Nga ofiçina e ndërgjegjes, në makinën politike

19 Nëntor 2013, 20:11Blog TEMA

Nga Ben Blushi

 

I ka bërë një dhuratë të paharruar Fred Peza familjes së tij. Duke shkruar ditarin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, ai ka treguar Shqipërinë siç nuk do jetë më. Jam i bindur, që, pas shumë vitesh, fëmijët e Fredit do kenë arsye të shohin nga largësia e viteve një vend i cili mund të mos jetë shumë i ndritshëm, por kurrë nuk do jetë kaq shkëlqyes në varfërinë e tij. Sepse Shqipëria e “Ditarit” është shkëlqyese. Ajo shkëlqen me mjerimin e saj. Ajo ka të gjitha defektet e një vendi që nuk ka ndryshuar dot me shpejtësinë e duhur. Po ashtu ka gjithë pasionin, pasurinë, pasigurinë dhe padurimin për të ndryshuar, siç edhe po e bën.

Nëse ka një gjë që tërheq në rrëfimin e Fredit kjo është mënyra sesi e përshkruan vendin. Aty ka Orient, ka Ballkan, ka Shqipëri, ka shumë të shkuar dhe pak Europë. Nëse Peqini duket si një vend që ka humbur të ardhmen, Fredi duket si një njeri që kërkon Europën aty ku është e pamundur. Por, megjithëse nuk e gjen, sërish ka shpresë dhe kjo e bën librin gjithë ngjyra dhe plot optimizëm. Në të vërtetë, “Ditari” është rrëfimi i një njeriu që udhëton në vendin e tij duke u përpjekur të zbukurojë të shëmtuarën. Dhe, pavarësisht se motivet e Fredit për të shkruar kanë qenë të tjera, ai, në fakt, na ka dhënë një fotografi. E, si të gjitha fotografitë, këtij “Ditari” i duhet pak kohë për t`u bërë i dashur dhe i pazëvendësueshëm.

“Ditari” i Alfred Pezës, mbi të gjitha, është një guidë e qytetit të tij, Peqinit. Ky qytet nuk të jep shumë arsye ta adhurosh. Aq më pak ta vizitosh. Është një vend ku nuk ndodh asgjë e re dhe ku çdo gjë duket e vjetër. E, megjithatë, Peqini ka një tipar që shumë qytete të tjera po e humbasin për shkak të etjes së pashuar për ndërtimtari. Ai ka mbetur një e mesme mes Shqipërisë otomane dhe asaj komuniste. Shqipëria moderne me ndërtime të larta, me xhama të fortë, me ngjyra të ndezura, me trafik dhe me makina të mëdha nuk ka hyrë ende atje. Godina më e lartë është ajo që kanë ngritur turqit, sahati i qytetit. Ndërsa më e madhja ajo që kanë ndërtuar komunistët, pallati i kulturës. Të dyja, natyrisht, janë në qendër. Përballë tyre kanë kaluar të gjitha martesat dhe funeralet e qytetit në shekullin e fundit. Dhe kështu vazhdon.

Shqipëria e ka njohur pak Peqinin dhe e ka simpatizuar shumë më pak. Gjelat e detit në këtë vend janë qenia më e zhurmshme, por edhe ata bëhen të gjallë vetëm një javë në vit. Kur vjen Viti i Ri. Përgjatë pjesës tjetër të vitit, Peqini dhe rrethina e tij është vetëm një tabelë ndanë rrugës nacionale. Ka, pra, shumë pak arsye për ta njohur këtë vend. E, megjithatë, Fredi i ka gjetur. Vogëlsirat që përshkruan janë të bukura dhe nuk lodhin askënd. Deri më sot askush tjetër nuk ka marrë mundimin ta tregojë simpatinë për këtë qytet të vogël më shumë sesa Alfred Peza.

Pazari, gatimet, fushat e etura, dielli që nuk i ndahet asnjë ditë, gratë, që jo vetëm për këtë arsye, rrinë në shtëpi, emigrantët që e kanë braktisur, burrat e provincës që i japin larmi dhe kërshëri Shqipërisë së Mesme, Shkumbini i qetë që i kalon afër, agonia, parazitizmi, dhuna e pashpirt mbi natyrën, ndërrimi i ngathët i stinëve, homogjeniteti i patrazuar i banorëve, refuzimi për të njohur të huajt, janë të gjitha detajet e një zone që jeton në një largësi të barabartë mes detit dhe malit. Dhe që nuk është asnjë nga të dyja. Peqini është një fushë mes detit dhe malit. Apo një ndalesë, siç ka qenë në kohët e lashta. Edhe sot Peqini është vetëm një kalim. Natyra i ka dhënë shumë diell, por njerëzit i kanë dhënë vetëm re. Kjo është historia e këtij vendi. Për pothuajse të njëjtat arsye, por jo me të njëjtin kuriozitet, ka qëlluar që i njoh disa nga vendet, njerëzit dhe peizazhet që përshkruan “Ditari”. Dhe, pothuajse, në çdo faqe i kam bërë pyetjen vetes: A është ky vendi të cilit i kërkojmë votat për ta ndryshuar? Kjo është edhe pyetja e Fredit. Çfarë fuqie duhet për të ndryshuar një vend, pasi zgjidhesh si përfaqësues i tij. Shpresoj që ky mision të mos i kthehet në mëdyshje përgjatë viteve të ardhshme. Duke shkruar “Ditarin”, Fred Peza i ka dhënë zgjedhësve të tij një dëshmi. Ai kurrë më nuk do mund t’i ikë “Ditarit” të vet. Njerëzit do kenë mundësi që në çdo rresht t’i kapin një premtim. Çdo ditë mund ta marrin në telefon dhe t’i citojnë sesi ka premtuar një rrugë fshati, një qendër shëndetësore, një libër, një top futbolli, një të drejtë shkollimi, një kanal ujitës apo më shumë inkurajim për investimet e domosdoshme. Në një kuptim ai do vazhdojë të jetojë në kurthin që i ka ngritur vetes. Por e ka bërë me ndërgjegje dhe si të gjitha vuajtjet do ta kalojë.

Por “Ditari” i Alfred Pezës ka edhe një tipar tjetër. Ai përshkruan makinën politike shqiptare deri në ingranazhet e veta më të imta. Dhunë, mashtrim, vjedhje votash, dyshim, mohim dhe rivalitet për të shtuar varfërinë. Kjo është makina politike që ka ecur deri sot nëpër rrugët e Shqipërisë. Fredi u ngjit në këtë makinë para disa muajsh, pasi kishte punuar gjithë jetën në ofiçinën e ndërgjegjes. Ai kishte qenë pjesë e shtypit dhe nga larg kishte shkruar pa fund për dëmet që makina politike shqiptare i kishte bërë arave, fushave, maleve, ujërave dhe deteve të vendit të vet. Ai kishte numëruar viktimat e saj në largësi. Çdo vit, përgjatë 18 viteve të fundit. E mbaj mend kur vinte në mesin e viteve `90, në gazetën “Koha Jonë”, për të shkruar skenat e krimit që ndodhnin në errësirën e atyre kohëve pa diell. U vranë dhe dy sot, më thoshte. Të nesërmen numri rritej. Fredi i numëronte. Ai sot është pjekur, duke rreshtuar plagët që i janë shkaktuar vendit të vet. Dhe “Ditari” tregon se i njeh mirë ato. Është një kënaqësi e dyfishtë për mua, si mik dhe si koleg, që sot ai ka ardhur në makinën tonë politike. Jam i bindur që me të njëjtin përkushtim dhe vullnet do mundohet për ta futur atë në rrugën e duhur. Duke shkruar “Ditarin” ka bërë atë që duhet. Na ka dhënë një fotografi ku shohim atë që nuk duhet të shohim.

37 komente në “Nga ofiçina e ndërgjegjes, në makinën politike”

  1. gazetari says:

    Te te bej nje parathenie Ben Blushi eshte nje tregues i vecante qe Alfred Peza vlen!

    1. lefteria says:

      ku ta gjejm librin dini gjo?

    2. -homeri says:

      — njerez kot qe te dy , nuk e kam lexuar librin e Pezes ,, po e kam ndjekur ate ne intervistat ne televizion , nje gazetar medioker —BLUSHI — nje politikan i mbivleresuar , se ku jane vlerat e tij politike … mua te me fali zoti po , nuk di te them nje — a pse thote ndonje batut ..dhe mba rreth vetes te gjithe te pa kenaqurit nga RAMA ….dhe keshtu ben te fortin ,, …por brenda shtepise , se kundra Berishes rrinte si pule

  2. Graciano says:

    Libri i Alfred Pezes me te vertete qe ka vlera te vecanta

  3. Ilir Gruda says:

    Intelektual me peshe qe Saluku e nenbishti i tij do ta donin ne taborrin e tyre……………

  4. Toni says:

    Urime Z.Peza! Nje liber i vlefshem per te gjithe ata qe duan te shohin te verteten e hidhur te politikberjes se deritanishme, ate cka i eshte mohuar e privuar dhe ate ndryshim mendimi e jetese qe i duhet ketij vendi.

  5. Ela says:

    Nje liber konkret dhe qe deshmon nje vertetesi te hidhur te realitetit shqiptar, sic e thote edhe Blushi: – Nje fotografi ku shohim ate qe nuk duhet te shohim. Komplimenta!

    1. ladi says:

      po keto jane mjeshtra te shkrimit… sbohet fjale

  6. Sandri says:

    Bravo Fredi i duheni politikes per te dhene kontributin tuaj si zedhenes i popullit dhe libri “Ditari i 23 Qershorit” e verteton me se miri kete

  7. Gerti says:

    Ben Blushi dhe Alfred Peza jane e ardhmja e PARTISE SOCIALISTE

    1. alsaaaaaaaaa says:

      Ben Blushi u be i pasur prej politikes dhe as qe i behet vone per varferine shqiptare. NJe njeri qe nuk qesh kurre…nuk e di me ato syte si breshke, smund ta besosh ne asgje qe thote…

  8. erjon says:

    Ky eshte realiteti i hidhur qe politika e prapte e katandisi shqiperine dhe aq me teper Peqinin. Nje vend ku me te madhe trumpetohej per rritje ekonomike qe krahasohen me ato te Gjermanise dhe nga ana tjeter nje mjerim i skajshem qe te kujtojne MIGJENIN. “Kafshat qe nuk kaperdihet ashte or vella mjerimi…”
    Alfred Peza u “hap syte” shqiptareve per relatetin e hidhur ku ndodhemi fatkeqsisht dhe pas 23 vitesh demokracie dhe tregut te lire.
    Tani nga konstatimet duhet te klohet te veprimet.
    Faleminderit Z. Peza qe na servir kete realitet te hidhur por jo pa shprese i cili na ben te rrime me kembe ne toke dhe te shpresojme qe per Shqiperine ka te ardhme.

  9. Leonarda says:

    Urime Fredi, libri juaj me ndihmoi per te perceptuar edhe me mire realitetin me optiken e nje gazetari dhe politikani te ri, uroj dhe shpresoj qe ditari qe do te shkruani per zgjedhjet e ardhshme te ofroj nje pamje tjeter, pamjen e nje Shqiperie te Rilindur.

  10. Franceska says:

    Nje pershkrim i bukur qe tregon se libri i fredit duhet lexuar me patjeter

  11. studenti says:

    ALFRED PEZA DHE BEN BLUSHI DY YJET E GAZETARISE SHQIPTARE

  12. studenti says:

    edhe fjalimi qe majti beni ne promovimin e librit ishte per te mos u humbur

  13. Nikola says:

    si i bohet me e mor me autograf librin e fredit

  14. UET says:

    Henri Çili:
    Alfred Peza është ndër 10-15 gazetarët kryesorë të këtyre 20 viteve të fundit dhe promovimi i romanit të sotëm është ndoshta ves professional. Njeriu ngelet rob i zanatit të parë, çdo gjë që kryen më tej vërtitet rreth tij. Ky trekëndësh ka të përbashkët gazetën “Koha Jonë” e viteve 95’-97: Blushi, kryeredaktor në atë kohë, unë një reporter i ri dhe Peza një gazetar i konsoliduar. Libri paraqet një specifikë, është kufiri ndarës mes profesionit të gazetarit dhe profesionit të ri të politikanit që Peza e ka filluar me shumë seriozitet dhe ambicie të madhe për ta vazhduar gjatë. Do i thosha zotit Ruçi, kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, që me kaq shumë njerëz që janë sot në audiencë ka nisur fushatën për kryeministër, por kjo shaka. Peza e ka nisur karrierën si politikan në mënyrë shumë të veçantë. Peza ka qenë gjithmonë si gazetar afër njerëzve, afër ngjarjeve, fenomeneve, larg tavolinave, larg karikaturës së salloneve të Tiranës. Edhe politikën e ka nisur kështu. Me trafikun e kontakteve dhe interesave që ai kishte mund të ishte një ministër pa portofol, ose të kishte një pozicion me rëndësi, por ka zgjedhur ndryshe: të konkurrojë në vendlindjen e tij, të ketë një punë të shkëlqyer terreni që e vërteton dhe ky ditar që është impresionues për nga thellësia dhe kontakti me njerëzit, për nga mprehtësia e disa mikro-romaneve që ndeshen në të.

  15. Kosovari says:

    po ne Kosove do ta promovimi librin?

  16. Elbasanllija says:

    e ka qa beni ket shkrimin

  17. Donald says:

    Bravo Fredi, jeni zeri qe i mungonte Peqinit ne parlament deri tani. Urime!!!

  18. PS says:

    Alfred Peza eshte njeriu me i rendesishem qe ka sot Partia Socialiste!

  19. Ledio says:

    Te mirepresim neser ne Peqin… na bej gati autografin

  20. Selma says:

    Ben Blushin e kam lexuar ne librat e tij dhe me ka pelqyer gjithmone ne rreshtat qe shkruante. Ishte i qarte dhe shume domethenes. Nuk shkruan kot dhe duhet ta degjojme ehde kete qe shkruan ai.

  21. Sportisti says:

    Suksese te gjitheve ju ne kete beteje qe keni nisur sic eshte kjo e krijimtarise dhe letersise

  22. Tea says:

    EEEEEEEEEEJ DU NJE LIBER EDHE UNE ?

  23. KLAN says:

    kam nigju qe osht libri mo i shitun nder tgjith

  24. Urimi says:

    JU KAM NDJEKUR ME VEMENDJE NE TE GJITHE LUFTEN DHE BETEJEN TUAJ POLITIKE. POR JO VETEM. POR AJO QE DO TE VLERESOJA ME SHUME PER BEN BLUSHIN DHE ALFREDIN PEZEN ESHTE BOTA E TYRE E TE KUPTUARIT DHE TE MENDUARIT TE GJERAVE. NDAJ I PERGEZOJ TE DY

  25. Guxhua says:

    Gjynah qe PS nuk ja u di vleren ketyre xhevahireve.

  26. Urime z. Fredi per librin si dhe z. Blushi e cila me ka pelqyer komenti vendi me diell e njerez me re

  27. Manastiri says:

    Edhe z. Blushi e ka shkruar bukur kete skice. Uroj qe z. Peza dhe z. Blushi ta c’otomanizojne skenen dhe makinen politike shqiptare, qe e financojne djallezisht shume prej kolegeve te tyre te pacipe dhe ndergjegje otomane. Gjeja me e thjeshte dhe principale eshte distancimi nga ta, pmv fuqive te tyre ekonomike aktuale.
    Urime per te dy keta njerez civile.

  28. Liridon says:

    Ka qene nje kohe kur PPSH,skishte cfare te jepte dhe filloi botimet luksoze per tja dhene gati me zor njerzve.Njerzit filluan te pyesnin njeri tjetrin :Cfare lexove dje ga veprat e …….,A i konspektove veprat e …..etj.Kokat e divaneve dhe bufet e varura,kishin nje ngjashmeri edhe per faktin se mbanin te njejtat libra.Gjate ketyreve dy dekadave kemi pare shume botime nga autore te cilet te lene pershtypjen se me shume libra kane botuar(si autor)se sa kane lexuar.Do te keshilloja z.Preza qe ti jape nga nje kopje libri pa autograf KM dhe ministrave te kesaj qeverie,ti pyese se cfare kuptuan dhe nqs eshte i kenaqur nga pergjigja ti beje edhe autografin.

    1. halimi says:

      Perpos ngarkeses politike dhe ideologjike veprat e …… jane bere me kontributin e mendjeve me te ndritura te Akademise se Shkencave, dhe jane shkruar nga nje njeri i cili luajti poker me aktoret kryesore kombetare dhe nderkombetare dhe……FITOI GJITHMONE.Keshtu qe nuk jane kaq te pavlera sac i ben ti zoteri. Gjeja me e pakte qe perfiton eshte mesimi dhe pasurimi i gjuhes shqipe dhe termave politike dhe letrare. Per faktin pastaj qe ja jepnin me zor njerezve per studim, te jap te drejte sepse kjo ja zvogeloi vleren ne menyre eksponenciale (edhe pse virtualisht)dhe i beri te paragjykuara qe ne fillim.

  29. halimi says:

    o Ben kur do na besh naj liber tjeter mo vlla se i ben mire ato

  30. beso says:

    une doja te isha pas Wendy B.Por ajo nuk eshte dhe bashke me te dhe komplimenti.Megjithate urime.Por pyetja vjen vetiu;Per çfare flet libri?Dhe çfare eshte e rendesishme per nje politikan(me falni mua qe i quaj politiksa)apo per nje njeri te letrave,te pershkruaje ate qe degjeneron apo te kerkoje shembuj sesi degjenerimi mund te ndalet?Kaq kisha per autorin.Ndersa mendoja se ndergjegja nuk ka ofiçine,ne mos ka fabrike,por te dyja tingellojne keq.

    1. Wendy-B says:

      @beso
      hahahahaha
      Pa problem po komentoj tani..Urime Fredit, gazetar dhe njeri i shume i mire. Mendoj se PS eshte me fat qe ka si perfaqesues te saj kete njeri te mrekullueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje