Ra ky mort e u pamë... me SHBA

18 Nëntor 2013, 19:38Blog TEMA

Nga Bardhyl Ukcama

 

Tani që kjo punë u krye, ata që po festojnë fitoren, le të vazhdojnë festën. Pas festes e vjeshtës, vjen Dimri. Në Kosovë u festua mrekullisht “Darka e Lamës”. Të korrat tona nuk janë dhe aq të mbara.

Thënë thjesht, historia ka dy anë. Pasi kjo punë u krye, unë po shkruaj sot për ata shqiptarë, që ishin pro angazhimit të Shqipërisë në një aksion ndërkombëtar të shkatërrimit të armëve kimike, pale me SHBA-në. Po shkruaj për ata analistë e intelektualë, që mbetën vetëm në një fushatë paniku të panjohur më parë në Shqipëri. Personazhe “negative” në një film me histori horrori, djajtë në një botë të paqtë engjëjsh! Nuk mungoi asnjë element, asnjë skenë. Për pak do të nisnin gjyqet popullore. Ata që guxuan të thoshin PO, konsiderohen tradhtarë, bythëlëpirës amerikanë!

Ata u lanë vetëm, pa mbështetje politike. Kryeministri u nis për në Çetinë e opozita u ul këmbëkryq në shesh, pasi rrugëtoi në mediat e gjimnazet e Tiranës. Opozita i tha JO projektit, pasi i kishte thënë PO qeverisë amerikane. Jo një herë, por dy herë, sa për saktësim. Me këtë informacion, ta do mendje të mos kishte bisedime paraprake opozitë- pozitë. Në parim të gjithë thanë PO. U respektua norma diplomatike e u telefonua ne zyrat e PD-së në breg të Lanës. U mor një PO nga opozita, por jo aty ku duhej. Edi Rama nuk komunikoi. Ndoshta besoi dhe ai se ky deal ishte i kryer! Opozita kapërceu “Vijën e kuqe”. E kapërceu pa nevojë dhe me hile. Mendoi se Edi Rama nuk do të tërhiqej e me këto protesta do rrëzonin qeverinë.

Dritëroi i vuri emrin e munguar kujës së ambientalistëve të Sazanit, politikanëve e “analistëve” të opozitës duke i dhënë shpirt panikut në oborret e pushtetit: “Do të digjemi të gjithë si karkalecat”. Të gjitha të tjerat u thanë, i dimë, 78% -shi, fitoi. Festoni! Shqipëria do të ketë zero rrezik nga armët kimike ruso-siriane! Turistët e shumtë të Lindjes e Perëndimit do të dynden në plazhet tona të mrekullueshme në verë. Kosovarët po e po, pasi kërcënuan se do t’i braktisin. Shoqëria civile korri një fitore historike e qeveria tregoi se ishte “e popullit e për popullin”. U kërkua që ambasadori amerikan të shpallej “non grata”, ndërsa opozita parlamentare e “uroi” në zhargonin e ulët të rrugës: ‘Ma gëzofsh pensionin shoku Kole”.

Tani këto u thanë e i dimë, por do të përsëriten prapë e prapë.

Sipas nesh, e pathëna sa duhet, ishte: Në historinë kombëtare kjo ishte një mundësi për një kontribut global, real të shqiptarëve të krahasueshëm me popujt e rëndësishëm. Shqipëria do të ishte e trajtohej si aleate nga superfuqia e vetme ekonomike, politike e ushtarake e planetit. Shqiptarët do të kishin një përfitim ekonomik dhe politik, jetik sot për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. Po, marrëveshja duhej të ishte e saktë dhe dinjitoze. Në këtë pikë duhej këmbëngulur shumë dhe transparenca të ishte e plotë.

A kishte rrezik? Teorikisht PO. Në gjithë jetën njerëzore rreziku është i përhershëm, i përjetshëm dhe ushqen frikë. Por frika nuk sundon në jetën e njerëzve e as të kombeve. Kombet ku frika ka sunduar e kthyer në panik, janë shuar.

U tha me të fortë pse Shqipëria?

Për dy arsye shumë të thjeshta. Së pari, MUNDESIA!

Afërsia gjeografike, rrugët detare dhe ekzistenca e një baze të vjetër ushtarake në brigjet e Adriatikut (Bisht Pallë). Një vend me një popullsi pro- amerikane, që do ta mbështeste qeverinë vendase në një ndërmarrje sensitive të diplomacisë botërore. Një opozitë që kishte bashkëpunuar dje në disa projekte simbolike. Kaq!

Asgjë tjetër nuk duhej e as kërkohej. As specialistë shqiptarë e as teknologji vendase. Këtë e dinin dhe e dinë edhe më naivët. Mund të angazhoheshin disa ushtarë shqiptarë për të ruajtur bazën nga jashtë.

Arsyeja e dytë, NEVOJA!

Sot kemi një Shqipëri të frikshme, plot borxhe me interesa gjithnjë e më të larta. Interesat e borxheve rriten e mundësia e marrjes së borxheve të reja për të shlyer të vjetrat vështirësohet. Thuajse pa eksporte, pa prodhim të brendshëm të rëndësishem, me të ardhura gjithnjë e më të vogla nga emigracioni. Me pak gjë mbetur për t’u shitur nga pasuria kombëtare.

Një atdhe me miniera të braktisura, që marrin jetë njerëzish. Me ndonjë punishte industriale të mbetur nga kohet e diktaturës (si ai i Elbasanit), që më së shumti funksionon për të shkrirë mbetjet e varrezave të tjera industriale në vend dhe vret jetën e banorëve ditë për ditë e natë për natë. Me një qeveri që nuk ka buxhet as për paratë e punonjësve të vet deri në fund të vitit. Me një dimër në prag, që mund të jetë pa drita. Rrugët me një cilësi skandaloze do të gërryhen lehtë nga shirat e moti, duke nxjerrë në pah edhe më shumë gropat e korrupsionit. Ish-sipërmarrjet e “mëdha” janë me kohë të mbytura në borxhe. Flora dhe fauna të shkatërruara. Helmet kimike kudo buze lumenjve, uzinave e depove ushtarake të braktisura. Me një treg të drogës e lojërave të “fatit” që duhen shkatërruar.

Shqipëria ka një popullsi realitivisht të re, e cila, në kushtet e një krize të re ekonomike, do të dyndet sërish në Europë, por kësaj here pa shpresë sepse edhe realitetet ekonomike e politike të Europës kanë ndryshuar. Në këtë rast do të kishim edhe heqjen e sistemit të vizave. Atdheu ynë mund të zhytet në një izolim të ri tragjik. Pra, siguria jonë kombëtare vihet në pikëpyetje! Prandaj lypset një qeverisje shume e kujdesshme dhe një mbështetje e plotë politike për reforma e aksione edhe jo të zakonshme.

Shqipëria ka 23 vjet në asistence, e të mos harrojmë se dy herë janë instaluar forcat ushtarake të Perëndimit për të ruajtur sigurinë tone kombëtare. Dy herë! Në vitin 1991 dhe në vitin 1997, apo jo..?

Në verilindje një bazë ushtarake e NATO-s siguron ekzistencën e shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan, vetë ekzistenca e tij ka nevojë për ushqim të përhershëm të fuqisë amerikane.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht si e ulën e si mbahet në atë karrige, ka përgjegjësi të mëdha para qytetarëve të Republikës. Hiletë e vogla me dëme të mëdha nuk ia kanë borxh shqiptarët. Partia Demokratike lindi si parti e idealeve të mëdha kombëtare, si parti e lirisë dhe vokacionit perëndimor. Mos e harroni këtë! Një revoltë të re popullore si shkak i krizës ekonomike e politike (këtë dimër apo tjetrin), duhet t’i shqetësojë opozitarët e sotshëm, “administratorët arrogantë”, të fajësuar nga vetë PD-ja për humbjen e zgjedhjeve. S’do mund të thërrisni si bosët e djeshëm të piramidave: “Paratë ishin, por i mori qeveria”. Prova me popullin në shesh rezultoi e pasuksesshme. Stabiliteti politik i vendit është jetik edhe për ju.

E theksova më sipër, në dy dekada dy herë janë instaluar forca ushtarake ndërkombëtare në Shqipëri e politikanët janë ndërruar pa të keq në oborret e pushtetit. Nëse do të ketë të tretë, do të shëtisin në rastin më të mirë në oborret e burgjeve. Së paku, disa prej tyre nga të gjithë palët!

Dashuria e të rinjve në rrugët e Tiranës për SHBA-ne dhe qytetaria (pavarësisht se si u nxorën aty) e ka nderuar Tiranën. Kjo mbetet të analizohet me shumë kujdes nga politika, e cila duhet të bashkëpunojë jo vetëm në interes të shqiptarëve, por edhe në interesin e vetë asaj. Rina shqiptare i tha fuqishëm JO helmit të propagandës anti-amerikane e anti-perëndimore.

Dhe sa për saktësim: PO-ja jonë nuk ishte e nuk është thjesht PO dashurie për Amerikën. Ajo ishte e mbeti pikë së pari PO dashurie për Shqipërinë. PO mijëra njerëz që kanë vdekur e vdesin rrugëve të Sirisë e botes, kudo ku politika e dobishme ka vdekur. Nuk duhet të vdesë edhe në atdheun tonë. Ra ky mort e u pame e do të shihemi serish.

Por, sipas nesh, JO supet e Shqipërisë ishin të dobëta për të marrë përsipër një aksion të tillë, por supet e politikanëve tanë foshnjore për të marrë përgjegjësi për të forcuar atdheun…!!!

60 komente në “Ra ky mort e u pamë… me SHBA”

  1. adri says:

    Ka ende kohe ti thuhet po armeve kimike nje popull ehste me mire kur pranon se u nxitua arsyet ishin te shumta per ate qe ka guxim te korigjohet asnjehere nuk meret per dobesi por per llogjike .

    1. saimir says:

      Bravo. Edhe une mendoj se mund te kthehet koha prapa po te duan diplomatet e huaj. Une votoj PRO

      1. NYC says:

        Ne qe te njohim ketu ne New York krenohemi me intelektual si ty Zoti Ukcamaj. Kjo diaspore mund te jape me shume per Shqiperine. GOD BLESS ALBANIA

        1. malsori says:

          Kadal Bek se ka hyndek- thon n malsi. Tash po e kqyrin shqiptaret se ca do me thane me te lan vetem amerika. Bash me tlan n pun tande ne Dimen si shkruan Zoteria ne ket shkrim.

      2. elena says:

        Zoti Bardhyl une mendoj se kjo pune nuk u organizua si duhet. Saliu priti se mos e telefononin amerikanet dhe do ti jepnin garanci per veten e tij. Amerikanet nuk e konsideruan dhe ai aktivizoi gjithe meakinerine e vet per te perhapur panik.

    2. -homeri says:

      –ky shkrim eshte per mua qe kam ngulmuar shume si komentues per kete marveshje historike –nje ekstrakt i plote i asaj qe humbem —ne se mbas nje jave behet nje referendum do fitoi po, por me kusht qe asnje perfaqesues i shoqeris civile dhe medje ta futet ne prapagaande , thjesht populli te gjykoi vete dhe qeveria te jete trasparente per ti thene popullit , cfar fitojme dhe c fare rrezikojme

    3. Agon says:

      si gjithnje i mrekullueshem me shkrimet e tua. Kam nje respekt shume te madh per ty. pershendetje nga Tirana.

    4. donika says:

      kam pa te gjith shkrimet e tua. te gjitha SUPER. me shume domethenje. Suksese e Zoti e Bekoft Ameriken e Shqipni

    5. Edlira says:

      Apsulutisht shkrimi me i rendesishem qe kam lexuar deri me sot per kete teme. Te falenderoj per analizen e plote dhe kendveshtrimin realist Zoti Bardhyl Ukcamaj. Ky eshte kontribut nga bota intelektuale.

    6. ari says:

      Nje BRAVO e madhe. Korrekte e sakte dhe si duhet anliza jote Zoti Bardhyl. Eshte lehte per te thene JO por politikanet duhet te jene me te pjekur. Jane akome si thua ti me krahe te dobet.

    7. hajriu says:

      Fatos Leshi (lubonja) kerkoi ta largonin nga shqiperia ambasadorin amerikan. Kete se ka kerkuar as diktatori i Sirise. Ndersa nje morracak i PD-se Strazimiri tha: Ma gezofsh pencionin z. Kole…a ka turp me te madh se keta qyrraveca te flasin en Parlament e media ne emen te shqipertise? Respekte per Ty Ukcamaj.

    8. Saranda says:

      Me shume endje te kam lexuar dhe te lexoj gjithnje miku im i mrekullueshem Bardhyl.

    9. USA says:

      Simply The BEST. Te lumte Z. Bardhyl Ukcamaj!!!!!!!!!!!!!

    10. antigona says:

      I LOVE IT. si shqiptare e ameriks e studente ktu me familje te pergzoj shum. Fort Bukurrrrrrrrrrrrrr. Me shum simpati per ty A.G>

    11. Hajdar says:

      E pate ate legenin si e ngriten turma nga sheshi kur edhi me dy gishta. Ka shperndare gjithe Forumin Rinor te Partise se tij me ju bere thirrje , sigurisht jo ne emer te PD-se, te rinjeve per te lene mesimin. Kjo eshte e ditur nxenesit mezi persin me lene mesimin e me dale ne rruge. Do ta perdore prape kete metode. Kafsha e ndyre. Ketu kam kritika Bardhyl, duhet ti kishe rene me emer me shume Sali Berishes..

    12. Juliana says:

      per shkrime te kesaj natyre ka nevoje shoqeria jone qe eshte mbingopur me mediokritet. Tek z. Ukcamaj pasqyrohet shkollimi ne perendim dhe ndikimi i asaj kulture. Duket pak si shume i ashper me realitetin shqiptar por eshte i vertete une mund te shtoja edhe me shume.

    13. luli says:

      z. Ukcamaj i ke vene pikat mbi i..je i shkelqyeshme. Ka nevoje shqiperia per Ty e miqte e tu. Uroj te shoh prap ne politiken shqiptare. ka shum nevoje.

    14. zefi says:

      Mund te thuhet pa kurrfare medyshje se kjo analize eshte krejt e nevojshme. kam lexuar edhe shkrimin e meparshem te Z. Ukcamaj, kam lexuar edhe komentet e Meros, A. Krasniqit, Artan Lames e disa te tjereve. Ishin realiste. U perhaps frige sikur do te niste lufta e dyte boterore. U rreshtuam me Sazan gurin ne front kunder amerikes…hahahaha….dhe fituam!

    15. jozefina says:

      si bre si kapen per zhelesh grate demokrate qe rrethuan me gjokset e tyre foltoren e parlamentit. Si nuk i leshuam zagaret e policies me i shpernda demostruesit. Tere PD-ja ka punuar ne fshehtesi ka nisur nxenesit neper gjimnaze qe te nxjerre ne rruge te tjeret, Nuk ka dale me emrin e vet se e din se nuk e don kush me PD-ne. Ka hapur studion e Fevziut per te vene kujen e panikun. Analiza jote z. Ukcamaj tregon nivel intelektual qe ketyre taneve u djeg fort.

    16. arifi says:

      Thaoni se dashuria e te rinjeve per ameriken e ka nderuar tiranen. Shume e drjte megjithese u mundun ti manipulonin. Jam dakord me shkrimin e zoteri Bardhylit.

  2. Dom Gert Gjoni says:

    Nuk mbahet “atdheu” me miell uha, e jo ma me mbetje armesh kimike, Bardhyl burri. Amerika kjofte me jete e u perterifte gjitnji e mâ shume, por me na pase dashte aq shume e kishte bâ ndoj investim te dukshem ne kto 23 vjet….. me pase dashte. Ne fakt nuk ka dashte. Ndoshta ka ardhe koha qi shqyptaret te nisin me e dashte ma shume vedin sesa te tjeret. Edhe Krishti ka pase thane “Dueje te afermin, porsi VEDIN”.
    Ameriken nuk e kena te afert, fatkeqesisht.

    1. mali ulqin says:

      Mor Dom Gret Gjoni: Ja SHBA-te kan investuar per ne shqipetaret ja mos thuj ma…,ban mire t´menon niher para sa te shkruash…

    2. "SHQYPTARI" says:

      E spias mendimit dhe komentit tuaj ZOTNI, na paska dashte Europa. Mos bre burre, mos shkel edhe mbi ato qe na ka lane te shkrueme Fishta i madh. Nuk po due me i dale zot Amerikes (ajo deri tash i ka te gjitha potencialet me kene zot i vedit) por deshta vetem me ju kujtua se realiteti yne historik flet ndryshe.

    3. ariana says:

      Po amerika ka shpetuar nga zhdukja Kosoven, gjysmen e atdheut. Po amerika ka shpetuar jugun e shqiperise nga aneksimi Grek. Po Amerika na ka antaresuar ne NATO. Po amerika ka assistuar qindra miliona dollare projekte e ndima…eyj…etj…etj…

    4. rd says:

      A thu s.te duket investim Kosova dom Gerti ?
      Me dasht vedin….??
      Kena nje jet qe vec vedin duam….vec mendja jone na pelqen…
      Big LIKE Bardhyl !

      1. Dom Gert Gjoni says:

        Ne mos kjoshi te zot, shqyptare, me ndeje disi ne kambe tueja mbas 100 vjetesh “pamvaresi”, udha e mbrapshte ju kjofte! Ne kete bote veç i forti rrin ne kambe, kush shtrihet e shtypin me kambe. Ndoshta kete doni, me u shtru qylym gjithkuj e gjithnji. Ju uroj nji te ardhme te ketille, shtroje kambet per gjitkend qi kalon asaj rruge pergiate detit Adriatik…

  3. korcari says:

    I thua mor Bardhyl djali i thua,por kujt ja thua…….

    1. aleksi says:

      E pate si kercente Blendi fevziu ne studio. Bente harta sikur do te zhdukej gjithe ballkani. E pate si kercente ne Parlament Zhozefina me Mesilken e Vjollcen. Nuk kane faj se kane bere miliarda, sa per keto qe thote z. Ukcamaj, te papunet, kriza ekonomike etj etj..as u kercet prapanica. e kane shkaterruar kete milet e tash duan natyre te paster. Ne fakt Natyra do te ishte me e paster po te behej kjo marrveshje se pastroheshin edhe helmet e mbetura ne vend. Por ato si ato kurva ishin e kurva mbeten.

    2. Artur says:

      Shkrime si ky duhet te ishin shkruar qysh diten e pare. Sa nuk na thane se do te vdisnim te gjithe. Si karkalecat tha edhe shkrimtari Agolli. sa shume mosbesim ka ne shqiperine tone. Nejse respekte per ty Z. Bardhyl.

  4. ---------- says:

    Armet kimike nuk kane per te hyre ne toke Shqiptare dhe pik. Edhe Goebel-si te propogandoj nuk na e ndryshon dot mendjen.

    Kush deshiron te ndihmoj Ameriken, Sirianet, Rusine, apo Cifutet le te orfroj ndihmen e tij ashtu sic e ofruan tekniket belg, norvegjez, dhe gjerman.

    Kemi hyre ne histori me kete qe beme. Dime te rrespektojme dhe ta duam veten.

    Ky eshte cmimi Nobel qe ja dham vete vetes: Preservim Rrace.

    Mos te perpiqemi t;i japim vetes me shume kompetenca se kemi. Duhet t’i njohim limitet tona.

    Ate cfare kemi bere per SHBA e kemi bere, cfare nuk mund ta bejme nuk e bejme dot.

  5. Koci says:

    Dhi e krimbur he bishtin perpjete nuk behet.Ne duhet te veprojme me interesa perderisa s’kemi qene te zote te marim ne dore fatet e vendit,Tja leme ne dore njerezve te pergjegjshem e vizionare te gjykojne dhe te marin vendimet e duhura cka eshte me e mira per interesat e Shqiperise dhe ti largohemi populizmit qe ne fakt nuk eshte shprehje demokracie

  6. Batoni says:

    Te falenderoj per kete shkrim bardhyl Ukcamaj. Kam marre pjese qe ne diten e pare ne demostrate me nje kerkese: na tregoni marrveshjen. cfare fitojme e cfare humbim. nuk folen. Sa per Lulezimin as qe duam tia shohim syte por edhe Rama duhet te fliste me shume. Sot shume jane penduar, me beso.

  7. ali Pashai says:

    Po ato mijera mbetje kimike ne shqiperi si do ti behet. Do te mbesin rrugeve? se po te behje kjo marrveshje edhe ato do te shkaterroheshin. Apo i kemi te siguaruera tani 31 vende me to. Te lumte Bardhyl.

  8. Xxx says:

    Ve bast se shumica e atyre qe ishin ne shesh po tu premtonin $1000 do shkonin me gomone ne Siri ti merrnin armet kimike.

  9. pelivan says:

    Te lumte Bardhyl Ukcama! Po perse s’e hodhe dje kete editorjal te famshem o i madh,qe ne injorantet te mos degjonim vetem zhuzhztjen ne vesh,te mushkonjave te saliut,perhapur gjitheandej,duke mos lene njeri ne kembe pa e pickuar,njesoj,sikur ishim duke bere vaksinen mbar popullore te gripit!… Turp dhe faqe e zeze per partin e saliut . Turp dhe per te genjyerit, qe harruan se me farmak nga lengjet e Sirise, jane sali hidherimet, qe vrasin. Cdo dite mbyllet nje,dy shtepi …

  10. besimi says:

    Kur ben politike Sazan Guri, Mesila Palma e altin Enver Goxhe keshtu eshte. O Bardhyl Ukcamaj. Iken shumica e atyre qe bene dy gjera te mira.

  11. Profesori says:

    Lulezim Basha eshte milioner si han palla per shqiptaret. iken nga erdhi prej lulezave te hollandes. Tallet me ne qe rrime me nje kafe ne dite. Sala ka bere miliarda dhe te gjithe rrethi i tij. Ne mbetem te varfer. Duhen burgosur ndryshe Edi i humb votat tona.

  12. Profesori says:

    Harrova te them se nese kishte ndonje incident me armet na digjej palma e Mesiles.

  13. Erinda says:

    Une jam me Bardhylin. Keta te tjeret i degjuam per dite se kuptoj se pse lodhen per te bere komente. Shkrim qe duhej z. Ukcamaj

  14. demokrati says:

    Bardhyl Ukcamaj ke i ke bere nje sherbim shume te mire shoqerise shqiptare edhe kesaj here.

  15. martini says:

    Mbahu bre burr malcije mos e lesho veten ne kete fare feje.Ktheje dhimbjen ne force si xhaxhai juaj qe na ruante dikur komandant Enverin
    Nuk i perkas asnjelloj ekstremi qofte atij te ish togerit rus Dritero Agolit qe do ta helmonin amerikanet qofte dhe ketij nipit te Gjeloshit qe paska hapur dyert e zise.
    BardhOKu jo vetem se tregohet shume konfuz por tregon nje impotence intelektuale te neveriteshme Pse ?
    Ne disa rrjeshta nga mesi na “hap barkun” duke na zbuluar se kemi nje shqiperi te frikeshme me borxhe astronomike,pa ekonomi,pa financa, pa ushtri por vetem se jemi kthyer ne kombinat droge sa shifrat eksperteve llogarisin mbi 4 miliard dollare qe duhet “ti bjeri te fiket” cdo presidenti te botes.
    Pyetja per kete mortjen artikullshkrues eshte:
    Po sikur te mos ishte ky rasti me helmet e Assadit me cfare rruge tjeter do dilte Shqiperia nga ky kolaps kozmik ?
    Me poshte vjen pyetja e dyte:
    Kush e shkaterroi Shqiperine ne kete menyre kanibaleske kur dihet qe banda e bashmalokareve tuaj me Elezbiberaj,Saliberishin,Azemhajdarin,Mehmetelezin,Besnikmustafat,bucpapatat,brecanat,sokolat,gjeloshat,bashkurtat e bashmutat qe as serbi me grekun po te na kishin pushtuar nuk do te na shkaterronin ne kete menyre.
    Qe nga 1992 e deri ne ditet e sotme te gjitha qeverite shqiptare kane ndjekur me perpikmeri keshillat dhe sugjerimete USA & BE ne te gjitha drejtimet.Biles ambasdoret e tyre pothuajse jane kthyer ne zot shtepie persa i perket Dipllomacise,Ekonomise,Ushtrise etj qe pa frike mund te themi se kane faj kryesor ne kete gjendje perverse duke ndjekur politiken “e mos shikimit te berish-djallit”.
    Protestat e nendorit ishin nje leksion ekselent qe rinia shqiptare
    i dha botes perendimore ,qeverise Rama dhe ambasadoreve te akredituar ne Tirane se ato jane zoterit e kesaj toke dhe nuk ka te drejte as Obama,as Putini,as Xhon Kerry me Lavrovin dhe as Ban Ki Muni te na genjejne se po behemi shpetimtare te Sirianeve dhe te marrim Nobelin kur te tjeret tallen me shqiptaret.
    Per kete te pikelluarin e Lekbibajve po tregoj nje “copy-paste” te shkurter per te nderuarin Xhon Kerry se deri ku arrin e drejta per proteste e njerzve te lire ne nje demokraci reale.
    Tropojamerikani BardhOK ne nje artikull te meparshem e quante krim demostraten para ambasades amerikane dhe per ti treguar se sa superservil i peshtirosur eshte le te lexoje keto rrjeshta me poshte per te kuptuar se ato te rinj shqiptare qe morren pjese ne protestat atdhetare te nendorit nuk bene me shume se sa beri i nderuari Xhon Kerry ne prill 1971

    On April 22, 1971, John Kerry became the first Vietnam veteran to testify before Congress about the war, when he appeared before a Senate committee hearing on proposals relating to ending the war. He was still a member of the United States Navy Reserve, holding the rank of Lieutenant Junior Grade. Wearing green fatigues and service ribbons, he spoke for nearly two hours with the Senate Foreign Relations Committee in what has been named the Fulbright Hearings, after the Chairman of the proceedings, Senator J. W. Fulbright. Kerry began with a prepared speech, in which he presented the conclusions of the Winter Soldier Investigation, and then went on to address larger policy issues.

    The day after this testimony, Kerry participated in a demonstration with thousands of other veterans in which he and other veterans threw their medals and ribbons over a fence erected at the front steps of the United States Capitol building to dramatize their opposition to the war. Jack Smith, a Marine, read a statement explaining why the veterans were returning their military awards to the government. For more than two hours, almost 1000 angry veterans tossed their medals, ribbons, hats, jackets, and military papers over the fence. Each veteran gave his or her name, hometown, branch of service and a statement. Kerry threw some of his decorations as well as some given to him by other veterans to throw. As Kerry threw his decorations over the fence, his statement was: “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.

  16. zefi says:

    edhe kastravecat na dolen jo si duhet e spo i shesim dot ne Mal te Zi, me pataten jemi mire. Patatja eshte edhe buka edhe ….ku pyet shqipja e malit or ti.

  17. bukoshi says:

    Sipas njohurive qe po shperndahen permjet mjeteve te informimit, ka psur mundesi edhe shum leverdi e, jo rrezik te pranohej oferta ashtu si e tha Kryeministri. Por, gjersa te jete brenda Shqiperise agjentura serbosllave, me kryeagjentet Salo-Fazllic, gjenden njemije e nje mennyre per te na penguar te shkojme perpara drejt qellimit te deshiruar! Po te kishte qene Salo- Fazlliqi ne Pushtet, kjo pune do behej pa degjuar njeri. Po nuk i erdhen investitoret se ai ka dashur ta beje Shqiperin qender te energjise atomike, Nuk Ju kujtohet???

  18. artan says:

    shkrimi me i mire per kete teme. Respekt

  19. Tonin Arra says:

    Nuk e di se si te drejtohem Rexhep Bardhok apo Bardhyl…
    Ti flet per atdheun por vete je fshehur atje ne ameriken e larget duke lare pjatat e kush e di cfare mejhaneje??…
    Kur e ke kaq per zemer atdheun tend te kishe ndejtur ne Btoshen tende te dhjere se do ishe duke ceruar kallamoqin qe do ishte I denje vetem per derrat…
    Shkrimet e tua qe shkrime u thencin me mire postoja si hartime qe ti korrigjoje Haki Zllamaj ose Hamit Aliaj.

  20. Agon says:

    I skelqyeshem si gjithnje mbetesh Bardhyl Ukcamaj.Me kujtohet takimi Majko – Berisha qe organizove ne vitin 1998. Ndoshta duhej nje kordinim me i mire.

  21. lul basha says:

    Miku Bardhyl. Tani Luleza do te aktivizoje nje skuth me pagese tek selia per te bere ‘komente”. Kane ne pune nje grup te plehut qe aktivizohet kryesisht per largavitje ne komentet e kesaj gazete. Ketu ne seli ne katin e dyte.

  22. shhht foli ukcama! says:

    nga e di ti ukcame brekedhjeri, analist llogoresh, qe shqiperise do ti “plasnin” damaret nga te mirat materiale, ekonomike, sociale, politiko-strategjike qe do ti vershonin nga PO-ja per armet? Ke pase ndonje takim tet-a-tet me zyrtaret e larte amerikane? Ke ndonje oferte zyrtare ne duar? se gjithcka dime ne dhe kori ukcamian qe te eshte bashkengjitur ne forum, jane thashetheme gazetash. Nuk i tha opozita JO armeve, por mijera perfaqesues te te gjitha brezave, qe ti, nje propogandues i felliqur, kerkon ti njollosesh.

    1. ana says:

      Per cilin popull e keni fjalen per dy-tre qind ambientalistat e Altin Enverit apo Sazan Gurit e tre kater shoqerueset e Mesiles. PD-ja shperndau femijet e ztareve te vet neper Gjimnaze qe te bragtiset mesimi. E ka thene mire nje komentues ketu ne forum. Shko neper gjimnaze, njerit ti thuash dalim ne demonstrate turren te gjithe. Por PD-ja nuk mund te dilte si PD se nuk don kush me ja pa bojen. E provoi Saliu me Lulin i larguan nga sheshi. Edhe analistet qe i blene me paret e korrupsionit deri para pak muajsh. Artan Hoxha e Frangaj. Kaq duhej sa per te hape panik.

  23. Ana says:

    Z.Bardhyl Ukcamaj jam e lumtur qe kam nje mik si ty, model i nje qytetari te mire, nje intelekuali te pergaditur si duhet, me ndershmeri ne Universitet me te mira te Amerikes. I integruar si pak kush ne shoqerine amerkane. Nje shqiptar qe ishte ne krye te levizjes antikomuniste e me pas ne krye te disa aktiviteteve me te rendesishme politike, pa punuar as nje dite ne administraten e Sali Berishes. I dashur e respektueshem, miku i afert i At. Pllumit. Pershendetje nga Toronto.

    1. Stop hipokrizise . says:

      Nqs ka skuth me te madh nga studentet e dhjetorit ky eshte sy gjarperi Ukcamaj.Jo vetem ky por nje pjese e kosiderueshme e atyre studenteve te dhjeretorit u treguan trima leshi me nje sistem qe kishte rene me kohe dhe nuk ishte koha per permbysje bolshvike por per CMONTIM TE DIKTATURES qe ishte rruga e vetme per te dale nga ai sistem i gabuar.
      Shumica e ketyre studenteve si ky Bardhok Lekbiba ja mbathen nga syte kembet dhe bejne koqen e qefit neper amerike dhe kanada dhe jo vetem kaq po po bejne rrolin e DIN SHUMIN duke masterbuar me vehten e tyre dhe duke arritur ne ORGAZEM disa kusherinj te tij si kjo ANA nga KARNADAJA.
      Pse nuk ka shkruar asnje fjale ky skuth me sy gjarperi
      -per Gerdecin
      -21 janarin
      -shitjen e detit
      -varrezat e ushtareve greke
      -furnizimin me nafte te milloshevicit
      -genocidin kunder fisit haklajve
      -vjedhjen e 300 miljon dollarve te rruges kombit
      -etj…etj..etj.
      Njerzit qe u merziten me shume nga JO e Rames ishin Berisha,Lulqimbasha,Fatos Lubonja dhe dy qytetare amerikane “miq te sales”
      DAMIR FAZLLIC & NICK GAXOJANIS qe ju bashkohet dhe ky bardhok lekbiba.
      Ti moj Ana te keqen nana ti thuash nje ish enveristi te terbuar si Ukcama mik te afert te At Pellumbit eshte jo vetem budallakije por edhe marri.
      Se kush jane keto heronjte e dhjere te dhjetorit qe kakarisin nga amerika lexo historine e legjendes se tropojes Rukije Rama te kuptosh se cfare prejardhje kane keto bolsheviket e tropojes qe masakruan per se gjalli nje heroine ku dhe turbo komunstet e fisit te ketij sy gjarperi kane hisen e tyre.

  24. hasani says:

    Po me kto plehnat qe kam met prrojeve cka do bajme. Pse si [astroj Luli me Saline per 8 vjet. E shkatrruan shqipnin kta horra e tash dun me u ul edhe n shesh. Far e keqe.

  25. kujtim says:

    Ne asnje rast aleanca me ameriken nuk duhet cenuar. Pa mbeshtetjen e sauj do te jemi te humbur. kete pelqej me shume nga shkrimi i Ukcames.

    1. ariola says:

      o kujtim o miku im

      99.99 % e shqiptareve mendojne se aleanca me ameriken nuk duhet cenuar dhe nuk mendoj se zbuluesi i saj je ti me kete artikullshkruesin.Ne nuk me beme me shume se Anglia qe eshte aleati me i ngushte e cila refuzoi sulmin ushtarak ne paralment.
      DASH-i dhe ambasada amerikane deklaruan se marrdheniet me shqiperine nuk do preken ne kete rast,prandaj mos u tregoni me amerikane se amerikanet se kjo quhet bythelepirje….

  26. ra ta si says:

    or miq mos e rruani trapin per asgje po shikoni veten dhe familjet.Gjithe te tjerat jane perralla me mbret.

  27. ana says:

    Skuth e shkuar skythit por nga ata te uletit fare duket ky i (stop hipokrizise, tonin arra, e martini) i njeti mi nevojtoresh. Ti o mi e urren veten tende se vetem si anonim ke per te mbetur gjithe jeten. As per leter higjenike nuk je i denjete per Bardhylin e shoket e tij. Ata jane figura publike nder me te nderuarit. Ska asgje te keqe per te thene sa do te gerrmosh ti e kushdo tjeter. Ti do te vdesesh ne maraz e anonim. Une e kam mik te vjeter z. Ukcamaj, pamvaresisht se nuk e kam pare prej dekadash por e konsideroj shume me te afert. Plas nga intai ne erresire.

  28. Ilir says:

    vertet na rruan trapin ky karabushi i stop hipokrizise, tani na u marrka edhe me drejtuesit e levizjes se dhjetorit. Shko mor klysh diktature i rritur ne hije. Nuk doja me u perzie por tani qe sulmon dhjetoristat ky trapi e teproi.

  29. stop hipokritropojane ! says:

    O Ilir nevriku ketu poshte i ke kelyshat e dikatures bashke me kete nipin e rojes personale te Enver Hoxhes qe po e shajne “dikaturen” ma shume se te burgosurit e Spacit dhe Burrelit.
    Ky hipokriti Ukcam me gjithe krimet e perbindindeshme te Berishes asnje here nuk e ka hapur sqepin.
    Populli u ngrit ne kembe se ne Gerdec qeveria shqiptare bashke me firma mafjoze amerikane vrane 26 veta midis tyre dhe femije.
    Ku ishit ju studentat e dhjere te dhjetorit ne 1996,1997,1998,2008,2011 kur ai vend u karbonizua ??????
    Hodhet gjasme Adil Carcanin me bebelina dhe Ramiz Aline qe ju coi spiunet dhe ja u vodhi ato pak merita.
    AKOMA BESONI TE PARDESYBARDHET DHE XHUPEZINJETE SPIUNE TE DHJETORIT ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Fjalimi i Berishes botuar ne gazeten RD 20 gusht 1995.

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”

    VIJON

  30. Sali Rama says:

    A e degjuat Salih Berishen burra. Tha rreziku ne vendet e natos per tu dempntuar keto armatime eshte 0.1 % ndersa ne Shqiperi 0.4 % nuk paska qene ndonje rrezik i madh sa te ngrinte gjithe boten ne kembe????????????????????????

  31. polisi. says:

    ore posi ka munsi jeni pro tani se ungriten ne grev njerzit eatyre te korruptuarve ata nuk kan problem ata ikan biznezet kan siguru lle femijet tani dun ajer te paster lle nje popullsi te varfer se do jetoin akoma mamir….nu po ecen perpara ai vend kur erlli demokracia isha 15 vjec po vete 40 akoma jemi rruges per ne evrop kjo evrop qe mos qoft ma irant zjarri tre milion banor jemi sikur te ishim ja 50 milion ajde ma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje