Kosova PRO helmit

22 Nëntor 2013, 11:58Blog TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

Më tepër më brengos dhe më frikëson një helmim i marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA se sa një shkatërrim i helmeve i menaxhuar nga amerikanët në tokën e shqiptarëve. Tash, siç e kemi parë, në të dy taborret e shqiptarëve të pozicionuar për çështjen, ka thuaja barabarësisht argumente si për njërën si për tjetrën. Protestuesit sigurisht se mbiçmojnë rrezikun nga shkatërrimi i helmeve kimike në Shqipëri, njësoj si dhe të tjerët që mbiçmojnë efektin shkatërrues që mund të ketë Rasti Sarin në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve. Por që të dyja palë i bashkon një gjë: brenga dhe frika e arsyeshme

 

SADO DUKET SE shoqëria shqiptare u nda gjithandej në dy taborre ngushtë të rreshtuara, që s’pushojnë që të akuzojnë, sulmojnë, tallin e përqeshin ashpërsisht njëri-tjetrit, besoj se përkundrazi ka diçka që i bashkon ndoshta më tepër se kurrë.

Është brenga dhe frika.

Si ata që ishin gjithsesi kundër importimit në Shqipëri për shkatërrim të helmeve kimike të luftës së Sirisë, si ata që argumentonin të kundërtën.

Brengë dhe frikë.

Instinktet sigurisht më primitive të qenies njerëzore që nga homosapiensët e këndej.

S’ka se si të mos i rrëqethet mishtë dikujt me mend në kokë teksa dëgjon lajme për vendin e tyre si destinacion i helmeve kimike.

Thjesht, s’ka si të mbetet gjakftohtë asnjë shqiptar, teksa sheh të përmenden brenda një fjalie kombinimi helm + Shqipëri. Pa e zgjatur shumë dhe pa dashur të marrë as mundin të verifikojë se për çka bëhet në fakt fjalë, edhe unë bashkë me të tjerët do bashkohesha – sa më larg, ju lutem!

Sigurisht se nuk jam i vetmi që me të dëgjuar lajmin kam menduar fëmijët e mi, në radhë të parë, dhe gjithë të tjerët shqiptarë që i njoh pastaj, duke jetuar në një vend ose afër një vendi që do të jetë vendshpartallim i helmeve. A mund të krenohet dikush se vendet e tyre të shumëvuajtura, që përfundimisht po mendojnë se iu dha shansi të renditen në mesin e shteteve së paku normale të kontinentit, përnjëherë të shihen në imazhin e vendeve të helmatisura?

Për këtë arsye edhe brenga e frika, dhe sigurisht vullneti për të protestuar ashpër – edhe në rrugë – kundër një vendimi për të marrë përsipër një barrë të këtillë. Duhet të jesh i çmendur  e të mos kesh simpati për mija të rinj e të reja që protestojnë duke kërkuar atë që mendohet se kërkohet gjithmonë nga ata që protestojnë në rrugë: të drejta dhe barazi.

Por, a e dinë gjithmonë ata që protestojnë se cila është fotografia e madhe e gjithë asaj që i ka shtyrë që të vendosin me trup të tyre fizikisht ta shprehin mospajtimin në rrugë?

 

Dështimi i Ramës çoi në dështim të shqiptarëve?

Besoj fuqishëm se kësaj radhe u dështua në këtë aspekt, dhe këtë janë duke e pranuar tash edhe shumë nga vetë pjesëmarrësit në protestë. Mirëpo, u dështua jo për shkak të tyre, assesi. Ka një emër kryesor me të cilin lidhet tash ky dështim i madh. Ai është Edi Rama.

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Rama, bëri që të dështojë turpshëm në testin e tij të parë të politikës së madhe, duke na bërë shumëkënd që të ngrysim vetullat dhe të mendojmë se me këtë dështoi edhe vetë Shqipëria.

Ai, për shkak se nuk pati kurajo që fjalimin e tij televiziv të së premtes ta bënte së paku nja 10 ditë më herët, sigurisht se do ta kishte fare të lehtë që përgjigjja përfundimtare të ishte “Po” në vend të përgjigjjes “Jo” ndaj SHBA-së. Të premten, ai i frikësuar se “Po”-ja e vonuar do të shënonte edhe “Po”-në e fundit të tij politik, të gremisur nga protestat, renditi të gjitha argumentat për “Po” dhe tha krejtësisht të kundërtën.

Qytetarët protestues u qetësuan. Mesazhi ishte: mos u brengosni dhe mos u frikësoni, nuk do të ndërmarrim asnjë rrezik të vogël që mund të sjellë rastësisht në ndonjë rast helmimi për ne. Fitore e madhe e grupit të parë të të brengosurve dhe të të frikësuarve, të cilët sigurisht se analizën e kishin në kontekst më të ngushtë dhe më të shpejtë – “vijnë helmet, ne si shqiptarë dembelë e të shkujdesur si dimë të jemi, mund të bëjmë që të shkojë ndonjë gjë mbrapshtë dhe do vdesim”; ose edhe tjetrën – “sa filluam të bëhemi destinacion botëror i turizmit për bukuritë e detit, tash do të kthehemi në kosh të plehrave toksike”.

Atëherë, çka kanë që s’po bëhen rehat këta të grupit tjetër të të brengosurve dhe të të frikësuarve? Si duket, brenga dhe frika e tyre është e shtrirë në një rrafsh më të gjerë dhe me pasoja pak më të ngadalshme se sa vdekja nga helmimi.

Personalisht mua më tepër më brengos dhe më frikëson një helmim i marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA se sa një shkatërrim i helmeve i menaxhuar nga amerikanët në tokën e shqiptarëve. Tash, siç e kemi parë, në të dy taborret ka thuaja barabarësisht argumente si për njërën si për tjetrën. Protestuesit sigurisht se mbiçmojnë rrezikun nga shkatërrimi i helmeve kimike në Shqipëri, dhe të tjerët që mbiçmojnë efektin shkatërrues që mund të ketë Rasti Sarin në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve.

 

Tony Blair do të thoshte “Po”

Sidoqoftë, nëse do të mund t’ia lejoja vetes luksin e thjeshtësimit të këtij episodi shumë të komplikuar do të mund ta vendosja atë në rrafshin e prindit me fëmijën.

E dimë se për shumicën nga shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë e gjetiu, SHBA-ja ka luajtur një rol prindëror përgjatë 100 vjetëve të fundit, duke bërë të dyja këto vende të shqiptarëve të jenë shtete, të zhvillojnë luftëra miliardëshe për çlirimin nga Serbia dhe për të përkrahur anëtarësimin në NATO, nëse përmendim vetëm disa. Tash, a s’do t’i vinte fare rëndë një prindi në qoftë se do të refuzohej nga fëmija i vet – për shkak se nuk ka marrë mundin t’i dëgjojë argumentet si duhet – për çfarëdo zori që e ka shtyrë t’i kërkojë atij të bëjë diçka?

Në debatet e kohëve të fundit kemi dëgjuar raste të shumta se kur një shtet i caktuar ose një tjetër i ka thënë “Jo” SHBA-së për ndonjë kërkesë dhe shpesh është nxjerrë shembulli i fundit i refuzimit të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në planin e propozuar nga Presidenti Obama për sulmet në Siri. Mirë shumë, por këtu foli parlamenti britanik dhe u tha “Jo”.

Në anën tjetër, sigurisht se ende i kemi të freskëta protestat, jo vetëm të disa mija qytetarëve në ndonjë kryeqytet të botës, por me dhjetra milionëve nëpër mbarë rruzullin me flamujt me ngjyra dhe moton “PACE”, por kryeministri më i suksesshëm i Britanisë i dekadave të fundit, Tony Blair, nuk hezitoi dhe mori vendimin kundërthënës që i kushtoi dhe me karrierë – i tha “Po” aleatit të përtej Atlantikut (si për ironi, Rama është lavdëruar shpeshs e ka angazhuar vetë Blairin për ta këshilluar si kryeministër!).

A nuk iu janë dhimbsur jetët e qytetarëve të tij britanikë për t’i dërguar në një luftë të huaj, ku ishte e garantuar se shumë prej tyre edhe do të vriten?

Apo, kur i njëjti donte që bashkë me amerikanët, përveç bombardimeve të NATO-s, të ndalte edhe me jetë qytetarësh britanikë skuadronet vrastare serbe në Kosovë?

U vendos, pra, siç ua dimë për nder edhe SHBA-së dhe Britanisë, ne, shqiptarët që nuk harrojmë shpejtë, që të rrezikojnë vetë për të na shpëtuar ne.

Triumfoi ndjenja e humanizmit dhe solidaritetit në të njëjtën kohë. Humanizmit për të ndihmuar një popull që vritesh, dhunohej e dëbohej, dhe solidaritetit me aleatët rreth një kauze të shëndoshë. Si dhe strategjia politike – ndërtimi i aleancave që do t’i thonë “Jo’ të keqes.

Por, të kthehemi në realitetin e ditëve të sotme. Përse Shqipëria nuk ia doli që ta menaxhojë më mirë këtë episod dhe të bëhet aleat e partner në një aleancë të kryesuar nga SHBA-ja, e si pasojë të rrethanave të pajtuar edhe nga Rusia, në mënyrë që të ndihmojë t’i thuhet “Jo” një regjimi vrastar në Siri?

 

Rreziku i heshtjes së Thaçit, Mustafës, Haradinajt…

Mirëpo, ja që mbase do të isha i padrejtë, sikur përveç fajtorit kryesor në këtë rast, Ramës, t’i kurseja liderët e tjerë institucionalë e partiakë të shqiptarëve në të gjitha shtetet e Ballkanit ku janë. Që të gjithë pa përjashtim, vendosen ta bëjnë strucin ose të rrëmbehen nga brenga dhe frika e taborit të parë duke mos i dhënë farë përgjigje kushtrimit të shpallur të aleatit më të madh, SHBA-së.

Loja e Partisë Demokratike në Shqipëri është aq e pështirë sa s’ia vlen fare të ridiskutohet, por ku mbetën këtu në Kosovë (përveç “Vetëvendosjes!” që jo befasisht u pozicionua kundër) Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli e të tjerët?

Ose edhe shqiptarët në Maqedoni?

Ku mbetën intelektualët shqiptarë që në testimin e parë serioz për ta dëshmuar në praktikë me ndërmarrjen e një rreziku të vogël miqësinë ndaj SHBA-së zgjodhën të shkojnë me logjikën e turmës së brengosur e frikësuar në rrugë dhe në rrjetet sociale – më mirë rehat?!

Duke dështuar të flasin të gjithë këta, nga i pari deri në të fundit, s’ka përse çuditemi që sot shohim të rinj që protestojnë kundër sjelljes së helmeve në Shqipëri, duke shkuar aq larg e aq ulët sa të “arsyetojnë” interesin e intervenimit të NATO-s në Kosovë me logjikën e përkrahësve më të mëdhenj të Serbisë! Paskëshka pasur SHBA-ja, Britania e shtete të tjera si këto interesa të veta konspirative gjeostrategjike në këto 11 mijë kilometra katrorë dhe fare s’paska pasur rëndësi që ne po vriteshim me mija, se po na përdhunoheshin gratë e nënat, se po na digjeshin shtëpitë e se po dëboheshim krejtësisht (siç!). Po a mund të ketë një shkurtpamësi më të madhe se kjo?!

Jo, tash vetëm na mbetet që të rrimë rehat, se ne i qenkemi imponuar si partnerë mikut tonë SHBA-së duke mos e dëgjuar kërkesën e tij.

Ana tjetër e medaljes, e cila vetëm sa do ta rrisë edhe më tepër zhgënjimin e thënies “Jo” SHBA-së është se tash vendimi i Tiranës vetëm sa do të bëjë edhe më të vështirë pranimin e helmeve kimike për asgjësim shteteve të tjera. Kerri tashmë u thye e rrugë ka boll, dimë të themi ne.

E dorën në zemër, e dimë se SHBA-ja, ashtu siç di ta marrë përsipër rolin e policit botëror për të siguruar paqen në shumë shtete të botës, njësoj di edhe t’i mbesë hatri kur nuk përkrahet nga ata që i konsideron aleatë e miq. I kemi edhe rastet e mbylljes së derës nga ambasada e SHBA-së në shenjë pakënaqësie për subjekte politike e shoqërore në qoftë se i vlerësojnë mosbashkëpunues – me ose pa të drejtë.

Së këndejmi, brenga dhe frika e taborit që nuk do përkeqësim të marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA-në, nuk ka assesi të bëjë me ndonjë kompleks ose imponime të individëve të caktuar për t’u parë me sy pozitiv nga ambasadat amerikane, siç mund ta kthejë në pezhorativitet këtë dikush, por pikërisht me të parën, pra, shumë të bazuar, me brengë dhe frikë se ku do të ishin dhe ku mund të jenë shqiptarët pa amerikanët.

 

T’i marrë Kosova? Ç’thotë Rusia?

Në këtë drejtim, fare nuk e mendoj se është moment për t’u tallur as me supozimin që helmet kimike nga Siria të vijnë e të asgjësohen nga struktura amerikane në Kosovë. Sado që gjithmonë dhe në çdo situatë i bie që më sigurt është të jemi sa më larg helmeve se sa afër, s’mund të arrihet asnjë rezultat e as të ruhet ndonjë miqësi pa rrezikuar ndonjëherë diçka ose edhe kapërdirë diçka tjetër që në shikim të parë duket e pakëndshme.

Kosova edhe mund t’i vinte një çmim kësaj ndërmarrjeje, jo vetëm monetar, por edhe politik.

Rusia është partnerja kryesore me SHBA-në në këtë ndërmarrje për të pamundësuar përdorjen e helmeve kimike kundër civilëve në Siri. Së këndejmi, një dështim i këtij operacioni do të nënkuptonte dështim edhe për Rusinë dhe SHBA-në, Dhe ky – pse jo?! – mund të jetë edhe shansi i parë real kur Kosova do të mund të imponohet brenda interesave dhe ndërmarrësive të rralla SHBA-Rusi dhe të përfitojë për vete duke i ndihmuar ato.

Ndoshta edhe mund të ndihmojë të thyhet kokëfortësia e deritashme e Rusisë për ta njohur Kosovën. E pa e njohur Rusia Kosovën, e dimë se Kosova do të vazhdojë të përpëlitet në një realitet helmues, me pasoja shumë më reale se sa çdo parashikim i rrezikut nga shkatërrimi i kontrolluar nga helmet kimike.

E di se kjo mund të tingëllojë si një fantastikë shkencore e çmendur dhe naive, por jo më pak naive dhe e çmendur s’po më duket lehtësia me të cilën iu tha “Jo” kërkesës për ndihmë nga aleati kryesor i shqiptarëve.

Dhe po rrezikoj që të etiketohem edhe vetë si i çmendur dhe naiv, vetëm për shkak se edhe unë jam njëri prej jush. Një shqiptar i Kosovës i brengosur dhe i frikësuar…

[email protected]

Twitter: @adriatikk

47 komente në “Kosova PRO helmit”

  1. Gola says:

    Si gjithmone. Nje beautiful mind.

    1. @adriatik says:

      SHBA nuk ka shkaterruar armet e veta kimike prej mese 30 vitesh per shkak te rrezikut shume te madh prej tumorreve qe sjellin vdekje. Rusia nuk i ka shkaterruar ende, po per te njejten arsye.

      Prej deshtimeve te mundshme gjate shkaterrimit te armeve kimike vdesin njerez, helmatiset vendi e kanceri perhapet si murtaje midis tyre.

      Norvegjia eshte nje vend shume me i madh se Shqiperia dhe ka territore te lira ne veri, e perseri thote se rreziku prej tyre eshte aq shume i larte sa qe qeveria nuk pranon te rrezikoje jetet e shtetasve te vet. Po njesoj vepron dhe SHBA, dhe edhe Rusia.
      A mos te duket se jetet e shqiptareve vlejne me pak se jetet e amerikaneve, ruseve, norvegjezeve, belgeve apo popujve te tjere ne bote?

      Ben mire z. Adriatik te mos thuash se di Politike, sepse Politika eshte per Mireqenien e njerezve dhe Jo per te rrezikuar jetet e tyre.

      1. tE Shkarkohet Nishani menjehere. says:

        Po kush ju ka thene qe Shqiperia eshte destinacion i turizmit boteror !!!???

    2. shkodra says:

      Eshte e vertete qe ne pikepamje te pare duket qe Amerika ka pasur rolin e prinderit ndaj shqiptareve ne keto 100 vite.

      Para 100 vitesh Amerika ashtu si edhe Italia kerkuan fort per njohjen e Shqiperise shtet.

      Jo se i lindi papritmas dashuria ndaj nesh as amerikes e as italise. POR per interesa largpamese qe ne shqiptaret as nuk e njohim kete fjale pasi largpamesia jone eshte te vjedhim sot sa te mundemi shtetin qe te kene niperit e mbesat nje jete me te mire. Kaq eshte largpamesia Shqiptare.

      Pse Italia donte Konfirmimin e Shqiperise si shtet – Arsyja ishte se nuk donte te kishte Grekun ne kufi… kjo dihet, nuk e shpikem sot kete.

      Pse Amerikes i lind kjo “dashuri e madhe ” per shqiptaret – Arsyeja – me aq sa kishte mundesi ishte zvogelimi sa me i madh i ndikimit Rus ne ballkan.

      Ndikimi Rus ne ballkan vinte nepermjet jugosllavise, po te vinte serbia deri ne shkumbin – Rusi do kishte pika ” te arta” daljesh ne mesdhe.

      Dhe kjo nuk u shpik sot, po dihet qe pozita gjeografike e Shqiperise eshte teper lakmuese ne planin gjeopolitik.

      Kjo ishte edhe arsyeja pse Shqiperia lindi aksidentalisht, Lindi jo se ne Shqiptaret do ishim ne gjendje ta benim kete lindje por na e bene te tjeret.

      Po Kosova?

      Kosova prape aksidentalisht, Shansi i Kosoves qe Rusi ishte i dobet para 14 viteve, Dhe Amerika per ta goditur edhe me shume sa eshte i rene per toke, vendosi te ja shkepuse edhe nje pjese serbise ose Rusise me mire te themi.

      Luftrat e meperparshme ne jugosllavi nuk jane ne te njejten sfere si ajo e kosoves se ndonjeri mund te pyese pse nuke goditi Amerika Serbine per luften e bosnjes e lufterat tjera. Nuk ishin kushtet se do e bente.

      Si Shqiperia si Kosova jane shtete aksidentale dhe jo per dashurine prinderore qe na paska Amerika ndaj nesh…..

      Ta mbajme mire me ameriken – ska rendesi se na “dashruan” by accident, por mos te behemi Kurva e amerikes ku te lejojme te na e derdhi ku te doje.

      1. shkodra says:

        Dhe per te shtuar me rastin e KOsoves….

        Imagjinoni sikur lufta e Kosoves te behej sot. Do i kishim gjithe Shqiptaret e Kosoves ne Shqiperi dhe Kosova as nuk do vinte ndonjehere ku eshte sot.

        Sot qe Rusia Eshte ngritur perseri ne kembe, po i ben ligjin Amerikes.

        Amerika u be gati te hynte ne Rusi me rastin e perdorjes se armeve kimike, vetem se tha Moska qe skemi cte bejme doo ndohmojme Damskun nese sulmohet. U zbyth Amerika

        Ja ashtu do ishte zbythur po te ishte bere lufta sot ne Kosove.

        1. Suzana (Kosove) says:

          shume bukur e ke thene @shkodra, po kujt tia thuash…
          Kosova dhe Shqiperia o Adriatik kelmendi jane mbushur plot plehra, toxike, jotoxike, islamike, ekstremiste…kjo ishte edhe arsyeja pse Rusia permes Amerikes deshen te na dergonin edhe nja 2000 tone plehra te Asadit, pasi ata e dijne shume mire qe shqiptaret i kane “ne qejf” plehrat. Te kam ditur si te zgjuar o Adriatik, si ka mundesi qe edhe ti te mendosh se na zuni belaja me Ameriken qe nuk ia morem plehrat??…po pse nuk i merr askush ato plehra o Adriatik?
          E pse ti marrin shqiptaret o njeri? a nuk ka hapesira boshe ne gjithe boten ku do te mund ta kryenin demontimin e atyre plehrave, por zgjodhen nje vend si Shqiperine, Po Rusia e vogel te duket ty, pse nuk i merr ti shkaterroj vet ne hapesirat pa kufij te saj, a nuk ke pak frike te besosh ekspertet amerikan e sidomos ndonje ekspert rus qe “pa dashje” do te bente nje gabim te vogel dhe do helmonte popullin dhe token shqiptare?
          po nese miqesia me Ameriken na kushton aq shume, ateher ne djall te vej Amerika…vet populli amerikan do ti versulej shtepise se Bardhe, po te donte Obama ti sillte ato plehra ne Amerike.

    3. Lisi says:

      Si gjithmon nje sharlatan qe shfaqet pase stuhis kur u ba adriatiki te analizoje gjeopolitiken globale nuk e di kush i jep te drejten keti mavit te flas ne emer te kosoves. Kosova ka njerze dhe eksperte te mire por kur e shofe adriatikun Dhe disa psudo gazetare e analiste me vjen te qaje kosova dikure me ajken e saje intelektuale i beri balle propagandes se fuqishme jugosllave por kjo ajke tash nuk duket qe kundi pasi kosova pase lufte esht pushtuar nga soji i adriatikut dhe sharlatanve si ky

  2. Agron says:

    kosova edhe shqiperia kane ndryshime te madha nga ana politike, edhe kjo seshte deshtim i Rames, por nganjehere vellai madhe nuk ka gjithmon te drejte,edi si flet ti ?ose shkurt*pordhe me rigon*Rama tregoj se populli vendos,edhe po te ishte heroj kosoves Sali Tradhetari, do i kishte mare edhe do vriste kedo qe do ishte ne protest,kurse ne pozicion kunder, kerkoj te kthente nje proteste ne favor te tije

  3. ANALISTI ZVICER. says:

    titulli i temes eshte GABIM kure thohet-KOSOVA PRO HELMEVE- titulli duhet te jet TURKFONO-AZIATIKET e KOSOVES jane PRO-HELMEVE KIMIKE SIRIANE dhe JO SHQIPTARET.

    .por vetem shiqonja KOKEN AZIATIKE ktije KELMENDIT te PEJES qe babai i tije ka punuar 35 vite per U.D.B-ne serbe.

    .po kure u be ky ANALISTE dhe STUDIOJE POLITIKAT INTERNACIONALE qe vetem shkollet FILLORE me veshtersi ka kryer,dhe tere vitet deri paa pak kohes i ka kaluar ne RRUG si KLOSHAR.

    1. kingxhani says:

      Azilanti zvicer ti ne baze te kokes po i mer vesh se qfar njerz jane , haj medet per ty , shume banal je bo me keto komente,shko grahi punes se nuk jon per ty keto tema se jane te ronda per sojin tond.

    2. artan says:

      po ti “analist nga Zvicra” cfare shkolle ke mbaruar (nqs se ke mbaruar)? Nga shqipja e shkruar dukesh qe je ne shkallen e pare siper analfabetizmit. Apo di te analizosh me mire ne ndonje gjuhe tjeter (psh serbisht)?

    3. Astrit says:

      O ti analisti i Zvicres, qenke kokrra e budallait. Beje me mire tradhetari i Kosoves i ikur ne Zvicer e mos na caj trapin ketu. Dallohet qe aksidentalisht paske hyre ne internet sot dhe do qe ta shash ke ta zesh te parin.
      Adriatikun e njohin shqiptaret dhe jane krenare me te.
      Boll tash…

  4. feniks says:

    Me vjen keq,qe ju kosovaret vazhdoni te beni lojen e qarqeve anti shqiptare me qender ne Beograd!!!
    Ne shkrimin tend te mesiperm,nuk dukesh si gazetar,por si militant partiak,bile hapur kunder Rames dhe indirekt pro agjentit serb,Sali Berishes!!1
    Ne se gjykon,qe Rama eshte fajtor e jo kush tjeter,PATURPESISHT nuk jep asnje FAKT APO ARGUMENT!!!
    As ti vete nuk po deshmoon se di ndonje GERNE nga permbajtja e PLANIT TE DEMONTIMIT KIMIK!!!
    Askush(as sot) nuk ka dhene ndonje INFORMACION se cfare i OFROHET Shqiperise,teknologjia qe do perdoret,SIGURIA TEKNIKE DHE ANTI TERRORISTE E MUNDESHME,RREZIKSHMERIA E LHL-ve GJATE E PAS PROCESIT TE DEMONTIMIT etj!!!
    As ambasadori i SHBA-ve ne Tirane NUK THA ASNJE DETAJ rreth SHQETESIMEVE QE NGRININ PROTESTUESIT NE SHQIPERI,pale kryeministri Rama,qe nuk e lane te FLISTE gjoja ne emer te ruajtjes se KONFIDENCIALITETIT TE BISEDIMEVE!!!
    Mire atehere,po tani me prapa,PSE NUK E THA NJERI NJE FJALE RRETH SIGURISE QE OFRONTE KY OPERACION,si SHQETESIMI ME I MADH i te RINJVE PROTESTUES???
    Si mund te thuash “PO” nje KERKESE kur mund te COSH DREJT VDEKJES NJE POPULL TE TERE???
    Aq me teper,qe para nesh kishin thene “JO” edhe Belgjika,Danimarka,Norvegjia etj???
    Pse nuik nxorren ne MEDIE ushtaraket specialiste,qe te sqaronin OPINIONIN per detajet teknike dhe logjistike te tij???
    Nuk ishte sekret,qe ARSENALI KIMIK SIRIAN DO DEMONTOHEJ JASHTE SIRISE!!!
    Cfare sekreti duhej te ruhej,qe nuk ju DEKLARUA HAPUR SHTETEVE KANDIDATE I GJITHE PROCESI I PUNES???
    Kur e shikonin se Shqiperia po ZIENTE NGA PROTESTAT E FUQISHME,pse OKB dhe SHBA nuk dhane spjegime???
    POPULLI NUK PATI,BILE AKOMA NUK KA ASNJE INFORMACION RRETH KETIJ DEMONTIMI!!!
    HESHTJA E ORGANIZATOREVE NDERKOMBETARE VERTETON SE SHQIPTARET E NUHATEN TE KEQEN DHE SE SHPETUAN NGA NJE HILE NE KURRIZ TE TYRE!!!
    Le te flasin hapur FUQITE E MEDHA,se cfare SHANSI I DHANE SHQIPERISE,SE CFARE GARANCIE I DHANE POPULLIT TONE,QE T’I THONIN “PO” KERKESES AMERIKANE???
    Mos beni fajtor nje QEVERI DHE NJE POPULL,QE NUK IU TREGUA E VERTETA E SIPERMARRJES SE OFRUAR!!!
    Sa per “PO-ne” e Blair-it,ti Adriatik mbaje per vete se qenke komplet i pa informuar!!!
    Blair i tha “PO” SHBA-ve per te sulmuar Irakun pa asnje TE DREJTE!!!
    Ai iu bashkua MASHTRIMIT BOTEROR,SE SADAMI KA ARME KIMIKE DHE PO PERGATIT ATO BERTHAMORE!!!
    Pas pushtimit, ASGJE NGA KETO TRILLIME NUK U KONSTATUA,pra Iraku u sulmua per INTERESA TE TJERA!!!
    Nuk i mbron dot KRIMET E Sali Berishes,ti Adriatik,duke SULMUAR Ramen!!!
    Sali Berishen populli shqiptar e PERZURI SI QEN I ZGJEBOSUR NGA BULEVARDI I PROTESTES,ndaj me mire merru me hallet e tua se sa tonat!!!
    Ne jemi krenare qe i dhame mbi 1 milion vota PS-se,ndersa ju vazhdoni me Berishen dhe kundra shumices se shqiptareve!!!
    BOLL BETE DIVERSION,JU CETNIKET SERBE!!!

  5. gjergji says:

    Gabim fatal që nuk pranuam ofertën amerikane !

  6. Hilmosi says:

    Kure thehet karroca, rruge gjejm mjaft

    Pore mediat me shume ndikuan ne thyerjen e karroces, se sa zgjedhjen, dhe idet tani jane te vonshme.

    Propaganda antishqiptare, ja arriti qellimit, ne Shqipri dhe Kosove, duke i thirrur popllin ne protesta, ne Tirane e Prishtin, dhe shfrytzonin ratin te bejne kaos, me mire nje jo, se nje kaos e destabilizm dhe po te dilte nga kontolli do te kishte me qene, shume me i rrezikshem se helmi i armve kimike.
    Helmin do ta siguronin ekspert e SHBA-s dhe NAT-os, ndersa destabilizimin e Shqipris dhe Kosovoes me proteta dhe demostrata, qe ndoshta pase nje kohe kishin kaluar ehd en vandalizem, nga thirrjet qe do te beheshin nga kanale te ndryshme propagadistike te brendshme e te jashtme, dhe shqiptarve t,ju mveshin petkun e destabilizus te shteti, pore, prape besoj se te arritja e nje shkalle te larte te destabiliimt e rebelimit te pa kontrolluar e te tepruar,prap do vije SHBA-ja, te cetsoj, gjendjen. E nese SHBA nuke do te intervenonte do te ishn Greqia , Serbia dhe Ruseia e cila ne krah me Asadin mundohen te perfitojne ne kohe.
    Ne kete raste pra perfitoj strategjija Ruse dhe mjellsit e propagandes se saje, qe pere ne shqiptaret ka qen e pa nevojshme te perdoret nje propagand anti arme kimike, nga mediat, e disa individ politik dhe publik.Me arme kimike disponon edhe sote Shqipria, e ne Kosove, ende nuke din se ku i ka deponuar Serbia e pere Mitrovice e di populli, se c,fare helmesh kimike ka pase ne 40 vitet e fundit, dhe as ne Shqipri, e as ne Kossove kure nuke ditem dhe te protestojme kunder ketyre helmev kimike qe edhe sote pushojne ne vendin tone.
    Ka qene raste historik qe ne si popull te pranojme opcioni Amerikan, se SHBA-ja nuke kishte qellimte bombardoj me arme kimike popullin shqiptare, pore ti demontoj ato, dhe substancat kimike ti shkatrrojne ndoni vend tjeter me teknologji te zhvilluar indistriale si eshte Gjermania ,Franca apo ndoni vend tjeter.Ne kuader te ktij programi do te ishin shkatrruar edhe reservat e armve kimike qe jane tani te deponuara ne Shqipri, dhe perfitimet tjera ekonomike, politike e strategjike te Shqipris,se dihet shume mire se qe nga e kalura e deri me sote, ne situata me te veshtira te popullit shqiptare, SHBA ka qene
    ne krahe me popullin shqiptare dhe dy shtetet tona.
    Duhet te mesojme pere nevojat tona, e jo nevojat e te tjerve.
    Poulli thote “njeher vjen vera, kah dera”,”te mirat e dikujt, po te erdhi rasti ktheja me te mire”

  7. uck says:

    ti shoku duhet te kesh qene mire ne shkolle fillore me hartime,,, por duhet te kesh qene gjthm shume i friksuar nga mesuesit.
    Qe mos bej si filozof se sja vlen,,,ik ore palle trapi.

  8. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Eshte humbje kohe te komentosh ne lidhje me lendet kimike, Shqiperia i tha jo.

  9. Skenderi says:

    Shqipëria dhe Kryeministri Rama nuk i than lehtësisht jo por ishin te vetmit ne globin tokësor qe e shqyrtuan me seriozitetin ma te madh mundësin per ti then po keti projekti e me siguri ky shqyrtim u be per hater te aleatit tone suprem USA. Une edhe pse nuk jam ndonje perkrahes i Kryeministrit shqiptar Edi Rama e them me bindje te plote se ket situate shume te nderlikuar e ka menagjuar me sukses te plote.

  10. moko says:

    Po jo mor kosovar jo.A pranoi Sali Berisha helmet,po Lulezim Basha,perse tradhetoi dhe mashtroi Amriken?Perse Saliu dhe Luli shkuan tek protestusit (qe i vune drune dhe i treguan vendin tek thana)kur ishin dakort?Perse asnjehere nuk u shprehen per kete problem,por organizuan kamikazet e tij qe te krijojne probleme me shteti Amerikan.Nuk e di kush je,por me duket se artikulli eshte pregatitur nga Luli dhe Saliu.

  11. Arli says:

    Ky shkrim eshte agresion politik zoti Kelmendi, qe vjen nga Kosova ne drejtim te Shqiperise. Rama nuk kishte rruge tjeter sepse Berisha mezi priste qe te thoshte “po”, pastaj ai me zagaret e tij do te bénin grusht shteti, ashtu si i ka bere perpara, natyrisht edhe me ndihmen e kosovareve. Bordi serb ne Prishtine gjithmone e ka ndihmuar bordin serb ne Tirane, ku nje nga ata duhet te jesh edhe ti.

  12. mjer shqiperia me keta anliste says:

    Boobo po ca interesi ka nga helmet or palle! asgje nuk fitojne shqiptaret e kosoves e kuptoni kete ju apo jo? amerika ka interes te veta se i kushton shume demontimi i ketyre armeve ne platforme detare dhe per kete arsye do toke, mire po ka problem se sjell ndotje te parikuperushme te ajrit te tokes te ujrave edhe sikur procesi te jete 100% i sigurte. Sa me shpejt poltika kosovare te thote jo aq me mire eshte per kombin shqiptar.

  13. mikel says:

    Ësht një alibi mediatike ky shkrim i shikuar krejt shtrember, politikisht gabim, etnikisht katastrofik. Çasti është mbreti i vendimeve te medha dhe mendimi i parë të shkon te kundërshtimi i një superfuq

  14. mikel says:

    Ësht një alibi mediatike ky shkrim i shikuar krejt shtrember, politikisht gabim, etnikisht katastrofik. Çasti është mbreti i vendimeve te medha dhe mendimi i parë të shkon te kundërshtimi i një superfuqe, por edhe nje vendi mik i shqiptarëve. Kjo e shton vlerën e sinqeritetit. Gabim, ose mirë, ky vendim tashme është marrë. Gjithçka tjetër është spekulim..

  15. Dritan says:

    Kjo me duket nder analizat me te thella per problemin nga ato qe kam lexuar. Me shume shkrime si ky. Pergezime.

  16. Shqipe says:

    Mos kij frike, Adriatik!

  17. teuta says:

    Koncepti juaj se ju shqeteson me shume mardheniet SHBA me Shqiperine ,eshte me helmues se vete sarina.Por shtetet e tjere ,kane mardhenie me te keqia me SHBA se Shqiperia?

  18. gervalla says:

    Ne hall te madh kenka ky i brengosuri kelmendi..u zgjuan tash keto anal istet e kosoves pas pilafit …nuk po thote ndonj gje te re ky pejani sepse keto koqevare ishin dhe PRO helmit me emrin FARMAKBERISHE i cili furnizoi me nafte makinerine e luftes te milloshevit dhe masakroi lideret e UCK ne tirane kur ishe me nder president.
    Vetem zhdukja nga faqja e dheut e atdhetarit Remzi Hoxha nga udbashet e berishes dhe gazidedes flet vete se keto koqevare si ku kelmendi behen te neveritshem.E kishte mire bace Enveri qe nuk i besoi dhe ndenji larg tyre.

  19. korcari says:

    Ne situaten ne te cilen u ndodh Edi Rama, duke patur nje pjese te popullsise dhe opoziten kundra si dhe disa deputet langanjoz dhe populist te PS kundra vendimi i mar ishte me i miri i mundshem dhe i vlefshem per nje burre shteti te pergjegjshem.Zoti Adriatik me duket se nuk merni vesh fare nga politike prandaj me mire mos i hyni me ketyre analizave.

  20. qytetari says:

    1. ky tipi nuk mund te perfaqesoje Mendimin e Kosoves

    TITULLI eshte PA Lidhje, megjithese ai qe e ka shkruar eshte Kosovar.

    E kuptoj, eshte Good for business, kur keput te tille tituj dhe artikuj..

    Por beji gazetaret me krijues.

    Artikull shume i gjate. Tregon nivelin e ulet te artikullshkruesit.

    Ne I thame JO, dhe Ishte e paster.

    Te besh turizem dhe te sjellesh halete e botes per ti lare, ne vendin tend, nuk shkon.

    Eksperteve dhe politikaneve te huaj nuk i kercet shume per interesin e Shqiperise ne kete rast por per interesin e tyre ne rradhe te pare.

    Sa per Tony Blair. Mos na fyej intelektin.

    Tjeter gje eshte te pranonte Qelbesirat e Botes ne Token a Britanise,

    Tjeter gje eshte te bente lufte ne Kosove.

    Blair ndoqi nje standard. Ai i hapi rrugen nje personi tjeter ne Partine e tij, qe te kishte mundesin te behej kryeminister. Quhet Rotacion.

  21. artan says:

    analize e shkelqyer dhe e pergjegjshme per te pare me largpamesi kete problem ne te gjithe kompleksitetin e tij. Largpamesi dhe guxim qe u mungoi politikaneve tane. Pergezime

  22. --------------------- says:

    u ka ik truni robve. kujton plaku se po ti merrte helmet e arabeve ne Kosove, Rusise atehere do i lindte nje dashuri e cileter per Kosoven saqe pastaj do ndjehej e detyruar t’ja plotesonte privilegjet.

    pika NAIVITETIT o zot.

    ik lali ik, shpreh gadishmerine per ndihme ashtu sic e kane shprehur specialistet e tjere Europian. Ti mqse ndjehesh kaq i obliguar shko jepe ndihmen tate falas.

  23. mali says:

    Pytje me te drejt! “Ku mund te jen shqipetaret pa amerikanet”…?!!! Vdekja, do te shkelqent tri her ma shume se sa Jeta…

  24. Burimi,Salzburg says:

    Si shqiptar i Dardanis e pershendes vendimin e Kryeministrit Rama per mos lejimin e helmit.Sa per miqsi me Ameriken muj te them se me mikun ma te mir mund te kesh najher mosmarrveshje kjo nuk do te thot fundi i miqsis.

  25. Gjanica says:

    Gjithkush mund te jap mendime , por mendimin e analistit te mesiperm se ky eshte deshtim i Edi Rames, besoj se askush nuk mund ta besoje. Edi Rama degjoi kundershtine e popullit te vete dhe nuk kishte se si te vepronte ndryshe. Per kete mund te thuhen vetem fjale te mira dhe shqipetaret te jene krenar per nje kryeminister te tille. Sa per marredheniet me Ameriken pas kesaj, nuk mendoj se do perkeqesohen. Amerika ka bere shume per ne por edhe ne nje vend shume i vogel jemi pergjigjur thirrjeve per zgjidhjen e problemeve , qe snje vend ne bote nuk ka pranuar. Keshtu ne morem Ujguret, e me von Muhaxhedinet, dhe do ishte jo vetem e tepert, por edhe nje servilizem i peshtire pranimi i helmeve te Sirise.

  26. Astrit says:

    Shkrim margaritar. S’do t’i hiqja asnje germe te vetme.

  27. Kristi says:

    Me lek te blekan lehte ty, ate qe e ke aritur me lufte pune dhe djerse mos e shkembe me para per interesa personale ne kuriz te popullit, ne skemi nevoje per to kur vihet ne rezik jeta jone, e ardhmja. Lut zotin mos tet kape ndonje fatkeqesi natyrore ose aksidentale se do e kuptosh cfar eshte jeta! Dhe ti sje askush qe te na ndihmosh ne raste te veshtira vetem se nje helm per shoqerine me naivitetin tend ne dite te bukura dhe te qeta si keto qe po vijne nga pas.

  28. DRINI says:

    E lexoj ket web rregullishte, habitem me mendjet tuaja cfare populli jeni, vertet jeni per laborator.Edhe tash e kuptoj qe enveri per ju ka qen ideal, se ju keshtu meritoni.Cdo i dyti shan kosovaret,C’na han palla neve per berishen spo per edin, ju i beni zgjedhjen tuaj me vote.Nese flisni per moral e din e ter europa dhe bota se cfare jeni, se i keni mbushur rruget e europes me me nena dhe vajzat tuja neper semafora, flsini per politik qe jeni shembull per nje poltik kalamajsh.Flisni per patriotizem,ku juve s’ju shkon kjo se nje grup grekesh e e rrotullojn shqiperin kur te duan.Flisni per turofilizem dhe islamizen , ju ishit te paret qe kryemistri juaj takimin e pare e beri ne turki dhe i ekzaltuar qe e kishte takuar.Ka shume per te then per ju, vertet jeni per tu ardhur keq, se mendoj per krejt ket, se ne shqiperi ka vertet shqipetar per cdo levdat.http://zeri.info/artikulli/21196/edhe-nje-nuse-nga-shqiperia-arrin-ne-serbi

    1. saliudberisha says:

      Ajo nuse e shkrete qe ka shkue ne serbi ka shkue per buken e gojes por rreziku i kombit shqiptar eshte te dhendri i serbis Berishovic sepse
      gruaja e Sali e tij me emrin e saj të tredhur në shqip si Liri quhet Slobodanka Bulatović, e bija e oficeres famëkeqe të OZNA-s Milica Bulatović. Ajo nuk ka ndryshuar në emrin e saj, por vetëm e ka përkthyer drejtpërdrejtë nga serbishtja Slobodanka që në shqip do të thotë Liri ose Lirije. Mbiemrin Bulatović nuk e di se si përkthehet në shqip. Tek shqiptarët ka emra të gjinisë mashkullore Lirim, cili kur përkthehet në serbisht do të thotë Slobodan.
      Sali Berisha është dhëndër i çetnikëve dhe tërë familjen e ka gjak të pastër serbo-çetnik. Por, Berisha me gruan e tij, Slobodanka, vajzën Argita dhe të birin Shkëlzeni, janë edhe më të zi se serbo-çetnikët. Këta strehojnë kriminelët e Klanit të Zemunit is Damir Fazlić dhe u marrin shqiptarëve edhe bukën e gojës për t’i pasuruar ata kriminelë (të cilët këta i quajnëm miq) që nuk i toleron as Serbia, sepse Klani i Zemunit është organizatë ndërkombëtarërisht e njohur si kriminale dhe terroriste, ndërsa Berisha e financon atë me pasuirinë e qytetarëve shqiptarë.
      Shpresoj se shqiptarët e Shqipërisë dhe shqipfolesit e Kosoves do të zgjohen nga gjumi dhe ta kuptojnë se Shqipërinë më mirë do të ishte ta udhëheq Serbia se sa kriminelët e saj. Ndërsa për shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët ende kanë simpati për dhëndrin e serbo-çetnikëve, Sali Berishën, tanimë dihet se këta nuk janë të sojit njerëzor.

      Kosova i thote PO helmit Berishovic.

  29. Wendy-B says:

    E kane ndare menjen, o duan tja “japin “helmet shqipetareve o s’ka. Si duket e dine qe jena shume te omel.lol

  30. Alushi says:

    Qenke nje mender-koqe zotrote qe nuk e paske shokun. Po helmou per vete ti, qe t’iu besh qejfin amerikaneve, por brezat e ardhshem te Kosoves nuk ju kane ndonje borxh ju karafilave-servile.

  31. Kristi says:

    Kush ndihet Shqipetar eshte vertet i tille dhe kush deshiron mund te behet cte doje! Por ta dije cdo kush se Kosova eshte e jona. Dhe e askujt qe pretendon.

  32. Foto says:

    Sa mire qe kemi ende koka mendjethjellur… Me pelqeu shume shume analiza, por druaj se tashme eshte pak vone.

  33. Jeta says:

    Nje Adriatik fantastik. Flmn shume per kete shkrim. Duhet te lexohet shume.

  34. ”’Nasrtadin Kelmendi”’
    Shkrimi yt eshte as te qi dhe as te leshoj !
    Mund te jesh publicist i mire ,mund te jesh kosovar i mire
    mund te mendosh ne cdo drejtim lirshem
    por ,,,talibanizmi i juaj si kosovare (jo te gjithe)
    ka treguar se ju ne cdo rast qe ka shqiptare qe kane shkelqyer
    ,keni treguar se nuk i doni ,sado qe ata kane bere emer
    si Nene Tereza,qe ju nuk po e lini te qete te derdhet ne krenarine e saj
    te bronxte !
    Ju jeni ata qe pervec se po nuk je taleban ,musliman,apo
    islamike——- ju te quani te keq.Vetem se Nene Treza
    eshte kristiane ,nuk e doni bustin e saj qe te vendoset ne
    fshatin e saj te lindjes,vetem e vetem psa ka bere emer
    nji Kristian!
    Ju jeni nga ata njerez bashke me ata trapat hoxhallare
    qe per mendimin tim duhet tiu hiqet edhe shtetesia
    shqiptare ,dhe te pajiseni me pasoporte irakene,
    afgane,apo tjeter te ketyre zonave qe dashuroni.
    Juve nuk krenoheni me te madhin Skenderbej. !
    Pse,,,vetem sepse eshte kristian.
    Ky njeri i madh eshte i deshirueshem prej fqinjeve vetem
    sepse ishte dhe mbetet nji emer i madh
    dhe ju nuk e doni !
    Po na mbush mendjen se Edi Rama ,sipas cervelit tend
    na paska deshtuar sepse degjoj rrahjet e zemres se popullit!
    Jo more torollak musliman i qelbur ,jo !
    Ai nuk deshtoj ,ti kete e di mire ,por nuk te le ndoshta
    myslimanizmi yt i semure,ndoshta nuk te le dashuria
    apo dhimbja per humbjen e liderit tuaj musliman
    Sali mutit .,,,,,apo mbase ste le gjaku yt prej
    Kelmendasi,si te shitur tek serbet,gjeje vete
    kategorine se ku futesh ,por vetem nji gje doja te
    theksoja:nuk e simpatizon z.Rama ,vetem se eshte
    Ortodoks ,dhe eshte politikani me i mire i rajonit Ballkanik
    si dhe ish-kryebashkiaku me i mire ne Bote!
    Dhe ky eshte problemi juaj si fanatike myslimane,
    Urreni kristianet qe shkelqejne!

  35. Arif says:

    “Nga brenga dhe frika” që autori e ka zbuluar tek të tërë antihelmistët e më në fund edhe te vetja arriti ta hedhë një mendim gjenial: helmet do ishte mirë të asgjësohen në Kosovë. Ja, e shpëtoi me këtë mendim edhe Amerikën, edhe Rusinë. Pasha zoten, trim i çartun ka dal ky çun. Po mos u tut bre! Na e kena t’lehtë: siç i kena prit plumbat me dhambë mund t’i pijmë edhe do tonelata helm me gojë; me të njëjtin organ kena me e mund t’keqen, dort do t’i kena t’lira me numru tespihet sepse s’do kena nevojë me punu se do shpërblehena si mikromiq t’mirë të të mçdhenjve që jena. Alamet brenge, alamet frike dhe alamet mendimesh për të shpëtuar prej tyre. Hallall (erdogançe)!

  36. shqipetaret e vertete says:

    Te mblidhet urgjent Parlamenti ne shqiperi.Do te jete Parlament Historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje