Armët e Assad-it dhe Shqipëria që dua

15 Nëntor 2013, 00:30Blog TEMA
Armët e Assad-it dhe Shqipëria që dua

Nga Arjan Melonashi

Ka shume dite qe faqja FB – me aq pak sa e hap – me nervozon. Me nervozon pasi gjej ftesa e thirrje e shtysa e ngasje per aprovim, per te Click-uar “Me pelqen”, per tu bere bashke e njesh, per tu ngritur apo shtrire, per te thirrur a ngjirur, turme e tere;.. per barrikada e protesta kunder asgjesimit te armeve kimike ti Sirise ne vendin tone.
Nostalgji e histeri se bashku, e thashe qe me nervozojne, i leme menjane…Mjaft pra.
Jam ngritur e jam ngjitur ne Qytetin e Studenteve 20 e ca vite te shkuar: e vlente. Shqiperia ndrroi édhe fale 1/3.000.000 (nje te tremiliontes) pjese te kontributit tim e, qofte edhe per kaq pak, ndihem krenar perhere.
Sot nuk eshte e njejta gje. Sot shtrohet nje problem mjaft delikat, teper-teper delikat patjeter, por gjithsesi: thjesht teknik, te cilin politika shqiptare… me mire te them: politika atdhedashese shqiptare, mund ta shndrroje ne nje fitore te madhe strategjike per kombin te cilit i perket, te cilit i perkas.
Jam larg prej 20 vitesh, nuk njoh me themel realitetin shqiptar, por mund ta perfytyroj nga lajmet qe marr, nga vizitat qe bej. Nga ana tjeter, te jetuarit larg, te hap horizonte e perspektiva te pa enderruara me pare. Ngjarjet, ndodhite, shihen me te tjere sy, qemtohen nga te tjera mendesi e te tjera pikepamje.
Smontimi i armeve – per me teper kimike – te nje vendi tjeter ne truallin tend, mund te deshmoje sa mungese e respekti ndaj Shqiperise prej te ashtuquajturve “kombe te medhenj e themelues” te Paktit Atlantik, (i leme keto plehra kimike ne kete vend te vogel e pa pike rendesie, e kush e vret mendjen per ca mijra kilometra katrore e 3-4 milione banore!) po aq edhe te kunderten:
“Ja nje vend i vogel, por tejet strategjik, popull trim, i paperkulur, i ndjeshem, qe merr mbi vehte nje pergjegjesi te tille boterore, i tregon globit mbare se e meriton vendin e privilegjuar (!?) qe ze ne NATO…” e te tjera e te tjera.
E verteta?
Une e mendoj te tille:
Shqiperia e Re postkomuniste, beri te gjitha perpjekjet per tu ingranuar (dhembezuar) me rrotezat e NATO-s, te Bankes Boterore, Fondit Monetar e te tjere e te tjere organizma pa fund… i njohim perfundimet:
e pa mesuar ne loderza te tilla, klasa e re politike, nuk e kuptoi se, si ne perrallen e Pinokut, dic duhet te japesh per cfare merr: jo gjthcka eshte falas.
Buratini prej druri lodroi nje nate te tere, por si shperblim pat veshet e gomarit… e ky eshte nje mesim.
Shqiperise i jepet nje tjeter mundesi sot: te kuptoje ate qe nuk kuptoi me luften per clirimin e Kosoves. Te keqijat nga gadishulli ballkanik (te pakten nje lufte boterore) vijne (rrjedhin) nga mungesa e drejtpeshimit ne keto troje:
popujt ne te jane aq luftarake, vitale (jetesore) e te marre e kryenece, sa mund te mposhten thjesht me barazpeshe, si mes gjelash: njeri kunder tjetrit: 1 vlen 1.
E deshmon Jugosllavia e pasluftes se dyte boterore: e respektuar fale Josip Broz Tito-s qe paraqiti popuj te ndryshem si nje njesi etnike gati prej 20 milione banoresh.
Sot kemi nje peshe e nje mundesi po aq te madhe: te paraqitemi si nje fuqi e tille ne Ballkan (sepse te tille jemi) me milionet e shqiptareve kudo jane: Kosove, Mal i Zi, Serbi, Bosnje, Maqedoni e Greqi.
…….
Armet kimike te Assad-it? Po kush e can koken per to? Duan ti smontojne ne Shqiperi? Bujrum!
Jemi te afte ta bejme.
Vec pazarin e bejme ne, e drejt e ashtu si koha e drejtesia e do: Shqiperia nuk qas parà, nuk pranon euro apo dollare. Marrim nje rrezik persiper:
ne kembim Shqiperia do garancine e truallit te vertete, etnik,…
aq sa eshte,…
ky eshte rreziku,
kjo eshte e ardhmja.
Kete vendim, nen kete pikeveshtrim mund ta marre vetem nje strateg, nje njerì me vizione te arta, nje njeri qe do te doje te mbetet ne histori e te quhet: Burre Shteti.

11 komente në “Armët e Assad-it dhe Shqipëria që dua”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    O Arjan
    Po ku je ore burre i dheut?
    Akoma me te dredhur e pi cigaren ?

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      O Tironso..,po ky Arjani qonka koqja e Gamorit,…
      Ktij i qonkan pjerdh trut ne emigracion.
      Shkrim ma idjon nuk kam lexue…”si,do bohemi fuqia e Ballkanit dhe duam trojet etnike…”
      Ky duhet te jet nga ata qi quhen parazitet e Bythrishes.
      Sa mjeran per nje burre mbi te dyzetat qi mendon si fmij i vogel, qi kur shurret ne brek,gzohet dhe bertet mami e bona çiçn.
      Teorin tane mre Arjan fute ne byth ene ,bythen mbaje ulun atje ku ke emigru ene mos derdellis,en na jep ment e tuja te mykme.

  2. A. Duka says:

    Armiku i shqiptareve eshte Sali Berisha:
    Mblidhi trutë o njeri…

    Nga Arben Duka

    S’e pranon më rezultatin,
    me feizbuk na lajmëroi…
    Ne e njohim psikopatin,
    nuk është se na befasoi!

    Nuk e dim’ se ç’ka në mëndje,
    kur na shkruan, deklaron,
    se “në duar trafikantësh”,
    ky pushtetin s’e dorëzon (!)

    Nga që shumë po rri në det,
    Sala do ketë futur ujë,
    si pa dashur po na flet,
    se këtu do ketë rrëmujë?

    Ju thashë jini vigjilentë,
    o shqiptarë anë e mbanë,
    se ky mostër ëndëron,
    që të bëhet kasaphanë!

    Ne e mundëm këtë zgjyrë,
    veç me votë zabrahanin,
    po s’e ka kuptuar mirë,
    provokon tani Sovranin!

    Na nxjerr Lezhën si sebep,
    qé i paska ndez’ inatin,
    KQZ-ja o gazep,
    s’e ndryshoi dot rezultatin!

    KQZ-ja s’bën estradë,
    (se kaloi një muaj i tërë)
    por po bën një maskaradë,
    thua nami qenka bërë!

    Zvarrit shpalljen e fitores,
    si padrinua urdhëron,
    Por as Zoti – jo më Lefti,
    dot fitoren s’e ndryshon!

    Pas ca ditësh ç’do të thotë,
    ç’do na shkruaj xha Saliu?
    Kur dhe një mandat në Shkodër,
    do t’ja marrë Fatmir Mediu?

    Lezha që u numërua,
    rezultatin s’e ndryshoi
    Po doli Hajdut në Shkodër,
    mostra si do reagoi?!

    Mblidhi trutë ore njeri,
    se je gjysh edhe baba,
    jemi në demokraci,
    nuk ësht’ humbja kaq hata!

    Është e sigurt që ke ikur,
    dot nuk e ndryshon më fatin,
    dhe pse një sebep ke shpikur,
    dhe s’do njohësh rezultatin!

    Punë e madhe po s’e njohe,
    s’njohe ti as Kushtetutën,
    dhe për një ndryshim mendimi,
    asnjëherë nuk t’u lutën!

    S’ke njohur as Kushtetutën,
    siç e ke zakon kur humb,
    sot atë që s’e ke njohur,
    para syve na e tund!

    S’ju them ndonjë gjë të rrallë,
    se shumica mirë e dinë,
    sa të jetë Berisha gjallë,
    është rrezik për Shqipërinë!

    http://goo.gl/DVW6Tz

  3. Ariana says:

    Ne nuk kemi asgje çtju tregojme fuqive te medha me te gjitha mundesite per ti smontuar armet kimike.çme permend Naton dhe Banken boterore????? keko pak ne internet dhe do shohesh qe Natoja eshte fuqija me e madhe luftarake qe ka hapur gjithe luftrat neper bote.Ka uzurpuar vende qe se kane pasur ne llogari per tu vjedhur pasurite e petrolios dhe te tjera,duke kthyer popujt ne skllever.Banka boterore me pretekstin e dhenjes se borxheve qe ju jep gjoja per te rimekembur vendin nga nje gjendje qe i ka katandisur lufta e Natos,ju mer pavaresine monetare dhe i fut ne spiralen e debitit publik.Shtetet je jane ne EU duan te dalin prej saj(flas per popullin),ne duam te futemi.

  4. futja kot says:

    here tjeter pafsh enderra me gjell pasanikesh

  5. Melisa says:

    Artikull qe me ben te te them RRI ATY KU JE ,SE MIRE JE. NUK I THEMI BUJRUM ARMEVE TE ASADIT. DHE VENDIN TONE E MBROJME VETE, PA NDIHMEN E FUQIVE HILACAKE TE MEDHA.

  6. per says:

    a sa bukuuuuur ?
    Meqe jetoke larg zotrote, le ti sjellin armet kimike ne Shqiperi e!!! Sa mire…
    Po sikur te vish e te jetosh ketu, afer ndonje impianti demontimi, bashke me femijet e prinderit e tu, prape kete kendveshtrim kaq interesant do kesh?
    Keshtu te pelqen ty ta shikosh Shqiperine nga larg, si recycle bin-in e Evropes???
    Epo ne qe jetojme ketu e duam te paster!!!!!!!!!!!

  7. -Sipas jush Shqiperia do luaje rolin e krekurves per hir te bashkimit te trojeve ;turp,nje paradoks i tille eshte i turpshem.
    une e mendoj lirine si nje term pa kufij,por kushtezimi qenka denim me vdekje te ngadalte

  8. Vdekje legeneve says:

    cjane mor keto monstra, vemje, palaco e maskarenj te koheve moderne, qe po na tregojne humbjet me te cilat do perballet ky vend mbas JO-se. Cjane keta qener te zgjebosur qe i jane sulur popullit, si hijenat prese ne savana? Ishte i mire ky popull qe shporri Saliun? Tani papritur na doli i keq e pa vizion? Cjane keta naive sylesher qe mendojne se nese shqiperia i thote PO, do te ngrihet ne piedestalin boteror, ne mes te privilegjuarve? Edhe ne rast PO-je, Shqiperia po ai vend i vogel e i parendesishem, pa asnje lloj peshe do ngelet, vetem se ne kete rast do vuaje edhe nga nje barre e rende mjedisore.
    E sa per ty o arjan LLOSHI, e gjithe LLOSHET e tjere, me adn te zgerlaqur, qe na benkan llogarite e humbjeve, u them SIKTER!

  9. SHKEMBI says:

    Arjan ,jam me gjithe shpirt me ty ,nuk do te shohe njeri tubacionet e ujit qe nga koha e Italise si ndotje ,ilacet e skaduara ,ushqimet e pakontrolluara ,plehrat njerezore e industriale neper lumenj ,prerjen e pyjeve ne menyre te pakontrolluar ,errozionin nga shfrytezimi abuziv i shtratit te lumenjve,plehrat e spitaleve ne mes te qyteteve ,Kurumin qe po helmon Elbasanin perdite therjen e bagetive ne mes te qyteteve si ne mesjete e shitjen e mishit mes plehrash,furrat e gelqeres ,febrikat e cimentos etj etj ,fakte qe jane aty me vite ,pa permendur mbeturinat e armeve kimike qe nga koha e diktatures qe kemi mundesi zero per ti eleminuar deri ne fazen perfundimtare ,djegjen!
    Keto pra qe jane fakte ne mes te dites te prekeshme nga te gjithe e pa asnje perspektive te dukeshme ,te pakten nuk kam degjuar njeri te merret me to nuk jane helmim i sigurt i ajrit shqipetar ,i ngadalte por i sigurt .Ky eshte nje rast te krijohet nje force politike qe te dije ti drejtoje shigjetat aty ku duhet e te mos prese te degjoje llafe kafenesh per rreziqe te mundeshme …”do te dalim me te paster” kete nenkupton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje