurie është të bësh plane afatgjata kur as të nesërmen nuk e ke të sigurt? Çfarë budallallëku të hidhesh në krahët e ëndrrave të mëdha? ‘Do të blej’, ‘do të ndërtoj’, ‘do të kërkoj atë që më takon’, ‘do të ushtroj detyra’ do të… dhe në fund i nginjur dhe i lodhur një ditë do të tërhiqesh në pension.
E ndjejmë që gjithçka është pasiguri e për më tepër lumturi. Si mund të shpresojmë tek e ardhmja kur shpesh na ndodh që edhe ajo gjë që e kemi në dorë një fatkeqësi pa pritur na e rrëmben? Ligjet e sigurta të natyrës s’më hyjnë në sy fare kur unë vetë jetoj në mes të pasigurisë.
Njerëzimi ka planifikuar festat dhe vetëm datat e tyre janë të sigurta. Kështu disa ditë përpara, njeriu nis përgatitjet dhe në këtë moment fillon të mos mendojë për pasiguritë, por për festën dhe kështu në ditën e caktuar ata mblidhen e gëzohen me njeri- tjetrin duke u ç’tendosur nga tensionet e përditshme…
Të gjithë kanë të drejtë të festojnë, nga politikanët e deri tek shtresat më pak të zgjuara, sepse edhe ata e ndjejnë pasigurinë në mënyrën e tyre, ka syresh që buka e përditshme është i vetmi problem dhe për këtë janë të pasigurt. Edhe kur dalin në trotuar me dorën e zgjatur, në sytë e tyre lexohet pasiguri e lutje…
Por ata festojnë pa data; kërcimi nën tingujt e muzikës së improvizuar për ta vetë është kaq i natyrshëm pasi kthehen në mbrëmje siç është buka që hanë me qindarkat e mbledhura nga kalimtarët, që bëjnë llogaritë që nuk iu dalin…
Këto ditë është festuar, e kjo ka sjellë pa dyshim gëzim në çdo shtëpi sepse është diçka ndryshe nga e përditshmja. Ngrihesh më vonë prej gjumit, takohesh me miq etj…
Ndërsa ata që nuk kanë data festash, kryejnë ritualin e lypjes.
Kalova pranë tyre, u afrova për t’i shquar më mirë, ata ishin dy fëmijë, njëri pak më i madh se tjetri, më i madhi mbante në prehër të voglin e me gjithë çadrën e vendosur pas shpinës së tyre, pikat e shiut i lagnin, prandaj i madhi instinktivisht mbulonte fytyrën e të voglit me kokën ulur për nga ai. Ajo që e bënte të rrallë këtë pamje ishte pikërisht sakrifica e fëmijës së madh për të mbrojtur të voglin. Shumë e dhimbshme, shumë njerëzore, vrasëse…
Snobe pa shpirt! Dhe ti i fotografove!
Dhe pastaj shkove gjithe kenaqesi dhe u ule para kompjuterit, ne shtepine tende komode, se edhe per sot e gjete temen qe te cudisje dynjane!
Dhe e hodhe imagjinaten me permasa sa ekrani yt, ne keto filozofirat e padegjuara, qe nuk i kishte ditur rob zoti ndonjehere ne faqe te dheut!
Ja, tani shpetuan ata lypesat! I pa dhe foli vete zoti per ta!
Mistrec, ziliqar,deshtak qe nuk di te njerresh qimen nga qulli, ti njeri pa zemer shqetesimi yt eshte sa me shume te hash e te trashesh si voze.S’je i afte te fyesh njerez qe jane diametralisht te kundert me ty, prandaj bota eshte inperfekte sepse ka me shumice tipa si ty.
shiko me kujdes moj zRamohito se ata qe ty te duken femije ne me te shumten e rasteve jane kuklla druri te lyera mire……..
Po mire,qe na bere te qajme,si nuk na the ne se u dhe ndonje LEK apo jo???
Se ata nuk rrinin aty,qe ti te beje kete shkrim talles!!!
Perfytyro MIGJENIN si do shkruante ne kete rast!!!
Je lodhur kot!!!!!!
Shume shume e bukur. komplimente zonja Ramohito. I shohim vertete cdo dite, edhe u japim ndonje gje, por jemi ne nxitim e te mbytur ne hallet tona e ikim pa e kthyer koken prapa. Jam shume e prekur vertet paskemi nevoje te lexojme edhe gjera kaq shpirterore, packa se nuk jane “zbulimi i botes”
Pranohet;Se ne pergjithesi popujt e shqiptarizmit,kurre se kane njohur legjitimitetin e tyre, si nje comb i pamvarur ne teresine e tij..Pikrisht
gjate shekujve popujt e shqiptarizmit,kulcedra e pasigurise i ka ndjekur nga pas.As dhe nje here drejtesia;nuk ka perkedhelur shpirtrat,e ketij populli,te roberuar nga padrejtesit,qe bota e zhvilluar ja ka diktuar kombit shqiptar..Pervecse ret e zeza,kan vershuar mbi shqiptarine.Ku si perbindesha,jane sulur mbi vendin tone,te ngarkuara plot e perplot me rrufe,per te suprimuar identitetin tone si shqiptar..Por e keqja me e madhe kombit tone po i vjen nga vetvetja,ku disniveli i mbijeteses se popullit ton,do te vije duke u thelluar shum e me shum,si pasoi e pa aftesive te politikave,abuzive qe kane ndjekur gjate ketyre 22-vjeteve dy partite e medha..Si PD-ja dhe PS-ja..Le te shpresojme,se qeverija e re eshte e angazhuar per te luftuar ne maksimum -piramidat-e mjerimit,qe na i lane trashegim para ardhesit..Le te mbetet kjo qeveri aktuale,ne faqen e historise se bardhe,me buzqeshjen e shpirtit,qe mund ti rikthej ketij populli,nder shekuj ka qene i mbuluar nga padrejtesit,ku me shum nga kaloresit tane -Don Kishotianet-e sotem…Te ketyre,22-vjetev,te koherave me te zeza qe kane pare shqiptaret…
Me thene te drejten…me shume ishte koti-fare kjo qe lexova.
Kjo Ramohito eshte krejt e mpire ne tru! Ka rrezik te fitoje cmimin “Shkrimet me te pavlera te milleniumit”.
“Askush nuk e ka te garantuar te ardhmen” thote injorantja! Ajo nuk do shume mend per t’u ditur por gjithnje prezumohet vazhdimesia e jetes. Pastaj, te garantuar nuk ka asgje ne kete bote, por cili eshte probabiliteti qe nje person mund te vdese krejt ashtu papritur e pakujtuar?! Ndoshta 0.0001% ose 1 nder 1 milion. Nuk e sheh ti moj Magdalena qe po keputen njerezit duke ecur trotuarit?!! Hahaha, debile!
Lena sugjeron qe te jetojme “ku rafsha mos u vrafsha”, “sot per neser”, aheng me raki e gjuca si gabelet! Se bota kot lodhet qe punon e kursen e ven pasuri!
T’u japesh para lypesve eshte krejt gabim. E ka detyrim shteti te garantoje minimumin e sherbimeve sociale ndaj pjeses me te varfer te shoqerise. Ate qe nuk ben dot shteti e kompensojne fondacionet e bamiresive (jo ai i Liri Berishes). Nqs do te japesh dicka, atehere jepu organizatave bamirese. Duke u dhene lypesve ti nuk ben asgje tjeter vecse i inkurajon ata qe te vazhdojne e te lypin nderkohe qe shume nga ata mund edhe ta benin nje pune te dobishme. Mos harro se ka shume lypesa te cilet e abuzojne sistemin, e kane kthyer lypjen ne profesion me te cilin sigurojne nje jete disi te rehatshme.
Si? Organizatat bamirese jane te korruptuara dhe nuk ndihmojne? Ajo eshte tjeter ceshtje. Ate ka per detyre ta rregulloje ligji. Ne si shoqeri kemi per detyre te kerkojme qe kete njerez qe te vuajne per buken e gojes. Ligji (qeveria) ka per detyre te na garantoje qe shoqatat bamirese i menaxhojne dhurimet tona me efikasitet dhe pa abuzime.
Si the, si the? Tek ne nuk funksionon ligji?? Dakord! Atehere te ngrihen lypsat ne revolucion, ? !!! Ta permbysin sistemin dhe te vendosin drejtesi per te gjithe! Ha ha ha!
Perfundimisht, t’u japesh lypsave ne rruge e te nxitesh fenomenin e lypjes kjo eshte dicka teper e gabuar si dhe shkrimi eshte krejt kot….si gjithnje!
Ti Mero me mire te mos kesh paguar ndonje lek per shkrime te tilla, degjove? Per kete shkrim duhet te te paguaje zonja ty, 1000 euro minimumi.