Në fakt qëndrimi ulur në vendin tonë është i hershëm, shprehje e një zakoni, që në thelb tregon një veprim të përsëritur…
Edhe pse periudha komuniste u përpoq t’i lëvizte shqiptarët me dhunë duke i dërguar në punë, në profesione të ndryshme, prapëseprapë tendenca ishte për të gjetur një qoshe, në mënyrë që njeriu të rrinte ulur, madje nëse e pyesje si ja çon me punë, përgjigjja ishte: jam mrekulli, rri gjithë ditën shullohem në diell.
Para disa vitesh, duke u endur brenda shtëpisë time, nga dritarja shihja një grua jo shumë të vjetër, por nuk mund të dija se ç’hall mund të kishte ajo e shkretë në ato vite të zymta ‘97- ’98, veç në perëndim të diellit ajo ulej në një trung peme të rënë përdhe kushedi se si dhe me këmbët e shtrirë të tendosur e me duart mes tyre ajo rrinte ulur me orë të tëra derisa dielli perëndonte e silueta e saj nuk dukej më në errësirën që pushtonte natën.
Këtë pamje e shihja çdo mbasdite, ndërsa vetë isha e detyruar të kryeja shumë punë e s’mundja dot një sekondë të pushoja, më ishte bërë zakon ta shihja atë grua në të njëjtën orë e në të njëjtin pozicion, po nuk ishte e vetme në llojin e saj edhe në vende të krijuara për njeriun, në mënyrë që ai të ecë duke bërë të mundur largimin e mendimeve të këqija apo thjesht për të vënë në lëvizje muskujt e trupit, i shoh shpesh të ulur nëpër trungjet e prera të pemëve, apo nëpër kafene duke biseduar…
Tym duhani sa të merret fryma, qëndrim i gjatë përpara filxhanit të kafesë, të rinj, të reja, të vjetër, nëna me fëmijë rrinë shumë orë ulur…
Gjatë gjithë verës së ethshme që përkonte me periudhën e zgjedhjeve të 23 qershorit, pothuajse të gjithë rrinin ulur, në bordura, në kafene, nëpër stola. Me pamje të zymta dhe sado të përpiqeshe të zbuloje në shikimin e tyre se çfarë mendonin, ishte e vështirë të depërtoje në të. Plot kafenetë, disa ngrinin zërin, disa bënin me shenjë që të tregonin të heshtje, një frikë ndiej në ajër, dikush të këshillonte: mos pi kafé atje e atje sepse mund të pësosh ndonjë goditje në zemër.
Gjithë ky konspiracion dhe frikë, një frikë e heshtur e lexueshme në fytyra të lodhura, por edhe një histeri lehtësisht e lexueshme tek një grup tjetër…
Kjo zgjati edhe pas fitores së 23 qershorit, sepse është e vjetër historia “e çeljes së gjedhit”…
Humbësit vazhdonin të rrinin ulur nëpër kafene pak të sikletosur për herë të parë me gazetë në dorë, sepse prisnin mrekullinë, që me sa dukej nuk do të vinte….
I shihja tek ecja ne rrugën time e ndjeja pak kënaqësi tek i shihja të përkulur mbi lexime gazetash, sepse tërë periudhës së fushatës ishin shpërndarë si zagarë gjahu me shpresën se do të fitonin mandatin e trete.
Por sapo u krijua qeveria e re me kryeministër Edi Ramën, fill pas fjalimit të tij në parlament, që për hir të së vërtetës gjithë deputetët ngrinë teksa e dëgjonin, sikur filluan të zbrazen kafenetë e njerëzit filluan të shihnin punët e tyre e ne që kishim atakuar qeverinë e Sali Berishës patëm pak qetësi, pavarësisht se të papunë…
Por pas dy muaj qeverisjeje situata filloi të rindërtohëj… kafenetë u mbushën me të njëjtat fytyra, e nëpër rrugë lëvrijnë të njëjtët informatorë edhe pse marrëdhëniet me shtetin i kanë shkëputur, ata sot janë gjallëruar, nuk e di kush i vë në lëvizje, disa prej tyre i kam parë që janë kthyer në tregtarë rrobash intime.
Ata thjesht rrinë ulur, nuk u intereson shitja më shumë u intereson biseda rreth qeverisë.
Më kujtojnë vitin 1997 kur më thërrisnin pa pritur ish- bashkëstudente gra oficerësh e hetuesish dhe habitesha si ato ishin kthyer në shitëse rrobash tek tregu çam, por ato bashkë me shitjen e rrobave na shisnin edhe pakënaqësinë ndaj shtetit dhe në atë kohë ishim krejt naivë e bashkoheshim me vuajtjen e tyre, pa e ditur se ç’do vinte mbrapa.
Dhe erdhi ajo që erdhi rënia e firmave piramidale ku në shumicë punonin oficerë të ushtrisë dhe ish hetues të diktaturës…
Më shqetëson fakti që njerëzit janë gjallëruar (ata që gjithë fushatën rrinin ulur) dikur edhe paguheshin, por më çudit fakti si punojnë vullnetarë?!
Bashkia duhet t’i shoh këto problemet sociale, të papunët, që rrinë kafeneve, ligjin e duhanit, etj… Në Bashkinë që drejtohej nga Edi Rama nuk kishte kaq njerëz të varfër nëpër kafene, sepse asistenca sociale ishte shkurtuar dhe u kompensohej e ardhura me disa punë pastrimi nëpër blloqet e pallateve, në mënyrë, që njerëzit të mos rrinë gjithë ditën ulur. Lëvizja është motoja e jetës dhe kjo duhet nxitur nga ministritë përgjegjëse, ndërsa qëndrimi ulur nuk sjell ndonjë të mirë, ndoshta është në shërbim të krimit ekonomik, ndoshta.
Shkrim eshte ky apo perfundimet e thashethemeve pa fund e krye me grate e shkalles??
“Rrime ulur…ngrohemi ne diell….rrime ne kafene….Rama fitoi….deputetet ngrine….shqetesohem kur pi kafe….ministrite duhet te flasin qe te mos rrime ulur….kur rri ulur po ben krim ekonomik….dadadadadaaaa”!! Aq dobet sa edhe MS Word do kete refuzuar per ta ruajtur dokumentin…te pakten nje here! “Are you sure you want to save this crappy whatever-you-call-it?” me butonin “No” te selektuar.
…Në Bashkinë që drejtohej nga Edi Rama nuk kishte kaq njerëz të varfër nëpër kafene…. shkruan Magda e Lenes.
???????????????????????
Gazeta Tema siç duket mendon vetem qe te mbushet me lajme me nje nivel shkrimesh pertoke.
Kjo do te jete ndonje goce oficeri!
Ju qe nuk dini dhe nuk doni t’i dini i quani keto shkrime thashetheme;zgjidhja juaj.