Mbi 19 Nëntorin, ditën e propozuar si Ditë e Nevojtoreve!

23 Nëntor 2013, 21:20Blog TEMA
Mbi 19 Nëntorin, ditën e propozuar si Ditë e Nevojtoreve!

Nga Salih Kabashi

 

Propozimin për 19 nëntorin – Ditë Botërore e Nevojtoreve, e ka dhënë Singapori. Në vend se ai propozim të vinte nga dy shtete-qenefet e Ballkanit me emrat Kosovë e Shqipëri.

OKB ka bërë me dije se dy miliardë e gjysmë njerëz të planetit tonë jetojnë pa sanitarie të rregulluara.

Një miliard tjetër kryejnë nevojat, si shqiptarët e dikurshëm e të tashëm – në fushë, mbas stalle, mbas talle, mbas shtëpive të tyre, në stom rruge apo diku në megjë.

Në botë brenda secilës orë për pasojë mungese të nyjeve sanitare humbin jetën një numër shokant njerëzish: në Afrikë 115.

Gjendja paraqitet e rëndë  kur kujton shifrën e 800 mijë fëmijëve të moshës nën 5 vjet të cilët vdesin nga  diareja për shkak të kushteve të munguara sanitare dhe të mosfurnizimit me ujë.
Prandaj KB vendosën 19 nëntorin si DITA BOTËRORE E NEVOJTOREVE.

 

Fat që kjo ditë nuk është caktuar në ndonjërën nga ditët e çlirimeve të shumta të shqiptarëve…

 

Shqiptarët e të dy shteteve gati si afrikanët kanë probleme me kulturën e qenefit.

Problemi me nevojtoret është përmirësuar apo përkeqësuar edhe më shumë pas kryetarllëkut të Isa Mustafës në Prishtinë!?

Mungesa e nevojtoreve vërehet me të madhe edhe në të ashtuquajturën “Rruga e Kombit”. Udhëtarët, femrat sidomos, pothuajse duhet të rrezikojnë pëlcitjen e fshikzës pa pasur ku të lëshojnë ujin e hollë, ndërkohë që burrat shtrëngohen që si të parët e tyre antikë të gjejnë një kaçubë pas së cilës do të kryejnë njërën apo të dyja nevojat e tyre fiziologjike.

Edhe restaurante me emra të mëdhenj në qyetet e Kosovës e të Shqipërisë, edhe institucione të shërbimeve publike ose janë pa nevojtore, ose edhe kur i kanë, ato janë për të kërdisë njerëzinë me duhamë e fëlliqësi dhe për të përhapur infeksione të rrezikshme.

Mos të kujtohen as përmenden qenefet e spitaleve e ambulancave…

 

Propozimin për 19 nëntorin – Ditë Botërore e Nevojtoreve, e ka dhënë Singapori. Në vend se ai propozim të vinte nga dy shtete-qenefet e Ballkanit me emrat Kosovë e Shqipëri.

Burrat e këtij populli jashtëzakonisht evropian vazhdojnë me ngulm traditën e lashtë të takimit saherë shkojnë në nevojtore me m… taze të paradhjerësit. Si me stafetën e dikurshme të Titos, secili secilit i lë të vetin avullor. Prijësit politikë e shtetëror, ndërkaq, të gjithë, sikur janë në garë se cili do ta përm… më shumë se tjetri vendin e tij.

Në kohën e komunizmit një drejtor arsimi në Pejë, në fushatën për ndërtimin e shkollave, kishte lënë shkollën e katundit Vranoc pa nevojtore… Fëmijët në pushim mes orësh shpërndaheshin rreth e rrotull ku do të gjenin një vend të fshehtë ku do të kryeni nevojën. Katundarët që kishin marrë pjesë në një miting politik-innaugurues, fillimisht nuk e kishin vënë re mungesën, pas alarmimit nga nxënësit, nisën të ankoheshin në drejtorin dhe mbikqyrësin e ndërtimeve, shokun R. Perzereni:

“Eu bre, po ai na e paska pas hângër edhe novitoren e shkolls…”, duke e modifikuar nganjëherë në: “Qaj far direktori ki pa hângër edhe n’novitore t’shkolls re…”. Këto kishin kuptimin e dyshimeve në shpërdorimin e parasë së popullit. Për shkak të ngrënieve të shumta atë drejtor e patën larguar dhe ai më nuk mund të punonte askund tjetër pos në UDB…

Pyetja që lidhet me ditën e shpallur “Ditë Botërore e Nevojtoreve” dhe me mungesat alarmante të tyre në Kosovë e Shqipëri, sigurisht se sjell në kujtesë Vranocin e Lugut të Baranit dhe ngrënësin e nevojtores, apo ngrënësin në nevojtore të tyre.

Më shumë se për R. Perzerenin vakia e Vranocit flet edhe për ngrënësit e qindra-mija nyjeve sanitare në godinat e rrugët e ndërtuara në Kosovë në dhjetëvjetësin e fundit e në Shqipëri edhe më herët.

 

11 komente në “Mbi 19 Nëntorin, ditën e propozuar si Ditë e Nevojtoreve!”

  1. Sem Luma says:

    Citat:
    “Burrat e këtij populli jashtëzakonisht evropian vazhdojnë me ngulm traditën e lashtë të takimit saherë shkojnë në nevojtore me m… taze të paradhjerësit. Si me stafetën e dikurshme të Titos, secili secilit i lë të vetin avullor. Prijësit politikë e shtetëror, ndërkaq, të gjithë, sikur janë në garë se cili do ta përm… më shumë se tjetri vendin e tij.”

    Hahaaahaaaaaaaaaa!

    Po ku te shkoje mendja per kete teme sa ekzistenciale po aq edhe jetime ne gjuhen dhe shkrimet shqipe, o z. Kabashi.
    Kam degjuar qe ka popuj e njerez qe pastertine dhe mirembajtjen e nevojtores e marrin si kriterin kryesor per te vleresuar kulturen dhe karakterin e nje familje apo shoqerie.
    Po te fillonte OKB-ja (apo dikush tjeter) nje aksion te tille vleresimi, per bese – boll m..-shem do te dilnim!!!!!!!!!!!!

    1. myslim coka says:

      ne nje shtepi kryesore eshte banja. ne durres kishte dhjetra banja publike, sot nuk ka . jane bere ndertime ne vend te tyre.

  2. BBB says:

    Na u zu nentori me festa…festa e Nevojtoreve, festa e qebabtoreve…festa e Zetorve…ishalla si bejne te gjitha dite pushimi

  3. Kasem Myderrizi says:

    Un mendoj ta quejm “Dita e Letres Higjenike” ?

    http://goo.gl/EizEDu

  4. Qorri nga bathori says:

    E s kem nevoj per nevojtore na shqiptart!
    Se shqipnija e kosova jan dy nevojtore gjigandd,me te mdha se ato kullat binjake qe shembi bin ladeni
    Dhe jan t mushme p,lt me mut.
    A nuk e sheh a?
    Nuk ja nih eren ktij muti?
    Asht mut me dy kemb.
    Ka edhe goj e flet,ka edhe parlament!
    Esht mut shum miljonsh
    Mut n tabel t nerit
    Mut n koh t sals
    Mut n koh t enverit
    Mut stermuti i ballkanit
    Shqipetart e muslimanit

  5. funerali says:

    kritike brilante. te ul prej fluturimit filozofik atdhedashuror, ne token mame, historikisht te mbjelle me mina ekologjike.
    ne ecim koke ulur jo se nuk jemi krenare qe jemi shqiptare, por sepse bejme kujdes qe te mos e shkelim. pertej shokut r qe kishte vjedhur fondet e nevejtoreve te shkolles;
    me kujtohen halete allaturka te ndermarjeve ku punonim. askush nuk dhiste ne vrime. ishte nje spirale muti qe fillonte nga vrima dhe mbaronte tek dera.
    per cudi neper shtepia te gjithe kishin nevojtore te pastra.
    kjo tregon qe askush nuk e respekton tjetrin. per pasoje mund te thuhet qe shqipetaret nuk dine te jetojne ne komunitet. dhe ky perfundim vetem brenda halese. imagjino cbehet me tej.
    mund te sjell shembuj me te ndyre.. por po e le per respkt te lexuesit.

  6. 63fr says:

    E kem peshqesh prej turku!
    Shko ne halet e aeroportit te Stamollit dhe do ta nish veten ne kte shkriim

  7. kingxhani says:

    hahahahahahahaha mut me bollek.

  8. Metalurgu pri hamburgu says:

    Per shqiptart cdo dit eshte dit feste halesh.

  9. e kam then me koh nuk e di se cfar mut robsh qe jemi. per nga higjena ne nuk jemi me lart se afrikanet. dhe esht e vertet. me pak fjal si mund te ndjehesh krenar qe je shqiptar kur ne jemi fukarej kur ne po na mysin pislleqet kur nuk kemi hale publike kur ne na konsiderojn koshi I plerave te europes kur ne na konsiderojn njerez te botes se tret esht turp te krenohesh qe te jesh shqiptar se neve bota na e kan par mendjen. dhe sipas menjes ate respekt do kesh. prandaj ne duam nje koh te gjat te civilizohemi.

  10. Hilmosi says:

    E kishin pase pyt qenin,
    pse e ngrit kemben lart kur pshurresh,
    qeni ishte prgjigjur,
    pere shkak te pastertis.

    Po mutin pse e ngren,
    prape e pyten qenin,
    Ai th se ma do apetiti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje